“Do reagojmë me apo pa NATO”/ Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës Iundruese

Polonia ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, ku si pasojë një raketë ka rënë edhe në vendin fqinj të Ukrainës. Ma qenë Ministri i Jashtëm polak i cili ka bërë me dije se në rast të një sulmi rus ndaj Polonisë, Varshava do të përgjigjej “me ose pa NATO-n”. Radoslaë Sikorski foli në një intervistë për BBC-në pasi një raketë ruse, ra në tokën polake.

“Në Poloni, ne i kemi rezistuar Rusisë për 500 vjet dhe nuk do të ndalemi tani”, shtoi ministri. Vladimir Putin, tha ai, “nuk është realisht i aftë të nisë një sulm frontal ndaj NATO-s”. “Ajo që ai është i aftë të bëjë është një lloj provokimi që, sipas tij, u tregon evropianëve lindorë se NATO është patetike dhe nuk do të reagojë”, deklaroi Sikorski, “por ne do të reagojmë”.

Sakaq, komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Gjenerali Alexus G. Grynkewich, foli me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm polak, Gjeneralin Wieslaw Kukulan, për të diskutuar përgjigjen ndaj raketës ruse që ra në territorin polak, tha një zëdhënës i selisë ushtarake të NATO-s. “NATO dhe Polonia kanë aktivizuar mbrojtjen e tyre ajrore dhe tokësore” në përgjigje të hyrjes së raketës ruse në hapësirën ajrore polake, deklaroi zëdhënësi. Incidenti është ende nën hetim. Grynkeëich”, theksoi se NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territorin e Aleancës”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë dy burime bënë të ditur për Rueters se në sulmin rus gjatë natës, i cili vrau një familje pranë qytetit ukrainas Kryvyi Rih, me gjasë është përdorur një raketë e Koresë së Veriut; ky do të ishte rasti i parë në gati një vit që një armë e tillë përdoret në luftë.

Rusia ka përdorur më parë raketa të Koresë së Veriut kundër objektivave ukrainase, por përdorimi i tyre pas një periudhe të gjatë pauze tregon për një rezervë të re armësh në dispozicion të Moskës, ndërsa ajo intensifikon sulmet me raketa ndaj fqinjit të saj, shtoi një nga burimet. Rusia goditi Ukrainën me dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë natës të së mërkurës, duke vrarë tetë persona.

Burimi ushtarak, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, tha se 8 gushti i vitit 2025 ishte hera e fundit që Ukraina konfirmoi një sulm rus me raketë të Koresë së Veriut. Rusia filloi të përdorte raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të Koresë së Veriut, të llojit KN-23 dhe KN-24, kundër Ukrainës nga fundi i vitit 2023.

Korea e Veriut ka qenë një aleate e ngushtë e Rusisë gjatë pjesës më të madhe të konfliktit në Ukrainë, duke ofruar mijëra trupa dhe miliona predha artilerie për përpjekjet luftarake, krahas raketave. Forcat Ajrore të Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese me shkrim për koment.

Nuk e harruan dot sherrin e paradites/ Grushte, shkelma dhe mjete të forta, plagosje pak pas mesnate në Tepelenë! Autorët mbërritën me fuoristrada, hynë në lokal dhe…

Një konflikt i nisur gjatë paradites së djeshme mes disa personave në Tepelenë është përshkallëzuar pas mesnate, duke përfunduar me plagosjen e tre personave.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00, pranë një lokali në qytet. Sipas informacioneve paraprake, pala tjetër ka mbërritur në zonë me tre automjete fuoristradë, ndërsa konflikti ka vijuar me dhunë fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.

Të plagosur kanë mbetur dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, 41, 39 dhe 46 vjeç, të cilët janë goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt janë shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Sipas informacioneve konflikti ka qenë për motive të dobëta, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi shkakun e konfliktit

“E rraha se nuk fIinte”, 2-vjeçari i dhυnυar në kopshtin “Lala”, edukatorja në pranga! Pas skandaΙit, pse biznesi i zhdυku rrjetet sociale?! (NGJARJA)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, pasi një edukatore e një kopshti privat është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka dhunuar një fëmijë vetëm 2-vjeç. Në pranga ka rënë Brunilda Haxhiu, edukatore në kopshtin privat “Lala”, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit gjatë kohës që ai ndodhej nën kujdesin e saj. Por, ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është deklaratq që edukatorja mësohet se ka dhënë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore. “E rraha, se nuk flinte gjumë dhe nuk po e duroja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Por, si u konstatua ngjarja? Rasti ka dalë në dritë pasi prindërit e 2-vjeçarit kanë parë të nxira në fytyrën e djalit si dhe shenja në veshët e tij. Të shqetësuar për gjendjen e fëmijës, ata kanë kërkuar fillimisht shpjegime në kopshtin “Lala”, ndërsa më pas i janë drejtuar spitalit. Pas ekzaminimit të të miturit dhe dyshimeve për dhunë, rasti është referuar te organet kompetente dhe policia ka nisur verifikimet. Hetuesit kanë shkuar në ambientet e kopshtit dhe kanë këqyrur kamerrat e sigurisë. Sipas informacionit të raportuar për ngjarjen, pamjet kanë dokumentuar veprimet e edukatores ndaj 2-vjeçarit. Haxhiu është arrestuar, ndërsa dosja tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Megjithatë arrestimi i edukatores nuk dhe nuk duhet të mbyllë “llogaritë” me atë që ka ndodhur brenda kopshtit “Lala”. Përkundrazi, hap një tjetër kapitull të kësaj historie: përgjegjësinë e institucionit që kishte parrë përsipër kujdesin dhe sigurinë e fëmijës. A ishte ky rast i izoluar? Ka pasur më parë ankesa për edukatoren? A janë kontrolluar sistematikisht nga eprorët kamerat e sigurisë? Kush e kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e stafit? Këto janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje.

Në një hulumtim të shpejtë në “QKB”, rezulton se kopshti “Lala” është themeluar në vitin 2006 me administratore dhe pronare Teuta Lala. Pikërisht eksperienca 20-vjeçare e bën edhe më të domosdoshëm sqarimin se si funksiononte kontrolli brenda koopshtit dhe çfarë mekanizmash kishte ngritur drejtoria për të garantuar që fëmijët mos të përballeshini me dhunë apo sjellje të papërshtatshme gna personeli. Teuta Lala ka sot detyrimin të sqarojë prindërit se çfarë ka ndodhur brenda institucionit që administron.

Te dhenat ne QKB

Për më tepër, elementi që errëson plotësisht ngjarjen është reagimi publik i kopshtit. Në një kërkim të thjeshtë në google, shfaqet faqja zyrtare e biznesit me afro 1600 ndjekës. Por, po ta klikosh, rezulton e mbyllur. Pra, në vend të një reagimi publik për një ngjarje kaq të rëndë prindërit po përballen me mungesë informacioni. E megjithatë fshirja apo mbyllja e rrjeteve sociale nuk fshin atë që dyshohet se ka ndodhur brenda ambienteve të koopshtit. Sepse në fund të fundit, prindërit nuk i çojnë aty vetëm për edukim, por i BESOJNË FËMIJËN E TYRE!

Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë dhe nëse Ministria e Arsimit do të marrë masa për licencën e këtij kopshti, nëse prokuroria do të arrijë në konkluzione të tjera, apo ky rast qe thjeshtë i izoluar. Sidoqoftë, dhuna është fundi i të menduarit!

Aksident tragjìk në vendin fqinj, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 30 korrik, në Greqi.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare pranë zonës së Kolymbarit, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, 28 dhe 34 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana që ende nuk janë sqaruar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.

Si pasojë e përplasjes, të dy të rinjtë kanë pësuar plagë fatale. Ata u transportuan me ambulancë në Spitalin e Hanias, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

SHBA kërkon arrestime në nivelet më të larta të politikës, zbardhen të tjerë detaje nga raporti i DASH

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një alarm të fortë dhe një mesazh mjaft të qartë për drejtësinë dhe politikën shqiptare: lufta ndaj korrupsionit kërkon goditje akoma më të forta dhe pranga në nivelet më të larta. Përmes raportit më të fundit të Këshillit Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), pranë DASH-it, një pjesë të së cilit gazeta “SOT” e publikoi dje, Uashingtoni ka bërë një skaner të hollësishëm të situatës në vend, duke nxjerrë në dritë plagën më të madhe që po gërryen shtetin ligjor: pandëshkueshmërinë e zyrtarëve “VIP”.

Pandëshkueshmëria e zyrtarëve “VIP” dhe goditjet e SPAK

Pavarësisht punës dhe arritjeve që ka shënuar Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që nga krijimi i saj në vitin 2019, raporti i OSAC nënvizon se rezultatet përsëri nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë. “Pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz.

Që nga krijimi i SPAK-ut në vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve që kryejnë abuzime është rritur. Megjithatë, shumë zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi vazhdojnë t’i shmangen ndjekjes penale”, thekson raporti. Më tej raporti pranon se krijimi i SPAK-ut ka sjellë një rritje të dukshme të hetimeve dhe ndjekjeve penale për abuzimet në nivele të larta, por skema që ndjekin kasta politike dhe njerëzit e fuqishëm për t’i shpëtuar llogaridhënies mbetet një pengesë e madhe. Uashingtoni kërkon me ngulm që veprimi i drejtësisë të mos ndalet në nivele dytësore, por të godasë direkt kokën e korrupsionit.

Si po shkatërrohet klima e investimeve dhe ekonomia?

Por një nga pikat më kritike të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) lidhet me goditjen e rëndë që korrupsioni galopant i bën ekonomisë kombëtare dhe investimeve të huaja. Sipas OSAC, bizneset dhe investitorët e huaj përballen me një ambient mbytës ku mungon konkurrenca e ndershme dhe transparenca. Faktorët kryesorë që po shkatërrojnë klimën e biznesit në Shqipëri përfshijnë:
• Korrupsionin kapilar: I pranishëm në sistemin gjyqësor, qeveri, prokurimet publike (tenderat e parregullt) dhe media.
• Mungesën e transparencës: Procedura të mbyllura dhe mungesa e një konkurrence të hapur e të barabartë.

• Ekonominë informale: Një pjesë e madhe e tregut operon jashtë kuadrit ligjor, duke dëmtuar bizneset e ndershme.
• Zbatimin e dobët të kontratave: Pasiguria juridike i bën investitorët e huaj skeptikë për të sjellë kapitalin e tyre në Shqipëri.
Këta faktorë, sipas SHBA-së, jo vetëm që dekurajojnë investimet e reja të huaja, por edhe dëmtojnë rëndë besimin e sipërmarrjes te institucionet shtetërore.
Pengesat në zbatimin e ligjit dhe hapat e mëtejshëm
Ndërkohë sipas gjetjeve të raportit, korrupsioni vazhdon të jetë një pengesë e madhe edhe për vetë punën e institucioneve ligjzbatuese. OSAC vëren se ekzistojnë pengesa serioze në shkëmbimin e informacionit mes institucioneve shtetërore, koordinim të pamjaftueshëm mes agjencive të ndryshme, si dhe një sistem gjyqësor që vazhdon të jetë ende në proces zhvillimi.

Megjithatë mesazhi përfundimtar i Departamentit të Shtetit është i qartë: lufta kundër korrupsionit nuk ka përfunduar. Ndëshkimi i figurave të larta politike dhe pastrimi i tenderave publikë mbeten kushtet kryesore për të garantuar shtetin ligjor dhe për të kthyer besimin te Shqipëria.

PJESË NGA RAPORTI I DASH
Zbatimi i Ligjit
“Korrupsioni dhe pengesat në ndarjen e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor ende në zhvillim e sipër vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Struktura Speciale e Shqipërisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila u krijua në vitin 2019, ndjek penalisht çështjet që përfshijnë terrorizëm, korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuar.

SPAK ndjek penalisht raste komplekse dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me subjektet kryesore ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë. Zyrat e prokurorive të rretheve në të gjithë vendin ndjekin penalisht çështjet e mbetura që nuk bien nën juridiksionin e kufizuar të SPAK. SPAK dhe shërbimet e tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri bashkëpunojnë gjerësisht me INTERPOL-in dhe organe të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Përgjigja e Policisë
Policia ka një prani të dukshme në të gjithë Tiranën dhe qytete të tjera më të mëdha të Shqipërisë, megjithëse reagimi i tyre shpesh vonohet për shkak të burimeve dhe fuqisë punëtore të kufizuar. Policia tenton t’u përgjigjet më shpejt raporteve nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Megjithatë, aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajonet e largëta. Korrupsioni dhe mungesa e burimeve brenda policisë paraqesin sfida të vazhdueshme.

Sundimi i Ligjit, Paraburgimi Arbitrar, Ngacmimi Zyrtar, Korrupsioni dhe Transparenca
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka përfshirë një Tregues “D” të Rrezikut të Paraburgimit të Padrejtë në Njoftimin e Udhëtimit për në Shqipëri. Nëse arrestoheni ose ndaloheni, kërkoni nga policia ose zyrtarët e burgut që të njoftojnë menjëherë Ambasadën Amerikane. Ligji dhe kushtetuta ndalojnë arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikojnë të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij ose të saj në gjykatë.

Qeveria shqiptare në përgjithësi i respekton këto ndalime, por ka pasur raste kur policia ka ndaluar persona për t’i marrë në pyetje për periudha të gjata kohore pa i arrestuar zyrtarisht. Shqipëria ka një kuadër të shëndoshë ligjor për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar konfliktin e interesit të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë anëtarët e familjeve të tyre. Megjithatë, investitorët e huaj përmendin korrupsionin, përfshirë atë në gjyqësor, qeveri, prokurime publike dhe media, mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë e madhe informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri. Pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz.

Me krijimin e SPAK-ut në vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve që kryejnë abuzime është rritur, megjithatë shumë zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi janë ende në gjendje t’i shmangen ndjekjes penale. Korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz në qendrat e paraburgimit, veçanërisht në lidhje me aksesin në punë dhe programet speciale të lirimit”, thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 31 korrik 2026

Dashi: Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të arrini të përfundoni disa detyra të rëndësishme. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv që do t’ju motivojë. Në dashuri, sinqeriteti do të forcojë marrëdhënien me partnerin. Kujdesuni për pushimin dhe mos e teproni me angazhimet.

Demi: Kjo është një ditë e mirë për të marrë vendime financiare me qetësi. Një bisedë me një person të afërt do t’ju ndihmojë të shihni gjërat ndryshe. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Shëndeti paraqitet i qëndrueshëm.

Binjakët: Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mund të zgjidhni një keqkuptim që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në punë do të vlerësoheni për idetë tuaja. Në mbrëmje gjeni kohë për t’u çlodhur.

Gaforrja: Emocionet do të jenë më të forta se zakonisht, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Një lajm i mirë nga familja do t’ju gëzojë. Në aspektin sentimental priten momente të ngrohta. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Luani: Do të ndiheni më të sigurt në veten tuaj dhe kjo do të reflektohet në çdo takim. Një mundësi e re profesionale mund të shfaqet papritur. Në dashuri, surprizat do të jenë të këndshme. Ruani ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.

Virgjëresha: Organizimi do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet që prisni. Një çështje që dukej e ndërlikuar do të marrë zgjidhje. Partneri do të vlerësojë mbështetjen tuaj. Mos lini pas dore aktivitetin fizik.

Peshorja: Dita favorizon bashkëpunimet dhe marrëveshjet e reja. Një mik mund t’ju japë një këshillë të vlefshme. Në dashuri do të mbizotërojë harmonia. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes.

Akrepi: Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Në punë mund të merrni një përgjegjësi të re. Në jetën personale shmangni debatet për çështje të vogla. Një shëtitje ose aktivitet relaksues do t’ju bëjë mirë.

Shigjetari: Optimizmi do të jetë aleati juaj më i madh gjatë kësaj dite. Mund të lindë një mundësi për udhëtim ose për një projekt të ri. Në dashuri do të ndiheni më pranë personit që pëlqeni. Kujdesuni të mos merrni vendime të nxituara.

Bricjapi: Puna dhe përkushtimi do të japin rezultatet e pritura. Një çështje financiare mund të zgjidhet në favorin tuaj. Në familje do të mbizotërojë qetësia. Gjeni pak kohë edhe për veten.

Ujori: Kreativiteti juaj do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Një takim i papritur mund të sjellë një mundësi interesante. Në dashuri priten emocione pozitive. Kujdesuni për ritmin e përditshëm dhe mos e teproni me lodhjen.

Peshqit: Intuita do t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. Një lajm i mirë mund të lidhet me punën ose financat. Në marrëdhëniet personale do të ndiheni më të kuptuar. Mbrëmja është ideale për relaks dhe reflektim.

“Babai më veshi si djaIë për 10 vite që të më mbronte”/ Historia e jashtëzakonshme e vajzës që sfidoi rregullat

“Babai im më veshi si djalë për 10 vjet për të më mbrojtur.” Kjo është historia e rrallë e Nilofar Ayoubi, aktivistes afgane për të drejtat e grave, e cila sot jeton si refugjate në Poloni, pasi u detyrua të largohej nga Afganistani pas rikthimit të talebanëve në pushtet. Nilofar lindi në vitin 1996 në qytetin e Kunduzit, në veri të Afganistanit, në periudhën kur vendi drejtohej nga regjimi i parë taleban. Ajo ishte vetëm 4 vjeçe kur përjetoi një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj.Sipas rrëfimit të saj për BBC, një burrë e goditi me shuplakë në rrugë sepse nuk mbante hixhab dhe më pas e kontrolloi për t’u siguruar nëse ishte vajzë. Babai i saj reagoi menjëherë. Ai i preu flokët, e veshi me rrobat e vëllezërve dhe mori vendimin që për vite me radhë ajo të rritej si djalë. Kjo praktikë njihet në Afganistan si “bacha posh”, një traditë ku disa familje i rrisin vajzat përkohësisht si djem, në mënyrë që ato të kenë më shumë liri lëvizjeje, të shkojnë në shkollë, të punojnë apo të ndihmojnë familjen.

Në rastin e Nilofarit, vendimi i babait të saj nuk erdhi nga dëshira për të pasur një djalë, por nga bindja se vajza e tij duhej të kishte të njëjtat mundësi si vëllezërit e saj. “Të ishe djalë do të thoshte të kishe fuqi. Edhe një djalë dyvjeçar kishte më shumë të drejta se nëna e tij”, kujton ajo. Për rreth dhjetë vite, nga mosha 4 deri në 14 vjeç, Nilofar jetoi si djalë. Ajo mund të shoqëronte të atin në treg, të udhëtonte me autobus, të ndiqte aktivitete sportive dhe të luante jashtë me fëmijët e tjerë, gjëra që për shumë vajza afgane ishin të pamundura.

Ajo tregon se fitoi shumë vetëbesim dhe se shumica e njerëzve nuk e kuptonin se ishte vajzë. Madje, edhe shoqja e saj më e afërt jetonte në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, kjo jetë e dyfishtë kishte edhe vështirësitë e saj. Askush nuk i kishte shpjeguar ndryshimet që pësonte trupi i një vajze gjatë pubertetit. Kur i erdhën menstruacionet për herë të parë në moshën 13-vjeçare, ajo nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Me ardhjen e pubertetit, familja u detyrua t’i jepte fund jetës së saj si djalë. Nëna e saj e përjetoi me dhimbje këtë moment, pasi e dinte se vajza e saj do të humbiste liritë që kishte fituar dhe do të përballej me kufizimet e zakonshme për gratë afgane.

Nilofar rrëfen se e kishte shumë të vështirë ta pranonte ndryshimin. “Qaja natën dhe lutesha që të mund të ndryshoja gjininë time”, ka treguar ajo. Por përvoja e saj e formoi dhe e shtyu drejt aktivizmit. Gjatë studimeve ajo krijoi grupe ndërgjegjësimi për vajzat dhe më vonë shkoi në Indi për të studiuar, gjithmonë me mbështetjen e babait të saj, i cili i kërkoi të vendoste vetë për të ardhmen dhe martesën e saj. Më vonë familja u vendos në Kabul, ku ngriti një biznes të suksesshëm mobiljesh që punësonte qindra persona, përfshirë shumë gra.Në vitin 2021, kur talebanët morën sërish kontrollin e Afganistanit, Nilofar dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga vendi. Me ndihmën e gazetarëve polakë, ata u përfshinë në një operacion evakuimi dhe u larguan nga Kabuli vetëm me dy çanta shpine. Sot ajo jeton në Poloni dhe është një zë i njohur ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave afgane. Duke kujtuar vitet kur jetoi si djalë, Nilofar thotë se ajo periudhë ishte njëkohësisht dhuratë dhe dhimbje. “Ishte një bekim dhe një mallkim. Mallkim sepse ndihesha sikur nuk i përkisja askund, por bekim sepse munda të shihja të dyja anët e shoqërisë. Kjo më bëri gruan që jam sot.”

Irani pubIikon videon trnditëse për eIiminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djaIit të saj, ndjekje hap pas hapi

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane.

Një video propagandistike që qarkullon në rrjetet sociale dhe është raportuar nga New York Post përmban kërcënime ndaj tyre, përfshirë ndjekje hap pas hapi.

Materiali, i cili nxit mbështetësit e regjimit të Ajatollahëve, përfshin referenca ndaj lëvizjeve të Melania Trump dhe vrasjen e saj. (Klikoni për të parë videon)

Sipas raportimit, videoja mban titullin “Si ta vrasësh Melania Trump” dhe shfaq pamje të Zonjës së Parë gjatë lëvizjeve me autokolonën presidenciale, si edhe në zona të ndryshme të qytetit të New Jorkut.

Në fund të videos përmendet edhe Barron Trump, i cili gjithashtu paraqitet si objektiv i kërcënimeve.

Udhëtimet e saj për blerje mund të jenë “të përshtatshme për operacione globale të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në video, e cila gjithashtu sugjeron përdorimin e një agjenti për të helmuar çdo veshje që Zonja e Parë mund të blejë.

“Baza e Iranit në Shqipëri e ka emrin Sali Berisha”, Avokati: Agron Shehaj rrezikon 35 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri ka dekIaruar se Shqipëria po përballet me një formë lufte hibride, e cila sipas tij ka nisur në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se sulmet ndaj vendit lidhen me përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit … Continue reading ““Baza e Iranit në Shqipëri e ka emrin Sali Berisha”, Avokati: Agron Shehaj rrezikon 35 vite burg!”

Avokati Idajet Beqiri ka dekIaruar se Shqipëria po përballet me një formë lufte hibride, e cila sipas tij ka nisur në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.
Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se suImet ndaj vendit lidhen me përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me rritjen e investimeve të huaja.

“Jemi në luftë dhe këtë luftë na e hapën pasi i hapëm të gjithë kapitujt në BE dhe nisën mbylljet e tyre. Dhe po ashtu nisi kur investime të mëdha filluan të vërshonin në Shqipëri. Në momentin që u caktuan datat kur do të mbylleshin 3 kapitujt e parë, pamë që u sajua i ashtuquajturi incidenti i rëndë në Zvërnec dhe u mbushën rrugët e Tiranës, gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë. Sepse, me thënë të drejtën, ne e dimë se çfarë shoqërie kemi. Po ashtu, ne e dimë lidhjen që ka ndërtuar Berisha me Beogradin, Hamasin dhe Bin Ladenin.

Se si i stërviste kundër SHBA-ve… Por tashmë kanë rekrutuar edhe të rinj si Agron Shehaj me shokë, që edhe bizneset i kanë të dyshimta. Edhe të tjerë që fshihen pas protestës. E kanë ngrënë çorbën e prishur që është serbofile, grekofile, rusofile dhe e Iranit. Janë bërë armiku më i betuar i Shqipërisë dhe kanë vënë në shërbim gjithë agjenturën që kanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri”, tha avokati.

Gjithashtu, gjatë intervistës, avokati komentoi edhe aktin e kryetarit të Partisë Mundësia dhe deputetit Agron Shehaj, i cili mori në sekretariatin e Kuvendit dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh, duke u larguar me vrap.
Duke komentuar ngjarjen dhe marrjen e dokumentit të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Beqiri e cilësoi një akt shumë të rëndë dhe kërkoi hetim penal.
Sipas tij, Shehaj duhet të përballet me drejtësinë për disa vepra penale, ndërsa SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit për nisjen e hetimeve.
“Ky është një akt i rëndë. Një akt tradhtie kombëtare dhe tregon që agjenturat e huaja nuk të kursejnë, por të hedhin në veprim. Kur të paralajmërohesh që dokumenti vetëm do të lexohet, është një marrëveshje nga më historiket. Këtë dokument Irani e donte fizikisht dhe që ta kishte fizikisht, ata futën atje Agron Shehajn. Sikur të bëhet kallëzim penal, ai dënohet për grabitje dhe grabitja e ka deri në 15 vite burg. Ai duhet çuar për ndjekje penale sepse ka siguruar një dokument sekret, dhe sigurimi i një dokumenti të tillë, ai e mori për ta dhënë diku dhe kjo dënohet me 20 vite burg sipas nenit 213 të Kodit Penal të Shqipërisë. Për të paktën pesë vepra penale ai i ka kryer dhe rrezikon 35 vite burg. Puna e parë që duhet të bëjë SPAK është t’i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit dhe nënshtrimin e hetimit”, tha mes të tjerash ai.

Gjendet trupi i pajetë i një 38-vjeçareje brenda një valixheje në Greqi/ Viktima u zbuIua disa ditë pas vdekjes nga një i pastrehë, dyshohet se…

Trupi i një gruaje skoceze është gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në lagjen Kypseli të Athinës, duke nxitur një hetim nga autoritetet greke në bashkëpunim me ato britanike.

Policia e Skocisë konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet greke, pasi trupi i gruas u zbulua muajin e kaluar nga një burrë i pastrehë.

Sipas transmetuesit shtetëror grek ERT, viktima dyshohet të jetë Elisabeth-Jane Ross, 38 vjeçe, e cila besohet se kishte udhëtuar nga Qipro drejt Greqisë muajin e kaluar. Hetuesit vlerësojnë se ajo kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej.

Policia greke deklaroi se trupi i një shtetaseje britanike u identifikua pasi gjurmët e gishtërinjve përputheshin me të dhënat e Interpolit për një grua të lindur në vitin 1988. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Autoritetet greke bënë të ditur se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa priten rezultatet e analizave mjeko-ligjore. Gjithashtu, policia është në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet britanike për identifikimin dhe lëvizjet e viktimës.

“Nga autoritetet britanike janë kërkuar detaje të mëtejshme në lidhje me kohën kur ajo mbërriti në Greqi dhe me kë udhëtoi. Nuk mund të japim më shumë informacion në këtë fazë, pasi hetimet janë ende në zhvillim”, deklaroi një zëdhënës i policisë greke.