Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshìme për burimin

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila ‘vajton’ për varfërinë e shqiptarëve në Parlament dhe Facebook, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e plotë të pasurisë, plotësuar dhe dorëzuar në ILDKPKI pas marrjes së madatit si deputete, zonja Topalli deklaron të paktën 34 pasuri të paluajtshme në emrin e saj, bashkëshortit, djalit dhe vazjës.

Bëhet fjalë për disa vila me vlerë miliona euro, apartamente, njësi ndërtimore, troje, ara dhe kullota. Si burim të ardhurash për të justifikuar pasurinë përrallore deklarohen të ardhurat nga paga, kredi bankare, të ardhura nga qiratë dhe akte trashëgimnie. Megjithatë, familja Topalli nuk posedon biznese dhe duket gati e pamundur që një pasuri e tillë të justifikohet me të ardhura kryesisht nga rrogat.

Pasuria e Jozefina Topallit

Ndërtesë + truall, 1740 m2, 85 mijë euro
Truall + ndërtesë, 347 m2, 43 mijë euro
Apartament, 89 m2
Truall, 272 m2
Truall, 281 m2
Truall 69 m2
Kullotë, 9013 m2

Bashkëshorti Ndoc Topalli
Njësi ndërtimore, 400 m2, 72 mijë euro
Truall + ndërtesë, 8834 m2, 24 mijë euro.
Truall + ndërtesë, 113 m2, 65 mijë euro
Truall + ndërtesë, 210 m2
Truall + ndërtesë, 80 m2, 10 mijë euro
Apartament 161 m2
Apartament 92 m2
Apartament 50 m2, 30 mijë euro
Apartament 82 m2, 10 mijë euro
Njësi ndërtimore, 44 m2.
Tokë arë, 2600 m2
Truall, 2500 m2
Truall, 400 m2
Truall, 261 m2
Të ardhura nga qiratë në 2025, 46 mijë euro.

Genar Topalli (i biri)
Truall + ndërtesë, 204 m2, 800 mijë USD
Truall 625 m2, 110 mijë USD
Truall 104 m2, dhurim.
Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
Arë 1375.00, dhurim
Arë 150 m2, dhurim
Apartament 77 m2, dhurim
Apartament 58 m2, dhurim

Vajza Margerita Topalli
Truall + ndërtesë, 484.00 m2, 114 mijë euro
Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
Truall, 68 m2
Arë 625 m2, dhurim
Arë, 750.00 m2
Arë 150 m2, dhurim

Edi Rama teIefonon Sali Berishën? Gazetari jep Iajmin e madh, ja marrëvëshja e madhe që është kryer

Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se thelbi i miratimit të Rezolutës së Integrimit nuk lidhet me fitoren e mazhorancës apo opozitës, por me zbatimin e dy rregullave bazë, siç janë mirëqeverisja dhe llogaridhënia.

I ftuar në një emision televiziv, Dervishi u shpreh se përtej konspiracioneve që përhapen, nevojtet zgjidhje e problematikave dhe të mosrënies pre e ngërçit të një vendi me propagandë dhe politikë pa thelb.

“Nuk mendoj se opozita ka dalë e humbur, por nuk është çështja a fitoi opozita apo pozita. Sepse për fat të keq, tani lajmet janë për pak konspiracion. Nëse Rama dhe Berisha folën në mesnatë apo paradite. Çështja është se sa seriozisht i kemi këto fjalë. Se problemi i vendit me dy fjalë është: mirëqeverisje dhe llogaridhënie. Zbato këto dy fjalë dhe nuk kemi nevojë për asgjë tjetër. Ka mungesë rregullash të lojës dhe përjashtimi i garës dhe konkurrencës që sjell çmime monopol. Lëshohet gjithmonë një direktivë. Kjo përsëritet me sinjale dhe nëpër studio. Ideja për të bërë propagandë dhe për politikë pa thelb, ky është ngërçi në të cilin kemi rënë”,-tha Dervishi.

Ndahet cifti me i komentuar ne Shqiperi? Zbardhet detaji ‘i frìkshem’ mes tyre

Një lidhje që u përfol për muaj të tërë dhe që u kthye në një nga temat më të komentuara të verës së kaluar, duket se këtë verë do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Por këtë herë, jo për romancë.

Bëhet fjalë për Sara Hoxhën dhe Erik Fullanin, çiftin që për një kohë të gjatë u pa si i pandarë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar. Mirëpo, së fundmi, detaje të vogla në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime se mes tyre gjithçka mund të ketë marrë fund.

Sara dhe Erik nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një lëvizje që në botën e sotme digjitale shpesh lexohet si më shumë se një rastësi. Madje, burime pranë Newsbomb kanë “pëshpëritur” se njëri prej tyre mund të ketë shkuar edhe më tej, duke bërë “block” tjetrin.

E dimë mirë që në epokën e Instagram-it, një “unfollow” mund të thotë shumë, por një “block” është thuajse një deklaratë më vete. Për momentin, as Sara dhe as Erik nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra, duke lënë vend për aludime dhe komente të shumta.

BLOCK pas dashurisë, merr fund lidhja e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit,

A është kjo thjesht një krisje e përkohshme apo fundi i një prej historive më të përfolura të showbiz-it shqiptar? Kjo mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, emrat e tyre duket se do të vazhdojnë të jenë pjesë e bisedave edhe këtë verë.

Tr onditë gr. υαja shqiρtαre: Unë e tr¤d hëtoj bυrrin tim, por ai mυa më…

Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë.

Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të.

Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.

Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj. Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm.

Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri.

E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe. Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.

Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap. Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar.

Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje… Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje. Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet

sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”.

E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja… E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku.

Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë. Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë.

Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…

E “zyrtarizon” FSHF, taIenti 17-vjeçar që po çmend Amerikën bëhet pjesë e Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë një lëvizje të rëndësishme për të ardhmen, teksa ka siguruar një “po” nga talenti 17-vjeçar Adri Mehmeti, i cili po shkëlqen me fanellën e Nju Jork Red Bulls në MLS. Një vendim të cilin edhe FSHF e ka zyrtarizuar në mënyrë indirekte në ditën e parë të punës të trajnerit Rolando Maran në drejtimin e Kombëtares.

Në pamjet e publikuara nga FSHF, shihet Maran teksa takohet me atë që do të jetë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në radhët e Shqipërisë, Ervin Bulkun, të cilin do ta ketë zëvendëstrajner ashtu si të shumë të huaj para tij në stolin e kuqezinjve.

Në zyrën ku zhvillohej ky takim ishin dy tabela ku ishin të rreshtuar futbollistë shqiptare. Në njërën tabelë është grupi që cilësohet aktual i Shqipërisë, me lojtarët që kanë marrë pjesë në kualifikueset e e fundit, apo edhe emra që kanë rënë dakord që të bëhen pjesë e saj, siç është edhe Luis Hasa.

Mes atyre emrave bie në sy i shkruar me të kuqe edhe emri i Adri Mehmetit, djaloshit të Nju Jork Red Bulls, i cili në të kaluarën kishte veshur fanellën e U15 të Shqipërisë, për të kaluar më pas të ajo e SHBA.

Me sa duket FSHF e ka bindur lojtarin duke i ofruar mundësinë që të veshë menjëherë fanellën e Kombëtares A, ndaj edhe emri i tij është vendosur përkrah lojtarëve të cilët janë pjesë e grupit nga i cili Maran mund të zgjedhë për të përpiluar listën për miqësoret e qershorit./PANORAMASPORT.AL

Detajet / Xhensila Myrtezaj e përfshirë në pastrimin e parave të AKSHI-t, roli i ‘Iavatriçes’ gjyshja Lumturi Mezini me 3 apartamente

Kontabilistja e Rrytajve, Arlinda Meko (Kola) dhe bashkëpunëtori i saj Alfred Rushit Mezini rezultojnë dora zbatuese e një prej skemave më të frikshme të pastrimit të parave në Tiranë, mashtrimit dhe evazionit fiskal, përmes faturimeve fiktive, kreditimit artificial të TVSH-së, falsifikimit të dokumenteve etj. Evidencat tregojnë për një aktivitet kriminal të organizuar dhe sfidues, ndërsa në skenë dalin edhe kompanitë kryesore, të cilat janë pjesë e dosjes së AKSHI-t, përmes të cilave janë zhvatur dhjetëra milionë euro.

Pjesë e pastrimit të parave dyshohet se është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Më konkretisht, në mars 2026 rezulton se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori i saj), dyshohet se kanë riinvestuar një pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, nëpërmjet blerjes së aktivitetit të një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel” (sipas informacioneve të disponuara, qendër e lidhur me shtetasen Xhensila Myrtezaj), duke vijuar aktivitetin me emërtimin “Areal Aesthetic Clinic”, me NIPT M61506037E dhe kapital të deklaruar 1,000 lekë.

Nga analiza paraprake dhe informacionet e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se ky investim mund të jetë përdorur me qëllim fshehjen ose legalizimin e origjinës së të ardhurave të dyshuara si produkte të veprimtarisë së paligjshme. Në këtë kuadër, blerja e një klinike estetike në një nga zonat me vlerat më të larta të tregut në Tiranë, ku investime të ngjashme dhe aktivitetet përkatëse vlerësohen në shuma që variojnë nga rreth 500,000 euro deri në mbi 1,000,000 euro, përbën një element me rëndësi për hetim të thelluar financiar dhe pasuror, lidhur me burimin e fondeve, mënyrën e financimit të transaksionit dhe deklarimet përkatëse tatimore e bankare.

Bicontal Solution, në qendër të pastrimit të parave

Arlinda Meko (Kola) rezulton pronare e shoqërisë “Bicontal Solution” sh.p.k., NIPT: L21312016B, me adresë: Rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zona Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34. Sipas ekstraktit të QKR-së, disa ndryshime gjatë veprimtarisë së saj janë: Depozitimi i certifikatës familjare date 15.05.2018 ku vertetohet ndryshimi i mbiemrit te ortakes dhe administratores, nga “Arlinda Kola” në “Arlinda Meko”.

Depozitimi i vendimit date 06.02.2019, ku është vendosur, ndryshimi i adresës kryesore te ushtrimit te aktivitetit te shoqërisë, nga Njësia bashkiake nr.5, Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati Moskat nr.1, Shkalla 2, Kati 2 Apartamenti 11, në rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zonë Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34 dhe ndryshimin e adresës së e-mail-it në kola.arlinda@gmail.com

Depozitimi i vendimit të asamblesë së përgjithshme, datë 12.06.2019, ku është vendosur: ndryshimi i numrit të kontaktit. Telefon ishte (“0694263880”) u bë (“0692075194”)

Alfred Mezini, ushtron profesionin e avokatisë i regjistruar në QKR si person fizik, NIPT L62203028F dhe numër kontakti 0672174884.

Rezulton gjithashtu se znj. Arlinda Meko është pjesë e ekipit të punës së shoqërisë “Albanian Consultancy”, NIPT: L41310001P, me administrator shtetasin Gentian Barjamaj, shoqëri me aktivitet në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe konsulencës fiskale.

Nga informacionet dhe dokumentacioni i pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve, transfertave financiare dhe informacionit të administruar, rezulton se skema e dyshuar e evazionit fiskal dhe kreditimit artificial të TVSH-së funksiononte nëpërmjet një mekanizmi të organizuar financiar ndërmjet shoqërive “Mega Distribution”, “Alban Construzioni”, “FASTECH” sh.p.k. dhe “SOFT SOLUTION” sh.p.k.

Skema e faturimeve fiktive dhe pastrimit të parave

Konkretisht, “Mega Distribution” lëshonte fatura tatimore me TVSH ndaj subjekteve të sipërcituara për punime, shërbime apo situacione teknike të dyshuara si fiktive ose të pambështetura me dokumentacion real teknik dhe ekonomik.

Pas lëshimit të faturave:

-subjektet përfituese kryenin pagesat nëpërmjet sistemit bankar drejt llogarive të “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje transaksione të rregullta tregtare;

-këto pagesa përdoreshin për të justifikuar kreditimin e TVSH-së dhe uljen artificiale të detyrimeve tatimore të shoqërive përfituese;

-më pas shumat e transferuara tërhiqeshin cash nga llogaritë e “Mega Distribution”;

-dhe sipas informacioneve të disponuara, pjesa kryesore e shumave u rikthehej subjekteve paguese pa komponentin e TVSH-së.

Në këtë mënyrë subjektet që merrnin faturat përfitonin kreditim artificial të TVSH-së dhe rritje fiktive të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin vlerën e TVSH-së dhe diferenca monetare të padeklaruara.

Për ta bërë më të qartë mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar, po japim një shembull ilustrues:

Në rast se një subjekti i pritej një faturë fiktive në vlerën totale 10,000,000 lekë me TVSH, kjo shumë përfshinte rreth 1,666,667 lekë TVSH dhe rreth 8,333,333 lekë vlerë bazë të faturës. Subjekti që merrte faturën kryente pagesën e plotë nëpërmjet bankës drejt llogarisë së “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje një transaksion të rregullt tregtar. Në dokumentacion rezultonte sikur kanw shitur çokollata dhe biskota, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta se këto blerje nuk janë kryer realisht.

Në këtë mënyrë, subjekti përfitonte dy avantazhe financiare ulte artificialisht fitimin e tatueshëm duke e regjistruar faturën si shpenzim biznesi si dhe përfitonte kreditim të TVSH-së prej rreth 1,666,667 lekësh, duke ulur detyrimet që duhej t’i paguante shtetit.

Më pas, sipas mekanizmit të dyshuar, pasi shuma kalonte në llogaritë bankare të “Mega Distribution”, paratë tërhiqeshin cash nga Arlinda Meko dhe personat e lidhur me të. Nga informacionet e administruara rezulton se pjesa më e madhe e shumës, konkretisht rreth 8,333,333 lekë, u rikthehej në dorë subjekteve paguese jashtë sistemit bankar, ndërsa organizatorët e skemës mbanin për vete vlerën e TVSH-së dhe komisione të konsiderueshme monetare për çdo faturë të prerë.

Pra, praktikisht biznesi që merrte faturën fitonte ulje të taksave dhe justifikim artificial të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin para cash të padeklaruara nga TVSH- ja dhe komisionet.

Ky mekanizëm dyshohet se është përdorur në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar për të krijuar faturime fiktive, për të shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, për të fshehur qarkullimin real monetar dhe për të gjeneruar të ardhura të padeklaruara në vlera të konsiderueshme.

Nga analiza e pasqyrave analitike të blerjeve dhe shitjeve ndërmjet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni”, NIPT: J61904069R, rezulton se gjatë vitit 2021 janë deklaruar fatura shitje në vlerën totale 66,901,747 lekë me TVSH.

Nga kryqëzimi i faturave rezulton një model i përsëritur dhe i organizuar faturimi, i cili ngre dyshime të forta për transaksione fiktive me qëllim kreditimin artificial të TVSH-së.

Konkretisht konstatohet se:

-faturat janë lëshuar pothuajse gjithmonë në datën 1 të muajit;

-në të njëjtën ditë janë prerë deri në shtatë (7) fatura;

-numrat serialë të faturave nuk ndjekin rendin normal kronologjik;

-mungon logjika ekonomike dhe operative e transaksioneve, ndërsa dokumentacioni teknik mbështetës rezulton i munguar ose i dyshimtë.

Nga pasqyra analitike e blerjeve për periudhën Prill 2021 Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera këto fatura:

Nr. Serie – Vlera me TVSH – Datë

98018704-3,840,000 lekë – 01.06.2021

98018654-4,560,000 lekë – 01.06.2021

98018601-3,300,000 lekë – 01.06.2021

98018602-3,000,000 lekë – 01.06.2021

84761490-3,600,000 lekë – 01.06.2021

98018705-2,719,747 lekë – 01.06.2021

98018710-7,620,000 lekë – 01.06.2021

Po kështu rezultojnë:

98018607-4,140,000 lekë – 01.11.2021

84761497-4,560,000 lekë – 01.11.2021

84761498-3,960,000 lekë – 01.11.2021

98018720-2,400,000 lekë – 01.11.2021

98018667-2,100,000 lekë – 01.11.2021

98018619-3,840,000 lekë – 01.11.2021

98018620-3,522,000 lekë – 01.11.2021

Mënyra e përsëritur e faturimit, përqendrimi i faturave në të njëjtën datë, mungesa e rendit kronologjik të serive, mungesa e dokumentacionit teknik justifikues, si dhe qarkullimi i shumave nëpërmjet transfertave bankare të ndjekura nga tërheqje cash, krijojnë dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me transaksione fiktive dhe një skemë të organizuar evazioni fiskal.

Punime fiktive për të kamufluar faturat

Nga burime të brendshme rezulton se një pjesë e faturave janë shoqëruar me situacione punimesh të dyshuara si fiktive. Sipas informacionit të disponuar, situacionet janë vulosur me vulën e administruar nga znj. Arlinda Meko, ndërsa firmat janë falsifikuar në emër të ing. Arben Bejko, pa dijeninë dhe autorizimin e tij. (Arben Bejko me numër ID F70309103E dhe numër kontakti: 0692025955).

Nëse provohet, ky veprim përbën falsifikim dokumentesh dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara me qëllim përfitimin financiar dhe tatimor.

Gjithashtu, nga informacionet e administruara rezulton se administratori i “Alban Construzioni” i ka kërkuar znj. Meko prerjen e faturave dhe situacioneve përkatëse për shumën 30,000,000 lekë, me qëllim justifikimin e pagesave të kryera nëpërmjet sistemit bankar, të cilat deri në mbylljen e bilancit rezultonin të pajustifikuara.

Po ashtu rezulton se largimi i znj. Meko nga subjektet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni” ka ndodhur pas evidentimit të problematikave të mësipërme dhe heqjes së autorizimeve të përfaqësimit.

Theksojmë gjithashtu se gjatë viteve 2014-2021 bilancet e “Mega Distribution” janë audituar nga “Albanian Consultancy”, ku znj. Meko rezulton pjesë e ekipit të punës, duke krijuar dyshime serioze për konflikt interesi dhe mbulim të veprimtarisë së dyshuar abuzive.

E njëjta skemë rezulton edhe me subjektin “FASTECH” sh.p.k., NIPT J81609010U.

Nga analiza e dokumentacionit rezulton se gjatë vitit 2021 “Mega Distribution” ka deklaruar fatura shitje ndaj “FASTECH” në vlerën totale 274,224,000 lekë me TVSH. Edhe në këtë rast konstatohet i njëjti model:

prerje masive faturash;

data të përsëritura;

mungesë kronologjie në seritë e faturave;

mungesë dokumentacioni teknik;

si dhe dyshime për situacione fiktive punimesh.

Nga pasqyra analitike për periudhën Maj 2021 – Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera:

84761472-9,360,000 lekë – 01.05.2021

847634817,080,000 lekë – 01.05.2021

84761427-8,148,000 lekë – 01.05.2021

84763482-8,136,000 lekë – 01.05.2021

84763487-6,840,000 lekë – 01.05.2021

98018653-12,648,000 lekë – 01.05.2021

84763492-9,000,000 lekë – 01.05.2021

Po kështu rezultojnë:

84761442-9,828,000 lekë – 01.08.2021

84763498-13,104,000 lekë – 01.08.2021

84761433-14,742,000 lekë – 01.08.2021

84761489-11,466,000 lekë-01.08.2021

84761499-3,876,000 lekë-01.08.2021

98018716-3,804,000 lekë – 01.08.2021

98018717-6,240,000 lekë-01.08.2021

98018659-4,560,000 lekë-01.08.2021

Gjithashtu:

84761488-13,104,000 lekë-01.09.2021

84761444-13,104,000 lekë – 01.09.2021

Edhe në këtë rast, mënyra e organizimit të faturave krijon indicie të qarta për ekzistencën e një mekanizmi të strukturuar faturimesh fiktive dhe kreditimi artificial të TVSH-së.

Skema me SOFT SOLUTION

Rezulton se e njëjta situatë është evidentuar edhe me subjektin “SOFT SOLUTION” sh.p.k., NIPT L11328009F. Nga informacionet e disponuara rezulton se skema funksiononte në këtë mënyrë: shoqëritë kryenin pagesat drejt “Mega Distribution”. Më pas shumat tërhiqeshin cash dhe riktheheshin tek subjektet përkatëse pa vlerën e TVSH-së, ndërsa përfitimi i TVSH-së mbahej nga organizatorët e skemës.

Gjithashtu, sipas informacionit të administruar, dokumentacioni është shoqëruar me falsifikim vulash, firmash dhe kontratash.

Theksojmë gjithashtu se nga viti 2020 bilancet e shoqërisë “FASTECH” shpk janë audituar nga z. Gentian Barjamaj, pra shoqëria “Albanian Consultancy”, sipas historikut të QKR-së. Pra ku është pjesë në ekipin e punës edhe znj. Meko (Kola), duke justifikuar të gjitha veprimet abuzive të saj.

Makina dhe apartamente

Nga burime dhe informacione të tjera rezulton se gjatë viteve 2020-2021 znj. Arlinda Meko ka blerë automjete tip VOLVO XC40 me targa AB771BL dhe AA384YC në emër të shoqërisë “Bicontal Solution”.

Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, znj. Meko (Kola), ka hipotekuar me vendimin nr. 1023 datë 15.06.2021, apartament në Rrugën Hamdi Sina, Farkë. Po në këtë godinë janë ipotekuar me vendimet nr. 1020/1021/1022 datë 15.06.2021, tre (3) apartamente në emër të Lumturi Ahmet Mezini, mamasë së Alfred Mezinit (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori të znj. Meko Kola).

Pra lind pyetja me çfarë të ardhurash janë blerë 3 apartamente nga mamaja e Alfred Mezinit??? Kjo kërkon një hulumtim të pagesave të kryera për blerjen e 3 apartamenteve dhe burimin e të ardhurave nga Lumturi Ahmet Mezini.

Këto elemente krijojnë dyshime për pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara dhe kërkojnë hetim financiar të burimit të fondeve.

Znj. Arlinda Meko rezulton gjithashtu përfaqësuese ligjore e shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., NIPT K71708015M, me administrator shtetasin grek Nikolaos Prapas që nga data 20.03.2018. (bashkëlidhur vendimi i asamblesë së përgjithshme sipas ekstratit të QKR).

Ndërsa më datë 11.10.2018, nëpërmjet së cilës shoqëria “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., përfaqësuar nga Administratori Z. Nikolaos Prapas i jep kompetencë znj. Arlinda Meko që ta përfaqësojë në bazë të tagrave që i lejon kjo prokurë, znj. Arlinda Meko, përveçse është përfaqëusese ligjore e kësaj shoqërie me aktivitet “Shërbime mjekësore. Hapja e klinikave mjekësore me shume specialitete diagnostikuese, laparoskopi, insiminim in Vitro, laborator analizash gjenetike dhe te te gjitha llojeve te tjera, import- eksport dhe tregtim te materialeve dhe te aparaturave e medikamenteve mjekësore.”, mban aktivitetin ekonomiko-financiar dhe mbylljen e pasqyrave financiar që nga viti 2018.

Nga listëpagesat e punonjësve të kësaj shoqërie konstatohet se administratori dhe ortaku, z. Nikolaos Prapas, deklarohet dhe paguhet prej 30,000 lekë, pra me pagë minimale, në kundërshtim të plotë të ligjit Nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Konstatojmë gjithashtu se punonjësja e kësaj shoqëria Albina Doka, me profesion infermiere, deklarohet po me pagë prej 30,000 lekë.

Nga dokumentacioni dhe informacionet e administruara rezultojnë indicie për:

-deklarime fiktive pagash minimale;

-punësim informal;

-shitje pa dokumentacion fiskal;

-të ardhura të padeklaruara;

-dhe ushtrim aktiviteti në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

Nga informacionet e disponuara rezulton gjithashtu se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini ushtronin aktivitet të përditshëm në klinikë pa rezultuar të deklaruar si punonjës.

Po ashtu ekzistojnë dyshime për:

-shitje medikamentesh pa pullë fiskale;

-të ardhura cash të padeklaruara;

-dhe transport ndërkufitar të shumave monetare drejt Greqisë nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë.

Pastrim masiv parash

Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, konstatohet se znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori), përgjatë viteve 2019-2022, kanë kryer veprën e “pastrimit të parave”, duke transportuar në rrugë tokësore nëpërmjet kalimit nga pika kufitare Kapshticë drejt Selanikut ku është dhe vendodhja e ortakëve te shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., (Z. Nikolaos Prapas) fitimet e padeklaruara të shoqërisë, ose kur Z. Nikolaos Prapas vjen për të kryer ekzaminimet. Kjo vërtetohet nga sistemi TIMS për të gjitha kalimet e makinës me targa AA384YC dhe AB771BL, me përdorues Alfred Mezini. Gjithashtu znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini, paratë e padeklaruara i mbajnë në apartamentet e tyre respektive.

Nga pasqyrat financiare të “IAQENDRO TIRANA” konstatohet një rritje e pazakontë e fitimit neto:

viti 2019: 276,737 lekë;

viti 2020: 3,049,074 lekë;

viti 2021: 35,850,888 lekë.

Rritja shumëfish e rezultatit financiar, e kombinuar me indiciet për të ardhura të padeklaruara dhe shitje pa faturë tatimore, krijon dyshime serioze për fshehje të ardhurash, evazion fiskal dhe qarkullim informal monetar.

Në kushtet kur elementët e mësipërm krijojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprave penale dhe shkeljeve të rënda fiskale, kërkohet:

-nisja e një hetimi të plotë financiar dhe tatimor;

-kryqëzimi i faturave dhe transfertave bankare;

-verifikimi i dokumentacionit teknik dhe fiskal;

-kontrolli i pasurive dhe burimit të tyre;

-administrimi i të dhënave TIMS;

-si dhe verifikimi i deklarimeve tatimore, listëpagesave dhe lëvizjeve financiare të personave dhe subjekteve të sipërcituara.

Del dëshmia që fundos dhëndrin e Berishës: Si gënjyen Ruli me Mediun dhe kush është njeriu i punëve të pista të Familjes!

Në dy mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Tiranë, është diskutuar ndryshimi i destinacionit si më sipër cituar, konkretisht në mbledhjet e datave 03.06.2006 dhe 08.06.2006.

Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje, sipas akteve të administruara, ka rezultuar se grupi i Partisë Demokratike, rezulton të ketë pasur në krahun e vet, të paktën shtetasit Sokol Behaj, Adrian Myderizi, Marin Biçoku, Arben Qirjako (shih vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, nr 21 datë 17.07.2009 mbi shkarkimin dhe emërimin e 3 anëtarëve të KRRT-së të Bashkisë Tiranë, ku pasqyrohen emrat e këtyre shtetasve si propozime të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak).

Në këto mbledhje, konstatohet se kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe shtetasi Marin Biçoku, i cili rezulton të jetë drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkëpunëtor i ngushtë, si i familjes Malltezi ashtu edhe i familjes Berisha. 64.1.

I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar se:

“Nga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës.

Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktivitetin tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator.

Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë. Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT- së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë…. 64.1.1“.

Shtetasi Marin Biçoku, sipas shkresës nr. 1000/1 prot datë 06.02.2024 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se ka qenë punonjës i ish-Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Urbane në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit për Punët Publike dhe Rregullimin e territorit për periudhën 14.11.2005 deri më 14.07.2009.

Shtetasi Jamarbër Malltezi, gjithashtu ka qenë i atashuar në këtë ministri, pasi siç rezulton nga aktet, ka mbajtur pozicionin e koordinatorit të projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare”.

Konkretisht na janë përcjellë disa akte ku evidentohen të dhëna për shtetasin Jamarbër Malltezi si shkresë me nr 909 prot datë 18.12.2007 e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Njësia e Koordinimit të Projektit, Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare nënshkruar nga koordinator Jamarbër Malltezi; shkresë nr. 6910 prot datë 13.09.2007 të Ministrit të Punëve Publike i ndjeri Sokol Olldashi, e miratuar nga J.Malltezi, drejtuar Ministrit të Drejtësisë me anë të cilës dërgohet për përkthim zyrtar Letër Marrëveshja e Grantit të Programit Global të Mjedisit (GEF) TF 056176 për bashkëfinancimin e projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare” në shumën 950 000 $ midis Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Ministrisë së Financave etj.

Gjenden akte me nënshkrimin e shtetasit Malltezi që në janar 2006.Evidentohet nga dokumentacioni i përcjellë se, kostoja totale e projektit është 38.56 milionë USD dhe qeveria do të kontribuojë 5.71 milionë USD.

Kreditimi aprovohet që më datë 29.06.2005 dhe PCU Coordinator është përcaktuar Jamarbër Malltezi kurse Eorld Bank Task Team Leader Rita Cestti”.

I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar se: “Nga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës.

Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktivitetin tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator. Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë.

Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT-së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë.”

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, citojnë në dosje se Marin Biçoku, nuk rezulton të ketë vetëm marrëdhënie pune me familjen ish-kryeministrore, por ai shfaqet i angazhuar gjatë gjithë kohës me shtetasit Berisha dhe Malltezi.

Fluturimet e Marin Biçokut me anëtarët e familjes Berisha

“Konkretisht me shtetasen Liri Berisha, vërehet se angazhohet në ndërtimin e dy vilave në Farkë. Ky shtetas identikohet në datë 21.04.2007 të ketë hyrje të përbashkët me shtetasin Jamarbër Malltezi, me linjën ajrore Austrian Airlines – OS 847/848 ku shtetasi Marin ka hyrë në orën 00.05 në aeroportin e Rinasit dhe Jamarbëri në orën 00.02.

Më datë 30.05.2008, respektivisht në orën 20.11 dhe 19.55, shtetasit Marin Biçoku, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi, rezulton të kenë dalë nga territori i R. Shqipërisë me linjën ajrore Al Italia-AZ 506/511 Milano dhe janë kthyer më datë 31.05.2008 në orën 20.18 dhe 20.03.

Më datë 14.11.2010 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R. Shqipërisë në orën 11.43 me linjën ajrore Lufthansa Munih dhe në orën 11.40 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetasja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 17.11.2010 në orën 11.55 dhe 11.53.

Më datë 10.01.2011 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R. Shqipërisë në orën 10.54 me linjën ajrore Turkish Airlines – TK 1073/1074 Stamb dhe në orën 10.48 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha.

Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 13.01.2011 në orën 09.45 dhe 09.49. Më datë 24.09.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.

Shqipërisë në orën 13.35 me linjën ajrore Lufthansa-Lufthansa Mynih dhe në orën 13.34 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 28.09.2012 në orën 11.42 dhe 11.43.

Më datë 22.11.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 05.39 me linjën ajrore Belle Air-Londra 555-556 dhe në orën 05.28 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha.

Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 24.11.2012 në orën 19.16 dhe 18.51”, thuhet në dosje.

Apartamenti dhuratë që Marin Biçoku mori nga kompania Homeplan

Dëshmia që fundos dhëndrin e Berishës: Si gënjyen Ruli

Me shoqërinë Homeplan sh.p.k., e cila nuk kishte lindur ende në këtë periudhë, por e cila shtrin ndërtimet si investitore në territoret e ish klubeve Partizani, shtetasi Marin Biçoku, në vitin 2010, lidh akt marrëveshje për përfitimin e një apartamenti të identifikuar me nr 254 me sip 75.02 dhe verandë 34.56 m2.

Megjithëse çmimi i përgjithshëm i shitjes është përcaktuar se është 62 302 euro, nuk dokumentohet që ai ta ketë paguar atë. Madje, përveç mospagimit të kësaj shume, edhe është shpërblyer me një shumë parash në vlerën 12 500 euro për kontributin e dhënë. Në një dokument të rekuperuar nga Laptop-i i markës SONY, nr serial C3LNOZA, i sekuestruar pranë Studio Pustina, nëpërmjet aktit të ekspertimit teknik kompjuterik nr 149 datë 11.08.2023, evidentohet në formatin excel llogaritë e klientëve, të cilët kanë blerë apartamente në kompleksin Magnet.

Për shtetasin Marin Biçoku është bërë shënimi: Apartamenti 254+ 12.000 euro i janë dhënë Z. Biçoku për të kompensuar kontributin që Z. Biçoku ka dhënë në favor të Homeplan shpk”:

Sipas ekspertimit të kryer në hard diskun e sekuestruar pranë studio Pustina, rezulton se është gjendur një dokument “Arka 2010 Homeplan påf i modifikuar për herë të fundit më datë 11.07.2011 ku pasqyrohet se me MP 1 datë 16.06.2010 shtetasit Marin Biçoku i është bërë një pagesë prej 12 500 euro ose 1 708 625 lekë.

Sipas MA 83 datë 01.12.2010 evidentohet se shtetasi Marin Biçoku, ka bërë një pagesë prej 63.50 euro, për ndryshim, rifinitura në ap 254.

Referuar dokumenteve të sekuestruara pranë Studio Pustina, është gjetur një dokument me logon Homeplan Analizë, datë 05.08.2011, ku shfaqet analizë e arkës së shoqërisë Homeplan sh.p.k. për periudhën 01.01.2010 – 31.12.2010, me referenca mandat pagesash ku është bërë shënimi për shtetasin Marin Biçoku se i janë dhënë me mandat pagesën nr. 1 datë 16.06.2010 një shumë prej 12 500 euro.

Me shkrim dore është bërë shënimi: MP nr. 1 Kthim fondi “Klientit” M.Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B). Ky dokument rezulton i nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj.

Për të njëjtën periudhë (01.01.2010 31.12.2010) evidentohet gjithashtu dokumenti i datës 15.08.2011, me përshkrimin Homeplan Analizë, në të cilin paraqiten pagesat në euro, nga arka e shoqërisë Homeplan.

Me interes për hetimin konstatohen lëvizjet e mëposhtme:

Mandat Pagese me nr.1, datë 16.01.2010, në vlerën 12.500 euro, për Marin Biçoku. Nga hetimi rezulton se 12,500 euro janë arkëtuar nga Fatmir Bektashi si borxh nga ortaku në të njëjtën datë.

Në të njëjtin dokument evidentohen shënimet me shkrim dore si më poshtë:

Sqarim:

1. MP nr.1.- Kthim fondi ” Klientit M. Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B):

2. MP nr. 2,73,74,60- derdhje në bankë për klientët që kanë paguar në cash ( efekte fiskale):

3. MP 72-është sipas listës që ju keni si likujdim për kontakt. Kjo faqe është e nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj.

Gjithashtu rezulton në një dokument tjetër të sekuestruar pranë Studio Pustina me emërtimin “Homeplan, arkëtim dhe cash out datë 30.09.2013” i nënshkruar nga shtetasi Fatmir Bektashi ku është bërë shënimi në lidhje me arkëtimet dhe shpenzimet e shoqërisë Homeplan.

Evidentohet se në zërin shpenzime, nënzërin Investime, është shënuar me nr rendor 37 Marin Biçoku, me shumë të dhënë 12 500 euro.

Referuar akt ekspertimit të hard diskut, të sekuestruar pranë studio Pustina, evidentohet një dokument i emërtuar “Kontrata 2010-2011”. Në këtë dokument, në faqen e parë të dokumentit excel me emërtimin “Apt 2010-x Pronarin” ku me kodin 254 në strukturën Homeplan 2, shtetasi Marin Biçoku, pasqyrohet më datë 30.12.2010, në shumën 62 302.50 euro, me sip totale 75.02 m2, me çmim 830.

48 euro/m2, por është evidentuar si klient megjithëse gjendet në listën e pronarëve.

Nga i njëjti akt ekspertimi (hard drive sekuestruar tek Studio Pustina), rezulton se në dokumentin në exel “Homeplan shitje 2010-2011 evidentohet emri i shtetasit Marin Biçoku, me datë të kontratës 19.06.2010, sip totale 109.58 m2, çmimi 675 euro/m2 sip verande 34.56 euro me çmim 337.50 euro për m2.

Në diferencë nga klientët e tjerë për këtë shtetas nuk evdentohet kryerja e asnjë pagese. Nga akti i ekspertimit të hard diskut të sekuestruar pranë studio Pustina, është gjendur një dokument në pdf me emërtimin “Analiza Llog Klasa 1-4 (1)” i krijuar për herë të fundit më datë 01.04.2012.

Në faqen 32 evidentohen veprime në lidhje me shtetasin Marin Biçoku: VS 2 datë 01.01.

2011 E- Çelje viti 2011 klientë Homplena/çelje viti, debituar 12 500 euro dhe më datë 31.12.2011 me VS 48, sistemim veprimi për Marin Biçoku/sistemi 12 500 euro.

Me kontratën e shitblerjes nr 159 rep nr 94 kol datë 28.01.2013 para noteres Laura Pustina është lidhur kontrata e shitjes mes shitësit shoq Homeplan sh.p.k. dhe blerësit Marin Biçoku, për pasurinë apartament me nr 28 me nr pasurie 3/201+2-28 ZK 8220 me sip 66.6 m2 rruga Frosina Plaku, kati i pestë i godinës 9 katëshe, shk 2 Tiranë.

Ap nr 28 ka edhe sip verande 34.56 m2 dhe sip të përbashkët 9.25 m2. Çmimi i shitjes është 62 303 euro i cili sipas nenit 2 deklarohet nga palët se është paguar totalisht nga blerësi përpara lidhjes së kësaj kontrate dhe shitësi nuk ka më pretendime për të.

Me faturën tatimore nr. 8 datë 28.01.2013 rezulton se shoq Homeplan sh.p.k. i ka shitur një njësi ap 28 (254), në vlerën 62 303 euro ose 8 692 515 lekë shtetasit Marin Biçoku.

Nga ekspertimi i laptopit të sekuestruar në studion Pustina, është gjetur një dokument në formatin excel, i modifikuar për herë të fundit më datë 28.10.2013 ku për shtetasin Marin Biçoku më datë 12.02.2013 është bërë shënimi: “Marin Biçoku, kontratë shitblerje me HP (me ulje).

Më datë 12.02.2013, rezulton se është bërë aplikimi nga shtetasi Marin Biçoku për regjistrimin e kontratës por me shkresën datë 21.02.2013 është njoftuar nga ZVRPP se kontratës i mungon vula e njomë e shoq Homeplan sh.p.k.

Për këtë arsye është bërë riaplikim më datë 28.02.2013. Pikërisht në këtë datë është regjistruar edhe pasuria e mësipërme në emër të tij. Më datë 16.01.2024, është pyetur, shtetasi Marin Biçoku, i cili ka deklaruar se, pothuajse gjysmën e shumës e kishte siguruar nga të ardhurat që siguronte prej firmës së tij MB Studio të cilën e ka hapur në vitin 2009 dhe nga viti 1994 ka punuar profesion të lirë si arkitekt, pra aktivitet privat.

Dy shkëputje ka nga ky aktivitet e konkretisht në periudhën nga fundi i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2001 ku ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe tjetra në Ministrinë e Punëve Publike nga fundi i vitit 2005 deri në mesin e vitit 2009.

Gjysmën tjetër të shumës pretendon se e ka siguruar nga miqtë e tij, të cilëve ju ka marrë borxh por nuk preferon të përmendë emra. Pagesën pretendon se e ka bërë me cash, në disa këste, për dy-tre ditë.

Pranon se ka përfituar një ulje prej 10% në çmim pasi mori përsipër pagesën e menjëhershme të vlerës së apartamentit dhe kjo është përcaktuar në akt marrëveshjen e lidhur me shoqërinë Homeplan sh.p.k.

Me kontratën nr 747 rep nr 431/1 kol datë 22.04.2013 shtetasi Marin Biçoku, e shet pasurinë e mësipërme në vlerën 55 000 euro tek shtetësja Xhulia Rruga, 7 303 euro më pak.

Më datë 16.01.2024, shtetasi Marin Biçoku, i pyetur në lidhje me shumën prej rreth 12 000 euro që pasqyrohet se i është dhënë bashkë me apartamentin, për të kompensuar kontributin që ai ka dhënë në favor të shoqërisë Homeplan sh.p.k. deklaron se, nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë koment.

Nuk është në dijeni të asaj që është shkruar dhe se nuk ka dhënë kontribut në favor të shoqërisë Homeplan.

Në fakt, rezultojnë një tërësi aktesh që në përputhje me njëra tjetrën vërtetojnë se shtetasi Marin Biçoku nuk ka bërë pagesë çmimi për apartamentin e marrë nga shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe se atij i është paguar plus edhe shuma prej 12 500 euro.

Kështu, nga ekspertimi i laptopit të sekuestruar shtetases Andia Pustina, i markës SONY, model PCG-7TIL, me produkt Key K873M-6JMJ, me barcode 00045-830-720-227, ekspertim ky i pasqyruar në aktin me nr. 149 datë 11.08.2023 është evidentuar një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa 1 me emërtimin “2591744” në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 29.11.2011, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive.

Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet me nr rendor 346, në njësinë apartamente, si klient, më datë 19.06.2010, me sip 109.6 m2, me çmim 675 m2, me shumë totale 62 302.5 euro dhe lënë bosh rubrikat si të arkëtuara dhe ajo për t’u arkëtuar shënuar me vlerën 0.

Në një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa I me emërtimin “2610688” në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 09.04.2012, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive.

Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet se është shënuar si klient: më datë 19.06.2010, për një njësi ndërtimore me sip 109.58 m2, me çmim 675 në një vlerë totale prej 62 302.5 euro.

Konstatohet se në rubrikën “Të arkëtuara” nuk është shënuar asnjë vlerë dhe “Për t’u arkëtuar” është shënuar vlera 0. Në një dokument me emërtimin “2641920”, me datë krijimi 17.12.2010, datë modifikimi 09.07.2012 dhe autor të fundit Financa 1.

Ky dokument rezulton të ketë disa faqe, mban sipër stemën “Homeplan Rezidencë banimi” ku në faqen e parë “Të dhënat” evidentohet ndarja e dokumentit në këtë mënyrë:

Depo nga nr referencës 8 deri në nr 142;

Garazhe nga nr referencës 144 deri në 226;

Njësi shërbimi nga nr referencës 228 deri më 281;

Apartamente nga nr referencës 283 deri më 784./ Prapaskena

Laert Vasili i dergon video Rene Refos! Ish banorja e Big Brother ia nxjerr bojën, ia zbuIon të gjitha

Një deklaratë e fortë dhe e papritur po bën xhiron e rrjetit orët e fundit, duke vënë në qendër të vëmendjes aktorin e njohur Laert Vasili.

Ka qenë Rene Refo, vajza e aktores së mirënjohur Julia Ilirjani, ajo që ka zgjedhur finalen e sezonit të podcastit të saj, “Zero fucks given”, për të ndarë me ndjekësit një prapaskenë mjaft të rëndë.

Në materialin filmik përmbledhës, Rene bëri një skanim të të gjithë eksperiencës, duke dhënë nga një vlerësim të shkurtër për çdo personazh që kishte ulur përballë përgjatë muajve.

Megjithatë, situata ka ndryshuar tërësisht kurs kur ajo u ndal tek emri i aktorit Laert Vasili.

Rene sqaroi fillimisht se përpara se ta ftonte në emision, gëzonte një konsideratë të lartë për të si artist, ishte adhuruese e punës së tij dhe, mbi të gjitha, e vlerësonte për shkak të historisë së gjatë të bashkëpunimeve që ai ka pasur në teatër me nënën e saj.

Por, gjërat kanë degraduar menjëherë pas realizimit të intervistës.

Sipas rrëfimit të saj, Laerti i ka dërguar një video në telefon, përmbajtja e të cilit ka qenë mjaftueshëm shqetësuese sa për të ndërprerë çdo lloj komunikimi në të ardhmen.

Ndonëse zgjodhi të mos hynte në hollësi të mëtutjeshme, ajo la të nënkuptohej hapur natyra e mesazhit përmes fjalisë: “e kuptoni ju per cfare video behet fjale”.

Më tej, autorja e podcastit zbuloi se ky incident ka pasur ndikim edhe në jetën e saj sociale, duke treguar se ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ftesat për të marrë pjesë në organizime apo evente të ndryshme publike, sapo është vënë në dijeni se në të njëjtin ambient do të ishte i pranishëm edhe aktori, me qëllimin e vetëm për të shmangur totalisht çdo kontakt apo ballafaqim me të.

Taulant Balla del në komunikim me banda kriminaIe, dalin detajet “bombë” nga përgjimet në dosjen hetimore

Hetimet e zhvilluara të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupeve kriminale kanë nxjerrë në dritë përgjime që, sipas dokumenteve hetimore, implikojnë edhe emrin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në grupet kriminale. Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar detaje nga dosja se Suel Çela i ka kërkuar Ballës që të arrestohen emra të caktuar, për t’i dhënë në këmbim PS-së 9 deputetë në qarkun e Elbasanit. Po ashtu sipas gazetarit Çollaku kjo kërkesë ka marrë edhe miratimin e kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam lexuar një dokument zyrtar, që është në dosje. Flet Suel Çela me gjyqtaren dhe i thotë: ‘I kemi thënë Taulantit, na arresto një, dy, tre emra dhe ne të sigurojmë 9 deputetë për PS-në në Elbasan. Jemi kamikaz për ju’. Ai tha ‘mi shkruaj në një copë letër, t’ia çoj Ramës, ia çoi, mori konfirmimin’…Është tekst i shkruar, është në dosje, është në gjykatë, është me dokument. Kjo është me emra, ja çuam, u vendos, por u tha ‘mbajeni fjalën ju, se ne duam 9 deputetë’. Cilin prej tyre thirri SPAK?! Kjo ka 5 vjet. Këtu çalon gjëja, por ka edhe shumë, s’do lexoj dosjen këtu. Ka plot dokumente të tilla”, tha ndër të tjera Çollaku.

Përgjimet

Akuzat se Balla ka rënë në përgjime me bandat i ka artikuluar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej disa kohësh nxjerr pasazhe që sipas tij ndodhen në dosjen që po heton SPAK, por edhe ndërkombëtarët. Deri më tani janë zbardhur dhe përgjimet që kanë dalë nga aplikacioni i koduar SKY, që është përdorur nga grupet kriminale për të komunikuar në mënyrë të fshehtë. Pikërisht nga këto përgjime, janë zbardhur biseda të dyshimta që e lidhin Ballën me eksponentë të krimit të organizuar, ku diskutohet për ndërhyrje në drejtësi për të mbrojtur interesa të caktuara. “Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Në këtë mes ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm.

Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”, tha Berisha. Sipas kreut të PD, grupi i Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave dhe se kjo gjë ka ndodhur vërtet, pasi u arrestua Ardjan Çapja dhe Balla doli “kampion” me vota në atë kohë. “Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg? Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet.

Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan”, tha Berisha.

Pazaret

Nga deklarata e mbajtur jashtë SPAK-ut, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër bisedë nga aplikacionet e enkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”, ku sipas tij, dy persona gjatë bisedës deklarojnë se “Tao” ka marrë përsipër për llogari të bandës që të pastrojë komisariatin e Elbasanit dhe të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët. Lideri demokrat shtoi më tej se “boerët” janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës rivale. Sipas Berishës, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, por u mbrojt nga Edi Rama.

“Ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash. Dhe i tillë është Taulant Balla. Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara, Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët. E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fatahu, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës.

Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto. Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët. Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat”, tha Berisha.

Akuzat

Po ashtu kreu i PD, ka zbardhur këto kohë dhe detaje nga dosja “Toyota Yaris”, duke implikuar Ballën. Kreu i PD-së ka zbuluar bisedat, që sipas tij, janë bërë mes ish-punonjëses së BKH-së, Erjona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe Astrit Vladit. Sipas dokumentit që Berisha lexoi publikisht disa kohë më parë, Daupaj shprehej “Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin”. Berisha po ashtu deklaroi se Astrit Vladi dhe ministri Taulant Balla ishin njëlloj dhe se paratë ishin të përbashkëta.

“Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti? Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë”, lexoi Berisha. “Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushte. Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon”, është shprehur ish-punonjësja e BKH-së, sipas dokumentit që Berisha lexoi.

Kujtojmë se Dumani në një dalje për mediat konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë. Gjithashtu, sipas Berishës, Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. “Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës.

Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Dhe Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë. Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë pasur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia”, tha ai ndër të tjera.

Vjen LAJMI I JASHTËZAKONSHËM, Shqipëria kaIon testin e BE! Prisni 26 majin, do…

Shqipëria ka kaluar testin e BE-së duke i hapur kështu rrugën anëtarësimit. Lajmin e raportoi gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi në një lidhje me Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN. Sipas saj të vendet europiane i kanë dhënë dritën jeshile vendit tonë për të vijuar me miratimin e IBAR dhe kalimin e dosjes në Coreper II.

“Në takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBARs, kalimin e dosjes ne Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, me datë 26 Maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet aty nga Kryeministri Rama”.

Sipas gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi që prej fundit të shkurtit raporti IBAR ka qenë pjesë e diskutimeve në takimet e grupeve të negocimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por ka një ndryshim të madh nga drafti i parë i Komisionit Europian.

https://youtube.com/watch?v=FYoMhsYZJfQ%3Ffeature%3Doembed

“Jemi në draftin e katërt dhe duhet parë para se të miratohet edhe në takimin e ambasadorëve se cili do të jetë drafti apo pozicionet negociuese përsa i përket Shqipërisë për themeloret ku pritet të ketë kritere shtesë ku të gjitha kërkesat apo kriteret e vendeve anëtare janë implementuar në dokument dhe ditën e nesërme pritet vetëm miratimi i raportit të IBAR dhe caktimi i datës 26 maj,

një datë e cila është përcaktuar nga presidenca e Bashkimit Europian për Shqipërinë në orën 19:30 është deri më tani të paktën ora ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama. Këtë lajm e kemi konfirmuar edhe me burime nga opozita, nga parlamenti, nga të dyja palët, por mbetet edhe një konfirmim zyrtar që ne i kemi dërguar dhe një kërkesë për informacion Këshillit të Bashkimit Europian, përsa i përket këtij lajmi, por nga informacioni i shpërndarë deri tani duket që kemi një dritë jeshile të vendeve anëtare përsa i përket raportit të IBAR-it”. (A2 Televizion)