Shembja e banesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarët, daIin pamjet e rënda. Hajdutët vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin, autorët…

Policia greke ka arrestuar 3 persona,2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.

Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.

Burime policore i thanë Top Channel se janë ndaluar në total 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes./Top Channel

Rriten taksat për makinat! Luksozet nga 21 mijë në 40 mijë Iekë në vit, ja sa do të paguajnë makinat elektrike

Taksa e qarkullimit largohet nga pompat e karburantit dhe kalon te taksat vjetore të automjeteve. Nga janari 2027, drejtuesit e mjeteve pritet të përballen me një skemë të re pagese, e cila parashikon tarifa të rritura në varësi të fuqisë së motorit, vjetërsisë së automjetit dhe llojit të karburantit.

Ndryshimet janë pjesë e projektligjit për “Taksat kombëtare”, të përfshirë në paketën fiskale të vitit 2027. Aktualisht, taksa e qarkullimit paguhet përmes karburantit, në masën 27 lekë për litër, ose 32.4 lekë me TVSH. Me skemën e propozuar, kjo taksë do të paguhet një herë në vit, përmes detyrimeve që lidhen me automjetin.

Taksa e naftës dhe benzinës dyfishohet në përllogaritjen vjetore

Projektligji parashikon dyfishimin e tarifës fikse të karburantit që përdoret për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve. Për automjetet me fuqi motorike deri në 2,000 kubikë, tarifa propozohet të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me motor mbi 2,000 kubikë, tarifa fikse do të jetë 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin. Të njëjtat tarifa prej 25 lekësh për naftën dhe 20 lekësh për benzinën e gazin parashikohen edhe për autobusët.

Një makinë e vitit 2017 do të paguajë mbi 10 mijë lekë në vit

Efekti i ndryshimit duket qartë te shembulli i një autoveture me naftë, të prodhuar në vitin 2017, me motor 1,900 kubikë. Aktualisht, kjo makinë paguan 5,423 lekë taksë vjetore. Me formulën e re, detyrimi parashikohet të arrijë në 10,925 lekë në vit. Kjo do të thotë një rritje prej 5,502 lekësh, ose rreth 101.4% më shumë krahasuar me pagesën aktuale.

Makinat elektrike dhe luksozet me tarifa të reja

Ndryshimet prekin edhe automjetet elektrike dhe ato të konsideruara luksoze. Sipas projektligjit, për autoveturat elektrike propozohet një taksë fikse prej 15,000 lekësh në vit, ndërsa për motomjetet elektrike tarifa do të jetë 10,000 lekë në vit. Për automjetet luksoze, taksa vjetore parashikohet të rritet nga 21,000 lekë në 40,000 lekë. Në këtë kategori përfshihen autoveturat deri në 6+1 vende që plotësojnë të paktën njërin prej dy kushteve: cilindratë të barabartë ose më të madhe se 3,000 cm³, ose vlerë më të lartë se 5 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat e automjeteve parashikohen të rriten ndjeshëm

Pavarësisht se taksa e qarkullimit do të hiqet nga çmimi i karburantit sipas skemës së propozuar, ndryshimet në taksat vjetore pritet të rrisin të ardhurat e buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave të paraqitura në projektligj, të ardhurat parashikohen të arrijnë në 33.8 miliardë lekë, nga rreth 7.2 miliardë lekë që pritet të mblidhen gjatë vitit 2026. Pra, të ardhurat e parashikuara do të jenë rreth 3.7 herë më të larta. Ndryshimet janë ende pjesë e projektligjit të paketës fiskale 2027 dhe tarifat e propozuara duhet të dallohen nga detyrimet që zbatohen aktualisht.

Nami! “Vëllai i madh” merr vendimin drastik për banorët e BBVK, ende pa nisur spektakIi

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Ndonëse premiera zyrtare ishte paralajmëruar për nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, produksioni ka vendosur që banorët e parë të hyjnë në shtëpi që mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta përpara hyrjes së tyre, përmes disa postimeve në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.

“ALARM! Vëllai i Madh merr një vendim të papritur!”, shkruhej fillimisht në njoftimin e produksionit, pa zbuluar menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

Pak minuta më vonë, u publikua edhe vendimi që ndryshonte planet e nisjes së sezonit.

“Hapni kanalet! Futen në shtëpi banorët e parë”, njoftoi produksioni, duke konfirmuar se hyrjet do të nisnin 24 orë përpara spektaklit të parë zyrtar.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku banorët prezantoheshin gjatë natës së parë të spektaklit, këtë herë disa prej tyre do ta nisin eksperiencën përpara se të zhvillohet mbrëmja e hapjes në studio.

Hyrja e tyre po transmetohet drejtpërdrejt për publikun, ndërsa në pamjet e para nga shtëpia shihen ambientet e përgatitura për sezonin e ri.

Megjithatë, ky ndryshim nuk prek datën e premierës zyrtare. Spektakli i parë i “Big Brother VIP Kosova 5” do të mbahet nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, kur pritet të bëhet edhe prezantimi i plotë i formatit dhe banorëve.

Kështu, për konkurrentët e parë, loja nis që sonte, ndërsa publiku do të ketë mundësinë t’i ndjekë në shtëpi përpara se të zhvillohet spektakli i parë në studio.

Kaloi me sukses operacionin, Erjon Vishkulli pubIikon pamjet pas ndërhyrjes: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Një ditë pas operacionit, i riu ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi pas ndërhyrjes, të shoqëruar me mesazhin: “Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli. Asgjë nuk është e pamundur”. Vishkulli po vijon rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Operacioni u krye nga profesori Stanislao Rizzo, i cili arriti të hiqte trupin e huaj që i kishte dëmtuar syrin 28-vjeçarit. Megjithatë, rikthimi i plotë i shikimit mbetet ende i pasigurt dhe do të varet nga ecuria e mëtejshme e rikuperimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e Vishkullit, si dhe për dyshimet mbi përdorimin joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit gjatë protestës. Hetuesit kanë administruar pamjet filmike dhe dokumentacionin mjekësor.

Në vijim të hetimeve, pritet edhe ekspertimi i materialit të hequr nga syri i 28-vjeçarit, me qëllim përcaktimin e natyrës së objektit që shkaktoi dëmtimin.

Opozita bllokoi foItoren, Berisha kapet mat duke biseduar në telefon, zbuIohet emri

Seanca e djeshme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Megjithatë, mes zhurmës, flakadanëve dhe skenave të zakonshme të kaosit parlamentar, një moment ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe kamerave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është filmuar dhe fotografuar duke qëndruar i ulur qetësisht në vendin e tij mes rrëmujës së krijuar në sallë, teksa po zhvillonte një bisedë telefonike.

Personi në linjë me të ka qenë aleati i tij dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nuk dihen ende detajet e bisedës mes dy liderëve të opozitës në këtë moment kulminant të tensioneve në sallë.

LAJMI I FUNDIT/ “U deshën 31 orë…” Erion Veliaj shpërthen pas transferimit në Fier, “shënjestron” Ramën dhe kërkon …

Erion Veliaj ka reaguar sërish Iidhur me vendimin për transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si është marrë dhe mbajtur sekret ky vendim. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shprehet se janë dashur 31 orë që t’i komunikohet se vendimi është sekret. Sipas tij, kjo jo vetëm që e pengon të njihet me përmbajtjen e dokumentit, por i mohon edhe mundësinë për ta kundërshtuar apo ankimuar atë.

Kryebashkiaku e cilëson situatën një “maskaradë”, ndërsa shënjestron Kryeministrin duke i kërkuar të vihet në dispozicion autorizimi i ti për institucionin që ka klasifikuar vendimin si sekret.

Veliaj ka publikuar edhe nenin 12 të ligjit për autoritet klasifikuese, ku përcaktohet se Presidenti dhe Kryeministri janë autoritete klasifikuese të drejtpëdrejta, ndërsa titullarët e institucioneve të tjera e marrin këtë të drejtë me autorizim nga Kryeministri.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.

Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!

Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, shkruante Kryebashkiaku në Facebook-un e vet.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj?ref=embed_post

Vetëm dy javë pezullim, rikthehen në detyrë efektivët e dγshυar për thγ, erjen e këmbës së qytetarit gjatë ρrotestës

Vetëm dy javë ka zgjatur pezullimi nga detyra i shefit të rendit në Komisariatin Nr. 1, Fatjon Kopani, dhe efektivëve të tjerë të policisë, të cilët janë rikthyer prej disa ditësh në punë.

Ata u pezulluan me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pasi dyshohet se gjatë shoqërimit të një qytetari, në ditën e parë të protestës studentore, i kanë thyer këmbën.

Bëhet fjalë për Ledion Ballën, nga Librazhdi, i cili, sipas dëshmisë së tij, ka bërë përgjegjës punonjësit e policisë për dëmtimin e pësuar. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parlamentit, ku i riu u neutralizua nga efektivët dhe më pas u kap nga rrobat, ndërsa në pamjet e publikuara dallohet se kishte këmbën e thyer.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë shoqërimit ai u ka kërkuar efektivëve ta linin të lirë, por nuk ka marrë përgjigje prej tyre.
Pavarësisht rikthimit në detyrë të efektivëve, hetimet për ngjarjen vijojnë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Tiranës, për veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre.

Rasti ishte një nga incidentet më të rënda të regjistruara në ditën e parë të protestës studentore.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi
Në dashuri, mund të marrësh një përgjigje që e ke pritur prej kohësh. Në punë, mos u nxito të reagosh ndaj kritikave. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes. Sot fitohet më shumë me durim sesa me nxitim.

Demi
Një ditë e favorshme për marrëdhëniet personale. Mund të afrohesh me dikë që të ka munguar. Në punë shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë e tua. Në aspektin financiar, shmang shpenzimet e panevojshme.

Binjakët
Komunikimi është pika jote më e fortë sot. Një bisedë mund të ndryshojë mënyrën si e sheh një situatë. Në dashuri kërkohet qartësi. Mos i lër keqkuptimet të krijojnë distancë.

Gaforrja
Emocionet mund të jenë më të forta se zakonisht. Përpiqu të mos e marrësh çdo gjë personalisht. Në familje mund të marrësh mbështetjen që të nevojitet. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ketë shumë kuptim.

Luani
Sot ke mundësi të shkëlqesh, sidomos në çështjet profesionale. Besimi në vetvete të ndihmon të përballosh një sfidë. Në dashuri, mos kërko gjithmonë të kesh fjalën e fundit. Dëgjo edhe tjetrin.

Virgjëresha
Një ditë e mirë për të organizuar planet dhe për të vendosur prioritete. Në punë mund të zgjidhësh një problem që të ka shqetësuar. Në dashuri, mos analizo çdo fjalë. Ndonjëherë është më mirë t’i lejosh gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Peshorja
Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Mund të sqarosh një keqkuptim ose të marrësh një sinjal të rëndësishëm nga dikush. Në punë, bashkëpunimi sjell rezultate më të mira. Në dashuri, dëgjo zemrën, por mos harro arsyen.

Akrepi
Intuita jote është e fortë dhe mund të kuptosh më shumë nga sa të thonë të tjerët. Në dashuri priten emocione dhe pasion. Në punë, një vendim i rëndësishëm kërkon qetësi. Mos zbulo planet e tua para kohe.

Shigjetari
Një ditë që të nxit të mendosh për ndryshime dhe aventura të reja. Mund të marrësh një lajm interesant ose një ftesë të papritur. Në dashuri, spontaniteti sjell momente të bukura. Mos e humb optimizmin.

Bricjapi
Përqendrimi te puna dhe objektivat personale do të të ndihmojë të ecësh përpara. Një çështje financiare mund të kërkojë vëmendje. Në dashuri, përpiqu të shprehësh më hapur ndjenjat. Jo gjithçka duhet mbajtur brenda.

Ujori
Idetë e reja dhe dëshira për ndryshim janë të theksuara. Mund të lindë një mundësi interesante në punë ose në jetën personale. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë dy njerëz. Mos ki frikë të tregosh atë që ndien.

Peshqit
Ndjeshmëria dhe intuita të udhëheqin gjatë ditës. Është moment i mirë për t’u kujdesur për veten dhe për të larguar energjitë negative. Në dashuri kërkohet siguri emocionale. Në punë, mos lejo pasigurinë të të pengojë.

Ρronari fiImon krijesën e çυditshme në tavanin e shtëpìsë, askush në botë nuk e shpjegon dot çfarë është..!!

Një krijesë e çuditshme e filmuar në një shtëpi në Indonezi ka ngjallur interes në të gjithë botën.

Pronari i shtëpisë Hari Toae vuri re se krijesa po rrëshqiste përgjatë tavanit në Bali muajin e kaluar.

Kishte dy krahë, katër tentakula me gjatësi të ndryshme dhe dukej sikur po lëvizte me kokë poshtë me këmbët që i mbante në tavan.

Hari tha se krijesa dukej se po kërkonte një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kishte rënë shumë shi më parë.

SHIKO VIDEON

E dinit se Blendi Fevziu është fëmijë i αdoρtuar? Ky është mbiemri dhe vendlindja e tij e vërtetë..!!

Të gjithë e njohim moderatorin Blendi Fevziu, i cili prej shumë vitesh është në krye të “Opinion”, një ndër emisionet më të ndjekur shqiptare.

Mirëpo, e keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Madje, as mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi.

Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjes nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre.