Dalin fotot “e ΤURPlT” që VIP-at shqiptare nuk do DONlN të shihnit, si kanë qenë vite më parë

A i mbani mend personazhet e televizionit vite më parë, apo ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të bëni një paraIelizëm se si kanë qenë ata në të vërtetë?

Një galeri fotosh e botuar në gazetën Shqiptare para 12 vitesh pikërisht në vitin 2008 vjen dhe ju çon pas në kohë, duke ju njohur me personazhet dikur.

Këto fotografi janë shkrepur gjatë natës së “Super Model of the World”, moderuar nga Arbana Osmani dhe të siguruar.

Në këtë galeri nuk mund të kalojnë pa u vënë re disa nga momentet më pikante dhe detajet më të papara. Nga cigarja e Arbana Osmanit e deri tek “mbështetja” që Ermali i jep Amit…

Një cigare antistres për Arbanën: I ka ecur më së miri prezantimi i spektaklit ‘Super Model of the World’ Arbanës, në fakt ashtu si çdo gjë tjetër merr përsipër të bëjë. Një spektakël i vërtetë plot ngjyra dhe emocion.

Por ka edhe Arbana momentet e veta të sikletshme apo të stresit të punës të cilat i kalon si në këtë foto të realizuar nga paparaci ynë….duke tymosur një cigare.

E pi atë në qetësi dhe pa folur, thjesht duke vëzhguar ambientin dhe duke pritur momentin që duhet të futet në skenë. Përsa i takon look-ut të saj, ka qenë vërtet elegant. Një fustan fin i zi, sigurisht i shoqëruar nga aksesorë të shndrritshëm.

Eranda: Rezi, nuk të tradhtoj kurrë! Gjithmonë e kemi parë të veshur me mjaft shije duke disponuar një garderobë shumë të pasur dhe një finesë që e karakterizon sa herë që del në skenë.

Dhe Eranda e ka një sekret. Ajo që kujdeset gjithmonë për veshjet e këngëtares është stilistja e mirënjohur Rezarta Skifteri, në atelienë e së cilës shkon prej vitesh.

Jo vetëm një stiliste, por edhe një konsulente e përhershme e Erandës, sa herë kësaj të fundit i duhet të marrë pjesë në ndonjë festival, koncert aktivitet artistik apo edhe ndonjë festë familjare apo private qoftë kjo.

Turpërohet Rovena: Çfarë të jetë vallë ajo që po sheh Rovena në këto momente që e ka habitur aq shumë sa në mes të gjithë të pranishmëve ka mbuluar fytyrën me duar? Me siguri diçka nga modelet që kalonin në pasarele por këtë nuk mundëm ta zbulojmë. Rovena atë që po shihte ia tha menjëherë Irmës që kishte pranë, madje duke i tërhequr vëmendjen. Më pas Rovena nuk e ka mbajtur dot të qeshurën dhe ka shpërthyer në gaz.

Motrat Libohova ndahen nga Rovena: Ja tek i shohim të ulura përkrah njëra-tjetrës tre emra të njohur të muzikës shqiptare, zëra që prej vitesh kanë fituar zemrat e mbarë publikut. Të ftuara në vendet VIP të spektaklit, motrat Libohoba si gjithmonë nuk ndahen duke shkuar në çdo aktivitet bashkë, vetëm se këtë herë në mes u është futur Rovena. Ndoshta ka qenë kjo zgjedhja e Rovenës që t’i ketë të dyja pranë. Erandën në të majtën ndërsa Irmën në të djathtën. Në krahasim me dy të tjerat Eranda është shfaqur më e heshtur.

Nevrikoset Ami… Ka kaluar disa kohë që nuk shfaqen në publik bashkë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë ku pjesën më të madhe të kohës, ua merr sigurisht agjencia. Dhe ja tek janë të ftuar tek ‘Super Model of the World’. Por mesa duket ka diçka që nuk shkon me Amin. Duket shumë e nevrikosur dhe për këtë nuk po bën dot gjë as Ermali që i qëndron afër e i flet. Nuk kalon shumë dhe mërzitja siç duket kalon edhe tek ky i fundit. Çfarë mund t’i ketë nervozuar të dy?…

Autostrada e re në Greqi, mediat greke: Udhëtimi Janinë–Kakavijë do të zgjasë vetëm 40 mìnuta

Një autostradë e re që do të lidhë Janinën me pikën kufitare të Kakavijës pritet ta shkurtojë udhëtimin në rreth 35–40 minuta, kur projekti të përfundojë në dhjetor të vitit 2029, raportojnë mediat greke.

Tovima.com shkruan se projekti parashikon ndërtimin e rreth 70 kilometrave autostradë, me një buxhet prej 310 milionë eurosh.

Ai synon të rrisë sigurinë rrugore, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të përmirësojë lidhjet mes Greqisë, Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Punimet kanë nisur dhe po vijojnë në tri zona kryesore: Kosmira, Asvestochori dhe në kryqëzimin ku rruga e re do të lidhet me autostradat Ionia Odos dhe Egnatia Odos.

Një prej veprave kryesore do të jetë një urë rreth 560 metra e gjatë, me 14 hapësira, në kryqëzimin që lidh dy autostradat.

Projekti ndahet në dy segmente. I pari përfshin 46,4 kilometra nga Janina në Kalpaki, ku janë planifikuar gjashtë kryqëzime të ndara në nivele. I dyti shtrihet për 23,1 kilometra nga Kalpaki deri në pikën kufitare të Kakavijës dhe parashikon përmirësimin e rrugës ekzistuese drejt Shqipërisë.

Autostrada e re do të shërbejë si zgjatim perëndimor i Egnatia Odos dhe do të përmirësojë lidhjet me zonat malore e më të izoluara të Epirit.

Projekti është pjesë e korridorit Orient/East-Med të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian dhe synon të forcojë tregtinë dhe turizmin në Evropën Juglindore.

Me përfundimin e tij, udhëtimi prej rreth 264 kilometrash nga Antirrio në Kakavijë, përmes Janinës, pritet të zgjasë rreth dy orë e 15 minuta.

Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë greke për projektet rrugore, përfundimi i autostradës Janinë–Kakavijë është parashikuar për dhjetor 2029.Tovima.com

LAJMI I FUNDIT: Konfìrmohet opinionistja e parë e Big Brother VIP

Pas javësh të tëra përfoljesh, tashmë është zyrtare! Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë opinioniste e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme përmes faqes zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është publikuar edhe fotografia prezantuese e saj.

Rudina është një emër i njohur i ekranit shqiptar, me një karrierë të gjatë në aktrim, humor dhe moderim. Publiku e njeh nga spektaklet “Portokalli” dhe “Al Pazar”, ndërsa ndër vite ka drejtuar edhe emisionin “Mos i fol shoferit”. Së fundmi, ajo ishte pjesë e panelit të moderatoreve të “Goca dhe Gra” në Top Channel.

E njohur për natyrën e saj spontane, humorin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë, Dembacaj tashmë merr një rol të ri televiziv, këtë herë duke komentuar lojën, përplasjet dhe marrëdhëniet mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Emri i saj kishte qarkulluar prej ditësh në mediat shqiptare si një nga kandidatet për karrigen e opinionistes, por vetëm tani është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.

Big Brother VIP Kosova 5 nis këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova, duke hapur një kapitull të ri të spektaklit që ka mbajtur të mbërthyer publikun gjatë katër edicioneve të kaluara. /Prive By LS

Rritja e pensioneve, kush përfiton dhe sa do të marrë çdo muaj? Ja kategorìtë dhe kushtet

Qeveria ka prezantuar skemën e rritjes së pensioneve, e cila parashikon shtesa mujore të ndryshme në varësi të kategorisë së pensionit dhe masës së përfitimit aktual. Megjithatë, rritja nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë pensionistët, pasi përfitimi kushtëzohet nga kufij të caktuar të të ardhurave mujore.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e pensioneve do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, duke theksuar se këtë vit shtesat do të jenë të dyfishuara.

“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar”, është shprehur Rama, duke iu referuar edhe vështirësive që familjet përballojnë për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Sa do të përfitojë secila kategori?

Sipas skemës së bërë publike, shtesat mujore ndahen sipas kategorive të pensionistëve dhe kufijve të përcaktuar për masën e pensionit.

1,800 lekë në muaj: Përfituesit e pensionit të pleqërisë, nënat me shumë fëmijë dhe personat që përfitojnë pension sipas kategorive përkatëse, me kusht që pensioni të mos kalojë 40,000 lekë në muaj. 800 lekë në muaj: Përfituesit e pensionit të pjesshëm të pleqërisë dhe kategoritë e përfshira në skemën përkatëse të përfitimeve sociale, me pension nën 22,000 lekë në muaj. 1,000 lekë në muaj: Pensionistët e fshatit dhe ish-kooperativistët që marrin më pak se 18,000 lekë në muaj. 700 lekë në muaj: Përfituesit e pensionit familjar, nëse masa e pensionit është nën 18,000 lekë në muaj. 600 lekë në muaj: Përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin më pak se 30,000 lekë në muaj. Sipas informacionit të publikuar, personat që tejkalojnë kufijtë përkatës të pensionit nuk përfitojnë shtesën e parashikuar për kategorinë e tyre.

Sa pensionistë do të përfitojnë?

Nga skema pritet të përfitojnë rreth 727 mijë pensionistë, nga afro 770 mijë që janë gjithsej në vend, sipas të dhënave të publikuara.

Shpërndarja e përfitimeve paraqitet si më poshtë:

36% e përfituesve pritet të marrin 1,800 lekë shtesë në muaj. Rreth 41% do të përfitojnë 800 lekë në muaj. 10.3% do të marrin 1,000 lekë në muaj. Pjesa tjetër do të përfitojë shtesa prej 600 ose 700 lekësh në muaj. Rritja nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë Skema parashikon mbështetje financiare për shumicën e pensionistëve, por masa konkrete e shtesës do të varet nga lloji i pensionit dhe kufiri i të ardhurave mujore.

Për këtë arsye, pensionistët duhet të verifikojnë kategorinë në të cilën bëjnë pjesë dhe kushtet përkatëse për të kuptuar se sa do të përfitojnë realisht.

Shënim: Vlerat dhe kushtet e mësipërme pasqyrojnë informacionin e publikuar në materialin burimor. Përpara se të konsiderohen përfundimtare, ato duhen konfirmuar me aktet zyrtare të skemës dhe institucionet përgjegjëse.

Shqiptari në Belgjikë fiton 168 miIionë euro në lotari! (Makthi që po përjeton)

Fshirësi i rrugëve që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë ka frikë për jetën e tij.

Që nga e premtja e kaluar, vendi ynë ka sërish një fitues të jackpot-it të EuroMillions: fituesi ose fituesja me fat mund të presë që në llogarinë bankare t’i kalojnë 153 milionë euro.

Por nëse kjo do ta bëjë më të lumtur, kjo mbetet për t’u parë. Fituesi më i madh që ka pasur ndonjëherë vendi ynë, një fshirës rrugësh nga Bruksel, ka frikë për jetën e tij.

Kur fitoi shumën gjigante prej 168 milionë eurosh në tetor të vitit të kaluar, burri vazhdoi të punonte edhe për dy ditë te Net Brussel. Më pas nuk u paraqit më në punë dhe thuhet se u largua drejt Gjermanisë. Sipas gazetës La Capitale, ai tashmë është kthyer të jetojë në vendin e tij.

“Por ai ka frikë se njerëz me qëllime të këqija e kanë vënë në shënjestër”, thonë miqtë e tij.

Q., fshirësi i rrugëve me origjinë nga Kosova, shpreh keqardhje për gjithë zhurmën që u krijua pas fitores së tij. Që atëherë, atij i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra.

“Sidomos nuk shkon dot për të parë klubin e tij të preferuar, FC Kosova në Bruksel”, i tha njëri prej miqve të tij gazetës.

“Duhet ta lënë të qetë. Sa më shumë informacione të bëhen publike për të, aq më shumë rrezik i kanoset”, thotë ai.

Që kur fitoi shumën e madhe, ai është kthyer vetëm dy herë në lagjen e tij të vjetër. Dhe këtë e ka bërë me një truprojë.

“Mund ta shantazhojnë ose ta rrëmbejnë”, shprehet i shqetësuar miku i tij.

“Ai vinte te FC Kosova sepse njerëzit këtu e njohin dhe sepse e di që askush nuk do ta shqetësojë. Por tani që është bërë e ditur se ai vazhdon të vijë këtu, nuk besoj se do të kthehet së shpejti. Nëse duam ta takojmë, do të na duhet të caktojmë takime në fshehtësi”.

Sipas La Capitale, burri ka blerë një shtëpi disa dhjetëra kilometra larg Brukselit. Sipas njerëzve të afërt me të, largimi jashtë vendit nuk ka qenë kurrë një mundësi.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ai u largua nga Kosova për shkak të luftës dhe që atëherë është lidhur shumë me vendin që e ka pritur. Për më tepër, ai nuk dëshiron t’i “shkëpusë nga rrënjët” katër fëmijët e tij.

“Ai nuk do të shpërngulet jashtë vendit. E gjithë jeta e tij është këtu”, thotë miku i tij.

“Fëmijët e tij janë rritur këtu dhe ende studiojnë këtu. Ai mund të udhëtojë sa të dëshirojë, por nuk do të largohet nga Belgjika.”

Edi Rama u futet shqiptarëve në Facebook e Instagram, burg kush bën thirrje për revoItë; e pëson edhe Eduard Ndocaj

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar terrorin kundër qytetarëve që marrin pjesë në protestë. Pas paralajmërimeve mediatike, kryeministri ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore për të proceduar personat që mbështesin protestën.

Antiterrori dhe të Krimit Kibernetik janë futur në rrjtete sociale të qytetarëve, duke arrestuar 1 person, ndërsa 17 të tjerë janë vënë nën hetim, të cilët kanë bërë thirrje për mbështetjen e protestës.

Sipas policisë, 1 person është vënë në pranga dhe 17 të tjerë janë proceduar penalisht, pas hetimeve për thirrje publike për dhunë dhe kërcënime në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera online, në kuadër të protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit që prej 13 tetorit. Sipas autoriteteve, personat e proceduar dyshohen për nxitje të veprimeve të dhunshme.

Sipas Policisë, rastet e hetuara përfshijnë mesazhe kërcënuese për vendosjen e bombave në tri godina të një kompanie private, thirrje për dhunë dhe oferta parash për sulme ndaj politikanëve, si dhe publikimin e të dhënave personale të punonjësve të Policisë.

Po ashtu, është proceduar penalisht një 20-vjeçar, i dyshuar për vendosjen e një banderole me simbol nazist në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ndërkohë, materialet për tetë llogari të tjera në rrjetet sociale janë referuar në Prokurori, me qëllim identifikimin e personave që i administrojnë.

Sipas autoriteteve, mes personave të proceduar nga policia është edhe Gentian Progni, 37 vjeç, i cili ka publikuar foto dhe të dhëna të personale të punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht edhe ish-deputetin Eduard Ndocaj. Ky i fundit ofroi para për këdo që hedh një ministër apo deputet në koshin e plehrave, por për Ramën kjo është vepër penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17 shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026:

-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.

•Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

-A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

-G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.

Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;

-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;

-A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Rama zbuIon datën: Jemi zotuar! Rritja e pensioneve do të dyfishohet

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pensionistët do ta përfitojnë rritjen e dyfishuar të pensioneve në muajin janar, me pensionin e parë të vitit të ardhshëm.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Rama ka ripërsëritur zotimin e qeverisë për të dyfishuar çdo vit rritjen e pensioneve deri në përfundim të mandatit të katërt qeverisës.

Sipas kryeministrit, kjo politikë mbështetet te rritja ekonomike e vendit dhe mundësitë që ajo krijon për të shpërndarë më shumë të ardhura te qytetarët.

Rama:

“Të nderuar bashkëqytetarë e bashkëqytetare, pa dallim bindjesh e përkatësish politike, të gjithë ju që s’keni lidhje me dhunën dhe që e refuzoni dhunën si një mjet të shprehjes se pakënaqësisë suaj por dhe të gjithë ju që dhe në këto ditë të vështira nuk keni munguar së treguari mbështetjen dhe solidaritetin tuaj jo për mua, por për një përpjekje që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ndalet.

E kam thënë kur s’kishte asnjë protestë në horizont, e kam nënvizuar vazhdimisht kur kërkova mandatin e katërt, se qëllimi im është që çdo vit shqiptarët të marrin më shumë nga rritja ekonomike e Shqipërisë.

Dhe çdo vit e kemi rritur volumin e rishpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike, duke shfrytëzuar çdo mundësi të re të buxhetit pasardhës, për paga, investime, shpenzime sociale. Ashtu sikundër pikërisht sepse ekonomia na e ka dhënë mundësinë, jemi zotuar që në këtë rishpërndarje, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës, deri në fund të mandatit të katërt. Në janar, pensionistët do ta ri verifikojnë këtë zotim në pensionin e tyre të parë të vitit të ardhshëm, ku rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar. “

10 MASAT e reja të Qeverisë: Nga SUPERTAKSA e apartamenteve bosh dhe viIave në bregdet, te TVSH-ja e ushqimeve bazë dhe ulja e naftës me 32 lekë për litër (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot një sërë masash shumë ambicioze të politikës ekonomike, fiskale dhe sociale, të planifikuara për t’u zbatuar nga qeveria e tij, në Buxhetin e vitit 2027 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm, i cili përkon me pjesën e dytë të mandatit qeverisë pikërisht 2027-2029.

“Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime private të vogla e të mëdha, vendase e të huaja. Ne duam po ashtu sa më shumë njerëz të pasur në Shqipëri, sepse problemi nuk janë asnjëherë të pasurit, po është hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë pak.

Prandaj ne mbetemi partizanë të taksimit të ndershëm, kush fiton më shumë paguan më shumë, dhe jemi këtu për të zbutur sa të mundemi hendeqet sociale që krijon transformimi i shpejtë ekonomik”, u shpreh Edi Rama, teksa prezantoi një nga një 10 masat e reja:

1. Ulim normën TVSH për ushqimet bazë – nga 20% ne 6% për 54 produkte, ku përfshihen mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë Euro në vit për ushqimin, që deri më sot i kalonin shtetit përmes TVSH-së 20%. Nga ana tjetër praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar që ulja domethënëse e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

2. Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes ose e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit, të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.

3. Nuk rrisim normën e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15% ose e thënë ndryshe në nivelin më të lartë në rajon – dëgjojeni mirë, ndryshe nga sa ju rrokanisin ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara, ne i tatojmë të mëdhenjtë, pra biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej 10 e më shumë vitesh. Por sot rrisim ama në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividentin e tyre, i cili duke shkuar nga 8% në 15 %, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

4. Ulim barrën tatimore, më vjen natyrshëm buzëqeshja sepse janë 32,000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje, rritjen e pragun të sipërm të tatimit mbi pagën, nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, sot rritja e ekonomisë na jep mundësinë.

5. Nga ana tjetër vendosim një prag të ri të tatimit mbi pagën 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividentit.

6. Po ashtu, ulim pragun e aplikimit te TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla të vazhdojnë të abuzohen duke i shërbyer si guacka bizneseve të mëdha për tu fshehur. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si paralajmërim edhe për bizneset nën 5 milionë lekë, që të mos luajnë me faturat e të mëdhenjve, nëse nuk duan të hyjnë në regjimin e TVSH-së vitin e ardhshëm. Ndërkohë, qëndron i paprekur zotimi ynë publik, taksa zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

7. Rrisim edhe normën e TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10 %, duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin. Është një masë që duhet të jetë një mesazh për pronarët e hoteleve, nga të cilët kërkohet formalizim në kushtet kur të ardhurat e tyre rriten dhe vetëm rriten e rriten çdo vit.

8. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë, me llajke e follëer-sa dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale, për të cilat po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave. Paralelisht po punohet në ligje e vendime të tjera, edhe për disa masa të reja që shkojnë po në këtë drejtim, solidaritet me ata që e ndjejnë më shumë presionin e rritjes së kostove të jetesës nga rritja ekonomike dhe nga zhvillimi i shpejtë ekonomik që krijon vetvetiu pastaj hendeqe dhe ne duhet të jemi aty për t’i ngushtuar. Një super-taksë prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qera (është e drejta e tyre, po duhet të paguajnë njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera të Europës që po përballen me koston e rritur të apartamenteve); një super-taksë prone për vilat në bregdet, edhe ata duhet të paguajnë më shumë për pronën e tyre dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave. Kjo shkon në një tjetër ligj ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë edhe një super-taksë për makinat e luksit.

9. Në ndërkohë, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për faktin se formulari i deklarimit të të ardhurave do të ndryshojë sipas formatit të shteteve të Bashkimit Europian ose e thënë më thjeshtë, për të gjithë individët me të ardhura relativisht të larta do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh të gjithë funksionarët publikë.

10. Këtë e lashë të fundit në radhë, sepse është një tjetër lajm të shumëpritur nga shumëkush, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh, nuk e sjell dëshira e qeverisë, as dëshira ime – se dëshirën e kemi pasur gjithnjë – po e sjell rritja e ekonomisë: Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Nga ana tjetër, do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi uIet me 32 lekë në pompë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke deklaruar se ajo do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë.

Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor.

Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, deklaroi Rama.

SPAK gati fIetë-thirrjen e Edi Ramës, dëshmia e Mirel Mërtirit në Austri ka fundosur kryeministrin, priten zhvillime të reja

Dallga e madhe e aferës së inceneratorëve tashmë ka goditur drejtpërdrejt majën e piramidës së pushtetit. Paralajmërimi i bujshëm i Mirel Mërtirit se do të “plasë bombën” nga arratia nuk ishte thjesht një blof politik. Burime konfidenciale bëjnë me dije se një prokuror i posaçëm i SPAK ka udhëtuar me urgjencë drejt Vjenës, ku ka marrë në pyetje “trurin” e inceneratorëve. Dëshmia e Mërtirit në tokën austriake mësohet se ka shokuar hetuesit e SPAK-ut dhe ka nxjerrë lakuriq të gjithë mekanizmin e zhvatjes milionëshe. Ai ka zbërthyer me emra, data dhe llogari bankare fijet e padukshme se si kanë lëvizur dhjetëra miliona euro nga arka e shtetit drejt xhepave të oligarkëve dhe pushtetarëve.

Kjo goditje vjen si një konfirmim i menjëhershëm i akuzave të forta të opozitës dhe dëshmive përvëluese të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si ideatorin, arkitektin dhe tutorin kryesor të kësaj afere mega-korruptive. Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) tashmë ka bërë gati fletë-thirrjen zyrtare për kryeministrin Rama. Hetuesit e posaçëm nuk mund t’i shmangen më pyetjes kryesore: Si u firmosën tenderat me shpejtësi skëterrë dhe kush e dha urdhrin për financimin e piramidës së plehrave apo “djegëseve”? Ditët në vijim pritet të sjellin zhvillime bombastike dhe dridhje të fuqishme në godinën e Kryeministrisë. Pra e gjithë kjo tregon se ora e llogaridhënies po troket dhe këtë herë, retorika politike nuk e shpëton dot arkitektin e pushtetit shefin e qeverisë shqiptare, Edi Ramën nga fleta e thirrjes së SPAK-ut.

Si e paralajmëroi Mërtiri rrëfimin e madh

Ndërkohë kujtojmë se biznesmeni Mirel Mërtiri, cili ndodhet në arrati në Austri, është dënuar në mungesë për inceneratorin e Elbasanit. Është i pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Është raportuar prej vitesh si person në kërkim ndërkombëtar për historinë e madhe: një aferë që ka nisur me kontrata publike, ka kaluar përmes kompanive koncesionare, pagesave të dyshimta, faturave, udhëtimeve, vilave e lidhjeve politike dhe sot ka përfunduar në gjykatë. Z. Mërtiri duket se është në një moment kur ka vendosur të tregojë, me fatura dhe fakte, ku përfunduan milionat e euros së inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Kujtojmë se qytetarët e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Shijakut paguajnë ende miliona euro në vit për inceneratorin që nuk ekziston. Askush nuk po kujtohet për bombën ekologjike në Sharrë. Mijëra tonë mbulohen me dheun që del nga gropat e kullave të Tiranës. Një prej çështjeve që Mërtiri do të tregojë me emra dhe SMS është shuma prej 500 mijë eurosh që, me porosi të kryeministrit, ia dha Endri Fugës, drejtorit të komunikimit pranë Edi Ramës. Sipas burimit konfidencial të korrespondentit tonë në Vjenë, thekson portali “publik.al”, biznesmeni Mërtiri ka deklaruar për median e huaj austriake se i kanë kërkuar, në emër të Edi Ramës, t’i jepte Endri Fugës 500 mijë euro për fushatën. Ku i çoi Fuga 500 mijë eurot?

I përdori për fushatën e PS-së, te vila trekatëshe përballë Federatës Shqiptare? Bëri PR në media dhe televizione apo i mbajti për vete? Përveç Fugës, Mërtiri do të deklarojë edhe firmat fantazmë dhe emrat nga politika që ka paguar me këto para. Do të duhen disa ditë që materiali të jetë gati për transmetim. Mërtiri duket se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet austriake, nisur edhe nga statusi i tij dhe nga pyetja nëse do të deportohet në Shqipëri apo do të qëndrojë përfundimisht në Austri. Afera e inceneratorëve nuk mund të lexohet vetëm si historia e Mirel Mërtirit në arrati. Ajo është një mekanizëm shumë më i gjerë. Në rrjet, sipas dosjeve dhe hetimeve, janë përfshirë ministra, ish-zyrtarë, administratorë kompanish, njerëz të afërt me pushtetin, ndërmjetës, firma private dhe përfitues të tjerë, që kanë marrë pjesën e tyre në një skemë të paguar me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Prandaj, Mirel Mërtiri do të flasë sërish në media dhe do të tregojë çfarë di. Do të tregojë me emra kujt ia dha eurot e taksave tona. Në fakt, dosja e inceneratorit të Tiranës është e paplotë, edhe pse është në gjykatë. Duket se, pas rëndimit të pozitës së tij penale dhe pas viteve në arrati, ndërsa drejtësia shqiptare e kërkon, ai ka vendosur të thotë emrat dhe të tregojë porositë e atyre që morën pjesën e luanit nga 120 milionë eurot e djegësit fantazmë. Nisur nga pozita e vështirë, Mërtiri duket se po bën përpjekjen e fundit për të rrëfyer të vërtetën, edhe pse kjo duket si vetëmbrojtje nga akuzat e SPAK-ut, i cili e konsideron përgjegjës për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit në vend. Historia e inceneratorëve nuk është më vetëm histori kontratash. Është histori e një bande politike, administrative dhe biznesi që, sipas akuzave të SPAK-ut, ka futur duart në qindra milionë euro para publike. Disa prej tyre janë në burg. Disa presin gjykimin. Disa janë në arrati.

Dhe disa, sa herë u rëndohet pozita, shfaqen në studio televizive për të treguar se nuk janë ata problemi, por dikush tjetër. Por shqiptarëve nuk u duhen më rrëfime mallëngjyese nga arratia. U duhen përgjigje. Ku shkuan paratë? Kush i mori? Kush i mbrojti? Kush i zëvendësoi pronarët e parë me përfitues të rinj? Dhe pse njerëzit që SPAK-u i konsideron në qendër të aferës vijojnë të flasin nga jashtë, ndërsa miliona euro të buxhetit publik mbeten ende pa llogari të plotë? Intervista e Mirel Mërtirit në Austri mund të jetë episodi i një denoncimi me emra në media. Ndoshta dosja e inceneratorëve mund t’i ndihmojë prokurorët e SPAK-ut të mësojnë emrat dhe të zbulojnë ku shkuan paratë, me dokumente, në mënyrë që afera të gjykohet, të përcaktohet përgjegjësia penale dhe, në fund, paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve./gazetasot