Premtìmi i parë i Berishës: Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet

“Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”. Këtë deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN. Sipas tij për kryeministrin do të vendosë referendumi dhe për këtë nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjehdjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin.Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë.

Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha.

Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.

Ad
“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.

Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”. /Marrë nga A2 CNN

Dy policë u ρΙagosën me t hikë, reagon deputeti i PS

Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Malësi të Madhe, ku një shtetas gjerman plagosi me thikë dy efektivë të Policisë.

Përmes një postìmi në rrjetet sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka dënuar ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke kërkuar ndëshkim për personat që sulmojnë punonjësit e Policisë.

“Prandaj kultura e ndyrë e goditjes së punonjësve të policisë duhet refuzuar dhe kush guxon të godasë Policinë duhet bërë shembull!”, shkruan Balla.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pjetroshan, ku 47-vjeçari gjerman J. K. goditi me thikë dy efektivë gjatë ndërhyrjes së tyre. Policët e plagosur u dërguan në spital, ndërsa autori i dyshuar u neutralizua dhe u shoqërua në komisariat.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 1 Nëntor 2026

Dashi

Dita ju nxit të dilni nga rutina dhe të merrni iniciativa. Nëse jeni në një lidhje, kushtojini kohë krijimit të një ambienti të ngrohtë dhe komod për partnerin. Beqarët duhet të investojnë më shumë te vetja përpara se të kërkojnë një partner të përshtatshëm.

Demi

Dialogu do të jetë çelësi i ditës. Mund të jetë e nevojshme një bisedë më e gjatë për të sqaruar keqkuptimet e mbetura pezull. Ata që kanë nisur një projekt ose punë të re mund të ndiejnë pak pasiguri ose sikur nuk janë përshtatur ende. Kalojeni këtë ngurrim fillestar, sepse gjërat do të stabilizohen shpejt.

Binjakët

Sharmi juaj magnetik do të jetë i jashtëzakonshëm dhe do të tërhiqni lehtësisht vëmendjen. Një flirt i këndshëm mund t’ju ndryshojë ditën. Komunikimi është pika juaj më e fortë. Mund të merrni një mesazh apo telefonatë që ju hap dyer të reja në karrierë. Përqendrohuni te detyrat kryesore.

Gaforrja

Do të ndiheni më të lidhur me familjen dhe njerëzit e shtrenjtë. Në marrëdhënien tuaj, shmangni heshtjen dhe shprehni hapur ndjenjat. Disa ndërprerje të vogla ose probleme të papritura mund t’ju komplikojnë planet e ditës, por do të jetë diçka kalimtare. Në planin financiar, bëni kujdes me shpenzimet.

Luani

Do të merrni vëmendje të veçantë nga partneri ose nga dikush që ju pëlqen prej kohësh. Tregohuni më tolerantë dhe më pak kokëfortë. Vetëbesimi juaj është në kulm, gjë që do t’ju ndihmojë të kaloni me sukses një sfidë profesionale apo të merrni frymëzim për një projekt të ri.

Virgjëresha

Është koha të thoni me zë të lartë atë që keni mbajtur të fshehur brenda vetes. Komunikimi i sinqertë do të forcojë lidhjen tuaj. Në sferën profesionale po riktheni qëndrueshmërinë. Fundi i muajit po ju hap hapësira të reja veprimi dhe mundësi për të rritur të ardhurat.

Peshorja

Perspektivat janë shumë të mira për jetën në çift. Po ndërtoni hap pas hapi të ardhmen dhe ndjenjat janë reciproke e të forta. Beqarët duhet të kenë më shumë besim te vetja. Do të jeni mjaft të kujdesshëm me paratë dhe nuk do të hidhni hapa të nxituar.

Akrepi

Ekuilibri është fjala magjike për ju sot. Shmangni dyshimet e pabaza dhe reagimet e nxituara ndaj partnerit. Mbani distancën e duhur për të mos u përfshirë nga xhelozia. Përkushtimi juaj në punë do të vlerësohet. Financat kërkojnë menaxhim strikt.

Shigjetari

Mund të keni zhvillime të bukura romantike nëse jeni të hapur dhe të sinqertë. Dita sjell mundësi të mira për të riorganizuar planet e biznesit ose detyrat në punë. Çështjet financiare do të jenë të qëndrueshme nëse shmangni blerjet impulsive.

Bricjapi

Beqarët duhet të tregohen të matur. Mos u nisni pas aventurave kalimtare që sjellin vetëm konfuzion. Prisni personin që ju zgjon interes të vërtetë. Në çift, dita sjell afrimitet.

Ujori

Dashuria ju favorizon sot, duke ju sjellë momente të këndshme dhe ndarje mjaft pozitive të emocioneve me partnerin. Nëse jeni vetëm, një takim i papritur mund t’ju ndryshojë humorin.
Peshqit

Mos hezitoni t’ia shprehni dashurinë personit që doni, pasi vonesat mund të krijojnë distancë. Besoni më shumë tek intuita juaj në marrëdhënie. Puna ecën me hapa të qetë. Në aspektin e parave, tregohuni të matur dhe analitikë përpara çdo investimi apo blerjeje të rëndësishme.

Ergys Agasi rri het për υdekje nga dy tropojanë të dënuar me burgim të përjetshëm, u kërcënua të qepë gojën, nga vrasja e Ervis Martinajt te pisIIëqet me Edi Ramën

Ergys Agasi di shumë, ndoshta më shumë se çdo kush tjetër në prapaskenat e këtij pushteti, ndaj goditja e tij brenda murit të burgut ishte thjesht çështje kohe. Gazeta “SOT” ka mësuar se njeriu i konsideruar për vite me radhë si eminenca gri e Edi Ramës dhe ura e tij më e besuar me botën e krimit, është rrahur e masakruar barbarisht brenda në qeli nga dy të dënuar me burgim të përjetshëm me origjinë nga Tropoja.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se dhunimi i tij brutal nuk ishte një sherr i zakonshëm mes të dënuarish apo një përplasje e çfarëdoshme e çastit, por një goditje e pastër me porosi mafioze me urdhër të prerë për t’i mbyllur gojën përgjithmonë.

Sulmuesit e masakruan fizikisht duke i lënë vetëm gjuhën pa i prerë, si një paralajmërim të përgjakshëm e të drejtpërdrejtë se nëse flet, dëshmon apo nxjerr sekretet e mëdha që zotëron, herën tjetër do t’ia presin edhe atë.

Prapaskena e transferimit me ngut drejt Fierit

Kjo ngjarje tronditëse dyshohet se shpjegon edhe aksionin e papritur të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e Bradasheshit ku papritur, forcat speciale të Policisë së Burgjeve zbarkuan papritur në ambientet e këtij institucioni.

Ndërsa shumë nga “banorët” e qelive menduan se bëhej fjalë për një kontroll të zakonshëm në kërkim të sendeve të paligjshme, efektivët e DAP-it kishin vetëm një objektiv të vetëm: Ergys Agasin. Atij i është komunikuar urdhri i transferimit të menjëhershëm. Në katin e parë të paraburgimit ka pasur debate të forta e tensione verbal mes tij dhe efektivëve, pasi Agasi këmbëngulte me ngulm të njihej më parë me dokumentin zyrtar dhe destinacionin se ku po e dërgonin. Në mesditë, ai mbërriti nën masa të rrepta sigurie në burgun e Fierit.

Çfarë di Ergys Agasi?

Agasi konsiderohet si “koordinatori i përgjithshëm i grupeve kriminale” për llogari të kryeministrit. Ai nuk ishte thjesht një emër i lidhur me biznesin apo një menaxher i zakonshëm, por emëruesi i padukshëm i drejtorëve të policisë, zyrtarëve të tatimeve, lejeve të ndërtimit në bregdet dhe kontrollit të tenderave publikë nga Durrësi e Vlora deri në Tiranë. Nëpërmjet skemës me AKSHI-n dhe ndikimit absolut në drejtoritë kyçe të shtetit, ai garantonte riciklimin e parave të pista dhe mbajtjen në këmbë të ushtrisë financiare që ushqente pushtetin e Rilindjes.

Në një video të publikuar, u pa makina e Ergys Agasit, futur mes vargut të makinave të eskortës së Gardës dhe Policisë që shoqëronin makinën e kryeministrit Edi Rama gjatë një udhëtimi, ndërsa në disa raste, Ergys Agasi është parë të futej lirshëm në godinën e Kryeministrisë.

Mjaftojnë këto fakte për të provuar se Ergys Agasi, pa asnjë funksion zyrtar, nuk ishte thjesht një shërbëtor i zakonshëm i Edi Ramës, siç kanë qenë e janë shumë të tjerë që ai i përdor si patronazhistë terreni e skutash nëpërmjet ministrave dhe deputetëve.

Por deri ditën e arrestimit, Ergys Agasi ka qenë aq afër Edi Ramës, sa ky i bënte dhe i besonte çdo bisedë e skenar konfidencial për afera që janë bërë publike dhe që nuk janë zbuluar akoma, por që i ka SPAK-u nëpër dosje ministrash, oligarkësh, drejtorësh e trafikantësh. Rama i ngarkonte menaxhim pazaresh dhe i kishte dhënë fuqi veprimesh, sikur të ishte kryeministër paralel në raport me ministrat, drejtorët, kryebashkiakët e PS-së dhe oligarkët.

Agasi gjithashtu di çdo detaj të errët për eliminimin e Ervis Martinajt pas gushtit 2022. Deklaratat e fundit publike të gazetarëve Elton Qyno dhe Artan Hoxha kanë zbërthyer me hollësi rolin e tij në këtë ngjarje. Sipas Qynos, Agasi u ka treguar vetë policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese fotografi që provonin vrasjen e Martinajt.

Përmes këtyre fotove, ky informacion dyshohet se i ka shkuar drejtpërdrejt Edi Ramës dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, çka bëri që Agasi të fitonte besimin absolut dhe “imunitetin” politik nga vetë kryeministri. Por sot, kur rrethi i hetimeve ndërkombëtare e vendore po ngushtohet dhe presioni mbi aferat e qeverisë është shtuar në maksimum, oborri i pushtetit ka nisur të neutralizojë dëshmitarët e rrezikshëm./Marre nga Gazeta sot

“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin”, Cllevio me mesazh nga seIia e PS-së

Reperi i njohur shqiptar, Cllevio, është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në hapësirën e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku ka bërë disa deklarata lidhur me protestat e fundit, Policinë e Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një video në Instagramin e tij, ai ka shprehur hapur mbështetjen për policinë, duke folur edhe për përvojat e tij personale me uniformat blu.

“Jam krah Policisë së Shtetit. Më kanë ruajtur pa e ditur se po më ruajnë. Më kanë toleruar kur kanë pasur për të më toleruar dhe më kanë çuar në burg kur kam pasur për të shkuar në burg”, është shprehur ai.

Cllevio nuk i ka kursyer as deklaratat për bindjet e tij politike, duke pranuar se mbështet kryeministrin Rama, pavarësisht kritikave që mund të marrë.

“Jam vetëofruar si servil, si patronazhist. Më quani si të doni, mercenar. Jam i drejtpërdrejtë dhe nuk fshihem. Do të vazhdoj të kem mendimet e mia”, ka deklaruar reperi.

Megjithatë, ai ka bërë një dallim mes qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe atyre që përdorin dhunë, duke theksuar se nuk mbështet hedhjen e molotovëve, kapsollave apo gurëve.

“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin. Unë prapë bossin do ta votoj”, ka thënë Cllevio, duke iu referuar Edi Ramës.

Në fund, reperi u është drejtuar edhe protestuesve me një paralajmërim për pasojat ekonomike që, sipas tij, po sjell situata e krijuar në vend.

“Thërrisni mendjen e kokës se e keni çuar ekonominë në zero. Asnjë turist. Unë iki prapë, ju që jeni këtu do ta vuani”, ka përfunduar ai.

Ηistoria e ρrekëse/ Nuk gjej dot të dαs hυr, të gjithë ia mbαthin sa më shohin!!!(VIDEO)

Allison Daniels është me të vërtetë një bukuroshe, sa çdo mashkull do donte ta kishte në krah.

Por, ajo insiston se askush nuk do të dalë me të dhe kjo për shkak të llojit të rrallë të kan cerit që ajo ka.

Allison u diagnostikua me një formë tepër të rrallë kan ceri, në 2012 -ën.

Ajo besohet të jetë personi i parë në botë që ka ka ncerin e rrallë dhe agresiv të sarkomës qelizore,

një masë kanc erogjene që zhvillohet në indet e buta dhe i shfaqet në trup në formë të mbledhur.

Fillimisht iu shfaq në gjuhë, më pas në qafë dhe një gjëndër nën sqetull, sinjalizoi rikthimin e tretë të sëmun djes. 34 – vjeçarja rrëfen se meshkujt “ia mbathin me të katërta” që pas takimit të parë:

Kam fatin më të keq me meshkujt. Ata ia mbathin sapo i them që kam vu ajtur nga kan ceri dhe se mund të më rikthehet. Kush dëshiron që të ketë një lidhje me dikë që mund të vd esë?

Ky është dënim me vd ekje. E si mund t’i fajësosh fundja. Do t’i thoja të njëjtën gjë miqve të mi, mos dilni me dikë që ndodhet në të njëjtën situatë si unë”, shprehet ajo.

Gazetarja Klodiana Lala bën deklaratën e fortë, famiIjarët kanë gjetur personin që zhduku Vis Martinajn

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është në dijeni se kush fshihet pas zhdukjes së tij.

Sipas gazetares, edhe pse familja është në dijeni të autorit, asnjëherë nuk janë thirrur për t’u marrë në pyetje.

“Martinaj është rrëmbyer dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar.

Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë nga personi i dyshuar për vrasje.

Pavarësisht përplasjeve që unë kam patur me Ervis Martinajn, familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje. Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, u shpreh Lala në Vizion Plus.

Habit Jul Deda, zbuIon se si e mësoi se Top-Channel e pushoi nga puna

Aktori i humorit Jul Deda ka folur për herë të parë me detaje rreth largimit të tij nga drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, duke treguar se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga portalet.

I ftuar në emisionin “Andale”, Deda u pyet për arsyet që çuan në përfundimin e bashkëpunimit me televizionin, por pranoi se ende nuk e di se çfarë kishte ndodhur.

“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh aktori.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe se kush e kishte marrë vendimin për largimin e tij nga “Fiks Fare”, duke iu përmendur emrat e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës.

“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, ishte pyetja që iu drejtua.

“Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, duke lënë të kuptohej se vendimi ishte marrë në një nivel më të lartë drejtues.

Megjithatë, aktori nuk përmendi emra konkretë dhe theksoi se nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e largimit.

“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.

Sipas rrëfimit të Dedës, njoftimi nga drejtuesit e televizionit ka ardhur vetëm pasi lajmi për largimin e tij ishte publikuar në media.

Deklarata e aktorit hedh dritë mbi mënyrën se si ai është informuar për përfundimin e angazhimit të tij në “Fiks Fare”, ndërsa arsyeja e vendimit mbetet ende e paqartë sipas vetë tij.

Bien maskat e Rilindjes – Rama iu drejtohet ministrave: Veliaj është armìku ynë, mbështet protestat

Ndërsa ka mbledhur kabinetin e ministrave të tij, Edi Rama u ka dhënë atyre një ultimatum të prerë: “askush nuk duhet ta mendojë dhe as të guxojë, t’i bëhet krah apo mbështetje Erion Veliajt, qoftë kjo mbështetje direkte apo me deklarata publike,” – si në rastin e Bledi Çuçit.

Rama e ka të etiketuar Veliajn si një armik që mbështet protestat. Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qenë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shënjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.

Ky qëndrim i Edi Ramës, përbën një hap të ri në agresivitetin e tij ndaj linjës Veliaj.

Rasti i hetimeve penale ndaj Veliajt dhe Ballukut, ishin në fakt dy momentet që shërbyen për të shkëputur Ramën nga lidhja integrale me ekosistemin Soros.

Kur SPAK procedoi Veliajn i cili është investimi i këtij ekosistemi, fondacioni i kërkoi shpjegime Ramës dhe ai iu tha se prevalonte investimi strategjik i Reformës në Drejtësi dhe ligj-zbatimi.

Pak më vonë i erdhi rradha Ballukut. Këtu Rama nuk përdori të njëjtin standard siç kishte përdorur me fondacionin, ai mbrojti hapur Ballukun nga inkursioni i SPAK-ut, dhe i tregoi fondacionit SOROS, se kur vjen puna te interesi i lëkurës së tij, ai i shpërfill rregullat e lojës.

Ky është fiks momenti që e bëri ta parikuperueshme çarjen e tij me fondacionin SOROS, sepse i tregoi këtij ekosistemi që mund ta hedhë në kosh për interesin e vetes së tij dhe të zhbëjë çdo rregull loje.

Përtej shpalljes armik të Veliajt, Rama është shumë i investuar në bashkëpunim me familjen Berisha dhe kanaleve që e lidhin me këtë familje nëpërmjet Belinda Ballukut, të asgjesojë çdo tentativë të politikanëve të rinj në PD për të rifreskuar opozitën.

Në ditët në vijim, aksi Rama- Berisha, nëpërmjet kanalit komunikues të Belinda Ballukut, do të sulmojnë këta tre faktorë:

A. Gjithë linjën Soros-Veliaj

B. Asgjesim dhe këputje krahu të çdo politikani të ri opozitar

C. Goditjen e çdo faktori me ndikim publik, në media, protestë, shoqëri civile, që synon ndryshimin e establishmentit.

Duket se kemi ardhur pikërish në momentin se kush është çfarë, ndërsa Edi Rama çdo ditë dhe më shumë po i afrohet trajektores së Aleksandër Vuçiç i cili deri në momentin e fundit shpresoi se kambaleci i tij opozitar, Ivica Daçiç, do ishte kambaleci i tij i shpëtimit./Hashtag.al

Njeriut që ka punësuar gjithë familjarët e mazhorancës dhe opozitës në Bankën e Shqipërisë i jepet imunìtet për ta shpëtuar nga burgu, ja akuzat që rëndojnë mbi guvernatorin Gent Sejko, nga afera e mikrokredive te zhvlerësimi i euros

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, i cili i jep guvernatorit Gent Sejko mbrojtje të posaçme nga masat e arrestit dhe kontrollet e prokurorisë, pavarësisht kritikave të ekspertëve mbi përputhshmërinë e kësaj dispozite me Kushtetutën dhe parimin e barazisë përpara ligjit. Projektligji u miratua me 84 vota pro, në një seancë plenare të shoqëruar me tensione, ndërsa deputetët e opozitës protestuan në sallë duke ndezur tymuese dhe flakadanë.

Në votim morën pjesë deputetët e shumicës socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate, ndërsa kryeministri Edi Rama u largua nga salla pas votimit. Dispozita e re parashikon që ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk mund të vendosen masa arresti dhe të kryhen kontrolle personale apo të banesës pa autorizimin paraprak të Kuvendit, kur procedimi lidhet me ushtrimin e funksionit të tij. Ndryshimet i japin Kuvendit një rol të drejtpërdrejtë në procedurën për autorizimin e këtyre masave, duke vendosur një filtër parlamentar midis organeve të drejtësisë dhe guvernatorit të bankës qendrore. Ligji nuk e përjashton guvernatorin nga hetimi apo përgjegjësia penale, por kufizon mundësinë e zbatimit të masave shtrënguese ndaj tij pa kaluar më parë përmes një procedure të posaçme autorizimi. Nisma kishte shkaktuar kundërshtime që prej muajit korrik, kur u raportua se projektligji i hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian synonte t’u jepte drejtuesve të Bankës së Shqipërisë mbrojtje shtesë nga organet e drejtësisë.

Në versionin e publikuar për konsultim në korrik, neni 72 parashikonte se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestoheshin apo t’u nënshtroheshin kontrolleve personale dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo gjykatë nuk shprehej brenda dy javësh, kërkesa e prokurorisë konsiderohej e refuzuar. Por në versionin e paraqitur për votim në Kuvend, mekanizmi i autorizimit u ndryshua, duke ia kaluar këtë kompetencë parlamentit. Debati mbi imunitetin e guvernatorit zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet midis pushtetit politik dhe organeve të drejtësisë janë tensionuar nga hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa kufijtë e imunitetit dhe të masave të sigurimit janë kthyer në çështje të debatit publik. Përveç mbrojtjes procedurale, drafti i ligjit për Bankën e Shqipërisë përmbante edhe dispozita që zgjeronin kompetencat e institucionit për klasifikimin e informacioneve si konfidenciale apo sekrete.

Prapaskenat

Ndonëse nisma u miratua me 84 votat e mazhorancës socialiste dhe aleatëve të saj mes tensioneve dhe tymueseve të opozitës, pyetja që ngrihet në opinionin publik nuk lidhet vetëm me procedurën: Përse pushteti politik u ngut t’i vendoste një filtër mbrojtës Guvernatorit pikërisht tani? Përgjigjja fshihet te dy shtylla të forta që ushqejnë njëra-tjetrën: frika nga dosjet e hapura në SPAK dhe pazaresh e nepotizmit që ka kapur strukturat e bankës qendrore.

Dosjet e hapura në SPAK: Pse Sejkos i duhej urgjentisht imuniteti

Vendimi i Kuvendit për t’i dhënë mbrojtje procedurale Guvernatorit vjen pikërisht në momentin kur laku i drejtësisë po ngushtohej rreth tij. Gent Sejko gjendet aktualisht përballë proceseve penale paralele në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Sejko po hetohet si autor i krijimit të kushteve për skemat e mashtrimit me mikrokredi përmes ndryshimit të rregullores së bankës qendrore në favor të shoqërive mikrofinanciare. Pasi Prokuroria e Tiranës tentoi ta mbyllte dosjen, Gjykata e Posaçme e shpalli të pavlefshëm pushimin dhe urdhëroi SPAK-un të plotësojë hetimet. Ndaj kreut të BSH-së rëndojnë gjithashtu akuza publike për menaxhimin e tregut valutor dhe pasojat e zhvlerësimit të monedhës europiane. Në këto kushte, ku hetimet penale rrezikonin të kalonin në masa shtrënguese, ligji i ri shërben si një “frenë emergjence” politike kundër veprimeve të SPAK-ut.

“Të mbrojmë njeriun që na strehoi familjet”

Arsyeja se pse politika gjithashtu pranoi t’i shërbejë si mburojë Guvernatorit lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si Sejko e ka administruar Bankën e Shqipërisë prej viteve. Duke e kthyer institucionin financiar më të rëndësishëm të vendit në një strehë punësimi për të afërmit e të dyja krahëve të politikës dhe drejtësisë, Sejko ndërtoi imunitetin e tij real përpara se ta merrte atë me kartona në Parlament. Listat zyrtare dhe raportimet publike tregojnë se si zyrat e BSH-së, nga niveli drejtues deri te specialistët, janë populluar me pjesëtarë të fiseve politike.