Nuk ua merrte mendja! Ja kush qenka nusja e Edi Manushit, zonjë grua e ciIa njìhet nga…(foto)

Edi Manushi njihet si një nga figurat e ekranit që e mban hermetike jetën private, por këtë herë ai është shfaqur krah bashkëshortes, Daniela Kalaja.

Kjo dalje e rrallë e çiftit, pas plot 26 vitesh martesë, u nda nga moderatori Flori Gjini në rrjetet sociale, duke paralajmëruar praninë e tyre në emisionin e tij online “Real People”.

Por kush është fiks gruaja e Manushit? Daniela është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ligjëron lëndën e gjinisë.

Profesioni i saj reflektohet thellë edhe në punën e moderatorit, pasi Daniela është kritikja kryesore që e shtyn të përmirësojë vazhdimisht trajtimin e grave dhe t’u lërë hapësirën e duhur bashkëprezantueseve në televizion.

Si i bIeu Edi Rama me dhuratën e jashtëzakonshme TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, akuza e gazetares…

Në momentet e tensionit me Ambrozia Metën në sallën e konferencave në kryeministri, shumëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje se si shefi i qeverisë Edi Rama u tregua më i përmbajtur se zakonisht përballë gazetares; nuk pati shpërthime nevrastenike dhe as nuk e baltosi personalisht atë. Ndërsa sulmonte televizionin Syri Tv me akuzat për pastrim parash dhe deformonte emrin e drejtuesit të televizionit, Çim Peka, Rama ishte i kursyer me vetë gazetaren, duke iu lutur vazhdimisht që ajo të ndalej dhe ta lejonte të fliste. “Do më lësh të flas deri në fund?,” pyeste Rama vazhdimisht, “Jam aq i lirë sa je ti dhe të tjerët që thoni gjërat që doni” argumenton ai. “Unë dua fjalën këtu. Si mund t’i kërkohet dikujt të japë përgjigjen që do ti?” pyet i habitur kryeministri në debat e sipër me Ambrozia Metën, e cila nga ana tjetër i kujtoi bisedën me ish-ministrin e financave Arben Ahmetaj, i cili ka pranuar se nuk ka fakte për hetimin e Syrit për pastrim parash.

Akuza që detyroi kryeministrin ta përzërë nga konferenca për shtyp

Gazetarja Meta u shpreh se pas daljes nga konferenca, kryeministri e ka përballur në korridor duke i komunikuar se ishte përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e tij. Ndërkohë që për shkak se mikrofoni iu hoq disa herë, Meta deklaroi se Ramës i ka kujtuar se është kryeministri që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan. “Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera, dhe në momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni”, tha ajo.

Prapaskenat që nuk u panë nga salla

Gazetarja pa mikrofon jehonte me zërin e saj në sallë përpara se të përjashtohej. Sigurisht, kjo zgjati në momentin që i kërkoi llogari për 50 milion eurot e tunelit të Llogarasë. “Unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim” tha Meta. Qetësia e Ramës ka zgjatur deri sa konferenca ishte në transmetim direkt në të gjitha televizionet. Sepse kur kamerat u fikën, Rama i ka kërkuar Ambrozia Metës të largohet nga salla sepse ishte e përjashtuar, ndërsa vetë ka dalë i pari në korridor duke pritur që ajo të kalonte aty për të dalë. Këtë pritë që ia bëri kryeministri, gazetarja e ka treguar në këtë mënyrë: “Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca.

Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë….” tregoi Meta. Një tjetër koleg i saj  ka vendosur ta shoqërojë Ambrosia Metën jashtë në korridor, ku e priste një Edi Ramë krejt tjetër nga ai para kamerave. I xhindosur dhe me duart që i lëvizte poshtë e lart, ndërsa thërriste sa kishte në kokë se “Je e përjashtuar” dhe se “Nuk do vish më në konferencë” Rama është shfryrë me ulërima ndaj gazetares. “Edhe situata që u krijua ishte shumë e acaruar sidomos momentin kur u mbyllën kamerat, sepse në momentin kur kemi qenë në korridor, bërtiste me të madhe që “Je e përjashtuar”,

“Nuk do të vish me në konferencë”. Kam përshtypjen është i gjithë tensioni i akumuluar nga çështja “Balluku” që e ka vënë në një kurs përplasje të drejtpërdrejtë me ambasadat” ka treguar Ambrozia Meta. Duke parë që bashkë me Ambrozia Metën kishte dalë në korridor edhe gazetari Isa Myzyraj, Rama s’ka qenë në gjendje të arsyetojë dhe me mllefin e papërmbajtur që e kishte pushtuar në ato momente, ka nxjerrë jashtë edhe gazetarin tjetër. Kush e ka ndjekur konferencën për mediat, ka parë se si kryeministri ishte rikthyer në sallë me sy të zgurdulluar, teksa përpiqej me çdo kusht të normalizonte zërin që i dridhej nga nervat, një gjendje që në kryeministri ia njohin mirë, por që ai ishte përpjekur ta fshehë.

E‘forta e Çapjave’ plan për të rr*hυr një deputet, godíti gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, tentoi të aksidentonte vëllanë e Vis Korçarit

Rozalinda alias Rosela Nallbati, mbesa e ish-Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e të dënuarit me burg përjetë, Florenc Çapja, ka nisur të njihet edhe si ‘doktoresha gangstere’, për shkak të profesionit si mjeke dhe precedentëve penalë, kryesisht sulme fizike ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë apo tradhtarë nga grupi kriminal Çapja.

Prokuroria e Tiranës ka hapur një çështje penale dhe pritet të çojë në gjyq zonjën Rosela Nallbati për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” në dëm të gazetarit Elton Qyno. Ngjarja ndodhi në ambjentet e Spitalit Amerikan në Tiranë. Gazetari Qyno është goditur me sende rrethanore nga Rosela Nallbati, në prani të dhjetëra personave. Nallbati kishte kërcënuar më herët gazetarin Elton Qyno përmes aplikacioneve online, ndërsa ndodhej në Dubai, për shkak të raportimeve të tij mediatike për veprimtarinë kriminale të grupit Çapja.

Para sulmit fizik nga Elton Qyno, Rosela Nallbati mësohet se ka goditur edhe gazetarin Artan Hoxha. Rasti është rregjistruar para disa kohësh në ambjentet e një lokali pranë zonës së “Kinostudios”, kur në lokal është shfaqur Rozalinda Nallbati, së bashku me një femër tjetër. Ajo ka sulmuar fizikisht gazetarin Artan Hoxhën dhe ka lëshuar sharje dhe ofendime drejt tij. Skena është parë nga klientët e tjerë të lokalit, por vetë gazetari, për incidentin në fjalë, nuk ka bërë kallëzim penal në polici.

Zonja Nallbati mësohet se ka sulmuar edhe Raif Çaushllarin, vëllain e Elvis Çaushllarit që në Elbasan njihet si “Vis Korçari”, aktualisht në burg, shok i ngushtë i Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Raif Çaushllari, ndodhej në ambjentet e servisit të tij në rrugën “Çerçiz Topulli” në Elbasan, ku ka ngritur një biznes të vogël familjar për shitjen dhe riparimin e motorave elektrikë dhe me benzinë.

Në këtë biznes është shfaqur me makinë Rozalinda Nallbati, duke i dëmtuar disa motorë që i kishte nxjerë për reklamim shitje dhe njëherësh, ka sulmuar me fjalë fyese dhe duke e quajtur “Tradhtar” të vijës kriminale të grupit “Çapja”, Raif Çaushllarin dhe vëllain e tij, “Vis Korçarin”. Nallbati ka tentuar të fusë makinën me shpejtësi në biznesin e Çaushllarit. Sipas burimeve të policisë edhe në këtë rast, Raif Çaushllari, nuk u paraqit në polici për të bërë denoncim, megjithëse ju dëmtuan disa motorë nga goditja me makinë që i bëri doktoresha Rosela Nallbati.

Sipas burimeve, policia disponon disa përgjime të Rozalinda alias Rosela Nallbati, e cila përpos të tjerëve, planifikon për të goditur një politikan të rëndësishëm në Tiranë, të cilin grupi kriminal Çapja duket se e konsideron si mbështetës të grupit tjetër kriminal rival, me në krye Suel Çelën. Në bisedat e përgjuara, Rosela Nallbati shpreh urrejtje për politikanin në fjalë, ndërsa kërkon informacion për vendet që frekuenton, me qëllim për ta goditur dhe sharë si në rastet e gazetarëve Hoxha dhe Qyno.

Mero Baze: Flamur Noka ka Iidhje me nje perfaqesuese te PD

Gazetari Mero Baze dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, janë përfshirë sot në replika dhe akuza të ndërjsella. Mero Baze ka publikuar videon ku Flamur Noka dhunon qytetarin Tetem Toraj, duke e pandehur si agjent policie. Baze shkruan se Noka po dhunonte qytetarë të Tiranës, të cilët refuzonin protestën e Sali Berishës për rrëzimin e qeverisë me grupin e molotovit.

Pas reagimit të gazetarit Mero Baze ka ardhur përgjigja e Flamur Nokës, i cili pretendon se Baze trillon me titujt e lajmeve. Sipas Nokës, qyetarët që po dhunon ai, janë narkohorra, të cilët kanë dhunuar qyetarët që morën pjesë në protestën e PD për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Pas përgjigjes së Flamur Nokës ka reaguar sërish gazetari Mero Baze, i cili aludon se Noka ka lidhje intime me një përfaqësuese e Partisë Demorkatike, e njohur si lidhje e narkotrafikut. Gazetari Mero Baze thotë se Nokës i ka dalë nami që ka raport dashuror me një prej lidhjeve të PD-së me narkotrafikun.

Nuk dihet se cilës përfaqësuese i referohet gazetari Mero Maze, me të cilën i ka dalë nami Flamur Nokës për lidhje intime. Duke parë lëvizjet jashtë vendit, Flamur Noka rezulton se ka udhëtuar me disa vajza dhe gra të Partisë Demokratike, por kjo nuk përbën një fakt për të identifikuar njërën prej tyre me mesazhin e koduar të gazetarit Mero Baze.

Taksë për shtëpìtë bosh, shifrat: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie

Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se shumë shpejt do të ketë taksim ekstra për shtëpitë bosh.

Rama argumentoi se rritja e shpejtë ekonomike dhe shtimi i kostove të jetesës krijojnë diferenca sociale që kërkojnë ndërhyrje përmes politikave fiskale. Sipas tij, një nga masat që po shqyrtohet është vendosja e një takse më të lartë për pronarët që blejnë apartamente dhe i mbajnë ato bosh, duke mos i nxjerrë në tregun e qirave.

“Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Është e drejta e tyre, por duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve”, u shpreh kryeministri.

Përherë ka ekzistuar debati lidhur me një sasi të madhe shtëpish që rrinë bosh, që mund të jenë shitur, ose janë ende në duart e ndërtuesve edhe shumë vite pas përfundimit tw një objekti ndërtimi.

Pas deklaratës së fundit të Kryeministrit, ekofin.al analizoi me ndihmën e të dhënave të vëna në dispozicion nga NAREA, Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme normën kombëtare të vakancës së banesave në Shqipëri, e cila rezulton mbi 25%. Sipas të dhënave, kjo normë është trefishuar që nga viti 2001.

Një tjetër seri të dhënash, të siguruara nga ekofin.al, ajo e kontratave familjare të energjisë nga OSHEE/FSHU, jep një sinjal të ngjashëm për shkallën e banesave që nuk përdoren rregullisht.

Në dhjetor 2025 kishte 1,175,894 kontrata aktive familjare, nga 1,157,926 një vit më parë, një rritje prej 1.55%. Por rreth 20.2%, ose 1 në 5 e këtyre kontratave kishin konsum zero çdo muaj. Përveç tyre, rezultojnë edhe 87,181 kontrata të pezulluara.

Këto të dhëna, përbëjnë një tregues të mospërdorimit të banesave, por që përsëri nuk duhen interpretuar me probabilitet 100% si një numër i drejtpërdrejtë i shtëpive bosh.

Çfarë tregojnë faturat e energjisë?

Të dhënat e OSHEE/FSHU janë veçanërisht interesante sepse matin konsumin real të energjisë në kontratat familjare.

Në vitin 2025, 20.2% e kontratave aktive familjare kishin konsum zero çdo muaj. Në vitin 2024 kjo peshë ishte 20.6%, çka tregon se treguesi ka mbetur në nivele të larta dhe relativisht të qëndrueshme.

Nëse këtij grupi i shtohen edhe 87,181 kontratat e pezulluara, rreth 26% e bazës së kontratave lidhet me një formë mospërdorimi ose pezullimi.

Megjithatë, një kontratë energjie me konsum zero nuk do të thotë automatikisht se banesa është bosh. Ajo mund të jetë një banesë e përdorur vetëm në periudha të caktuara, një pronë e dytë, një apartament sezonal ose një pronë që për arsye të ndryshme nuk ka konsum energjie.

Po kështu, një kontratë e pezulluar nuk mund të përkthehet automatikisht në një banesë bosh. Përvoja tregon se edhe kur ndërtesa nuk ekziston më, kontrata ngelet në status pezulluar dhe nuk del jashtë stokut të kontratave familjare.

Bregdeti ka vakancën më të lartë

Problemi bëhet edhe më i dukshëm në zonat bregdetare.

Sipas analizës, Vlora ka një normë vakance prej 52%, ndërsa Durrësi 44%. Raporti e lidh këtë me karakterin më të madh të këtyre tregjeve si tregje për investime dhe prona sezonale, në krahasim me banesat kryesore.

Kjo është një nga shpjegimet e mundshme të paradoksit të tregut shqiptar: zonat ku po përqendrohet gjithnjë e më shumë kapitali nuk janë domosdoshmërisht zonat ku pronat përdoren gjatë gjithë vitit.

Në bregdet, një pjesë e pronave mund të blihet për përdorim sezonal, për investim, për qira turistike ose si aset për ruajtjen dhe rritjen e kapitalit./ekofin

Ja si po “çmontohet” nga SPAK banda e Belinda Ballukut, kush janë 31 të pandehurit e dosjes së aferave me rrugët, nga biznesmenë të fuqìshëm, te zyrtarë të lartë, zbardhen emrat nën hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus janë nëntë tendera publikë, dyshimet për korrupsion, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Mes të pandehurve janë edhe pesë biznesmenë të sektorit të ndërtimit dhe dy kompani private, të cilat dyshohet se janë përfshirë në procedurat e tenderimit dhe skemat e përfitimit të parregullt nga kontratat publike.

Bëhet fjalë për Arbër Abazin, Pandeli Carapulin, Paqsor Buzin, Artan Sakon dhe Ram Gecin. Sipas hetimeve, biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” kanë përfituar tenderin për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se ka shpërblyer Ballukun me një vilë në Palasë në këmbim të favorizimit në tender. Edhe kompania e tij është marrë e pandehur për korrupsion aktiv. Në të njëjtën procedurë tenderimi është përfshirë edhe Artan Sako, i kompanisë së ndërtimit “2T”, e cila së bashku me “Alko Impex General Construction” fitoi tenderin e Lotit 7.

Sako akuzohet për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, Paqsor Buzi, përmes kompanisë së tij “G.P.G. Company”, lidhet me tenderin e Lotit 5 të Unazës së Madhe të Tiranës. Në listën e të pandehurve është edhe ndërtuesi Ram Geci, kompania e të cilit ka fituar tenderin me vlerë rreth 14 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Porto Romano-Durrës”, Loti 3. Të dy biznesmenët akuzohen për falsifikim dokumentesh. Tenderi i rrugës Porto Romano-Durrës përbën procedurën e nëntë nën hetim, krahas tenderit të Tunelit të Llogorasë dhe shtatë loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Një tjetër biznesmen i marrë i pandehur është Pandeli Carapuli, i cili akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën e kompleksit turistik “White Rocks” në Dhërmi. Në këtë çështje është përfshirë edhe kompania e tij e ndërtimit. Për akuzën e korrupsionit aktiv, procedimi ndaj tij nuk vijon për shkak të parashkrimit të veprës penale. Bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”, i cili nuk është përfshirë në nëntë procedurat për të cilat ajo akuzohet zyrtarisht për shkelje të barazisë në tendera.

Vartësit e Ballukut, të përfshirë në disa procedura tenderimi

Përveç biznesmenëve, Igli Tares dhe Joana Bushit, pjesa tjetër e personave të marrë të pandehur përfshin kryesisht ish-zyrtarë dhe vartës të Belinda Ballukut, të cilët kanë pasur role në procedurat e tenderimit. Mes tyre spikat Ervis Berberi, ndaj të cilit janë ngritur akuza për shkelje të barazisë në të nëntë tenderat. Në dosje përfshihen edhe ish-drejtues të tjerë, si Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderimit dhe shpërdorim detyre.

Një numër i konsiderueshëm të pandehurish lidhen me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë, ku janë mbi 10 persona nën akuzë. Përveç shkeljes së barazisë në tendera, në këtë procedurë janë ngritur edhe akuza për shpërdorim detyre. Mes tyre është edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.

Akuzat ndaj Belinda Ballukut

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet zyrtarisht për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, si dhe pastrim parash. Në muajin dhjetor, SPAK iu drejtua Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të saj si deputete, me qëllim hapjen e rrugës për caktimin e një mase më të rëndë sigurie, si arresti në shtëpi apo arresti në burg. Megjithatë, kërkesa u refuzua nga maxhoranca socialiste, e cila votoi kundër në Kuvend.

Dy vilat e sekuestruara në Dhërmi dhe Palasë

Një prej linjave kryesore të hetimit lidhet me dy prona luksoze në bregdet, një në Dhërmi dhe tjetra në Palasë, të cilat SPAK dyshon se janë përfituar nga Balluku në këmbim të favorizimit të kompanive të caktuara në tendera publikë. Sipas hetuesve, pronësia reale e tyre është fshehur përmes përdorimit të emrit të ish-futbollistit Igli Tare. Vila e parë, në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi, me një vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, u sekuestrua në muajin qershor. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se e ka përfituar këtë pronë si ryshfet në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender, me fond limit 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate prej 14.1 milionë lekësh, në kohën kur ajo drejtonte “Albcontrol”.

Për të fshehur pronësinë reale të vilës, prokuroria dyshon se janë përdorur emri i Igli Tares dhe ai i një vartëseje të Ballukut në kohën kur drejtonte këtë institucion, shtetases J.B. Sipas hetuesve, kjo është realizuar përmes kontratave të porosisë dhe qirasë, të cilat konsiderohen fiktive. Ndërsa vila e dytë, në Palasë, u sekuestrua në muajin shtator. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se e ka përfituar atë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 23.5 milionë euro. Sipas hetimeve, investimi për ndërtimin e vilës është kryer nga pronari i kompanisë fituese, Arbër Abazi, me një vlerë të përllogaritur nga SPAK mes 288,616 dhe 410,526 eurove.

Në fazën fillestare të ndërtimit, deri në karabina, dyshohet se është përdorur emri i Igli Tares, përmes një kontrate sipërmarrjeje prej 250 mijë eurosh. SPAK pretendon se Balluku ka fshehur pronësinë reale të pronës duke e regjistruar atë në emër të ish-futbollistit. Për këtë qëllim, sipas prokurorisë, është përdorur edhe një kontratë shitjeje e dyshuar si fiktive, e datës 12 shtator 2025.

Lista e 31 të pandehurve dhe akuzat në dosjen Balluku:

1. Belinda Balluku – Shkelje e barazisë në 9 tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

2. Pandeli Carapuli – Pastrim parash.

3. Igli Tare – Pastrim parash në 2 raste.

4. Joana Bushi – Pastrim parash.

5. Arbër Abazi – Korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh.

6. Alko Impex General Construction – Korrupsion aktiv.

7. Viola Haxhiademi – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

8. Ergys Verdho – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

9. Adja Strazimiri – Shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.

10. Anila Sulollari – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

11. Paqsor Buzi – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

12. Artan Sako – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

13. Ram Geci – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

14. Eurocol sh.p.k. – Pastrim parash.

15. Ervis Berberi – Shkelje në 9 tendera.

16. Gentian Gjyli – Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

17. Erald Elezi – Shkelje në 3 tendera.

18. Jetmira Dervishi – Shkelje në tendera.

19. Mirzeta Kashnica – Shkelje në tendera.

20. Jonida Çeçe – Shkelje në 3 tendera.

21. Adrian Kroi – Shkelje në 4 tendera dhe shpërdorim detyre.

22. Denis Xhoshi – Shkelje në 3 tendera.

23. Klarita Konomi – Shkelje në 1 tender.

24. Miranda Shkurti – Shkelje në 8 tendera.

25. Genti Raça – Shkelje në 5 tendera dhe shpërdorim detyre.

26. Eduart Agalliu – Shkelje në 1 tender.

27. Arbër Troka – Shkelje në 2 tendera.

28. Dhurata Lazaj – Shkelje në 3 tendera.

29. Nikollaq Mihali – Shkelje në 3 tendera.

30. Gëzim Noni – Shkelje në 3 tendera.

31. Arlinda Gordani – Shkelje në 4 tendera.

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakëI

Teksa po afrohet edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania”, kanë nisur të qarkullojnë emrat e personazheve që mund të bëhen pjesë e spektaklit. Disa prej tyre janë përmendur nga burime mediatike, ndërsa të tjerë janë propozuar publikisht nga figura të njohura të televizionit.

Një nga emrat e parë të zbuluar ishte Negisa Dido, fituesja e edicionit të shtatë të “She’s On Top”. Më 16 gusht, Loki Magazine raportoi ekskluzivisht se Negisa pritet të jetë një prej konkurrenteve të BBVA 6.

Pas fitores në formatin e Top Channel, ajo siguroi edhe një kontratë televizive me emisionin “E Diell”.Një tjetër personazh i përmendur është Helga Cako, vajza e Alfred Cakos. Emri i saj u propozua më 25 shtator nga gazetari Bledi Mane, gjatë një interviste në “She’s On Air” në Top Albania Radio.

Mane foli për mundësinë që Helga të bëhej pjesë e spektaklit, duke përmendur edhe reagimet që mund të kishte i ati gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Në të njëjtën intervistë, Mane përmendi edhe Milaim Zekën.

Gazetari nga Kosova, i njohur për deklaratat e tij publike dhe pjesëmarrjen në debate televizive, ishte një tjetër personazh që Mane tha se do të dëshironte ta shihte në këtë format. Ndërkohë, më 11 shtator, në mediat rozë qarkulloi lajmi se edhe çifti i njohur i TikTok-ut, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj, mund të bëhen pjesë e edicionit të ri.

Dyshja ka krijuar një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale dhe është shfaqur më parë edhe në ekranin e Top Channel. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse një pjesëmarrje e mundshme do të ishte individuale apo si çift. Listës së emrave të përmendur publikisht i shtohet edhe Erion Braçe.

Deputeti socialist u propozua gjithashtu nga Bledi Mane gjatë intervistës së 25 shtatorit. Gazetari u shpreh se do të dëshironte ta shihte Braçen jashtë mjedisit politik, në një format ku publiku mund të njihte edhe një anë tjetër të tij.

Pavarësisht raportimeve dhe emrave që kanë nisur të qarkullojnë, deri më tani Top Channel nuk ka bërë publik një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e këtyre gjashtë personazheve në “Big Brother VIP Albania 6”.

U ρΙαgos me ρΙumb gome gjatë ρrotestës, reagon sërish Erjon Vishkulli: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit, faleminderit që…

Erjon Vishkulli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas operacionit që bëri në Itali pak ditë më parë.

Vishkulli, i cili mbeti i plagosur me plumb gome në protestën e një jave më parë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme, atë për shikimin e syrit.

Gjithashtu ai falënderoi dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.Reagimi i plotë:

Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë.

Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.

Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira.

Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime.

Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë

Tragjedi në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përpIas nga një fuoristradë në autostradë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, pas një aksidenti të rëndë në autostradën A1.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së premtes, më 30 tetor, pranë zonës së Melegnano-s, në drejtim të San Giuliano Milanese.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte së bashku me katër miq në një automjet tip Volvo, me targa zvicerane. Pasi kaluan barrierën e autostradës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen që ndan korsitë e lëvizjes.

Pas përplasjes, Thomas doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të sinjalizuar rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë tip SUV, e drejtuar nga një 25-vjeçar nga Modena, i cili, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, nuk arriti ta dallonte të riun në rrugë deri në momentin e fundit.

Përplasja ishte tepër e rëndë. 20-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, në Vizzolo, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Katër miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas Qirjaj kishte lindur në Piacenza dhe jetonte me prindërit e tij në Caorso, në provincën e Piacenzës. Ai vinte nga një familje me origjinë shqiptare dhe ishte fëmijë i vetëm. Në muajin dhjetor do të mbushte 21 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin ku jetonte. Kryetarja e bashkisë së Caorso-s, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjen, duke e kujtuar Thomasin si një të ri që e kishte parë të rritej dhe që ishte integruar mirë në komunitet.

I riu kishte qenë gjithashtu i angazhuar në futbollin amator, ndërsa klubi ku kishte luajtur vendosi të anulonte ndeshjen e planifikuar në shenjë zie.

Policia Rrugore italiane dhe Prokuroria e Lodit kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në përplasjen fillestare të automjetit Volvo me ndarësen e autostradës, si dhe rrethanat në të cilat fuoristrada goditi të riun.

Sipas mediave italiane, drejtuesit të SUV-it do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike, në kuadër të procedurave hetimore./Top Channel

Stresi braktis ρrotestën: Po largohem se ju nuk doni ta rrëzoni Ramën

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa opozitare, por edhe pjesëmarrja e vogël.

Përmes një postimi në Instastory, Stresi shkruan se nuk dëshiron të qëndrojë më në protestë, pasi sipas tij, pjesëmarrësit nuk kanë vullnetin për të çuar deri në fund atë që ai e konsideron qëllimin kryesor: rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrezul Ramën. E gzoftshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jau spjegoj që s’dun me e rrëxu Edi Ramën”, shkruan reperi.

Stresi akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit se po e zhvendosin vëmendjen nga objektivi politik.

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull”, shkruan ai.

Stresi braktis protestën: Po largohem se ju nuk doni ta rrëzoni

Postimi i Stresit vjen në një moment kur protesta kundër qeverisë ka regjistruar një numër të vogël pjesëmarrjeje.