Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën, intubohet në SpitaIin e Traumës

Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Burime të Vox News bëjnë me dije se ai ka pasur një incident të rëndë dy ditë më parë.

Mësohet se ai u rrëzua nga shkallët.

Sot gjëndja e Vishajt është përkeqësuar ndjeshëm dhe është futur në intubim.

Aktualisht Vishaj ndodhet te Spitali i Traumës në reanimacion

Vishaj vetëm pak muaj më parë, lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.

Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje./voxnews

Ernest Muçi nuk di të ndalet, gol spektakoIar nga distanca, tund sërish rrjetën në Turqi (Video)

Është thjesht spektakolar! Ernest Muçi nuk është mjaftuar me asistin e dhënë në fundin e pjesës së parë, ndërsa këtë herë ka shënuar një supergol, në ndeshjen që Trabzonspor po fiton 2-0 përballë Gaziantep.

Ylli i Shqipërisë gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 62-të, falë një gjuajtje kalibrore me të djathtë e cila nuk i la vend për reagim portierit të miqve.

Ky është dhe goli i tretë sezonal që shënon Muçi në të gjitha kompeticionet, ndërsa për numër asistesh mban rekord, i 9-ti për pogradecarin.

VIDEO

“O paIaço i popullit! O tradhtar” Endri Shabani përballet me qytetarin në kafene: Ç’a bën video për facebook, jam me prindërit! (DEBATI)

Endri Shabani, avokat i Popullit, është përballur sot me një sulm verbal në kohën kur konsumonte kafenë me prindërit e tij.

Në një ngjarje që ishte enkas e planifikuar për të bërë video e për ta publikuar në rrjetet sociale. Video u bë virale në një kohë të shpejtë. Një nga qytetarët i thotë ti vijë turp, duke e ofenduar “Palaço i Popullit”. Ndërkohë një tjetër e filmon.

Endri Shabani përpiqet të arsyetojë me të, ti thotë se është i shoqëruar nga prindërit. “Po si mund të bësh video për facebook”? e pyet Shabani. Por djali “agresor” vazhdon me akuzën e tij: tradhtar! Duke i thënë që të vijë turp!

Gjithë këto situata ndodhin në një kohë kur aktivistë ndjekin zyrtarë të lartë e deputetëve, në aktivitetin e tyre të përditshëm, në punë ose jashtë pune, me njerëzit e familjes apo shoqërinë e tyre, për ti filmuar, diskretituar dhe nxjerrë në publik.

Një histori që filloi me deputetët, vazhdoi me gazetarët si në rastin e Bled Manes dhe vazhdon me shumë të tjerë të administratës, të shigjetuar tashmë nga persona të ndryshëm, pa u prezantuar për kauzat që përfaqësojnë.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 2 Nëntor 2026

Dashi

Me ne fund do ndìheni te lumtur juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mundoheni te shfrytëzoni çdo çast ne maksimum. Beqaret mund te takojnë rastësisht dike i cili do ua rrëmbejë zemrën. Ne planin financiar tregohuni te matur. po shpenzuat me sy mbyllur situata mund t’iu ndërlikohet me shume nga sa mendonit.

Demi

Do dini si ta bëni partnerin tuaj te lumtur gjate kësaj dite dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar. Kënaqësitë do jene te veçanta për te dy. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat sepse do lëndojnë veten dhe do pendohen shpejt. Buxheti fatmirësisht do vije duke u përmirësuar. Do merrni masat e duhura ne mënyrë qe gjithçka te ece me se miri.

Binjaket

Kushtojini pak me tepër rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe keni për ta para se gjerat do ju ecin ashtu si doni. Ai do ju përgatisë edhe surpriza emocionuese. Beqaret duhet t’i mbajnë këmbët ne toke dhe jo te bëjnë gjera jashtë realitetit. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe gjithçka do ju ece si keni dashur. Nuk do e keni te pamundur te bëni edhe disa shpenzime me rëndësi.

Gaforrja

Nëse jeni ne një lidhje, por kohet e fundit marrëdhënia me partnerin nuk ka qene ne gjendjen me te mire, mundohuni sot t’i sqaroni një nga një problemet dhe te gjeni rrugën për te dale nga kjo situate. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personi dhe do e fillojnë shpejt një lidhje emocionuese me ta. Çështjet financiare kane për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë.

Luani

Do jeni me shume fat sot ju te dashuruarit dhe do filloni te bëni plane afatgjata me partnerin. Për çdo gjë do bini dakord dhe kjo do ju mbushe me gëzim. Beqaret nuk do trishtohen aspak edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë. Gjithë dita e tyre do jete entuziaste dhe do jene ne shoqërinë e te afërmve. Për sa iu përket financave, vetëm nëse bëni kursime do mund ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Nëse nuk doni qe jeta juaj ne çift te marre një kthese te gabuar gjate kësaj dite, tregohuni shume te kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Beqaret gjithashtu duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do i joshin sepse ne te kundërt do kenë probleme me pas. Me shpenzimet nuk duhet te bëni çmenduri. Ruani vetëkontrollin ne mënyrë qe t’iu mbeten para edhe për te ardhmen.

Peshorja

Do jeni shume autoritare gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe mund te kërkoni nga partneri gjera te pamundura. Kujdes sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do kenë me ne fund dashuri me shikim te pare. Gjendja e financave do jete e mbrojtur ne çdo moment, prandaj mund te bëni edhe ndonjë shpenzim pak me tepër se zakonisht.

Akrepi

Jetës suaj ne çift nuk do i mungoje harmonia dhe çastet e këndshme sot. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni dhe do e kuptoni se gjithçka mes jush dhe partnerit është si me pare. Beqaret duhet te bëjnë kujdes dhe te mos bien pre e provokimeve te disa personave. Për financat mos dëgjoni aspak familjaret sepse ata do ju shtyjnë te bëni gabime.

Shigjetari

Dite shume romantike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë do jene te paimagjinueshme kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do jene me fat dhe do takojnë personin e tyre te ëndrrave. Do e ndryshojnë menjëherë statusin. Sektori i financave nuk do jete delikat si me pare. Menaxhojini me kujdes ato para qe keni dhe do e shihni qe gjerat do ju ecin si duhet.

Bricjapi

Nuk do keni aspak probleme sot ju qe jeni ne një lidhje dhe madje do i sqaroni edhe disa probleme te se ardhmes. Beqaret do tërhiqen nga persona te bukur ne pamje, por pa asnjë vlere morale. Kujdes sepse mund te vuani me vone po hodhët hapa te nxituara. Çështjet financiare do ecin me se miri. Do keni para edhe për t’iu dhënë hua disa personave.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta sot. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse partneri do ju beje surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do e ndiejnë me vetminë sepse do marrin ftesa nga disa persona dhe do njihen me ta. Për te pasur buxhet me te mire duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve. Nuk është nevoja te bëni çmenduri.

Peshqit

Marrëdhënia juaj ne çift ka rrezik te jete problematike sot. Do debatoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos mbeten vetëm edhe sot. Ne planin financiar do ju dalin probleme serioze te cilat mund t’i zgjidhni vetëm me ndihmën e specialisteve. Mos i lini asnjë çast pas dore.

“Rama ka 4 depozìta” të mëdha, Ahmetaj zbulon se si kryeministri bën paratë dhe kush janë ato që ia “mbajnë”

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.

Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.

Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.

-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…

Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.

Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.

Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.

As CIA, as KGB se kapin dot Edi Ramën – Deklarata e Manjani zbuIon pse ai nuk pyet për askënd

TIRANË – Në një analizë pa doreza në Euronews Albania, juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani ka lëshuar deklarata shpërthyese lidhur me fuqinë politike të Edi Ramës dhe atë që ai e quan vullnet të Partisë Socialiste për të kontrolluar organet e drejtësisë.

Sipas Manjanit, teza e opozitës se Kryeministri është “peng” i faktorëve të brendshëm apo ndërkombëtarë është një gabim trashanik që tregon mosnjohje të karakterit të tij.

“As CIA e as KGB nuk e kapin dot”
Duke iu referuar akuzave se Rama mund të jetë i kapur, Manjani theksoi me forcë se një gjë e tillë nuk funksionon me të.

“S’ka as ambasador, as kryeministër, as CIA, as KGB-ja, as Dreqi i Mallkuar që e kap këtë njeri,” deklaroi ai, duke shtuar se ky është pikërisht “halli” i madh që ka zënë publikun, pasi Rama nuk mund të kontrollohet nga askush.

Ai madje e cilësoi Kryeministrin si “kokrrën e trimit” edhe përballë drejtësisë, duke hedhur poshtë idenë se ai vepron nën frikë.

Sulmi ndaj Reformës në Drejtësi
Pika më kritike e analizës së Manjanit ishte qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj pavarësisë së gjykatave. Ai akuzoi PS-në se po dëshmon një vullnet të padiskutueshëm për të shkatërruar reformën në drejtësi, pasi tashmë hetimet po prekin vetë radhët e qeverisë.

Sipas tij, mbrojtja politike që iu bë një zëvendëskryeministreje tregon se partia po merr atributet e gjykatës.

“Vetëm gjykata ka pushtetin dhe kompetencën të gjykojë nëse dikush duhet apo jo të hetohet në gjendje arresti me burg,” theksoi Manjani, duke paralajmëruar se ky moment e lë drejtësinë në mëshirë të vullnetit politik.

Oligarkët vs. “Tendergjinjtë”
Manjani preku edhe temën e ndjeshme të “oligarkëve”, duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka oligarkë të vërtetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ai i cilësoi ata si “tendergji” ose “legjenda” që luftojnë për paratë publike, duke thënë se i gjithë diskutimi ekonomik në vend sillet rreth pyetjes: “pse ja dhe atij e s’ma dhe mua”

Raporti me BE-në dhe Ndërkombëtarët
Lidhur me rrugëtimin evropian, u diskutua deklarata e Ramës se për Shqipërinë “nuk ka një plan B” përveç integrimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas Manjanit, kjo mbetet pjesë e lojës politike ndërkohë që vullneti i brendshëm po shkon drejt kontrollit të sistemit.
Ky artikull është përgatitur bazuar në materialet e transkriptit të videos nga Euronews Albania

https://www.youtube.com/channel/UChR-A__NS_C5kHDWj3PeAhw

Demokrati ndaj Flamur Nokës: Ordiner anaIfabet, ja çfarë i bëre Greta Koçit kur ishte vetëm 22 vjeçe

Vendim Demaj, ish-nënkryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës më shumë se një dekada ëmë parë, ka bërë një reagim të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pas denoncimit të tij për emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike.

Noka i referohej emërimit të një 24 vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimit të një 26 vjeçareje për Ambasadore të Shqipërisë në Katar.

Mirëpo, ish-nënkryetari demokrat i Kamzës që tashmë është larguar në Kanada, risjell një dokument dhe thotë se kur Flamur Noka ishte Ministër i Brendshëm, emëroi si drejtoreshë një 22 vjeçare, pikërisht këngëtaren Greta Koçi.

“Sot analfabeti mallështor paska reaguar për emërimet e 2 patronazhistëve adoleshentë që regjimi paska emëruar në poste me shumë përgjegjësi, por ky pervers që i mendon shqiptarët trushpërlarë siç është vet”, shkruan Vendim Demaj.

Ai vijon më tej kur kur thotë se edhe Noka emëroi drejtuese në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme, një vajzë 22 vjeçe.

“[…] harron se në vitin 2013 kur ky ordiner analfabet ishte Ministër i Brendshëm, emëroi një pjeshkë adoleshente vetëm 22 vjeçare në posti e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëveshjeve”, vijon shënimi i ish-nënkryetarit të Kamzës.

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës:

U dhυnυa keq nga “Shqiponjat”, por nuk u dorëzua/ Historia e 47-vjeçarit që proteston prej 150 ditësh

Një nga epìsodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa mëshirë e një 47 vjeccari nga efektivet e forcave Shaiponja.

Pamje që u filmuan nga gazetari Osman Stafa, dhe që bénë me shpejtësi xhiron e rrjetit.

Po kush ishte personi që u gëllua me shkop gome dhe shkelma në trup dhe në kokë, derisa u la pa ndjenja në një kënd të errët pranë stadiumit Dinamo?Lulëzim Gjini, pjesëmarrës në protestë, ai tregon se atë natë ka qen bashkë me 3 vajza të tjera të cilat përpiqeshin t’i shmangeshin policisë. Papritmas 3 prej efektivëve të Shqiponjave i kanë goditur me spray në sy, duke bërë kështu të humbin ngjenjat.

Do të ishte ky momenti kur situata do të pershkallëzohej dhe disa dhjetra uniforma të policisë, do të sulmonin grupin e vogël te protestuesve. Për cudi, kësaj radhe, pas dhunes, efektivet do te largoheshin pa kryer procedurën e zakonshme te shoqërimit të personave té kapur. Që eshtë i provuar edhe nga disa foto te bëra pak minuta pas sulmit brutal, ndërsa 47 vjeccari ishte dërguar në QSUT.A mund të ketë shkak më të madh se sa rreziku i një traume fizike, për të hequr dorë nga dalja në sheshe dhe përballja me forcat e policisë?
Lulzimi thotë që ka dalë dhe do të dalë çdo ditë në protestë. Po çfarë e shtyn një qytetar të dalë e të protestojë për mbi 150 dité pa ndërprerje?

Ai thotë se jam 47 vjecc sot dhe nuk kam një shtëpi timen. Por për t’iu kthyer momentit te dhunes policore, sipas komunikatës së policise, personi i identifikuar si dhunues i Lulëzim Gjinit, efektivi i shqiponjave me inicialet A.K. eshte pezulluar nga detyra, nderkohe q vete i demtuari, ka bere kallëzim në lidhje me rastin.

Sali Berisha bën dekIaratën e madhe: Ja ku ndodhet rezidenca sekrete e Edi Ramës që nuk u shkon mendja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të reja politike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i ekzekutivit disponon një tjetër rezidencë sekrete në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, përveç kompleksit të tij të njohur në Surrel. Kjo deklaratë e papritur ka rindezur me shpejtësi debatin publik rreth transparencës dhe deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Deklarata e Berishës u bë gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë “live” me qytetarët në rrjetet sociale. Shkak për këtë reagim u bë pyetja e një ndjekësi lidhur me publikimet e shpeshta të pamjeve nga Dardha në faqet zyrtare të kryeministrit. Lideri i opozitës këmbënguli se prania e Ramës në atë zonë nuk është aspak e rastësishme dhe se lidhja e tij me këtë fshat malor është mjaft e hershme.

Në fjalën e tij, Berisha pretendon se kreu i qeverisë ka përdorur manovra juridike për të fshehur pronësinë e vërtetë të banesës. “Edi Rama ka pasur shtëpi në Dardhë dhe pastaj bëri sikur e ka shitur. Pra, del se përveç Surrelit, ka edhe rezidencë në Dardhë,” u shpreh Berisha gjatë bashkëbisedimit.

Përveç pretendimeve për pasurinë, Berisha e shfrytëzoi rastin për të komentuar me tone ironike aksionin politik dhe debatin e ditëve të fundit. Ai theksoi se pavarësisht vendndodhjes apo rezidencave që shfrytëzon, kryeministri nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë direkte politike dhe ligjore për çështjet që lidhen me menaxhimin e qeverisë, përfshirë edhe debatet rreth rolit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas opozitës, rasti i Dardhës shtohet në listën e gjatë të çështjeve që ngrenë hije të forta dyshimi mbi vërtetësinë e deklarimeve financiare të kryeministrit, ndërsa përplasja politike mes maxhorancës dhe opozitës vijon të mbetet e ndezur te çështja e llogaridhënies.

Ja ku ndodhet rezidenca sekrete e Edi Ramës që nuk u shkon mendja lajmi

Nuk ua merrte mendja! Ja kush qenka nusja e Edi Manushit, zonjë grua e ciIa njìhet nga…(foto)

Edi Manushi njihet si një nga figurat e ekranit që e mban hermetike jetën private, por këtë herë ai është shfaqur krah bashkëshortes, Daniela Kalaja.

Kjo dalje e rrallë e çiftit, pas plot 26 vitesh martesë, u nda nga moderatori Flori Gjini në rrjetet sociale, duke paralajmëruar praninë e tyre në emisionin e tij online “Real People”.

Por kush është fiks gruaja e Manushit? Daniela është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ligjëron lëndën e gjinisë.

Profesioni i saj reflektohet thellë edhe në punën e moderatorit, pasi Daniela është kritikja kryesore që e shtyn të përmirësojë vazhdimisht trajtimin e grave dhe t’u lërë hapësirën e duhur bashkëprezantueseve në televizion.