“Ke skeIet në dollap, do të denoncoj”, sherr në studio, Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant!

Ka nisur me debat të fortë emisioni i sotëm i “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, me Ylli Rakipin, mes kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe analistit Alban Dudushi.

Analisti Dudushi e ka cilësuar retorikën e Shehajt si hipokrizi. Sipas tij, Shehaj do të sillej ndryshe nëse do të ishte në Itali, ndërsa në Shqipëri mban një qëndrim tjetër ndaj protestave dhe nuk dënon dhunën.

Për Shehajn, qëndrimi i analistit Dudushi nuk është qëndrim gazetaresk, por i një militanti.

Pjesë nga biseda:

Dudushi: Çfarë më pengon mua te Agroni dhe kur e shoh në aktivitetin e tij në këtë revolucion? Mua më pengon se Agroni, po të ishte në Itali, po të ishte në Milano, këta të pakënaqurit do t’i kishte përballë. Këtu në Shqipëri del në krah të protestës, u bërtet policëve: “Ku mbaron protesta?”. Mua më duket njëlloj bipolarizmi politik. Nga njëra anë, në Itali sillet si italian dok, në Shqipëri sillet si emigrant i brezit të dytë.

Shehaj: Nuk mendova se do ta bënim personale. Ti nuk e di me kë jetoj unë. Nëse e do personale, e bëjmë.

Dudushi: Nëse në Itali do të dilje e ta bëje publikisht, ose do t’i kishe dyert e mbyllura, ose do të kishe akuza si ky amerikan që e kanë arrestuar tani. Nuk do ta kishe këtë shans. Nuk ka asgjë personale. Ky është problem politik. Mua ma bën të pabesueshëm Agronin si politikan. Agronin që me celularin e tij dilte në cep e thoshte: “Kë mendoni se do të jetë kryeministër i Shqipërisë?”. Agroni që përplaset me policët atje.

Pasolini kishte një letër për studentët: “Ju jeni bijtë e baballarëve të pasur”, dhe unë jam me policët. Pasolinit sot nuk e di çfarë do t’i kishte thënë. Ti vjen nga biznesi, futesh në politikë si i djathtë, ti nuk thua dot një fjalë për bizneset. Agroni, në Itali e di çfarë klase politike ka atje, dhe janë distancuar nga dhuna. Ky është një qëndrim që e nderon tjetrin.

Hilja këtu është te protesta, se ka shumë që i vijnë vërdallë protestës, sepse mendojnë se ajo energji do t’i nxjerrë në kreshtë. Këta mendojnë si Sefiria, se ajo dallgë e madhe do t’i nxjerrë në breg. Kjo protestë do të bëjë një ndryshim epokal në Shqipëri, por unë nuk e di ku do të jetë Agroni. Ndryshimi do të ndodhë kur kjo protestë të ketë pjekurinë që këta ose t’i detyrojë të rrinë mënjanë, ose t’i shkrijë brenda vetes, që të mos kenë ambiciet e tyre kryeministrore.

Shehaj: Zotëria, kur vjen puna të më sulmojë mua, e krahason protestën me Italinë. Unë e di që përfaqësuesit e mazhorancës nuk vijnë të përplasen. Është e padrejtë që vini këtu gjoja me kapelen e analistit, ndërkohë që jeni militantë të thekur të mazhorancës.

Dudushi: Për përfitimet që ke?

Shehaj: Përfitimet familjare. Një gazetar thoshte se dyshonte për gazetarët e pasur.

Dudushi: Më thuaj mua çfarë përfitimesh pasurore kam unë nga pushteti. Kjo është të merresh personalisht. M’i thuaj mua tani, sepse unë të denoncoj në gjykatë për shpifje dhe ti paguan 20 vite kreditë e mia. Militantizmin mos ma trego mua.

Shehaj: O, më trembe!

Dudushi: Kjo nuk është kërcënim. Thuaju atyre që ke në katin e tretë të mos më shkruajnë më mua. Nëse e do personalisht, hajde. Unë nuk flas duke e pasur skeletin në dollap.

Shehaj: Miqve të Ramës u ka ardhur fundi.

Dudushi: Me mua personalisht dhe me familjen time nuk ta lejoj ty të merresh. Ose trego përfitimet pasurore, ose mbyll gojën e mos fol, se nuk je politikan.

Ndryshon Iigji për protestat: 5 mln lekë gjobë për “kundravajtësit”. Ndalohen tubimet para disa institucioneve

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime për tubimet.

Në ndryshimet ligjore përfshihen nga vendet ku nuk lejohen tubimet, deri tek gjobat për kundravajtësit

Ndryshimet e miratuara sot

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, “Për tubimet”.

Ligji përcakton Kufizimet e përkohshme rreth objekteve të përcaktuara, ku zona të mbrojtura janë:

a) stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet;

b) perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;

c) zonat e tjera të përcaktuara me vendim të këshillit bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

-Kur nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu kanë ndryshuar dhe masat për kundërvajtje administrative ku dënimet fillojnë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

Studentët i kërkojnë dorëheqjen/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama deI me thirrje, që në mëngjes vendos…

Ashtu si prej nëntë ditësh, edhe sot kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të nëntën ditë radhazi, për të dialoguar me studentët.

Në sofrën e gurtë të vendosur para zyrë së tij, kryeministri ka vendosur sërish ftesat për dialog, ndonëse prej më shumë se një jave studentët e refuzojnë.

Ndërkaq, protesta studentore hyn sot në ditën e saj të 16-të, ku si prej dy javësh, të rinj, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë do të bëhen sërish bashkë për të protestuar fillimisht para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, e më pas para Kryeministrisë.

Pavarësisht tensioneve të shënuara në ditët e para të protestave, dy ditët e fundit kanë qenë më të qeta, madje është vënë re dhe një ulje e ndjeshme e protestuesve.

HABlT Grυaja: Βυrri Nuk Ma Bën Q EJFlN Mirë, Ja Çfαrë I Bëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim.

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks.

A ju shkarkoi Ergys Agasi si ministër i Brendshëm? Taulant Balla i bën bìsht pyetjes së Nikoll Lesit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër figurave të opozitës, duke deklaruar se kanë përvetësuar gradualisht protestën studentore. I ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat”, përballë Nikoll Lesit, Balla përmendi Sali Berishën, Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin, të cilët i bëri përgjegjës edhe për aktet e dhunës gjatë protestave.

“Protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt”, deklaroi Balla, duke theksuar se në demokraci pushteti nuk përcaktohet nga protestat, por nga vota e qytetarëve.

Debati u ndez kur Lesi e pyeti nëse Partia Socialiste kishte ndërhyrë për të përçarë protestën. Balla e mohoi kategorikisht, ndërsa pretendoi se 90% e televizioneve shqiptare janë kundër qeverisë.

Përplasja vijoi edhe me përmendjen e Ergys Agasit dhe pretendimeve për ndikimin e tij në largimin e Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm. Balla nuk iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre pretendimeve, por u ndal te mbështetja për Policinë e Shtetit, duke dënuar ashpër sulmet ndaj efektivëve gjatë protestave.

Më poshtë, pjesë nga debati mes Taulant Ballës dhe Nikoll Lesit:

Balla: Edhe në Shqipëri do të ketë parti të dala nga protestat, dhe ju e paskeni thënë shumë mirë. Unë u kam thënë, formoni parti dhe në këtë sistemin që kemi zgjedhur, nuk e caktojnë më sheshet se kush qeveris dhe kush është në opozitë. Këtë e përcakton vota. Padyshim që sheshet të premten para zgjedhjeve kanë një peshë të madhe. Unë, të them të drejtën, në Serbi, të enjten kur ishte mitingu i fushatës, e kuptova që Lista e Studentëve kishte fituar zgjedhjet, aty kishte 500 mijë vetë. Por prapëseprapë, nuk e ndalën procesin të enjten, meqë kemi 500 mijë veta në shesh, dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet të dielën. Por duhet të presim, sepse lëvizje të kësaj natyre janë të përkohshme dhe pastaj, kur marrin përgjegjësinë për të qeverisur, është diçka tjetër. Aktualisht protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt. Dhe këta të katërt kanë përgjegjësi edhe për ato aktet e dhunës.

Lesi: Ju si PS, nuk keni futur duart për ta përçarë si protestë?

Balla: Ku?

Lesi: Ndoshta nuk ke informacion ti.

Balla: Jam kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së dhe ju deklaroj me përgjegjësi që nuk është në natyrën e PS-së që të përfshijë njerëz. Ju e dini që sot 90% e kohës televizive në Shqipëri merret nga protesta dhe opozita. A e dini ju që sot 90% e televizioneve janë kundër qeverisë?

Lesi: Ato televizione që ju i keni dhënë leje ndërtimi, resorte turistike, që i keni përkëdhelur dhe që tani janë kundër, ata në fakt me të drejtën e tyre. Sepse edhe kryeministri tha “Ekranet kriminale”, pse nuk i thotë me emra?

Balla: Ke 90% të televizioneve kundër qeverisë, e cila ka zhbërë të gjithë këtë propagandë të ngritur prej shumë vitesh, sepse këto përqindje nuk janë sot. Edhe para 6 muajsh, kur nuk kishte protestë, 60% të kohës televizive e kishte opozita. Por nuk ka asnjë problem.

Lesi: Këto informacione që nuk keni futur duart në protestë, folët si ish-ministër i Brendshëm? Sepse pavarësisht se çfarë thonë portalet dhe disa media, që të shkarkoi Ergys Agasi, dhe në fakt më mirë nëse të ka shkarkuar Gysi, sepse ka informacione nga rruga e burgut që do të jetë kjo dosja e Ergys Agasit një skandal i vërtetë për mazhorancën, por ti ke shpëtuar, se e bën gjumin i qetë.

Balla: Gjatë kohës që kam qenë ministër i Brendshëm, familja juaj ka kaluar një fatkeqësi, u nda nga jeta vëllai juaj, që ishte një nga punonjësit më të mirë të shtetit prej vitesh, edhe kam qenë në familjen tuaj për ngushëllim në Lezhë. Dhe dua të them një gjë: Policia e Shtetit është një organizatë që nga ana e ministrit të Brendshëm kërkon vetëm mbështetje dhe nga ana e qeverisë kërkon më shumë investime. Lajmi i mirë me buxhetin është që do të kemi një rritje pagash, ashtu siç e kam dëshiruar, të them të vërtetën, kur isha ministër i Brendshëm. Në kushtet ku jemi, duhet të kuptojmë që këto ditë kanë qenë ditë të zeza për kulturën e publikut me Policinë e Shtetit. Nuk qëllohet Policia e Shtetit, nuk hidhet molotov, sepse është akti më i rëndë, dhe pastaj kur reagon Policia e Shtetit, por sjellja është e patolerueshme.

ANTITERRORI vihet në lëvizje pas ρrotestave të dhυnshme: IDENTIFIKOHEN qytetarët që bënin thirrje për shkatërrim në Tiranë dhe publikonin fotografitë e policëve (E PLOTË)

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, njofton se ka vënë në pranga një shtetas, ka proceduar penalisht 17 të tjerë dhe ka referuar materialet për 8 raste për identifikim të autorëve, për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të dy javëve të fundit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026:

-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.

• Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

-A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

– E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

– G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.

Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;

-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

– O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;

– A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

– u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Policia e qëIIoi me pIumb gome në sy, shifra që qeveria miraton për kurimin e Erion Vishkullit

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit, në vlerën prej 5 milionë lekësh.

Sipas vendimit të qeverisë, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet kundrejt paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të kryhet kurimi.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2026, si dhe në vijim të vendimit për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për këtë vit.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi

Edhe pse do të nìseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t’ju kuptojnë. Iniciativat tuaja do të kenë vlerë vetëm në rast se i realizoni ato vetë deri në fund. Gjatë kësaj dite do të viheni në qendrën e vëmendjes dhe njëkohësisht do të rezultoni të suksesshëm në disa punë që do t’ju ngarkohen.

Demi

Nëse vendosni të bëni një pushim apo shkëputje të vogël nga të gjitha kontaktet që keni vendosur në punë, ky do të jetë një avantazh mjaft i madh për ju. Ju mund të bashkëveproni me të tjerët dhe në të njëjtën kohë të ruani një qëndrim dinjitoz ndaj disa “armiqve” të cilët presin nga momenti në moment të shikojnë dështimet tuaja. Melankolia do t’ju shoqërojë në anën e dashurisë. Mund të tregoni tendencë për treguar më shumë kritik seç duhet me partnerin.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të punuar në një plan strategjik të rëndësishëm në familje. Do të keni mendime të përbashkëta me familjarët, çka do të sjellë harmoninë mes jush. Sot do të keni mundësinë të tregoheni se jeni të aftë dhe të përgjegjshëm për punët që ju ngarkohen.

Gaforrja

Do të dëgjoni mendjen dhe zemrën tuaj sot, pa marrë aspak parasysh idetë e mendimet e të tjerëve. Do të doni të bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë dhe keni për t’ia arritur. Bëni kujdes të mos përfundoni duke u lënduar në fund të ditës.

Luani

Efektiviteti juaj në disa punë të caktuara do të jetë i diskutueshëm gjatë kësaj dite. Ju nuk duhet të bëni asnjë lëvizje të dyshimtë apo që do të vendosë në rrezik të ardhmen tuaj. Mendoni dy herë dhe më pas veproni.

Virgjëresha

Është dita e duhur që ju të tregoni aftësitë tuaja profesionale dhe të shprehni gjithçka që mendoni në lidhje me një çështje të caktuar në punë. Nëse ju jepet një detyrë shumë e rëndësishme, bëni mirë ta përballoni atë me sukses. Në aspektin sentimental, gjithçka do të jetë në nivelin e duhur. Shijojeni këtë ditë.

Peshorja

Do të keni aftësi që ti vendosni vetes disa kufizime, të cilat nuk do të jenë aspak të mira për ju dhe njëkohësisht do t’ju ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në të ardhmen, në lidhje me disa çështje. Mundohuni të krijoni pavarësi nga disa persona dhe të mos u kushtoni atyre çdo mendim. Vendosni se cilat janë prioritetet që ju keni në jetë e mos u pendoni edhe nëse bëni gabime.

Akrepi

Mos u frikësoni nëse do t’ju duhet të merrni disa vendime pa u menduar shumë gjatë. Bëni atë që mendoni se është më e mira për ju apo për ata që ju rrethojnë. Ruani energjitë për në mbrëmje pasi do t’ju duhen. Partneri do t’ju bëjë një surprizë, e cila do t’ju lejë pa fjalë.

Shigjetari

Nëse do t’ju duhet të punoni intensivisht, disa ide që më parqe ju një dukur fantastike, sot do të shndërrohen në një problem thelbësor për ju. Mund të dalloni se ka diçka që nuk shkon në mënyrën se si ju punoni dhe se si ju trajtoni një çështje apo të tjerët rreth jush. Qetësoni veten dhe ruani gjakftohtësinë sido që të krijohen rrethanat.

Bricjapi

Sot do të vijoni të ëndërroni gjatë gjithë ditës për disa plane tuajat, të cilat keni shumë dëshirë ti realizoni. Do të mbusheni me pozitivistet dhe nuk do ti ndieni aspak disa influenca negative që persona të caktuar do të tentojnë të ushtrojnë mbi ju. Sot do të merrni gjithçka me qetësi dhe dot gjeni paqen shpirtërore

Ujori

Do të jetë një ditë e bukur gjatë së cilës mund të realizoni disa plane që i keni bërë prej kohësh. Mos u entuziazmoni më shumë seç duhet në rast se dikush ju ndihmon për një çështje të caktuar pasi çdo gjë e ka një çmim në fund. Do të tregoheni mjaft të gatshëm për tu ofruar gjithçka që mundeni disa njerëzve që ju rrethojnë.

Peshqit

Dita premton fat të mirë sot dhe shumë pozitivistet. Nëse keni disa punë për të kryer, bëni mirë ti përfundoni ato dhe të mos i lini përgjysmë. Nëse dikush do t’ju kritikojë, mbaji parasysh vërejtjet dhe mundohuni të përmirësoni gabimet.

E υαr rosën për së gjaΙΙi, biznesmeni tregon si arriti të teΙefononte të vëΙΙanë nën dhe

Një biznesmen rus, i cili u va.rros për së gjalli në Moskë të Rusisë, arriti të telefononte të vëllanë nga brenda varrit e më pas t’i lutet atij që t’i paguante një borxh të vjetër.

41-vjeçari Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u va.rros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Ai duhej të paguante një shumë prej 410 mijë paundësh britanikë, siç raportojnë mediat ruse. 

I var.rosur për së gjalli dhe nën dhe, 41-vjeçari arriti të telefononte të afërmit. Pasi mori telefonatën,

vëllai arriti të paguante vetëm 16.430 paund si dhe t’u falte atyre automjetin e tij tip BMW-535 në këmbim të lirimit Khikkmetit

“Bëhuni gati për Iuftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

Aleanca e NATO-s duhet të jetë e përgatitur për luftë me Rusinë. Kështu ka bërë me dije Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.

Duke folur gjatë një vizite në Varshavë, Streeting tha se NATO nuk donte luftë, por se garancitë e Rusisë për të njëjtën gjë nuk mund të besoheshin dhe vuri në dukje atë që ai e quajti “terrorizëm i sponsorizuar nga shteti” kundër anëtarëve të NATO-s, shkruan A2.

Polonia dhe shtete të tjera të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore e kanë akuzuar Rusinë për akte sabotimi dhe “lufte hibride” kundër tyre, pretendime që Moska i mohon.

“I kam paralajmëruar qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar se duhet të jemi të përgatitur për një skenar në të cilin Mbretëria e Bashkuar dhe aleanca e NATO-s e gjejnë veten në luftë me Rusinë. Jo sepse duam luftë; nuk kemi grindje me popullin rus dhe nuk kemi dëshirë për luftë me Rusinë. NATO është një aleancë mbrojtëse. Por kur Putini jep siguri se nuk ka ndërmend të provokojë një luftë me NATO-n, na kujtohet ajo që tha për Ukrainën vetëm disa ditë para pushtimit. Dhe e shohim qartë terrorizmin e sponsorizuar nga shteti që Kremlini koordinon kundër anëtarëve të NATO-s”, tha Streeting.

Komentet erdhën ndërsa Streeting ndodhej në kryeqytetin polak për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje midis Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Duke folur përkrah Streeting, Ministri i Mbrojtjes i Varshavës, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia do të shtyjë Mbretërinë e Bashkuar që të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian dhe t’i bashkohet nismave të mbrojtjes të BE-së.

“Polonia do të mbështesë rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian. Ne duhet ta shndërrojmë këtë moment rreziku për Evropën në një mundësi – veçanërisht brenda industrisë së mbrojtjes. Ne kemi të njëjtat pikëpamje për prodhimin e armëve”, u shpreh Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministri polak i Mbrojtjes.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar që Mbretëria e Bashkuar të luajë një rol më të rëndësishëm dhe të jetë në gjendje të marrë pjesë në nismat e Bashkimit Evropian që synojnë ndërtimin e sigurisë”, përfundoi zyrtari i lartë polak.