Brenda një harku të shkurtër kohor, një jave, kronika e zezë është mbushur me lajme vrasjesh ku kryesisht arsyet sipas asaj çfarë kanë treguar përfundimet e hetimeve kanë qenë: motive të dobëta.
Vetëm 1 javë më parë, opinioni publik u zgjua me lajmin e kobshëm të ikjes para kohe nga jeta të dy të rinjve, të cilët u vranë mes tyre në Manzë të Durrësit. Konflikti momental nisi pak pas mesnate për ekspresin e kafesë.
Daniel Pepa u konfliktua me Alteo Pepën për ekspresin e fikur, zënkë në të cilën u përfshinë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.
Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit Kurti. Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë.
Në media u fol gjatë, gjatë gjithë ditës se si gjaknxehtësia pas motiveve banale kthehej në tragjedi jo vetëm për të rinjtë vetë por dhe për familjet e tyre.
Nuk kaloi shumë dhe dy vrasje të tjera brenda 2 orësh tronditën vendin në dy qytete të ndryshme.
Një tas proshute u bë arsyeja e alarmimit të zonës së Komunës së Parisit në kryeqytet, ku picieri vrau duke i ngulur thikën në qafë kuzhinierit.
Filip Shehu, 41 vjeç, autor i vrasjes së kolegut të tij Indrit Ismaillari, 34 vjeç, ka dhënë një dëshmi të re për ngjarjen tragjike që ndodhi në një restorant në zonën e Komunës së Parisit. Ai ka deklaruar se konflikti që çoi në vrasje ishte i çastit dhe i lidhur me një mosmarrëveshje për punën, por ka shtuar se marrëdhëniet mes tij dhe viktimës kanë qenë konfliktuale për një periudhë të gjatë.
Në dëshminë e tij, Shehu ka thënë se ka pasur një ndjenjë të kërcënimit nga Ismaillari dhe ka shtuar se ata kishin pasur grindje të vazhdueshme, të cilat përfunduan tragjikisht në një incident të papritur. Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.
Nuk kaloi shumë dhe një ngjarje tjetër e rëndë u raportua nga Berati, ku ajo që pritej të ishte një ditë relaksi me familjen e tij, përfundoi si mos më keq për 52-vjeçarin Keli Hoxha.
Ky i fundit u vra me thikë nga 63-vjeçari Kristo Mema në sy të vajzave, gruas dhe nënës së tij. E gjitha kjo për shkak të një fotoje me kalin që viktima donte t`i bënte vajzës së vogël.
Dëshmitarët dhe policia kanë raportuar se pas një paralajmërimi të autorit, “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, Keli nuk është bindur dhe ka prekur kalin. Më pas, për shkak të një sharjeje nga ana e viktimës, konflikti ka eskaluar dhe Kristo Mema ka nxjerrë thikën e fshehur në samarin e kalit dhe ka goditur Kelin në trup, duke e vrarë.
Pas krimit, Mema është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një shpellë të kalasë, ku ka qëndruar për disa orë duke tentuar të shmangte arrestimin. Ai ka lidhur kalin në kasollen e tij dhe ka marrë ushqime për t’u mbajtur gjatë periudhës që policia po e kërkonte.
Një burrë 85-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Oderzo, në provincën e Trevisos . Makina e tij u përplas me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës që po shkonin në shkollë. Përplasja ishte aq e dhunshme sa të dy automjetet përfunduan në kanal.
Ekipet e shpëtimit, pasi siguruan zonën, ndihmuan personat e përfshirë, ndërsa personeli i Suem 118 mbërriti me gjashtë ambulanca dhe një helikopter.
Shoferi i makinës po udhëtonte pa patentë . Ajo kishte skaduar në gusht dhe, sipas raportimeve, nuk do të ishte rinovuar më 15 tetor për shkak të mungesës së kërkesave mjekësore .
Njëmbëdhjetë fëmijë u trajtuan në spital, së bashku me shoferin , për mavijosje të lehta.
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka mbrojtur fuqishëm aleancën atlantike, duke deklaruar se NATO do ta “rrafshonte Moskën” në rast se Rusia do të sulmonte Brukselin. Në një intervistë në “De Morgen”, Francken preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen europiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor.
I pyetur nëse kishte frikë se Presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë:
“Jo, sepse atëherë ai do të godasë zemrën e NATO-s dhe pastaj ne do ta rrafshojmë Moskën”.
Ai vazhdoi të shprehte mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do ta respektonte Nenin 5, Francken tha: “Sigurisht që do ta respektonte. Ekziston një paragjykim i madh në Europë kundër qeverisë amerikane. Pse nuk do ta respektonte Nenin 5?”.
Francken tha se ishte më i shqetësuar për përdorimin e luftës hibride nga Rusia sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale.
“Një raketë lundruese në Bruksel? [Aktvizimi i Nenit 5] është një çështje e qartë, pavarësisht përkufizimit që përdorni. Putini nuk do ta bëjë as këtë”.
“Jam më i prirur të shqyrtoj skenarët e zonës gri: të ashtuquajturit ‘njerëz të vegjël të gjelbër’ që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni kundër ‘regjimit nazist’. Dhe, para se ta kuptosh, ata kanë aneksuar një pjesë të Estonisë”, tha ai.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku sipas mediave vendase, një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij. Sipas raportimeve, çifti ishte ndarë së fundmi pas një lidhjeje disa vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mulhouse, në një bar ku 33-vjeçarja punonte si banakiere. Ndërsa po hapte lokalin mëngjesin e së shtunës, më 22 tetor, ajo është sulmuar me thikë disa herë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në spital, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Zyra e prokurorit të Mulhouse ka konfirmuar se autori i dyshuar, një shtetas shqiptar dhe ish-partner i viktimës, është në kërkim aktiv. Hetimi i çështjes i është besuar policisë gjyqësore.
Sipas të dhënave paraprake, viktima – e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse – kishte bashkëjetuar me të dyshuarin për rreth tre vjet, para se të ndahej prej tij. Prokuroria ka bërë të ditur se gruaja nuk kishte paraqitur më parë asnjë ankesë apo denoncim për dhunë.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga lokali dhe zona përreth po shqyrtohen nga hetuesit, ndërsa autopsia e trupit të viktimës pritet të kryhet mëngjesin e së mërkurës, më 29 tetor, në Institutin Mjeko-Ligjor të Strasburgut.
Një hetim zyrtar është hapur për veprën penale të vrasjes.
Erion Veliaj do të dalë nga qelitë e paraburgimit të Durrësit më 31 Tetor, pra ditën e premte, për të marrë pjesë në seancën që do të mbahet për ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. AI ka kundërshtuar shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Dje, institucioni i vetëm dhe më i lartë i Republikës, që gjykon vlefshmërinë e ligjeve, akteve dhe dekreteve, konfirmoi se ka njoftuar avokatët e Erion Veliaj, se seanca për ankimin e tij do të mbahet me 31 Tetor dhe kërkonte prezencën e tij.
Ish-kryebashkiaku ka konfirmuar gatishmërinë për të qenë në seancën në Kushtetuese dhe menjëherë Gjykata ka vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për datën dhe orën e seancës.
Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht për Euronews Albania se janë marrë të gjitha masat që kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Kujtojmë se, prej 10 shkurtit 2025, Erion Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës. Prokuroria e Posaçme ka renditur 13 akuza që rëndojnë mbi të dhe 12 mbi bashkëshorten Ajola Xoxa. Gjithashtu, të akuzuar bashkë me ta janë disa kompani, bashkëpunëtorë të afërt, ish-deputetja Klotilda Bushka dhe disa OJF.
Detaje të reja dalin nga ngjarja në Tiranë, ku një 20-vjeçare indoneziane solli në jetë foshnjën e saj në banesën ku jetonte me qira dhe e braktisi.
E reja me iniciale A. p., kishte ardhur në Shqipëri prej 4 muajsh, së bashku me shoqet e tjera dhe jetonin në një ambient të marrë me qira, ndërsa punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet.
Në kohën që ka ardhur nga Indonezia, 20-vjeçarja ka qenë 5 muajshe shtatzëne dhe ditët e fundit e kanë kapur kriza të stresit. Pas lindjes e reja, e ka braktisur fëmijën në banesë.
Shoqet e saj të tjera indoneziane kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë, ndërsa foshnja u dërgua në spital, ndërsa mësohet se fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Për shkak të gjendjes së fëmijës, për nënën 20-vjeçare që e braktisi, nisi vetëm hetim në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin”, informoi policia.
Gazetari dhe drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka nisur një hetim, i ka ofruar shuma të majme për të ‘mbyllur’ gojën përballë denoncimeve të tij publike.
I ftuar në një studio televizive, Toska tha se ka qenë vetë Balluku dhe njerëz të saj që i kanë ofruar shuma të mëdha, por që ai s’i ka pranuar, ndërsa shtoi se mund të kapnin vlerat e 1 apo 2 apartamenteve.
“E kam nisur këtë betejë mediatike ndaj Ballukut, për asnjë arsye personale. Gjyshi i Belinda Ballukut ka qenë i internuara në zona e Roskovecit. O Beqir Balluku dil andej nga pambuku. Ia përmendin atë si bejte. Ajo u hakmor për zonën tonë. Vuri një termocentral që i solli dëm zonës, duke i çuar energjinë Greqisë. Me një aferë, shkatërroi zonën bujqësore.
Ajo shkeli banorë të tërë për arsye përfitimi, në kurriz të tyre dhe në të mirë të Greqisë. Belinda Balluku, pasi mori vendimin për të shkatërruar zonën më bujqësore të Rroskovecit. Nisa të nxjerr akuza. Shumë media dhe një pjesë e opozitës është bërë zëri i Ballukut. Për mua Balluku, s’kam asnjë interes personal, më është afruar dhe më ka joshuar, njerëz të saj, pazare të paimagjinueshme. Shuma të majme, që mund të sigurohej familja. Shifra të majme, 1 apo 2 apartamente. Të tjerët janë në Pazar me Ballukun. Jam Almer Toska dhe bëj betejë me vija të kuqe përballë Ballukut. S’po merrem me jetën private të Ballukut, por me jetën publike të saj. Do të merrem deri në fund.”, tha ai.
Këngëtarja Elhaida Dani ka folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare.
Artistja ka rrëfyer se në atë kohë mori mesazhe kërcënuese dhe se bëri shumë armiq mes konkurrentëve të tjerë në Dancing.
“Konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’”– tha këngëtarja, duke shtuar se u detyrua që ta bënte publike ldhjen në skenë.
Elhaida Dani, e cila u konsiderua si një mollë sherri në marrëdhënien e balerinit me ish të fejuarën, u shpreh se të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte balerini.
“Lidhja u bë publike gjatë Dancing në skenë, bëra armiq, edhe ne konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’. S’doja ta bëja por isha e detyruar për arsye që s’dua ti cek. Ajo gjëja më bëri të thosha ‘ju morët atë që deshët nga unë, nga të gjitha anët, ju dhashë më të mirën time, shfaqjet më të mira, por tani s’dua t’ju jap më asgjë, do strukem aty ku ndihem e mbrojtur’.
Më vinin sms të tmerrshme, vrasje, ku do të kap, ku do jesh ti. Të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte Ledian Agalliaj, jo unë. Nuk e meritoja atë gjë”, deklaroi ajo në “Andale”.
Ledjan Agalliaj dhe ish-partnerja
“Justifikimi” i marrëdhënies
Këngëtarja Elhaida Dani u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin, “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.
“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.
Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.
“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.
Elhaida Dani: Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë.
Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.
Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.
Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.
E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.
Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.
Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.
Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.
Si Elhaida Dani u bë “mollë sherri” që balerini t’i jepte fund marrëdhënies 7 vjeçare
Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1” dhe pas kësaj çifti shiheshin kudo bashkë e shfaqnin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.
Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.
Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.
Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.
“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Ish-çifti ishin prej vitesh në një lidhje dashurie, por duket se njohja e balerinit me këngëtaren “shkatërroi” marrëdhënin e tyre.
Elhaida Dani u konsiderua një mollë sherri në prishjen e lidhjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar.
Një punëtor shqiptar u godit nga rryma elektrike në Itali, ndërsa punonte me një mikser çimentoje për ndërtim (betoniere).
Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç. Me sa duket, krahu i mikserit goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë, duke sjell edhe tragjedinë.
Aksidenti fatal në vendin e punës ndodhi këtë mëngjes ora 10:00,(29 tetor) në Lecce. Viktima është banues në kryeqytetin e Salentos.
Autoritetet pas hetimeve paraprake thanë se viktima u godit nga rryma elektrike, ndërsa po merrej me punime ndërtimi në Via Vecchia Frigole, në fshat.
Sipas raporteve fillestare, Allushaj po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos për ndërtimin e një muri me gurë të thatë kur, për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike
Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike. Përpjekjet për ta ringjallur nga paramedikët e 118-ës (ndihma e parë mjekësore) ishin të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur, informon media itlaiane “SKY TG24”.
Zjarrfikësit gjithashtu iu përgjigjën vendit të ngjarjes për të siguruar zonën, ashtu si edhe Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i Specializuar, të cilët filluan një hetim për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Hetimet mbeten ende aktive dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe asaj teknike.
Gazetari Almer Toska, drejtues i Timoni.al ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK.
Ai foli për një telefonatë që kryeministri Edi Rama ka bërë me prokurorin e çështjes, Dritan Premçi, përmes telefonit të Ulsi Manjës. Toska tha e prokurori po kërcënohet.
Almer Toska:
“Dritan Premçi nuk ka pranuar të shpallë urdhër-arrestin, u kap në befasi. Ai mori kërcënime nga familja e tij. Balluku dhe njerëz të saj i kanë bërë kërcënime. Se di nëse mund ta përballojë këtë presion dhe kërcënime që po përballon Premçi, siç po bën Duamni. Premçit, bravo i qoftë, është kurajoz. Ai po heton dhe po përballet me presione. Premçi është telefonuar nga Edi Rama.
E di bisedën telefonike, që Rama ka folur me Premçin përmes telefonit të Ulsi Manjës. E ka pyetur; çfarë ke në atë dosje për Ballukun.
Ai i ka thënë; ato që ti di dhe ato fakte që di për aferat. Rama i ka kërkuar që të shtyhet masa pas zgjedhjeve në Tiranë.
Rama ka pasur një telefonatë me zonjën Balluku, ku i ka thënë nëse del lajmi, duhet të japësh dorëheqje. Ajo i ka thënë; Unë s’jam Erion Veliaj. Balluku e di eksperiencë dhe çfarë i ndodhi Veliajt.”