Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Lufta do të ketë pasoja globale, do goditen të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruàr se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”.

Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt.

Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare kundër përshkallëzimit të luftës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e konsiderojnë të padrejtë një përballje ushtarake ndaj Iranit.

“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po shprehen hapur se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Më shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar duhet të mbajnë të njëjtin qëndrim”, u shpreh ai.

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto! Dalin pamjet emocionuese

Një postim i fùndit në rrjetet sociale nga Lori Hoxha ka hequr menjëherë dyshimet dhe komentet e ndjekësve, duke zbuluar se eshte në pritje të ëmbël.

Në pamje të parë, gjithçka dukej si një moment i zakonshëm nga palestra, ku Lori shfaqet në formë të mirë fizike, e veshur sportive dhe në shoqërinë e motres dhe instruktores. Mirëpo, pas një “manovrimi” të vogël vizual nga redaksia jone, disa detaje nuk i shpëtuan syrit tone.

Pas analizimit më të kujdesshëm të fotos, është vënë re një ndryshim i lehtë në zonën e barkut, që tregon se Lori eshte shtatzënë dhe se ka zgjedhur ta mbajë këtë lajm larg vëmendjes publike deri tani.

Ajo që e bën edhe më interesante situatën është fakti se Lori nuk ka bërë asnjë reagim apo deklaratë lidhur me këto dyshime, duke shtuar më shumë mister rreth jetës së saj personale. Mesa duket ajo ka preferuar ta mbajë këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së saj në privatësi të plotë.

E pra, një foto e thjeshtë nga palestra ka mjaftuar për të ndezur rrjetin!

Kujtojmë se motra e vogël e Lorit, para pak kohësh u bë nene për herë te parë, c’ka e ben më të vecante për to këtë periudhë.

LAJM I FUNDIT/ Hollivudi në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Chuck Norris

Aktori Chuck Norris ka ndërruar jetë, konfirmoi familja e tij në rrjetet sociale . Ai ishte 86 vjeç.

“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes.

Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, shkroi familja e tij në një postim në Instagram të premten.

Itali, shqiptari përplaset nga treni! Dyshohet se ai po

Një ngjarje e rëndë ndodhùr ditën e sotme në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një stacion përgjatë linjës hekurudhore Pescara-Milano. Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë hekurudhore dhe zjarrfikësit, të cilët tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm. Një dëshmitar që ka parë ngjarjen ka deklaruar se 53-vjeçari është hedhur vetë në shina në momentin e afrimit të trenit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te udhëtarët dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.

Pas naftës shtrenjtohet edhe çmimi i gazit, ja sa shkon

Shtetet europiane po luftojnë për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të naftës, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, përfshirë impiantin më të madh të përpùnimit të gazit të lëngshëm në botë në Katar, në përshkallëzimin më të rrezikshëm të luftës izraelito-amerikane ndaj Iranit.

Çmimi i gazit u rrit ndjeshëm pasi dy valë sulmesh raketore iraniane shkaktuan dëme të mëdha në qytetin industrial të Ras Laffan, ku përpunohet 1/5 e gazit të lëngshëm të botës.

Në shkëmbimet e para të ditës, çmimi u rrit me më shumë se 25 për qind në Britaninë e Madhe dhe në Europë, përpara se të pësonte një ulje të lehtë.

Çmimi i gazit në Europë është 60 për qind më i lartë se niveli para se të niste konflikti. Po ashtu, nafta Brent u rrit me 7 për qind këtë të enjte, duke arritur në 114 dollarë për fuçi. Ndërsa rritja e vrullshme e çmimeve të energjisë ka nxitur frikën për inflacion, shtohet edhe mundësia e rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane dhe ajo e Anglisë.

Ndërkohë, liderët e Bashkimit Europian u takuan në Bruksel në përpjekje për të gjetur zgjidhje të shpejta, edhe pse mundësitë në tryezë janë të pakta. Përballë kësaj situate, drejtuesit e linjave ajrore europiane i kërkuan BE-së të enjten të shtyjë pjesërisht zbatimin e agjendës së saj të gjelbër, duke paralajmëruar rritje të çmimeve të biletave për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, blloku e hodhi poshtë çdo vonesë, duke theksuar se objektivat klimatikë mbeten në rrugën e duhur. Në afat më të gjatë, Europa po mbështetet në zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me prodhim vendas të energjisë me emetime të ulëta karboni, për t’i dhënë fund ekspozimit të bllokut ndaj çmimeve të paqëndrueshme të naftës dhe gazit.

Por zgjidhjet afatshkurtra mbeten të vështira për t’u gjetur. Disa vende të BE-së dyshojnë se blloku, i cili ka 27 shtete anëtare me përzierje shumë të ndryshme energjie dhe taksa kombëtare mbi energjinë, mund të kompensojë një rritje të çmimeve në afatin e afërt si rezultat i ndërprerjeve në tregjet globale.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Forbes: Shqipëria, një nga 6 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit

Sipas një artikulli të Forbes, vetëm gjashtë vende të NATO-s, mes të cilave Shqipëria, kanë dalë publikisht në mbështetje të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa shùmica e anëtarëve të tjerë kanë mbajtur qëndrim neutral ose kritik ndaj veprimeve.

Vendet që kanë shprehur mbështetje janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke. Shumë prej tyre kanë përmendur rrezikun e programit bërthamor iranian dhe destabilizimin në Lindjen e Mesme si arsye kryesore për mbështetjen e tyre.

Forbes shkruan se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e lidhi qëndrim e Shqipërisë me tensionet e mëparshme diplomatike me Iranin, duke e paraqitur vendin si një aleat të fortë të SHBA-së.

“Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit”, shkroi Rama në një postim në rrjetin X disa ditë më parë, duke dënuar gjithashtu “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë, që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, dhe zyrtarët e Lituanisë, Letonisë dhe Çekisë gjithashtu kanë shprehur mbështetje për operacionin, duke theksuar se qëllimi është të ndalet programi bërthamor iranian dhe të ruhet stabiliteti rajonal.

Artikulli thekson se shumica e vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, kanë mbajtur qëndrim neutral, ndërsa disa, si Italia dhe Spanja, janë shprehur kritikisht ndaj sulmeve./Top Channel

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu befasojë

Më datë 11 Mars, mediat ràportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit.

Në fakt, e vërteta është se një ditë më parë, pra në datën 10 mars oficerët e Drejtorisë së Burgjeve kanë shkuar për t’i dorëzuar materialet Erion Veliajt në burgun e Durrësit, por kryebashkiaku i ka refuzuar.

Gjatë këtij takimi, Erion Veliaj është përplasur verbalisht me oficerët e Burgjeve. Pas vendimit të gjykatës më 9 Mars për t’i plotësuar një tekë Erion Veliajt pra një kapriço të tij, pasi kërkonte t’i kishte të printuara materialet e dosjes hetimore, materiale që i ishin dhënë më parë me procesverbale avokatëve të tij, gjykata ngarkoi me përgjegësi Drejtorinë e Burgjeve për t’ia dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjithë materialet me mbi 60 mijë faqe, të cilat në këtë rast do të duhet t’i paguajnë taksat e shqiptarëve.

Veliaj i kishte marrë më parë këto materiale, avokatët e tij i kishin administruar por mesa duket nuk kishte disa dhjetëra mijë lekë të vjetra për t’i printuar ndërkohë që paguan 220 mijë dollarë studio lobimi në SHBA.

Gjykata dha vendimin dhe oficerët shkuan ta zbatonin. Në datën 10 mars oficerët kanë shkuar në mëngjes në ambientet e burgut të Durrësit për t’i dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha materialet e plota, dosjet hetimore prej më shumë se 60 mijë faqesh por kryebashkiaku ka refuzuar t’i marrë ato dhe është përplasur verbalisht me oficerët me sharje, me kërcënime, duke thënë se ku është vendimi i gjykatës, pse ia kishin çuar kaq shpejt këto dokumente, duke mbajtur qëndrime të ashpra dhe duke krijuar përplasje.

Oficerët pasi kanë mbajtur procesverbalet përkatëse për këtë çështje janë larguar nga ambientet e burgut të Durrësit. Të nesërmen në media u raportua se Erion Veliaj i kishte marrë materialet.
Lajmi shpërtheu në mediat kryesisht të paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, të cilët fillimisht raportuan se Erioni i kishte marrë dokumentet sipas vendimit të gjykatës.

Në fakt një ditë më pare, më 10 Mars i kishte refuzuar. Të nesërmen pasi ndoshta është konsultuar me avokatët e tij apo me persona të tretë kryebashkiaku Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale ka komunikuar me drejtorin e burgut të Durrësit të cilit i ka kërkuar t’i vendoseshin në dispozicion materialet dhe t’i thërriste sërish oficerët dhe t’ia dorëzonin ato me procesverbal.

Kështu ka ndodhur. Drejtuesi i burgut të Durrësit nuk e ka kundërshtuar këtë kërkesë të Erion Veliajt duke ia plotësuar tekën sërish pasi një ditë më parë kishte refuzuar t’i merrte materialet hetimore.

Menjëherë ato i janë vënë në dispozicion nga oficerët të cilëve një ditë më parë Erion Veliaj çfarë nuk iu kishte thënë dhe të nesërmen ndryshoi qëndrim.

Ndoshta dhe kjo puna e procesit në gjykatë të Erion Veliajt kalon nga hëna e tij, ndoshta ende vazhdon t’i duket vetja kryetar bashkie dhe ende se ka pranuar ose se ka kuptuar se mbi të rëndojnë 13 akuza të rënda penale dhe rrezikon shumë vite burg./ CNA

“Ka kimi mes nesh, edhe pse kam grua”/ Rogerti çudit Brikenën: Mos ndoshta ti do një person më të rritur, me..

Ditën e sotme, Rogerti ka tentuar që të flasë me Brikenën në lidhje me raportin e saj me Mateon. Por bànorja ka vendosur që të mos i përgjigjet, por thjesht i ka thënë që mos flasë në lidhje me këtë temë.

Gjithashtu Brikena i tha edhe që të mos i hapë temën e finales, këtë bisedë të shkojë t’a bëjë me Juelën pasi asaj i pëlqen.

Pjesë nga biseda:

Brikena: Këto tema të dështuara që ia bën gjithmonë Juelës, që ia ke mbush mendjen që do e çosh në finale, këto tema me mua mos i bëj.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Se nuk kam qejf me biseduar temën e Mateos me ty.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos me e hap. Nuk ke nevojë me më fol në raport me Mateon, ça me ba e ça mos me ba.

Brikena: E di ça bëj me Mateon, mos më trego ti mua. Kështu që këtë temë mos ma hap, temën e finales ia hap Juelës, ajo ka qejf.

Rogerti: Je shumë, shumë, shumë, shumë e bukur

Brikena: Rogert, faleminderit

Rogerti: Je dhe njeri i mirë.

Brikena: Faleminderit

Rogerti: Por Juela më ka thënë me të thënë je njeri i keq.

Dinte çdo gjë që ndodhte në birucat e Rrogozhinës, por jo për 4 mijë rrënjët e kanabisit në shtëpinë e tij. Merr fund arratia e Bilal Hasës

Drejtori i Bùrgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është dorëzuar në polici pas zbulesës së një sasie të madhe kanabisi në një banesë që dyshohej se ishte në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj dhe Policia gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivim me rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike, përfshirë llamba dhe neonë.

Hasa ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm.

Ai ka pohuar se nuk ka shkuar në atë objekt për disa muaj dhe nuk ka pasur dijeni për kultivimin e kanabisit që dyshohet se është kryer aty.

Hetimet paraprake vazhdojnë nga autoritetet.

Nafta arrin në 214 lekë në Shqipëri, rreth 40 lekë më shumë sesa para luftës

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër.

Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, me çmimin e naftës që vijon në rritje.

Pikat e tregtimit me shùmicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, deri në 214 lekë sot.

Kjo rritje e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve sot, vjen 24 orë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale. Rama tha një ditë më parë se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar.

Shtrenjtimi i naftës vjen si rrjedhojë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izrael e SHBA, ku u sulmuan edhe objektet e prodhimit të lëndëve djegëse. /Top Channel/