A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?!

Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka rikthyer në Kosovë debatin nëse Kuvendi mund të ndërhyjë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Hashim Thaçi u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burg, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Vendimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen.

Por a mund ta “shkrijë” Kuvendi i Kosovës Gjykatën dhe, nëse po, a do të liroheshin automatikisht të dënuarit? Nga shqyrtimi i Kushtetutës së Kosovës, Ligjit 05/L-053 dhe marrëveshjes Kosovë–Holandë, përgjigjja është më e ndërlikuar.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe baza e tyre është futur drejtpërdrejt në Kushtetutë përmes Amendamentit nr. 24 dhe nenit 162. Kushtetuta u jep atyre kompetencë për gjykim, paraburgim dhe madje për vuajtjen e dënimeve jashtë Kosovës, si dhe për administrimin e çështjeve të mbetura edhe pas përfundimit të mandatit.

Pikërisht për këtë arsye, vetëm shfuqizimi i Ligjit 05/L-053 nga Kuvendi nuk do të mjaftonte për ta zhdukur bazën kushtetuese të Gjykatës. Neni 162 do të vazhdonte të ishte pjesë e Kushtetutës.

Nëse synimi do të ishte ndryshimi ose heqja e nenit 162, do të duhej të ndiqej procedura e amendamentimit të Kushtetutës.

Sipas nenit 144, propozimin mund ta bëjnë Qeveria, Presidenti ose të paktën një e katërta e deputetëve. Për miratim duhen dy të tretat e të gjithë 120 deputetëve, pra të paktën 80 vota, dhe njëkohësisht dy të tretat e deputetëve që mbajnë 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë — praktikisht të paktën 14 prej tyre. Përpara votimit, amendamenti duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për kontroll paraprak nëse cenon të drejtat dhe liritë e Kapitullit II.

Ligji për Dhomat e Specializuara parashikon shprehimisht se institucionet, dosjet, arkivat dhe funksionet e Gjykatës mbrohen nga ndërhyrjet, përfshirë ato me veprim legjislativ. Po ashtu parashikohet një mekanizëm rezidual, i cili mund të vazhdojë të administrojë çështjet pasi të gjitha vendimet të bëhen përfundimtare.

Pra, nuk ekziston në ligj një dispozitë sipas së cilës mbyllja e institucionit anulon automatikisht vendimet penale që ai ka dhënë.

Në situatën aktuale, rruga e drejtpërdrejtë që parashikon ligji është Apeli. Paneli i Apelit mund ta lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë. Ligji parashikon që, si rregull, i dënuari qëndron në paraburgim gjatë shqyrtimit të apelit, përveçse kur paneli vendos ndryshe.

Pas një vendimi përfundimtar ekzistojnë edhe mjete të jashtëzakonshme juridike, përfshirë rihapjen e procedurës në rrethana të caktuara dhe kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Por ligji përjashton një mundësi tjetër që ekziston për të dënuarit nga gjykatat e zakonshme të Kosovës: Presidenti i Kosovës nuk mund t’i falë personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara. Kohëzgjatja e dënimit mund të ndryshohet vetëm nga vetë Dhomat e Specializuara ose nga mekanizmi i tyre rezidual.

Në vitin 2017 pati një përpjekje politike të ngjashme, kur 43 deputetë të Kuvendit nisën iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Bashkimi Evropian e kundërshtoi publikisht atë nismë, duke argumentuar se Kosova kishte marrë detyrime ndërkombëtare për funksionimin e Gjykatës.

Kuvendi mund të tentojë ndryshimin e ligjit dhe Kushtetutës, por një proces i tillë do të kërkonte shumicë kushtetuese, kontroll paraprak kushtetues dhe do të përballej me dispozitat që e lidhin përfundimin e mandatit me njoftimin e Këshillit të BE-së. Edhe mbyllja e Gjykatës, sipas mekanizmit të parashikuar sot, nuk i anulon vetvetiu vendimet e saj dhe as nuk krijon një detyrim për Holandën që t’i lirojë të dënuarit

Nafta në Shqipëri “djeg” xhepat: 2.6 herë më e shtrenjtë se Europa për fuqinë bIerëse

Nafta në Shqipëri nuk është vetëm ndër më të shtrenjtat në Europë në vlerë absolute, por bëhet më e kushtueshmja kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse të qytetarëve. Një shqiptar duhet të shpenzojë për një litër naftë rreth 2.6 herë më shumë nga të ardhurat e tij ditore sesa qytetari mesatar europian.

Çmimi i naftës në vend ka arritur në 229 lekë, ose rreth 2.46 euro për litër, duke e renditur Shqipërinë të tretën në Europë, pas Danimarkës me 2.60 euro dhe Norvegjisë me 2.56 euro. Mesatarja europiane për vendet e përfshira në krahasim është rreth 1.94 euro për litër.Në rajon, Serbia ka një çmim prej gati 2 eurosh për litër, Mali i Zi 1.87 euro, Bosnjë-Hercegovina 1.76 euro, Kosova 1.85 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton më e lira me 1.64 euro.

Por diferenca bëhet edhe më e fortë kur çmimi në pompë krahasohet me të ardhurat. Monitor ka analizuar çmimet e publikuara nga Global Petrol Prices dhe të ardhurat për frymë të FMN-së për vitin 2026, të matura sipas fuqisë blerëse (PPP). Ky tregues merr në konsideratë diferencat e niveleve të çmimeve mes vendeve dhe mundëson një krahasim më të drejtë të asaj që qytetarët mund të blejnë me të ardhurat e tyre.

Në Shqipëri, të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse llogariten në rreth 25.2 mijë dollarë ndërkombëtarë në vit, ose rreth 69.2 dollarë në ditë. Me këto të ardhura, vetëm një litër naftë përfaqëson 3.56% të të ardhurave ditore, përqindja më e lartë në Europë.Krahasimi me vendet ku nafta kushton më shumë në pompë nxjerr edhe më qartë diferencën. Në Danimarkë, ku një litër naftë kushton 2.60 euro, për blerjen e tij nevojitet vetëm 1.06% e të ardhurave ditore. Të ardhurat ditore për frymë atje arrijnë në rreth 245 dollarë ndërkombëtarë.

Në Norvegji, e cila renditet e treta në Europë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, pas Irlandës dhe Luksemburgut, një litër naftë përfaqëson vetëm 0.8% të të ardhurave ditore.

Mesatarisht, në vendet europiane të analizuara nevojitet 1.36% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë. Në Shqipëri nevojitet 3.56%. Kjo do të thotë se barra për qytetarin shqiptar është rreth 2.6 herë më e lartë se mesatarja europiane.

Hendeku thellohet edhe më shumë nëse Shqipëria krahasohet vetëm me Bashkimin Europian. Mesatarja në vendet e BE-së është 1.14% e të ardhurave ditore, çka do të thotë se shqiptari shpenzon proporcionalisht rreth 3.1 herë më shumë për një litër naftë sesa qytetari mesatar i BE-së.

Në rajon, pas Shqipërisë vjen Kosova, ku një litër naftë kërkon 3.1% të të ardhurave ditore sipas fuqisë blerëse, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në Europë sipas këtij treguesi. Nafta në Kosovë kushton 1.85 euro për litër, por të ardhurat ditore janë rreth 60 dollarë ndërkombëtarë, 14% më të ulëta se në Shqipëri.

Më pas renditen Bosnjë-Hercegovina me 2.66% dhe Serbia me 2.09%. Raporti më i favorshëm në rajon rezulton në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, përkatësisht me 1.89% dhe 1.88% të të ardhurave ditore.

Një nga faktorët që rëndon çmimin në Shqipëri është barra fiskale, e cila zë gati gjysmën e çmimit përfundimtar të karburantit. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku mbi çmimin bazë rëndojnë kryesisht akciza dhe TVSH-ja, Shqipëria aplikon edhe taksa të tjera.

Përveç akcizës prej 39.4 lekësh për litër dhe TVSH-së 20%, mbi naftën rëndon taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër dhe taksa e karbonit prej 3 lekësh për litër.

Në Maqedoninë e Veriut, TVSH-ja për naftën dhe benzinën është 18%, ndërsa gjatë periudhës së rritjes së çmimeve u ul në 10%. Kosova aplikon gjithashtu TVSH 18%. Mali i Zi ka TVSH 21%, por mbi naftën aplikon vetëm TVSH-në dhe akcizën, ndërsa kjo e fundit është përgjysmuar si masë për amortizimin e rritjes së çmimeve.
Në Serbi, TVSH-ja është 20%, ndërsa akciza para nisjes së luftës arrinte në ekuivalentin e 59.5 lekëve për litër. Pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Serbia e uli akcizën me 25%, masë që është riaktivizuar edhe disa javë më parë.

Në Shqipëri, ndërkohë, nafta ka arritur në 229 lekë dhe benzina në 219 lekë për litër, duke shënuar nivele të reja rekord. Pavarësisht rritjes, vendi nuk ka ndërmarrë masa të reja fiskale për të zbutur goditjen mbi qytetarët dhe bizneset.

Mekanizmi i parashikuar për uljen me 20% të akcizës mbetet i kufizuar në zbatim. Sipas skemës, ulja aktivizohej kur nafta kalonte 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë, por aplikimi i saj lidhej me funksionimin dhe vendimmarrjen e Bordit.

Në fund, shifrat nxjerrin në pah kontrastin: shqiptarët kanë të ardhura shumë më të ulëta se qytetarët e vendeve më të pasura europiane, por përballen me një nga çmimet më të larta të naftës në kontinent. Kur matet me fuqinë blerëse, barra e një litri naftë në Shqipëri është më e larta në Europë.

Prekëse! Polici i Kosovës përlotet kur i vendosin flamurin kombëtar dhe të UÇK-së (VIDEO)

Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina.

Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Ai dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, pas revoltës në Prishtinë.

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe kanë protestuar kundër vendimit të Hagës.

Ish-komandantët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg.

Si e raportoi MEDlA SERBE vendimin për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka marrë hapësirë të konsiderueshme edhe në mediat serbe.

Gazeta Kurir ka ndjekur në mënyrë të detajuar shpalljen e aktgjykimit në Hagë, duke raportuar si për dënimet, ashtu edhe për reagimet që pasuan në Kosovë dhe në Holandë.

Në artikullin kushtuar procesit, Kurir përdor termin “OVK” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një gjuhë të fortë në përshkrimin e saj. Katër ish-drejtuesit përshkruhen nga media serbe si “ish-komandantë të OVK-së”.

Në qendër të raportimit janë masat e dënimit të shpallura nga trupi gjykues.
Kurir shkruan se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. Të mbledhura së bashku, dënimet arrijnë në 81 vite burg.

Media serbe ndalet edhe te arsyetimi i dhënë gjatë leximit të aktgjykimit, duke veçuar dallimin që trupi gjykues bëri mes akuzave për krime lufte dhe atyre për krime kundër njerëzimit.

Sipas pasqyrimit të Kurir, gjykata konstatoi se veprimet e pretenduara pas 20 qershorit 1999 nuk mund të trajtoheshin si krime lufte në kuadër të këtij procesi, për shkak të përfundimit të konfliktit të armatosur. Në artikull evidentohet gjithashtu se për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit nuk u konsideruan të provuara përtej dyshimit të arsyeshëm elementet juridike të nevojshme.

Por vëmendja e medias serbe nuk është kufizuar vetëm te ajo që ndodhi brenda sallës së gjyqit.
Kurir ka raportuar edhe atmosferën në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të ndjekur në një ekran të madh transmetimin e drejtpërdrejtë nga Haga. Media shkruan se gjatë tubimit u dëgjuan thirrje në mbështetje të UÇK-së dhe se në kryeqytetin e Kosovës ishte shtuar prania e forcave të policisë.

Në raportim përfshihen gjithashtu zhvillimet jashtë selisë së Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas Kurir, mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK-së ishin grumbulluar pranë gjykatës përpara aktgjykimit.
Media serbe raporton se policia holandeze u kërkoi më pas të pranishmëve të largoheshin nga zona, kërkesë pas së cilës grumbullimi pranë ambienteve të gjykatës u shpërnda.

Në këtë mënyrë, Kurir e ka trajtuar gjerësisht aktgjykimin e Hagës, duke ndërthurur dënimet e dhëna ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së me pjesë të arsyetimit të gjykatës dhe reagimet që vendimi shkaktoi në Prishtinë dhe Hagë.

Dënimi i komandantëve të UÇK-së, jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin me gjithsej 81 vite burg për komandantët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin.

Reuters raporton ngjarjen, duke thënë se ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan, ndërsa në Prishtinë ka pasur protesta të fuqishme.

Reuters1

AFP raporton se Hashim Thaçi nga ‘George Uashingtoni” i Kosovës, tashmë do të jetë në burg në Gjykatën e Hagës.

Afp1

Gjithashtu, edhe Guardian ka shkruar në lidhje me këtë vendim të Gjykatës në Hagë.

Guardian nënvizon se ish-guerrilsi Hashim Thaçi ka marrë një dënim për 25 vite burg.

Guardian1

Po ashtu, media të ndryshme nga gjithë bota e kanë raportuar këtë ngjarje, duke thënë se vendimi ka të bëjë me luftërat tragjike në ish-Jugosllavi.

Krerët e UÇK-së dënohen nga Haga, reagon Rama

Kreyministri Edi Rama ka reaguar pas dënimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka postuar një foto me sfond blu, me një rreth me tela me gjëmba ku shkruan “Marre”.

Gjykata Speciale e Hagës dënoi me nga 25 vite burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burgim ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

“Për Krishtin, betohem”/ G Bani i kthehet sërìsh Gjestit: Më vjen turp që…(FOTO)

G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur asokohe për incidentin mes Jozit dhe Gjestit.

Në një postim në Instagram Story, ish-banori ka publikuar pamjet e momentit kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit. Sipas G Banit, ai nuk e kishte parë më parë videon në fjalë dhe, pasi e ka parë tani, e konsideron ndryshe situatën.

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video”, shkroi ai.G Bani iu referua edhe qëndrimit të Nedës gjatë asaj periudhe, duke vënë në diskutim mënyrën se si ishte interpretuar veprimi i Jozit.

Ad
“Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, vijoi ai.

Reagimi merr vëmendje edhe për shkak të situatës aktuale të Jozit, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në kuadër të çështjes që lidhet me incidentin me Eduard Kuçin.

Gjyqi në Hagë, gjykatësi: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” – një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Gjykatësi Charles Smith paraqiti të kaluarën dhe pozitat që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbanin gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Gjykata Speciale ka konstatuar gjithashtu se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

D hëndri me orë të tëra në dhοmë me ναj. zën, ja çfarë i bën νjehrri nga Tirana

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës)

duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar

t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një

dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma.

E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

E reja zbuIoi SKANDALIN, Zegjineja thyen heshtjen për ngjarjen me dajën: I ati i Meritës ishte kundër! Dënoj çdo lloj dhυne (REAGIMI)

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Roskovec, ku daja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin.

Sipas Çaushit, ajo e ka takuar vëllain e nënës së saj rastësisht në qershor, teksa ishte duke zhvilluar takime në zonë, pasi ka dëgjuar për marrëdhënien e tyre ajo thotë se i ka uruar. Dhe më tej së bashku me një kushëri të pranishëm e kanë pyetur Merita Gremajn “e keni ndarë mendjen? Do martoheni?”, e pasi Gremaj e ka pohuar këtë duke anashkaluar mendimin e të atit, Çaushi është shprehur “Se mos na hapni probleme”, referuar pëlqimit te babait.

Po ashtu deputetja përmes reagimit të saj duket se lë të kuptohet që si daja i saj, ashtu edhe ish-bashkëjetuesja e tij do të duhet të trajtohen psikologjikisht.

“Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.”, ka shkruar Çaushi.

Ajo thekson se ka qëndruar tje për vetëm 10 minuta dhe për ngjarjen është informuar nga mediat. “Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik. Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.”, shprehet deputetja socialiste.

Deputetja po ashtu ka postuar një foto të dajës së saj dhe ish-bashkëjetueses së tij.