EMRI/ Trαgjedi e rëndë në Itali, νdes 26-vjeçarja shqiρtare, makineria e rëndë i zυri kokën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali, me pasojë vdekjen e një 26-vjeçareje shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj,  ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.

Merr fund ‘dilema’ e shυmëpërfolur, zbulohet kush do të ρrezantojë ‘Big Βrother Vip Albania’

Pritjes i erdhi fundi! Sipas Zëri.ai, Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani.

Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Këngëtarja shqiρtare “çmend” fansat në koncert, u αfrohet për t’i ρrekur të ραsmet (Video)

Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të përfolura të vitit 2023.

Koncertet e saj shumë të frekuentuara nga publiku, ku këngëtarja nuk ngurron të elektrizojë skenën me performacat e saj.

Kështu edhe në një koncert të fundit ajo i ka habitur të gjithë me veprimin e saj. Dafina iu është afruar disa fansave dhe i ka lejuar që t’i prekin të pasmet.

Video është bërë virale në rrjetet sociale.

Video Player

Trόnditëse/ Ndërron jetë ραpritur i riu, dγshohet se.. (Emri+ Foto)

Një djalë i ri ka humbur jetën këtë të hënë në Skënderaj të Kosovës. I riu i identifikuar si Betim Spahiu, që ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, është vëllai i kryesues së Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Thellësisht i prekur nga lajmi i zi për vdekjen e bashkëqytetarit tonë, Betim Spahiu! Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhembje me kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, për vdekjen e vëllait, familjen e ngushtë e të gjerë dhe të gjithë të tjerët!

Në emër të Komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Lamtumirë, Betim!” shkruan ai.

https://web.facebook.com/fadilnuraks/posts/932021971829644?ref=embed_post

Ήimara, shqiptare apo greke? E νërteta sipas një dokυmenti të Marinës Franceze

Çështja e Fredi Belerit ka rikthyer edhe njëherë debatin për Himarën dhe nëse himariotët janë shqiptarë apo minoritarë (grekë).

Në reagim ndaj arrestimit të Fredi Belerit, Athina e quajti Himarën si “qendrën më të rëndësishme të minoritetit etnik grek”, ndërkohë që Tirana nuk ia pranon këtë definicion etnik, duke theksuar se “Himara është  tokë shqiptare”.

Juristi i të Drejtës Ndërkombëtare, Agron Alibali, solli sot një fakt që për këtë argument: një dokument të Marinës Franceze në Traktatin e Paqes në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku shprehet qartazi që popullsia në zonën e Himarës është shqiptare.

Në dokumentin e zyrtarit të Marinës Franceze thuhej se popullsia që shtrihet nga Valona deri në Korfuz është shqiptare, por për shkak të besimit ortodoks, Greqia është e prirur t’i konsiderojë si grekë.

“Këta shqiptarë janë të besimit ortodoks dhe për këtë arsye është prirja për t’i konsideruar si grekë. Është një dëshmi shumë e rëndësishme nga një kapiten i anijes franceze, nga një zyrtar i Marinës Franceze, i cili është ekspert dhe i raporton vendit të vet të vërtetën. Dhe duhet pasur parasysh se prirja e Francës në atë kohë është të mbështeste tezat greke në Shqipërinë e Jugut”, tha Alibali në një intervistë televizive.

Po çfarë shkruhet në dokumentin francez?

“Do të doja t’i tregoja komisionit se arsyet që e shtyjnë Greqinë të pretendojë bregdetin që shtrihet nga Vallona në Korfuz janë të natyrës ushtarake. Greqia nuk mund të shtyhet nga nevojat e emigrimit të saj, as nga arsyet etnike dhe tregtare. Në lidhje me emigracionin, nëse Greqia merr territoret që kërkon në Traki, në Maqedoni, në Azinë e Vogël, në Dodekanez, emigracioni i saj nuk do të përqendrohet në këtë shtrirje të vogël bregdetare që shkon nga Vallona në Korfuz. Nga pikëpamja etnike, popullsia e gjithë këtij rajoni, siç kam mundur të kuptoj gjatë muajve të gjatë që kalova atje, është tërësisht shqiptare. Këto vende në Shqipëri janë ortodokse dhe për këtë ne priremi t’i konsiderojmë si grekë”.

Bora Zemani i merr vendin në Top Channel, vjen reagimi i parë nga Arbana Osmani

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.

E nga ana tjetër, Arbana ka ironizuar me Borën duke hedhur një selfie me mbishkrimin: “Po qe se nuk postoj, dijeni se o kap patur punë, ose kam pasur shumë punë. Por, po ju lexoj”, duke dhënë kështu mesazhin se ajo nuk ka hequr dorë nga prezantimi i shfaqjes reality.

“Lorik Cana si Dwamena”, gαzetari i njohur tregon detajin shokυes të Europianit me kaρitenin: E fshehën të gjithë vetëm që të lυante ëndrrën e tij

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dëamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit.

I ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjëve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha; mjekime për zemrën edhe sot.

“Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë konshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.

Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

Dwamena në vetëvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Nuk duhet të merremi. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”- tha Bregu.

Dγshimet se fëmija është i Flori Mumajesit, por*ostarja shqiptare rrëfen si e zbυloi shtαtzënin

Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja.

Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”.

Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes. Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.

MISTERI I LIDHJES SË FLORI MUMAJESIT ME PORNOSTAREN

Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit. “Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media. Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur. Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”. Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP. Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet:

Skαndal në Kamëz, heΙmohen nga ushqimi 20 të mitυr në një çerdhe, institυcionet fshehin ngjarjen

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në bashkinë Kamzë, para katër ditësh, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në media, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Çerdhja është hapur në janar të vitit 2022 dhe është promovuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli si një investim i qeverisë shqiptare.


Nga vështrimi në terren i çerdhes Diell në Kamëz, vihet re se nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Nga burime të tjera mësohet se godina po dezinfektohet.

Trαgjike/ Βυrri qëΙΙon grυαn dhe më pas i jep fund jetës

Tentativë për vrasje dhe në fund vetëvrasje. Një ngjarje e rëndë ka goditur Leganon, provincë e Milanos, ku një 42-vjeçar qëlloi me armë partneren e tij 36-vjeçare, dhe më pas ktheu armën ndaj vetes duke bërë vetëvrasje. Të dy me origjinë kolumbiane.

Gruaja e plagosur rëndë është transportuar në spitalin e Legnano-s, ende brenda rrezikut për jetën.

Burri me sa duket ka qëlluar partneren e tij në kulmin e një debati të dhunshëm duke përdorur armën e kunatit të tij, me profesion roje sigurie, i cili megjithatë nuk ishte në shtëpi në atë moment.

Plumbi ka goditur barkun e partneres, por ajo ka arritur të largohet nga shtëpia dhe është ndihmuar menjëherë nga një fqinj.

42-vjeçari është drejtuar më pas për në shtëpinë e një çifti të moshuar për të cilët kujdesej gruaja e tij, vend në të cilin ai vrau veten me armën e vjedhur nga kunati i tij.

Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, 35 vjeçarja ka tentuar dhe të hidhet nga ballkoni për ti shpëtuar bashkëshortit të saj.

Prokuroria e Busto Arsizio po heton rastin.