Βefαson Enkel Demi: Për fat të kεq, g rυaja ime…

Mund të mendoni se kjo është e vertët? Moderatori prej vitesh në ekranet shqiptare,

Enkel Demi sic dihet është i martuar me ish-deputeten e PD-së, Mesila Dodën, me të cilën ka dy fëmijë.

Ditët e fundit ai ka bërë një deklaratë aspak të besueshme.

Ai ka treguar se nuk është edhe aq e vërtetë ideja që është krijuar se të gjithë politikanët janë të pasur, madje ai ka në krah politikanen më të varfër.

“E kemi menduar, por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë.

Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi.

Unë për fat të keq, nga të gjitha politikanet, kam politikanen më të varfër”, -tha ai duke qeshur.

Këtë deklaratë ai e bëri i ftuar në emisonin “Thumb”.

Makina përρΙas biçikletën, ndërron jetë i mitυri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas.

Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

I mituri është transportuar në spital por fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin automjetit që akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”,

ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”-njofton policia.

ZbυΙohet lëvizja e re e BE-së! Vjen lajmi, statusi i kandidatit për anëtarësim të ρΙotë do jetë për…

Bashkimi Evropian ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t’i dhënë Bosnje e Hercegovinës statusin e një kandidati për anëtarësim të plotë në BE.

Shtetet anëtare i kërkuan Komisionit Evropian (KE) të përgatisë një raport të ri mbi procesin e reformave në vend, pas të cilit BE do të jetë gati të shqyrtojë mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i japë Bosnjë dhe Hercegovinës statusin e një vendi kandidat dhe, për këtë qëllim, i bën thirrje Komisionit (Evropian) që t’i raportojë pa vonesë Këshillit të BE-së mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në opinion “, thuhet në konkluzionet e miratuara pas takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së më 23 qershor.

Burime diplomatike në Bruksel kanë konfirmuar se me kandidaturën e Sarajevës do të merret Presidenca çeke, e cila do të ketë mandat nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Këto burime konfirmuan, gjithashtu, se presin një reagim relativisht të shpejtë nga KE-ja në mënyrë që liderët evropianë të trajtojnë çështjen e statusit kandidat për Bosnje e Hercegovinën dhe, nëse është e mundur, të vendosin sa më shpejt që të jetë e mundur në samitin e rregullt që do të mbahet në tetor dhe në mbledhjen e dhjetorit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Në Samitin e Bashkimit Evropian (BE), çështja e statusit kandidat për Bosnjën u shfaq si problem, sepse Sllovenia nuk lejoi miratimin e një pakete konkluzionesh ku u hoq vendimi për Ukrainën dhe Moldavinë, deri në një vendim më specifik.

Në lidhje me statusin e kandidatit është përfshirë në kapitullin e Ballkanit Perëndimor. Si rezultat i këtij debati, BE-ja nuk mundi të shpallte me kohë vendimin për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

Përpara samitit, kryeministri slloven, Robert Golob, njoftoi se do të kërkonte që në përfundimet e samitit, liderët e BE-së të përcaktojnë kornizën kohore kur Bosnja do të marrë statusin e kandidatit dhe se ai është i gatshëm të insistojë në këtë çështje, “nëse është e nevojshme, deri në mëngjes”.

Sipas burimeve jozyrtare, kjo nismë sllovene është përkrahur nga Kroacia, Austria dhe më vonë Hungaria. Në fund, u gjet një formulim kompromisi që konfirmon gatishmërinë e BE-së për t’i dhënë Bosnje e Hercegovins statusin e kandidatit, por pas një raporti të ri nga Komisioni Evropian.

Në vitin 2019, Bosnja dhe Hercegovina mori një opinion negativ nga KE-ja për aplikimin për anëtarësim të plotë në BE. Vendi duhet të plotësojë 14 kritere për të marrë statusin e kandidatit dhe kjo është përsëritur nga institucionet e Brukselit prej vitesh.

Megjithatë, rekomandimi i KE për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit “me mirëkuptimin” se vendi do të plotësonte më pas kushtet e nevojshme, ngriti çështjen e Bosnjes si një vend, statusi i kandidatit të të cilit lidhet me pranueshmërinë e mëparshme./REL

Rama i përgjigjet Bullgarisë: Miq! Hiqni VETO-n ose …

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit.

Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgari problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë.

Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s!

Merreni qetë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”, shkruan Rama në Twitter.

Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante se pret që Rama të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani.

Shpresë për negociatat? Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin e Macron

Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE. Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

parlamenti bullgar

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro 37 kundër dhe 21 abstenime. Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, ajo duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave, raportojne mediat bullgare.

Pas muajsh debate politike mbi veton bullgare mbi Maqedoninë veriore, debati plenar ishte relativisht i ngadaltë. 

Përkrahësit e heqjes së vetos – GERB, MRF, “Ne vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”, kanë përsëritur vazhdimisht se ky është propozimi më i mirë që mund të marrë Bullgaria, dhe theksuan se e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet.

Presidenti francez Emmanuel Macron nje dite me pare u bëri thirrje politikanëve bullgarë për të mbështetur një kompromis të propozuar nga Franca që do të lejonte heqjen e vetos së Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

“Unë po shikoj presidentin që duhet të marrë një angazhim këtu. Partitë e mazhorancës aktuale – ato në koalicion dhe ato që sapo janë larguar dhe ato në opozitë – duhet ta votojnë atë.

Është detyrë e tyre evropiane. “, tha Presidenti i Republikës Franceze, pasi liderët evropianë diskutuan për zgjerimin e BE-së në takimin e tyre në Bruksel, duke i ndarë një pjesë të konsiderueshme të saj vetos bullgare.

Ηοroskopi ditor, e Premte 24 Qershor 2022

Dashi

Një ditë e mbushur me ngjarje dhe me evente të ndryshme për ju të dashuruarit. Çdo gjë pozitive do të ndodhe sot, kështu që mos u mërzisni. Beqarët duhet të jenë të përgatitur sepse do pësojnë ndryshime të mëdha pas takimeve emocionuese që do realizojnë. Financat do jenë nën përkujdesjen e yjeve.

Demi

Ankthi dhe stresi sot do të mbizotërojnë ne marrëdhënien tuaj në çift. Bëni mirë të ruani qetësinë pasi gjithçka është kalimtare. Beqarët do tregohen shumë striktë në përzgjedhjen e personave që do preferojnë të takojnë. Financat do vinë duke u ekuilibruar falë menaxhimit tuaj.

Binjakët

Çdo gjë sot do të jetë në ekuilibër si karriera juaj edhe dashuria. Jeni në një mendje me partnerin/en lidhur me një çështje zemre. Beqarët do realizojnë plot takime emocionuese, por nuk do jenë të vendosur për hapa të mëtejshëm. Financat nuk do jenë shumë të mira, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Ditë e vështire sot dhe nuk do të keni pranë as njeriun tuaj të zemrës. Kjo gjë ju penalizon sepse gjithmonë mendimet e ftohta janë më të saktat. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa sepse mund të lëndojnë veten. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Luani

Sot dita paraqitet shumë e bukur, veçanërisht për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çdo gjë rreth jush lidhet me kreativitetin dhe sportin. Beqarët duhet të tregohen mjaft të hapur në takime nëse do duan vërtet të ndryshojnë statusin. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjëresha

Tensionet në çift lindin nga mungesa e dialogut. Mundohuni ti kushtoni kohën tuaj partnerit/es për të parë pse keni probleme kohët e fundit. Beqarët këshillohen të presin edhe pak kohë para se të fillojnë një lidhje. Financat paraqiten të mira, madje mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshorja

Edhe pse sot do të zgjoheni me shumë pasiguri rreth partnerit/es gjatë ditës do të shikoni se sa shpejt do të qartësohen gjërat. Beqarët do kenë plot takime interesante, nga të cilat mund të nisin vetëm lidhje kalimtare dhe asgjë serioze. Financat mundohuni t’i mbani sa më shumë nën kontroll.

Akrepi

Sot do të merrni lajme të mira nga partneri/ja të cilat do t’ju emocionojnë. Gjithçka lidhet me planet që keni diskutuar për të ardhmen tuaj. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat që do i bëhen për takime, pasi nuk do ndihen gati për lidhje. Financat nuk do jenë të mira, Plutoni do pozicionohet keq te buxheti juaj.

Shigjetari

Sot është një ditë shumë e bukur për ta shijuar me veten dhe partnerin/en. Do kaloni momente vërtet relaksi duke harruar për pak kohë punën. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të pranojnë ftesat dhe të njihen me persona të rinj. Financat paraqiten të mira.

Bricjapi

Energjia dhe entuziazmi do t’ju shoqërojnë sot gjatë gjithë ditës ju që jeni në një marrëdhënie. Do të përçoni vetëm energji pozitive sot. Beqarët do kenë shumë komplekse dhe nuk do përshtaten dot me asnjë nga personat të cilët do takojnë. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori

Partneri/ja është mësuar me çmenduritë tuaja kështu që sot do të përshtateni. Në punë do të keni shumë intensitet gjatë ditës së sotme. Beqarët do jenë me fat sot dhe do mund të realizojnë takimet që kanë ëndërruar. Financat do jeni të mira, mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim.

Peshqit

Sot janë shumë të paktë personat tek të cilët keni besim dhe që mund t’ju rrëfeheni. Do të keni një bisedë të gjatë edhe me partnerin/en. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri, prandaj më mirë ta kalojnë kohën në shoqëri të miqve. Në panin financiar do jeni me shumë fat

Kαρen duke kaluar në Angli! 3 shqiptarët rrezikojnë deri në 50 vjet bυrg, ja ku ishin fshehur (Emrat)

Tre shqiptarë dhe një belge rrezikojnë deri në 50 muaj burg pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin për në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Bryzhit pritet të japë më 25 korrik vendimin ndaj 4 personave të cilët përmes furgonit të belges tentuan të hyjnë për në Angli.

Tre shqiptarë u zbuluan mes një grumbulli pikturash që gruaja nga Belgjika pretendonte se do t’i shiste në Angli.

Fugoni i Viviane V. u ndalua në Nieuëpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar.

Hetimet zbuluan se 36-vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pafajësinë e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 25 korrik.

“Ah sa shυmë do të na mυngosh….”/ VIP-at shqiptarë “shρërthejnë” në Ιot për Vjosa Berishën, nga Arbana Osmani te Vesa Luma

Sot u nda nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të.

Lajmin e trishë e dha vetë bashkëshorti i të ndjerës, Fatos Berisha, përmes një postimi në “Instagram”.

Regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, shkroi bashkëshorti.

Të shumtë kanë qenë ata personazhe të njohur të cilët kanë reaguar për ndarjen nga jeta të regjisores ku i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të saj.

Trαgjike! Rrëzohet helikορteri ρlot me tυristë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një helikopter me turistë është rrëzuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 6 persona.

Një helikopter i kohës së Luftës së Vietnamit është rrëzuar në një zonë rurale të Virxhinias Perëndimore, duke mbetur të vdekur gjashtë personat që ndodheshin në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil (FAA) tha se do të hetojë përplasjen së bashku me Autoritetin e Sigurisë së Transportit (NTSB), ndërsa ende nuk janë sqaruar shkaqet e rrëzimit.

“Ne konfirmojmë se ka gjashtë të vdekur,” tha Ray Bryant, kreu i operacioneve të kërkim-shpëtimit në Logan County.

Helikopteri, një Bell UH-1B, u rrëzua pranë një rruge dhe mori flakë. Ishte ende në zjarr kur mbërritën shpëtimtarët e parë. Helikopteri nuk i përkiste më ushtrisë, por bënte fluturime turistike drejt zonës.

Një banor lokal, Bobby Childs, tha për ËOËK-TV lokale se nxitoi në vend kur pa flakët dhe tymin.

“Pashë dikë të bllokuar, mendoj se ishte piloti. U përpoqa të shkoja atje, por zjarri ishte shumë i fortë. Nuk arrita t’i afrohesha”, tha ai.

Bell UH-1B filluan të prodhoheshin në vitet 1950 dhe u përdorën gjerësisht nga ushtria amerikane në Luftën e Vietnamit.

Ju marrin në celυlar për të shitυr ‘dγshekë’, kush ju bezdis gjobë marramendëse

Pothuaj të gjithëve na ka ndodhur që iu marrin në celular dhe prezantohen ‘jemi kompania X. Jeni përzggjedhur për të përfituar nga oferta e dyshekëve….’

Por nuk janë vetëm dyshekët. Dhjetëra kompani marrin në celular dhe ju shqetësojnë duke ju thënë që kemi ofertë për këtë apo atë produkt.

Për të shmangur bezdisje të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut.

Përveç kohës dhe shpeshtësisë së telefonatave qytetarët janë të shqetësuar dhe për mënyrën sesi këto biznese kanë gjetur numrin e tyre.

“Numër pa pagesë. Kushdo që shkel këtë do të marrë gjoba”, u shpreh Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të dhënave.

Regjistri do krijohet me ligj, i cili i është përcjellë deputeteve në Kuvend.

Një tjetër ligj që po ndryshohet është dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, që vendos rregulla më të rrepta dhe për kompanitë private.

“Do vendoset një person i posaçëm që merret me të dhënat në çdo kompani, shtetërore e private”, tha ai më tej.

Ndërkohë gjobat për ata që abuzojnë me të dhënat personale, propozohen të shkojnë deri ne 20 miliard lekë.