Belinda Balluku nuk do i hajë Krishtlindjet! Gazetarja tr*ndit: Ja kush janë dy ministrat qe do arr*stohen me te

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Oponencë se përveç zv/kryeministres Balluku, në hetim nga SPAK janë dhe 2 ministra të rëndësishëm, bashkëpunëtorë të saj.

Sipas Llabanit, njëri ministër është për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet, dhe tjetri, një ministre për sigurinë kombëtare.

Ajo u ndal dhe tek një tjetër skandal që po heton NATO dhe që lidhet me shoqërinë KAYO  në varësi të ministrisë së Infrastrukturës.

Oponencë, tha Llabani, do të vijojë me publikimin e provave e fakteve që faktojnë megaskandalin e blerjes së armatimeve nga KAYO, e cila drejtohet nga njerëz që nuk janë kompetentë.

“Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë”, u shpreh moderatorja e Oponencë, Anduena Llabani.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë. Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë. Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

U nisën për të kapur në flagrancë Aldo Avdylin, por RENEA u përball në derë me ministrin e Edi Ramës: Skam bërë gjë, sot mora detyrën…

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.

Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikuar në këtë operacion.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumëkërkuarin Aldo Avdyli.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.

Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me pajisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.

Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente.

Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirrje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.

Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.

Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.

I tronditur nga ajo që pa, ai iu drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministrit.

Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumëkërkuari Aldo Avdyli.

Kapja e tij ishte një sukses spektakolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambientet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eliminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë./Syri.net

28 miliardë euro për “Mburojën e Akilit”, Greqia në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash

Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të ngritur një kupolë mbrojtëse ajrore.

Reuters duke iu referuar dy zyrtarëve me njohuri për planin raporton se marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, duke u fokusuar tek mbrojtja ajrore e vendit.

Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me rivalin e saj historik në Egje, Turqinë.

Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të quhet “Mburoja e Akilit” dhe do të jetë në gjendje të përballojë sulmet me dronë.

Në të njëjtën kohë, Athina planifikon të blejë avionë luftarakë të rinj të fshehtë, fregata dhe nëndetëse nga SHBA-ja dhe Evropa.

Zyrtarët zbuluan se Greqia synon të blejë 36 sisteme artilerie PULS dhe sisteme anti-ajrore për “Akilin”.

Negociatat me Izraelin do të intensifikohen muajin e ardhshëm, tha një nga zyrtarët për Reuters, duke shtuar se kompanitë greke do të ndërmarrin rreth 25% të projektit.

Vlera e 36 sistemeve të artilerisë PULS, të prodhuara nga kompania izraelite Elbit, është 650 milionë euro.

Sistemet do të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Zyrtari i dytë konfirmoi për Reuters se negociatat për blerjen e sistemeve të artilerisë dhe anti-ajrore janë duke u zhvilluar. Ministria izraelite e Mbrojtjes, megjithatë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Greqia, e cila tashmë përdor sistemet Patriot të prodhuara në SHBA për mbrojtjen ajrore, dëshiron të zëvendësojë sistemet e vjetra ruse OSA, TOR-M1 dhe S-300. Në vitin 2024, vendi kishte shprehur interes për të blerë sisteme moderne anti-ajrore dhe artilerie nga Izraeli, por operacionet e saj ushtarake në Gaza i shtynë diskutimet.

Rama për Bruno Vespën: Shqiptarët ndihen edhe italianë, ja marrëveshjet historike mes Tiranës dhe Romës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë me gazetarin italian Bruno Vespa në “Cinque Minuti”. Rama u pyet lidhur me mbledhjen dy palëshe të zhvilluar në Romë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj italiane. Ai theksoi se gjatë mbledhjes u nënshkruan marrëveshje për industrinë e mbrojtjes.

Kryeministri u pyet edhe lidhur me planin e emigracionit teksa theksoi se se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian.

Rama u pyet edhe lidhur me ministen Diella teksa theksoi se ajo është një produkt i inteligjencës artificiale dhe një anëtare i qeverisë. Sipas tij në muajt e ardhshëm ajo do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Intervista e plotë:

Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë?

Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.

Bruno Vespa: Ka një interes të madh nga Europa për këtë formulë, ndër të tjera.

Rama: Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.

Bruno Vespa: Lidhur me këtë, është hera e parë që në një mbledhje dypalëshe, dje, të gjithë ministrat e vendit mik të flisnin në italisht.

Rama: Nuk besoj se mund të ketë një qeveri tjetër, përveç tonës, që do fliste 100% italisht si qeveria italiane. Dhe kjo me siguri pasqyron shumë gjëra, por para së gjithash, pasqyron faktin se në një mënyrë a në një tjetër shqiptarët ndihen edhe italianë.

Bruno Vespa: Atëherë, ju nënshkruat dje një numër të madh marrëveshjesh, ushtarake, shëndetësore, me pak fjalë shumë marrëveshje. Cilat janë më të rëndësishmet?

Rama: Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme.

Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë.

Bruno Vespa: Atëherë, çfarë do ndodhte nëse Ukraina do e humbte luftën me Rusinë?

Rama: Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’

Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’

Bruno Vespa: Atëherë, ju do hyni në Europë brenda vitit 2030. Por gjëja që më ngjall kureshtje është se pjesë e qeverisë tuaj është një ministër, një ministre virtuale, Diella, fryt i inteligjencës artificiale. Ju e krijuat atë për të luftuar korrupsionin.

Rama: Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju.

Bruno Vespa: Me shumë kënaqësi.

Rama: Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike.

Bruno Vespa: Faleminderit Kryeministër. Urime për vendin tuaj dhe për miqësinë me Italinë, dhe për ju, mbrëmje të mbarë me Stefano De Martino dhe ‘Affari tuoi’.

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Sulo Halilit në Greqi, policia dyshon për ngatërrim identiteti me një tjetër shqiptar

Hetimet për ekzekutimin e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili në Skurta të Vojotisë po marrin drejtim të ri, pasi autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e një ngatërrimi identiteti. Viktima, i gjetur i pajetë dhe i djegur në një zonë të pyllëzuar, ishte shpallur i zhdukur që prej 4 nëntorit, ndërsa identifikimi u konfirmua me analizë ADN-je.

Një nga pistat kryesore është se autorët mund të kenë ngatërruar 27-vjeçarin me një tjetër shqiptar me të njëjtin emër e mbiemër, i njohur për precedentë penalë dhe i përfshirë në veprimtari kriminale. Hetuesit theksojnë se të dy personat kanë ngjashmëri fizike dhe të njëjtën identitet nominativ, ndërsa viktima nuk kishte asnjë të dhënë kriminale.

Një skenar tjetër lidhet me konfliktin e mundshëm me ish-partnerin e të dashurës së Halilit, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar më herët. Policia po verifikon çdo komunikim apo takim të mundshëm përpara zhdukjes së tij.

Familja e 27-vjeçarit mohon çdo lidhje me botën e krimit, duke deklaruar se ai ishte njeri i qetë, punëtor ndërtimi dhe i martuar. Një pistë që po hetohet është edhe një kontakt i dyshimtë në rrjetet sociale, pasi Halili komunikonte prej muajsh me një vajzë, të cilën mund të ketë shkuar të takonte ditën që u zhduk.

Autoritetet kanë sekuestruar telefonat e viktimës dhe familjarëve, po analizojnë mesazhet në TikTok dhe platformat e tjera, si dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të tij.

Gjetja e një fragmenti plumbi në trupin e tij i ka shtyrë hetuesit të dyshojnë për një ekzekutim të kryer nga persona me përvojë kriminale, të cilët më pas kanë tentuar të zhdukin provat duke djegur trupin.

Hetimet vazhdojnë me intensitet, ndërsa policia greke pritet të publikojë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Ndryshon situata te vazot e “play off”-it, Shqipëria shmang Çekinë, por…

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së Botës.

Sipas vlerësimit, renditja e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria pozicionohet aktualisht në Vazon 3 me 1405 pikë. Deri tani, skuadra kuqezi qëndron e sigurt në këtë grupim, por lëvizjet e fundit në renditje mund të ndikojnë te kundërshtarët e mundshëm në short.

Në krye të renditjes së vazove të para ndodhen Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në Vazon 2 përfshihen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, e cila ka kaluar Çekinë, por duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta ruajtur avantazhin.

Kështu Sllovakia, e cila në ndeshjen e parë mundi Gjermaninë, bëhet një kundërshtar i mundshëm për Shqipërinë.

Vazoja 3 përbëhet nga Çekia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa hyrjet nga Liga e Kombeve vendosen në Vazon 4.

Sipas Football Meets Data, disa skenarë priten të përcaktojnë renditjen finale: Polonia qëndron përpara Uellsit nëse fiton ndaj Maltës, ndërsa Rumania mund të parakalojë Çekinë vetëm me dy fitore, me kusht që çekët të marrin tre pikë ndaj Gjibraltarit. Analiza ofron edhe probabilitetet për secilën skuadër që të ngjitet në vazo më të lartë, shanset për të pritur një gjysmëfinale play-off dhe kundërshtarët më të mundshëm.

Në rastin e Shqipërisë, pozita aktuale është e qëndrueshme, por çdo lëvizje në pikët FIFA para shortit mund të ketë ndikim direkt në rrugën drejt Botërorit.

Atentati mafioz me dy të vrarë në Rinas, reagon për herë të parë Rama, zbulon “si do t’i parandalojë në të ardhmen” me stilin e Dubait

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë ka folur lidhur me ngjarjen në Rinas ku mbetën të vrarë 2 persona. Rama theksoi se nëse do të kishte kamerat Inteligjente në rrugë ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale.

“Nëse do kishim atë sistem në këmbë, ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi, do të ishte zbardhur në kohe reale. Por nuk është problemi tek zbardhja, problemi është që në momentin që ai sistem funksionon, parandalon, siç e ka treguar, rasti në emirate apo vende te tjera që kanë sisteme të tilla, paralajmëron në mënyrë jashtezakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin me qetesinë me sigurinë”, tha Rama.

Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për ski, feston ditëlindjen me flamurin kuqezi

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka shkëlqyer sërish në Kupën e Botës për Ski, duke u ngjitur për herë të katërt në karrierë në podium.

Në garën e dytë të sezonit, të zhvilluar në pistën e Levit në Finlandë, 19-vjeçarja siguroi vendin e dytë në disiplinën e Slalomit, me kohën totale 1:50.58, vetëm 1.66 sekonda pas fitueses, kampiones amerikane Mikaela Shiffrin.

Colturi e nisi garën me ritëm të lartë, duke u renditur e dyta në lëshimin e parë, 1.08 sekonda pas Shiffrin. Në lëshimin e dytë ajo regjistroi kohën e tretë më të mirë, vetëm 0.58 sekonda më pak se amerikania.

Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për

Pavarësisht se Slalomi nuk është specialiteti i saj kryesor, Lara Colturi arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur e dyta në klasifikimin përfundimtar.

Kjo performancë vjen vetëm tre javë pas vendit të shtatë në Sölden të Austrisë dhe përkon me ditëlindjen e saj të 19-të, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për skiatoren e talentuar që vazhdon të ngjisë emrin e saj në skenën botërore të skive alpine.

Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për

Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan.

Javën që vjen Lara Colturi do jetë në pistën e Gurgl në Austri, në disiplinën e Slalomit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Anglia tjetër nivel, është favorite për të fituar Kupën e Botës”, Silvinjo tregon çfarë ndodhi me Armando Brojën

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit, këtë herë ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Në prag të këtij dueli, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.

Silvinjo tha se ka folur personalisht me Armando Brojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.

“Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Silvinjo.

“Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Ne në atë pikë ishim në kërkim të fitores. Çështja është e zgjidhur dhe nuk ka asnjë problem.”

“Në fakt Broja ka bërë mirë në disa ndeshje. Me Serbinë bëri shumë mirë. Nuk është fokusi sesi një lojtar luan në atë rol, por edhe për të ekuilibruar skuadrën. Nuk fokusohemi dot në një lojtar. Ai është një nga lojtarët që kemi. Nëse ndodh që një lojtar tjetër mund të bëjë një pozicion, do të provohet. Uzuni, mund të luajë në të majtë, sulmues i dytë dhe djathtas”, shtoi Silvinjo.

Sa i përket Anglisë, Silvinjo tha se nuk ka vend për shumë iluzione, pasi është një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës.

“Nuk dua të konfuzoheni. Po flasim për Anglinë, që është mes favoritëve për të fituar Botërorin. Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë. Ne për herë të parë do të luajmë në “play off”. Është ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh. Ai ka lojtarë të mëdhenj në skuadër. Janë ekip që kanë shtatë fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë gol”, tha Silvinjo.

Kujtojmë se Kombëtarja siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në “play off” të Botërorit.

Kjo u arrit falë fitores minimale ndaj Andorrës dhe humbjes së Serbisë ndaj Anglisë.

Erion Braçe zbulon se nuk flet më me Edi Ramën: Shkak u bë Erion Veliaj, sepse…

Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar se nuk flet më me kryeministrin Edi Rama.

Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë s’kam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist Erion Braçe gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Nisida Tufa: Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjja juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo.

Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.