Shtëpi 240 mìjë euro? Zegjine Çaushi i përgjigjet komentuesit: Kam prenotuar një apartament, si mijëra shqiptarë

Zegjine Çaushi është përfshirë në një debat me një komentues në Facebook, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte blerë një apartament me vlerë 240 mijë euro pas vetëm një viti si deputete.

“Amoj Zeqine 1+1 bejn Tre u shtove servile si Spiro dhe ti 240 mi euro shpi me 1 vite deputete”, shkruante komentuesi.

Deputetja e PS-së e ka kundërshtuar akuzën, duke sqaruar se nuk ka blerë një shtëpi të përfunduar, por ka prenotuar një apartament me kredi dhe këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet.

Ajo i kërkoi komentuesit të paraqesë prova për shifrën e përmendur, në vend që të bëjë pretendime pa fakte.

“Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton të shpikësh një shifër dhe ta thuash si të ishte e vërtetë?

Unë kam prenotuar një apartament, siç bëjnë mijëra shqiptarë, me kredi dhe me këste, në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. Nuk kam marrë asnjë shtëpi të përfunduar.

Nëse ke fakte për ato që pretendon, paraqiti. Përndryshe, mos shpik shifra dhe mos i shis si të vërteta në komente pas tastierës”, ishte përgjigja e deputetes.

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″/ Ja disa nga emrat që përfIiten si pjesëmarrës në spektakël

Teksa po afrohet edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania”, kanë nisur të qarkullojnë emrat e personazheve që mund të bëhen pjesë e spektaklit.

Disa prej tyre janë përmendur nga burime mediatike, ndërsa të tjerë janë propozuar publikisht nga figura të njohura të televizionit.

Një nga emrat e parë të zbuluar ishte Negisa Dido, fituesja e edicionit të shtatë të “She’s On Top”. Më 16 gusht, Loki Magazine raportoi ekskluzivisht se Negisa pritet të jetë një prej konkurrenteve të BBVA 6. Pas fitores në formatin e Top Channel, ajo siguroi edhe një kontratë televizive me emisionin “E Diell”.

Një tjetër personazh i përmendur është Helga Cako, vajza e Alfred Cakos. Emri i saj u propozua më 25 shtator nga gazetari Bledi Mane, gjatë një interviste në “She’s On Air” në Top Albania Radio.

“Po largohem nga një marrëdhënie abuzive”/ Momenti emocionues ku Lana Del Rey i vjen në ndihmë një gruaje gjatë udhëtimit me makinë

Mane foli për mundësinë që Helga të bëhej pjesë e spektaklit, duke përmendur edhe reagimet që mund të kishte i ati gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Në të njëjtën intervistë, Mane përmendi edhe Milaim Zekën. Gazetari nga Kosova, i njohur për deklaratat e tij publike dhe pjesëmarrjen në debate televizive, ishte një tjetër personazh që Mane tha se do të dëshironte ta shihte në këtë format.

Ndërkohë, më 11 shtator, në mediat rozë qarkulloi lajmi se edhe çifti i njohur i TikTok-ut, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj, mund të bëhen pjesë e edicionit të ri.

Dyshja ka krijuar një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale dhe është shfaqur më parë edhe në ekranin e Top Channel. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse një pjesëmarrje e mundshme do të ishte individuale apo si çift.

Listës së emrave të përmendur publikisht i shtohet edhe Erion Braçe. Deputeti socialist u propozua gjithashtu nga Bledi Mane gjatë intervistës së 25 shtatorit. Gazetari u shpreh se do të dëshironte ta shihte Braçen jashtë mjedisit politik, në një format ku publiku mund të njihte edhe një anë tjetër të tij.

Pavarësisht raportimeve dhe emrave që kanë nisur të qarkullojnë, deri më tani Top Channel nuk ka bërë publik një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e këtyre gjashtë personazheve në “Big Brother VIP Albania 6”.

Qeveria Rama bën gati “Iigjin e ri” për pagat, kush merr rrogë mbi 700 mijë lekë do të …

Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi të ardhurat, që do të arrijë në 32%, nga 23% që është aktualisht.

Paketa e re fiskale parashikon vendosjen e një shkalle të tretë tatimore për pagat e larta, ndërsa për pagat nga 200 mijë deri në 700 mijë lekë parashikohet lehtësim i barrës tatimore.

Sipas propozimit, për herë të parë do të vendoset një normë marxhinale tatimore prej 32% për pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj, që korrespondon me një bazë tatimore vjetore mbi 8,040,000 lekë, pas aplikimit të zbritjes tatimore.

Norma e re prej 32% do të zbatohet vetëm mbi pjesën e të ardhurave që tejkalon pragun e përcaktuar dhe jo mbi të gjithë pagën. Aktualisht, të ardhurat mbi kufirin e fashës së parë tatohen me normën 23%, pa një shkallë të tretë për pagat më të larta.

Në relacionin shoqërues të ndryshimeve, Ministria e Financave argumenton se vendosja e shkallës së tretë synon forcimin e progresivitetit të sistemit tatimor, duke e lidhur barrën fiskale me aftësinë paguese të individëve.

Ndërkohë, për pagat më të ulëta se 700 mijë lekë parashikohet lehtësim i tatimit, përmes rritjes së kufirit të fashës së parë tatimore. Aktualisht, norma 23% zbatohet mbi pjesën e pagës bruto që tejkalon 200 mijë lekë në muaj. Me ndryshimet e propozuara, ky prag do të rritet në 300 mijë lekë, duke zgjeruar fashën e të ardhurave që tatohen me normën 13%.

Për pagat bruto nga 300,001 deri në 700,000 lekë në muaj, norma marxhinale e tatimit do të jetë 23%. Sipas relacionit, kjo ndërhyrje synon lehtësimin e barrës tatimore për shtresën e mesme dhe profesionistët e kualifikuar, ndërsa individët me të ardhura më të larta do t’i nënshtrohen një norme më të lartë tatimore.

U gjet pa shenja jete në apartamentin e marrë me qìra në Durrës, del foto e 25-vjeçares

Kjo është turistja 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në Durrës. Ajo u gjet pa shenja jete në apartamentin që kishte marrë me qira në qytetin bregdetar. Pranë saj, në shtrat, ndodhej vajza e saj 2-vjeçare, e cila nuk kishte pësuar lëndime.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 8 tetor, kur punonjësja e pastrimit hyri në apartamentin ku 25-vjeçarja po qëndronte së bashku me të bijën, gjatë pushimeve në qytetin bregdetar shqiptar.

Sipas raportimeve, punonjësja e gjeti Ferne King të pajetë në shtrat, ndërsa vogëlushja ndodhej pranësaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

Një nga pistat që po shqyrtojnë autoritetet është ajo e një arresti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktëi vdekjes ende nuk është përcaktuar, pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike të kryera në laborator.

Deri më tani, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje. Pas vdekjes së nënës, vajza e vogël, Sihana, është marrë në kujdes nga shërbimet sociale të qytetit të Tiranës.

Sipas medias britanike “Metro”, Ferne King ndodhej në Durrës për një qëndrim të shkurtër, vetëm tre ditë. Ajo kishtemarrë me qira një apartament në një prej rrugëve kryesore të qytetit, pranë restoranteve, hoteleve dhe MuzeutArkeologjik.

Trupi i 25-vjeçares pritet të riatdhesohet, ndërsa ceremonia e varrimit është planifikuar të mbahet më 6 nëntor./Top Channel

Bukuroshja nga Dibra që jeton në Nju Jork: Si u mar toυa me djaΙin me ngj γre, ç’më thanë prìndërit, që s’mυnd t’ia harrojë…!!

Jam puro dibrane dhe familje ime që nga viti 1980 u vendos në SHBA në Nju Jork. Unë u linda në shtetin e lirisë dhe mundësive. Jetën e fëmijërisë e kalova me përplotë momente të bukura dhe dëshira të plotësuara nga familja ime. Mbarova shkollimin fillor dhe të mesëm, e kënaqur si një vajzë e moshës së re, dhe duke qenë nxënëse e shkëlqyer u regjistrova në kolegj, në degën e biznesit.

Viti I pare dhe i dytë kaluan mire dhe e kënaqur. Ajo që më gëzonte shumë se edhe prindërit e mi ishin të kënaqur me suksesin tim. Por gjithçka ndryshoi në vitin e tretë, kur ndodhi kthesa e madhe në jetën time. Duke qenë se si vajzë kasha nevojë për dike që të kisha afër dhe të më donte, isha e mërzitur se spo arrija të gjeja ‘princin’ e ëndërrave. Prindërit më thonin se do të ma gjenin një djalë shqiptarë, por më shumë më nxisnin ta njoftoja dike përmes internetit, sepse aty ku jetonim ka pak ose hiç nuk ka shqiptarë.

Isha e mërzitur për këtë. Por gjithçka ia lash fatit. E si duket erdhi fati dhe solli Jonathanin, një djalë afro-amerikan, që kurrë se kisha menduar se dikush me ngjyrë do të shprehte dashuri. Jonathan, dy vite më në moshë, më shkeli syrin derisa bënin praktikë në fakultet.

Pas kësaj me këtë djalë fillova të kisha një komunikim të rregullt thjesht si shok, bisedonim në telefon, në Facebook, në e-mail, ku të na jepej mundësia. Ai një natë mu soll me fjalë duke më dhënë sinjale se më do. Por se besoja dhe i ikja bisedës. Por ai insistonte dhe arrita ta kuptojë. Ditë pas dite, ne kishim filluar të ndjenim për njëri-tjetrin, por këtë ndjenjë nuk guxonte asnjë ta shprehte.


Halli im ishte se çka do të thonin prindërit, sepse në Amerikë këto gjëra nuk viheshin re dhe shumë shoqe të miat ishin lidhur me djem me ngjyrë, por ngaqë i kisha folur për zakonet dhe mentalitetin e familjes sime, ai ngurronte të m’i shprehte ndjenjat e tij. Edhe pse e doja djalin,

nuk guxoja t’ia thoja, pasi familja ime ishte e prerë në mënyre kategorike që nuk do ta lidhja jetën time me një të huaj e jo më me një djalë me ngj.yrë.Miqësia jonë ishte bërë aq e ngushtë sa unë nuk e vija re faktin që ai ishte me ngj.yrë. Ai, një ditë, më ftoi në shtëpinë e tij për kafe.Në fillim ngurrova, por dëshira për të qëndruar vetëm me të ishte shumë më e fortë nga këshillat që më kishin dhënë prindërit e mi.

Teksa ishim në shtëpinë e tij, ai m’u ul shumë afër dhe më pyeti: “Të bezdis ngj.yra ime?”. Ai ishte momenti më i keq i jetës sime; nuk dija ç’përgjigje t’i ktheja dhe më mirë preferova ta puthja… E kisha ëndërruar shumë këtë moment dhe ajo puthje ishte, si të thuash, përgjigjja e pyetjes së tij.Atë ditë nuk më binin fare ndërmend as prindërit, as vëllai dhe as mentaliteti i tyre. Jonathanin e doja shumë. Me të më dukej sikur përjetoja një histori dashurie si nëpër filma, ku dashuria ishte primare dhe nuk pyeste as për moshë, as për ngjyrë, as për ndonjë sakatIIëk. Kështu ishte edhe dashuria jonë.

Për herë të parë, kuptova se çfarë ishte dashuria e vërtetë dhe për herë të parë u bëra grua me njeriun që doja më shumë në këtë jetë. Kishin kaluar dy vjet dhe prindërve të mi nuk u kisha thënë që unë dilja me një djalë. I vetmi fakt që më trembte ishte se si do t’ua thoja prindërve te mi.

Një ditë, ai më ftoi për darkë dhe aty më propozoi për martesë, duke më dhuruar unazën që më kishte blerë.Unë fillova të qaja, por njëkohësisht, iu betova atij se ajo unazë nuk do të hiqej kurrë nga gishti im.

Në fundjavë shkova në shtëpi dhe normalisht, prindërit më panë me unazën në gisht e filluan të më kërkonin llogari. U tregova se kisha dy vjet që isha lidhur me një shokun tim që e kisha patur në shkollë dhe filluan të më bënin llafe, e para, mami. Ajo, në mënyrë kategorike, nuk pranonte që unë të lidhesha me një të huaj dhe më e madhja u bë kur e morën vesh që Jonathan ishte me ngjyrë. Nëna bërtiste e uIërinte: “Ku i kishe sytë që u lidhe me një ma.jmun?”.

Fjalët e tyre më vri.snin shpirtërisht.Unë e doja Jonathanin dhe nuk doja që askush ta shante atë. Nuk mund t’i dëgjoja më teksa bërtisnin e uIërinin me sa fuqi që kishin duke na sharë ne të dyve, ndaj mblodha forcat dhe u thashë: “Po të doni na pranoni dhe, nëse jo, ne kemi vendosur të martohemi”.Mami filloi të qa.nte me të madhe duke më ak.uzuar se isha një femër e uIët që ua kisha punuar mbrapa krahëve, por tashmë çdo gjë që ata thoshin ishte e kotë; ne e kishim vendosur.

Gazeta e njohur ‘EL MUNDO’: Shanset që samìti i NATO-s të mbahet në Tiranë janë thuajse zero

Nga Daniela Viana, EL MUNDO

Samiti i NATO-s i vitit 2027, i cili fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Tiranë (Shqipëri), duket se tashmë është pothuajse plotësisht jashtë planit. Të paktën për momentin, pothuajse askush në Aleancë nuk sheh arsye për ta zhvilluar atë, ndërsa ka arsye për ta shmangur takimin. Më e rëndësishmja është se të gjithë duan të shmangin një përplasje të re mes Donald Trump dhe disa, ose shumë, prej aleatëve të tij.

Sigurisht me Spanjën, por edhe me Danimarkën, siç ndodhi gjatë takimit të vitit 2026 në Ankara, apo edhe me Gjermaninë. Dhe, në përgjithësi, me të gjithë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, nga e cila presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi sërish para disa ditësh se do të distancohej dhe e cila përballet me çdo sulm verbal të tij.

“Gjasat janë shumë, shumë të vogla”, thonë njëzëri diplomatë nga disa vende të kontaktuar nga gazeta EL MUNDO. “Më e mundshmja është që të mos ketë fare takim. Jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe për shkak të vendit të parashikuar për zhvillimin e tij”, theksojnë ata.

Arsyeja e kësaj pike të fundit është se ka dyshime për nivelin real të investimeve të Shqipërisë në Mbrojtje dhe nëse ato e tejkalojnë vërtet pragun prej 2% të PBB-së. “Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të pranojnë zhvillimin e një samiti në Shqipëri, nëse vendi nuk e përmbush këtë kusht”, theksojnë burime diplomatike.

Duhet shtuar se vendimet për shpenzimet ushtarake janë marrë pikërisht që në takimin e Hagës në vitin 2025. Është përcaktuar tashmë objektivi që duhet arritur: 5% e PBB-së, të ndara në 3,5% për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake dhe 1,5% për investime të lidhura me Mbrojtjen, të cilat Spanja i kundërshton. Për këtë arsye, as një takim i posaçëm për këtë çështje nuk do të ishte i nevojshëm.

Tani NATO-ja duhet të monitorojë ecurinë e vendeve dhe të verifikojë nëse secili aleat i përmbush detyrimet e veta. Kjo është ajo që qeveria spanjolle pretendon se mund ta bëjë duke investuar shumë më pak se 5% të PBB-së, por sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, thotë se kjo është e pamundur. Megjithatë, për këtë nuk është aspak e domosdoshme të mbahet një samit, pasi situata mund të vlerësohet përmes shqyrtimeve të rregullta që kryen Organizata.

“Mundësia e vetme që shoh për zhvillimin e një takimi të liderëve vitin e ardhshëm është që ngjarjet të detyrojnë thirrjen e një samiti të jashtëzakonshëm, ndoshta joformal, qoftë në selinë e NATO-s në Bruksel, siç ndodhi pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, qoftë përmes videokonferencës”, shtojnë burime nga një vend i Evropës Jugore.

Për shembull, nëse Rusia i çon edhe më tej provokimet e saj. Pikërisht këtë javë, Rumania e ka akuzuar regjimin e Vladimir Putinit se qëndron pas sulmit me dron ndaj një anijeje mallrash në Detin e Zi, sulm që shkaktoi vdekjen e të paktën një marinari dhe zhdukjen e tre të tjerëve.

Presidenti rumun, Nicușor Dan, bëri të ditur se anija e mallrave Khoryv ishte “goditur nga një dron dhe ishte fundosur pranë ujërave territoriale të Rumanisë”, një vend që është pjesë jo vetëm e BE-së, por edhe e vetë NATO-s.

“Një anije civile me ekuipazh ukrainas dhe azerbajxhanas është goditur në brigjet e Rumanisë. Këto sulme të pamatura vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm dhe sfidojnë hapur të drejtën ndërkombëtare”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në rrjetet e saj sociale.

Por, për momentin, ende nuk dihet se kur do të mbahet samiti i ardhshëm. Edhe në përfundimet e takimit të Ankarasë nuk thuhej qartë se ai do të zhvillohej në Tiranë në vitin 2027, ndërsa deklaratat që po qarkullojnë këto ditë në Bruksel vetëm sa e konfirmojnë këtë.

Takimet e Aleancës nuk kanë një periodicitet të përcaktuar dhe varen nga rrethanat e secilës periudhë. Për shembull, gjatë dekadës së kaluar ishte shumë e zakonshme që ato të mbaheshin çdo dy vjet. Por, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato janë zhvilluar çdo vit, madje në vitin 2022 u mbajtën dy samite: një i jashtëzakonshëm në Bruksel, i thirrur nga ish-sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe një tjetër në Madrid. Nga Daniela Viana, EL MUNDO

Samiti i NATO-s i vitit 2027, i cili fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Tiranë (Shqipëri), duket se tashmë është pothuajse plotësisht jashtë planit. Të paktën për momentin, pothuajse askush në Aleancë nuk sheh arsye për ta zhvilluar atë, ndërsa ka arsye për ta shmangur takimin. Më e rëndësishmja është se të gjithë duan të shmangin një përplasje të re mes Donald Trump dhe disa, ose shumë, prej aleatëve të tij.

Sigurisht me Spanjën, por edhe me Danimarkën, siç ndodhi gjatë takimit të vitit 2026 në Ankara, apo edhe me Gjermaninë. Dhe, në përgjithësi, me të gjithë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, nga e cila presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi sërish para disa ditësh se do të distancohej dhe e cila përballet me çdo sulm verbal të tij.

“Gjasat janë shumë, shumë të vogla”, thonë njëzëri diplomatë nga disa vende të kontaktuar nga gazeta EL MUNDO. “Më e mundshmja është që të mos ketë fare takim. Jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe për shkak të vendit të parashikuar për zhvillimin e tij”, theksojnë ata.

Arsyeja e kësaj pike të fundit është se ka dyshime për nivelin real të investimeve të Shqipërisë në Mbrojtje dhe nëse ato e tejkalojnë vërtet pragun prej 2% të PBB-së. “Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të pranojnë zhvillimin e një samiti në Shqipëri, nëse vendi nuk e përmbush këtë kusht”, theksojnë burime diplomatike.

Duhet shtuar se vendimet për shpenzimet ushtarake janë marrë pikërisht që në takimin e Hagës në vitin 2025. Është përcaktuar tashmë objektivi që duhet arritur: 5% e PBB-së, të ndara në 3,5% për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake dhe 1,5% për investime të lidhura me Mbrojtjen, të cilat Spanja i kundërshton. Për këtë arsye, as një takim i posaçëm për këtë çështje nuk do të ishte i nevojshëm.

Tani NATO-ja duhet të monitorojë ecurinë e vendeve dhe të verifikojë nëse secili aleat i përmbush detyrimet e veta. Kjo është ajo që qeveria spanjolle pretendon se mund ta bëjë duke investuar shumë më pak se 5% të PBB-së, por sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, thotë se kjo është e pamundur. Megjithatë, për këtë nuk është aspak e domosdoshme të mbahet një samit, pasi situata mund të vlerësohet përmes shqyrtimeve të rregullta që kryen Organizata.

“Mundësia e vetme që shoh për zhvillimin e një takimi të liderëve vitin e ardhshëm është që ngjarjet të detyrojnë thirrjen e një samiti të jashtëzakonshëm, ndoshta joformal, qoftë në selinë e NATO-s në Bruksel, siç ndodhi pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, qoftë përmes videokonferencës”, shtojnë burime nga një vend i Evropës Jugore.

Për shembull, nëse Rusia i çon edhe më tej provokimet e saj. Pikërisht këtë javë, Rumania e ka akuzuar regjimin e Vladimir Putinit se qëndron pas sulmit me dron ndaj një anijeje mallrash në Detin e Zi, sulm që shkaktoi vdekjen e të paktën një marinari dhe zhdukjen e tre të tjerëve.

Presidenti rumun, Nicușor Dan, bëri të ditur se anija e mallrave Khoryv ishte “goditur nga një dron dhe ishte fundosur pranë ujërave territoriale të Rumanisë”, një vend që është pjesë jo vetëm e BE-së, por edhe e vetë NATO-s.

“Një anije civile me ekuipazh ukrainas dhe azerbajxhanas është goditur në brigjet e Rumanisë. Këto sulme të pamatura vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm dhe sfidojnë hapur të drejtën ndërkombëtare”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në rrjetet e saj sociale.

Por, për momentin, ende nuk dihet se kur do të mbahet samiti i ardhshëm. Edhe në përfundimet e takimit të Ankarasë nuk thuhej qartë se ai do të zhvillohej në Tiranë në vitin 2027, ndërsa deklaratat që po qarkullojnë këto ditë në Bruksel vetëm sa e konfirmojnë këtë.

Takimet e Aleancës nuk kanë një periodicitet të përcaktuar dhe varen nga rrethanat e secilës periudhë. Për shembull, gjatë dekadës së kaluar ishte shumë e zakonshme që ato të mbaheshin çdo dy vjet. Por, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato janë zhvilluar çdo vit, madje në vitin 2022 u mbajtën dy samite: një i jashtëzakonshëm në Bruksel, i thirrur nga ish-sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe një tjetër në Madrid.

Deputeti shqiptar në Serbi apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh! Ja çfarë presìm nga Lista Studentore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të bëjë më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këtë kërkesë i drejtoi kryeministrit Rama, deputeti shqiptar i sapo dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi, Visar Mehmeti duke i kujtuar bashkëpunimet serioze me Tiranën zyrtare në të kaluarën.

“Në të kaluarën kemi patur bashkëpunime serioze me Tirannë zyrtare. Kohet e fundit nuk është sa duhet për fat të keq edhe pse ambasadori i Shqipërisë është prezent shpeshherë në Luginën e Preshevës, por nuk është e mjaftueshme të mbesë në nivel ambasadorësh. Barrën kryesore e ka kryeministri i Shqipërisë. Dhe mendoj që kryeministri duhet të bëjë më tepër për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke mos anashkaluar interesimin e president Begaj e ministrit Hoxha, por e dimë impaktin e kryeministrit të shtetit”, tha ai.

Por si do të ndalohet spastrimi etnik me pasivizimin e adresave ai u përgjigj: “Pasivizimi i adresave ka arritur në PE, në BE në senatin e kongresin amerikan, është tematizuar tej mase kjo çështje. Ne si deputetë duke qene këmbëngulës që kjo qasje ndaj këtij fenomeni të ndryshohet dhe kërkesa kryesore është që adresat e pasivizuara të aktivizohen dhe qytetarët të kenë mundësi të paraqiten me dokumentacione të vlefshme që i kanë pasur në të kaluarën”.

I pyetur se cilat do të jenë detyrat kryesore të dy deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, Mehmeti tha se ka shumë çështje që kanë mbetur pezull, por kryesore është pasivizimi i adresave. Sipas tij kjo është edhe një ndër faktorët që ndikuan në mos marrjen e mandatit të tretë të shqiptarëve në këto zgjedhje, shanset për të cilin theksoi ai janë shumë të vogla.

“Kemi shumë detyra e punë për të bërë që kanë nisur dekada më parë por nuk ëhstë arritur qëllimi ynë që të vihen në pah të drejtat tona. Ka shumë çështje për t’u shtjelluar e ngritur zëri, por më tematike është pasivizimi i adresave që është një prej faktorëve që nuk kemi fituar mandatin e tretë është që shumë shqiptarëve iu është pamundësuar të votojnë dhe shanset cdo ditë e më shumë po pakësohen. Dy faktorë kyçë janë dalja e lartë e votuesve në Serbi dhe pasivizimi i adresave. Nuk presim se do kemi aq vota për të ndryshuar numrin e deputetëve. Deri tani janë numëruar 97% e votave. Shanset janë shumë të vogla”, tha ai.

Sa i përket bashkëpunimit me partinë kryesore fituese në zgjedhjet serbe, Mehmeti beson që ky do të jetë i mundur sapo të certifikohen zgjedhjet.

“Është ende herët për të kontaktuar por nga praktikat e mëparshme partia fituese i thërret posacërisht partitë e pakicave. Dhe në këtë rast pasi të certifikohet rezultati, Lista Studentore i thërret partitë e pakicave. Besoj se do kemi kontakte e biseda për bashkëpunim në legjislaturën e re. Lugina e Preshëvës është me shumicë serbe por ka shqiptarë anëekënd Serbisë. Sa i përket pikave që duhet ti qasemi ne si koalicion shqiptar, gjatë fushatës e kemi një platformë politike, ku duhet të vendosen në tavolinë dhe të shqyrtohet mundësia për marrjen e çështjeve seriozisht. Ne jemi të gatshëm të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të kemi sinjale bashkëpunim të sinqertë në të ardhmen. Sa i përket pakicave unë besoj që do kenë qasje ndryshe pozitive, por nuk dua të jem shumë optimist pa i parë në terren si do qasen”, theksoi ai.

I pyetur nëse do ta njohë Serbia Kosovën me ardhjen në pushtet të Listës Studentore, deputeti Mehemti beson se qasja mund të jetë pak më ndryshe, por jo ndryshim drastik nga qeverisja e kaluar.

“Kjo është pak çështje e ndjeshme. Këtu çdo qytetar dhe ata serbë realitetin e dinë, por për ta pranuar publikisht është disi është e rrezikshme për ata që merren me politikë dhe që kërkojnë vota tek qytetarët duke e ditur ndjeshmërinë e Kosovës që është në opinion dhe për këtë arsye është e qartë dhe është e ditur se edhe Lista e Studentëve pa marrë parasysh sa liberalë do ishin, nuk do e pranonin publikisht këtë realitet. Unë besoj dhe jam i bindur që do ketë një qasje pak më ndryshe, por nuk mund të presim ndonjë ndryshim drastik prej qeverisjes së kaluar”.

Danimarka pubIikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, ja si të aplikoni për leje pune dhe të merrni minimumi 43.000 euro në vit

Danimarka ka zbuluar një rrugë të re imigracioni për punëtorët e huaj të kualifikuar, me Agjencinë e vendit për Rekrutim dhe Integrim Ndërkombëtar (SIRI) që konfirmon se skema do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

E quajtur Skema e Marrëveshjes Kolektive, marrëveshja u lejon punëdhënësve në Danimarkë të sjellin punëtorë nga jashtë me një prag minimal page të reduktuar, me kusht që një marrëveshje kolektive e negociatave të mbulojë rolin.

Paga minimale vjetore sipas skemës është vendosur në 322,000 DKK, (43,076 euro) bazuar në shifrat e vitit 2026.

Jo çdo shtetas i huaj do të jetë i pranueshëm. SIRI ka specifikuar se vetëm qytetarët e 16 vendeve në të gjithë Amerikën, Evropën dhe rajonin e Azi-Paqësorit mund të kualifikohen. Vendet e pranueshme përfshijnë:

1. Shtetet e Bashkuara

2. Kanada

3. Brazili

4. Mbretëria e Bashkuar

5. Mali i Zi

6. Serbia

7. Maqedonia e Veriut

8. Shqipëria

9. Ukrainë

10. Moldavia

11. Singapori

12. Kinë

13. Japonia

14. Australia

15. Malajzia

16. India

Përtej kërkesave për shtetësi, procesi u ngarkon përgjegjësi të konsiderueshme edhe punëdhënësve. Kompanitë që dëshirojnë të punësojnë përmes Skemës së Marrëveshjes Kolektive duhet së pari të marrin certifikim nga SIRI përpara se të mund të paraqesin ndonjë aplikim në emër të punonjësve të huaj.

Për qytetarët e vendeve të listuara që tashmë po shqyrtojnë mundësitë e punës në Danimarkë, skema përfaqëson një rrugë të arritshme në tregun danez të punës, veçanërisht në sektorët ku marrëveshjet kolektive janë praktikë standarde.

Çfarë ndodhi në Top Channel? Ndërpritet transmetimi LIVE, Grida Duma bie pa ndjenja në studio

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se moderatorja ka rënë pa ndjenja si rezultat i një heImimi, shkaqet e të cilit po hetohen.

Menjëherë pas incidentit është vënë një transmetim i regjistruar, duke ndërprerë transmetimin live.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se policia ka filluar menjëherë hetimet, duke pyetur stafin dhe personat që kanë shoqëruar prezantuesen gjatë ditës.

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke: Një pakicë mendon se t’i vërë fIakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vendosmërinë për të vijuar në detyrë, pavarësisht protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë javëve të fundit në Tiranë.

Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një demokraci, por kundërshton çdo përpjekje për ta imponuar atë përmes dhunës.

“Kushdo mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë”, deklaron Rama për “Kathimerini”.Duke komentuar situatën politike dhe protestat e fundit në kryeqytet, kryeministri bën dallimin mes qytetarëve, veçanërisht studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë, dhe personave që, sipas tij, përdorin dhunën si mjet për të arritur objektiva politike.

Rama ndalet veçanërisht te protestuesit me fytyra të mbuluara, duke pretenduar se mes tyre ka edhe individë të lidhur me lëvizjen Antifa.

“Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare, duke kundërshtuar atë që e konsideron si përpjekje për të ardhur në pushtet përmes përshkallëzimit të dhunës.

Intervista-

Kathimerini: Çfarë përgjigjeje u jepni kërkesave të protestuesve për arsim më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ulje të kostos së jetesës?

Kryeministri Edi Rama:

Unë nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë siç duhet. Nuk mendoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë ato që kemi arritur deri më sot.

Shqetësimet e tyre lidhur me arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale janë të bazuara dhe kërkojnë përgjigje thelbësore.

Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesim së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.

Paralelisht, i kam ftuar studentët dhe pedagogët në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, edhe ato që vijnë nga persona që na kritikojnë më ashpër.

Megjithatë, ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave me fytyra të mbuluara – mes të cilëve edhe individë që unë i kam lidhur me lëvizjen Antifa – të cilët hedhin bomba molotov, sulmojnë ndërtesa publike dhe shkaktojnë dëme në prona private.

Lufta kundër korrupsionit është kompetencë e institucioneve të drejtësisë. Nuk është çështje e atyre që përdorin dhunën si mjet për të pretenduar se përfaqësojnë një brez të tërë.

Kathimerini: A keni ndërmend të jepni dorëheqjen?

Kryeministri Edi Rama:

Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo me bomba molotov.

Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë.

Kushdo mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë.

Detyra ime është të dëgjoj shqetësimet e bazuara, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nuk do të shmangem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit.