VIDEO/ Ρanik në Holandë, sυΙmuesi bie pa ndjenja në fushë, ndërρritet ndeshja

Frikë në Holandë. Ylli i NEC Nijmegen, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar.

Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të uroj shërim të shpejtë dhe forca Bas.” – shkruan klubi kundërshtar, Az Alkmaar në platformën “X”.

Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua pasi shëndeti i Dost duhet të jetë në plan të parë.

https://twitter.com/footballcritix?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1718684511674753222%7Ctwgr%5E58d1b4dd00331465e4ec0213e09b3fb4b0ff94bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-panik-ne-holande-sulmuesi-bie-pa-ndjenja-ne-fushe-nderpritet-ndeshja%2F

“Është ρrofesionist i madh”, Inzagi i magjeρsur nga Asllani: Po i gdhend minutat vetes, jam shumë i lυmtur me të

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Turam që nuk fali duke tundur rrjetën.

Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes.

I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:

“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e ai që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.

“E mori në qαfë ναjza, u tha hetuesve gjermanë që…” – Gazetari tregon ku u ndez ‘drita e kuqe’ për Jamarbër Malltezin: Mori 1 milion euro dhe…

Gazetari Adriatik Doçi në emisionin ‘3D’ në RTSH ai ka sjellë në vëmendje historinë e privatizimit të ish- klubit Partizani, duke theksuar se prona që është përfituar për ndërtim është dëmshpëblyer nga autoritetet italiane para lufte.

Për herë të parë Doçi publikoi në emisionin ‘3D’ se në vitin 2021, në Gjermani ka patur një hetim, lidhur me transaksionet e zotit Malltezi.

“Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka kaluar të bijës 320 mijë euro në llogari bankare dhe institucionet i kanë kërkuar llogari.

Vlera e investimit që u deklarua nga vajza ishte problemi. Ajo tha 55 milion euro. Pyetja gjermane iahte ku i keni gjetur 55 milion euro kur keni vetëm një kredi prej 1 milion euro?”, tha Doçi.

Sipas tij, në rastin e kësaj dosje prokuroria ka ndjekur paranë.

“Është dosja e dytë e kopsitur pas dosjes së Arben Ahmetajt dhe është dosje ‘ala FBI’, sepse është ndjekur vetëm paraja. Ka fakte, ka episode korrupsioni dhe pastrim parash.

Jamarbër Malltezi është ish- pronar pretendent i 113 m2 tokë. Të gjitha pronat kufitare janë dëmshpërblyer.

Pikërisht kjo pronë nuk rezulton të ketë dokumente. Ka dyshime të forta ose dokumentet nuk gjenden në Arkivën e Shtetit, e cila është drejtuar nga i ati i Jamarbër Malltezit.

Shumicat e parave janë kaluar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, duke i kaluar në shuma nën 10 mijë euro dhe raportet janë mbyllur sikur çdo gjë ka qenë në rregull.

Vjehrri i tij për të tjetërsuar këtë pronë ka miratuar dy ligje të veçanta ka ndryshuar 8 VKM ku njëri prej tyre është ai për sportin dhe në 2008-tën Berisha ndryshoi ligjin e 2005-ës”.

Për këtë është ndryshuar edhe ligji, i cili ndalonte privatizimin e objekteve socialkulturore.”, tha Doçi.

lrani ndez aIarmin ndaj Izraelit, i bën ραralajmërimin e fortë

Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe në Gaza, gjë që mund t’i detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

“Krimet e këtij regjimi kanë kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime. Washingtoni kërkon nga ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjerë Izraelit”, tha Raisi në një postim në rrjetet sociale.

Lufta e ashpër ushtarake e Izraelit në Gaza ka ngritur shqetësime se do të hapen më shumë fronte.

Irani është aleat i Hamasit si dhe i Hezbollahut, grupi militant libanez që ka qenë i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin në javët e fundit.

Ekspertët thonë se derisa Irani është i kujdesshëm ndaj luftës Izrael-Hamas, ai mund të mos ketë kontroll të plotë nëse milicitë që ai i mbështetë në rajon ndërhyjnë në mënyrë të pavarur, pasi Hamasi është duke pësuar goditje të rënda dhe numri i të vdekurve në Gaza po vazhdon të rritet.

Inteligjenca fillestare amerikane sugjeroi gjithashtu se zyrtarët iranianë ishin të befasuar nga sulmi i Hamasit dhe se Teherani nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin ose miratimin e tij.

Βαbai i Rita Orës ρublikon fotografi nga një “kënd” tjetër, Gjokoviq s’ishte i ulur afër saj

Besnik Sahatçiu, babai i yllit botëror Rita Ora, ka publikuar pamje nga një tjetër kënd, nga ku shihet se këngëtarja nuk ishte e ulur afër tenistit serb Gjokoviq.

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur ekipet”, shkruan babai i Orës në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij vije pas kritikave të shumta që mori këngëtarja nga paraqitja e saj në këtë ngjarje sportive, ku u pa në afërsi të tenistit serb Gjokoviq.

Pse këto shpifje për Rita Orën?

Të shtëna me αrmë, një i νrarë dhe dy të ρΙagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtri në Kosovë.

Bëhet me dije se dy persona kanë rënë në pranga dhe një armë është sekuestruar. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve”, Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës./abcnews.al/

Amαneti që u ρΙotësua pas 53 vjetësh, motrat ρërqafojnë për herë të parë νëllain biologjik

Pas 53 vitesh, amaneti i nënës së dy motrave dhe një vëllai është dërguar në vend. “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan arriti të gjejë vëllain e madh të dy motrave, ekzistencën e të cilit e mësuan vetëm 8 vite më parë.

Babai u zbuloi amanetin e nënës së tyre të ndjerë dhe iu kërkoi që të mos reshtnin për të gjetur një djalë të lindur rreth viteve ’70 me emrin Fitim ose Kujtim. Rubrika e programit ra në gjurmët e Fitim Zakollit, i cili ndodhet i pranishëm.

Njësoj si motrat e tij, Fitimi e ka mësuar para 8 vitesh se është i birësuar dhe prej atëherë ka dëshiruar të takojë familjen biologjike. Ai u gjend përpara imazhit të nënës së tij biologjike dhe shprehu keqardhje që nuk mundi ta njohë.

Njëkohësisht, sapo mësoi se janë dy motrat që e kanë kërkuar për të çuar në vend jo vetëm amanetin, por edhe për të qenë bashkë, 53-vjeçari nuk e fshehu lumturinë.

Fitim: Unë ndiej gëzim të madh për dy motrat e mia. Një gëzim që pas 53 vjetësh unë arrita t’i njoh më në fund. Kam qenë i vetëm.

Ardit Gjebrea: Fitim, deri më tani të kanë dëgjuar ty motrat e tua. Je kurioz të dëgjosh zërin e tyre?

Fitim: Po, shumë kurioz.

Fjorinda: Përshëndetje vëllai jonë!

Fitim: Përshëndetje!

Fjorinda: Sot është dita, një nga ditët më të lumtura për ne që me falenderimin e Arditit, stafit arritëm pas shumë vitesh të të shihnim dhe tani, të të takojmë. Ne jemi motra, jemi rritur bashkë pothuajse. Nëna jonë ndërroi kur unë isha vetëm 10 vjeçe dhe ajo ka qenë një nënë e mrekullueshme, një nënë e dedikuar për ne. Fati donte që atë ta merrte nga kjo ejtë se ne ishim të sigurta se ajo po të kishte jetuar, ne do të të kishim kërkuar shumë më parë por ne vetëm nga 8 vite edhe ne, morëm vesh ekzistencën që kishim një vëlla, në vitin 2016 dhe nga ajo ditë nuk kemi reshtur së kërkuari ty vëllai jonë. Mezi pres të të përqafoj.

53 vite më vonë, ndodh përqafimi i parë mes vëllait dhe motrave të tij./tvklan.al

Ndodh trαgjedia/ Ρërplasen trenat, ja nmri i νiktimave

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 25 janë plagosur në një aksident treni në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, tha një zyrtar i lartë i qeverisë lokale.

Aksidenti ndodhi kur dy trena u përplasën me njëri-tjetrin, sipas një zyrtari hekurudhor.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, pranë Vizianagaram.

Më herët, kryeministri i shtetit raportoi se një tren që shkonte nga Rayagada në Vizianagaram doli nga shinat dhe uebsajti i lajmeve NDTV raportoi tre vdekje.

Kryeministri i Andhra Pradesh, Ish Jagan Mohan Reddy, ka kërkuar që të dërgohen sa më shumë ambulanca nga Visakhapatnam dhe Anakapalli, dy rrethet më të afërta me Vizianagaram.

Ai urdhëroi gjithashtu që të koordinohen operacionet e qeverisë në mënyrë që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për shpëtimin dhe trajtimin e të plagosurve.

Ραmje të rënda/ Tmerr në një ndeshje hokej, lojtari hυmb jetën pasi ραtina i ρret qafën

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në kampionatin britanik të hokej, Amerikani 29-vjeçar Adam Xhonson, ka humbur jetën pas një incidenti të tmerrshëm gjatë sfidës.

Lojtari i Notingam Panters u përplas me një kundërshtar të Shefilld Stilers dhe menjëherë ra në tokë, pasi u godit në fyt nga pjesa e mprehtë e patinës.

Situata u duk menjëherë alarmante dhe atij iu dha ndihma e parë, ndërsa rrethohej nga të gjithë lojtarët e tjerë të dëshpëruar.

Ai u dërgua më pas në spital me urgjencë, ndeshja u braktis dhe 8 mijë tifozët e pranishëm u larguan nga salla duke shpresuar për lajme të mira.

Por më pas u bë e ditur nga vetë klubi i Notingam se Xhonson, ish-lojtar edhe në NHL në SHBA, ishte ndarë nga jeta pasi nuk i kishte mbijetuar plagës që kishte pësuar.

Ρersonat e αrmatosur i ndjekin me motoçikletë, momentet para rrëmbimit të ρrindërve të futbollistit të famshëm! Po udhëtonin me makinë, kur… (Video)

Futbollisti kolumbian, Luiz Diaz, ka kaluar orë makthi pasi persona të armatosur i rrëmbyen prindërit e tij në Barrancas, La Guajira.

Prindërit e sulmuesit të Liverpool po udhëtonin me një automjet kur grupi i armatosur i ndoqi me motoçikleta.

Pak orë pasi lajmi u bë publik, nëna e futbollistit, e quajtur Cilenis, u lirua nga rrëmbyesit, ndërsa bashkëshorti i saj, Luis Manuel u mbajt sërish peng.

Por tani sulmuesi mund të marrë frymë lirisht pasi i ati është shpëtuar nga duart e pengmarrësve nga policia kolumbiane.

Sipas mediave lokale, ka pasur një shkëmbim zjarri në një zonë pranë kufirit me Venezuelën, pasi ata po mundoheshin të kalonin kufirin bashkë me pengun.

Gjatë këtij shkëmbimi zjarri raportohet se kanë mbetur të vdekur dy nga rrëmbyesit, por gjithçka pritet të konfirmohet se shpejti nga komunikata zyrtare të forcave të rendit kolumbiane të cilat u mobilizuan masivisht sapo u mor vesh ngjarja e rrëmbimit të Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda.

https://twitter.com/everstrongever?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1718418156480283097%7Ctwgr%5E52d9597508e1582ec911281359194421f2b0830b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpersonat-e-armatosur-i-ndjekin-me-motociklete-momentet-para-rrembimit-te-prinderve-te-futbollistit-te-famshem-po-udhetonin-me-makine-kur-video%2F