Partia SociaIiste i bën kërkesën e PAPRITUR SPAK-ut i kërkon të rishikojë …

Mazhoranca socialiste në Kuvend ka miratuar në Komisionin e Ligjeve rezolutën për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke i kërkuar këtij institucioni të rishikojë mënyrën se si kërkon masat e sigurisë ndaj personave nën hetim dhe subjektet ndaj të cilave lëshon urdhër-arreste.

Rezoluta, e miratuar vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtimin e deputetëve demokratë, përmban një sërë kërkesash dhe udhëzimesh ndaj SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në dokument theksohet nevoja për:

> “Unifikimin dhe standardizimin e metodologjisë së hetimit, në lidhje me marrjen e provave dhe masat e sigurisë, bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së”.

Në të njëjtën rezolutë, Kuvendi kërkon rritjen e efikasitetit të BKH-së, përmes plotësimit të vakancave dhe sigurimit të logjistikës së nevojshme për funksionimin e plotë të strukturës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e dokumentit është ngritja e një grupi pune të përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, për të hartuar një analizë mbi grupet aktive të krimit të organizuar dhe strategjinë për luftimin e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhje me zgjedhjet, Kuvendi i kërkon SPAK-ut të zhvillon një analizë mbi punën e Task Forcës Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ, për të vlerësuar efektivitetin e masave të marra dhe për të forcuar luftën kundër krimeve zgjedhore në proceset e ardhshme.

Rezoluta i bën thirrje gjithashtu SPAK-ut të avancojë me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe të përdorë teknologjitë e avancuara për gjurmimin e rrjeteve financiare dhe hetimet mbi krimet kibernetike dhe pastrimin e parave, përfshirë edhe kriptovalutat.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar ashpër dokumentin, duke u mbështetur në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili sipas saj ngre kritika të forta për institucionet e drejtësisë. Deputetët demokrat e cilësuan raportin si “një pasqyrë të situatës katastrofale në sistemin e drejtësisë”, ndërsa përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e quajti rezolutën për SPAK “një tallje”.

Nga ana tjetër, deputetët socialistë e mbrojtën dokumentin, duke theksuar se SPAK është përmendur pozitivisht në raport, ndryshe nga institucionet e tjera të drejtësisë.

‘Ai e di të vërtetën për Ervis Martinajn’ – ZbuIohet dëshmia që trondit hetimin: SPAK nuk i dha statusin e të penduarit personit që thotë se di fatin e ‘mbretit të kumarit’

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë në lidhje me çështjen më të mistershme të botës së krimit në Shqipëri — zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për MCN TV, ka zbuluar se një personazh i njohur i botës së krimit ka kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se di të vërtetën për fatin e Martinajt, por SPAK nuk ia ka dhënë këtë status.

Sipas Lalës, ky person kishte pretenduar se mund të ndihmonte hetimin për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, por kërkesa e tij nuk u pranua nga prokuroria.

Në të njëjtën kohë, gazetarja tha se babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për ta shpallur djalin e tij të zhdukur, pasi prej tre vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

> “Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. Xhaxhai i Martinajt ka vajtur në polici në vitin 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervisin. Që prej atij viti nuk dihet asgjë për fatin e tij,” – u shpreh Lala.

Sipas gazetares, procedura ligjore për shpalljen e një personi të zhdukur është e qartë: kur familjarët nuk kanë kontakt për më shumë se dy vite, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ta shpallur si të zhdukur, në mënyrë që të kenë akses mbi të drejtat pronësore.

“Gjykata, pasi merr kërkesën, shpall njoftimet publike që qëndrojnë gjashtë muaj me radhë. Nëse brenda kësaj periudhe nuk paraqitet asnjë informacion apo provë e re, formohet një tresh gjykuese dhe procedura kalon në fazë tjetër. Gjyqtarët u dërgojnë shkresa institucioneve dhe nëse marrin përgjigje negative, personi shpallet i zhdukur. Vetëm pas katër vitesh të tjera familja mund të kërkojë shpalljen si i vdekur – një proces shumë më i vështirë dhe i ndërlikuar,” – sqaroi Lala.

Nëse më pas del se personi është gjallë, lindin probleme të reja ligjore, përfshirë ndjekjen penale dhe rivendosjen e statusit juridik të tij.

Gazetarja shtoi se Prokuroria e Lezhës është institucioni që po mban dosjen e hetimit, dhe se drejtuesi Arben Nika është përgjegjës për ecurinë e saj. Sipas saj, në këto tre vite hetimet kanë qenë minimale: janë marrë kamerat e sigurisë, janë pyetur disa persona që kanë patur dijeni për rastin, përfshirë edhe vajzën që e shoqëronte Martinajn në momentin e fundit, si dhe policin që është dënuar për lidhje me këtë ngjarje.

“Dosja është zyrtarisht e hapur, por në gjendje të fjetur. Nuk është as pezulluar dhe as kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë në çdo moment, nëse dalin informacione të reja,” – tha gazetarja.

Duke komentuar mungesën e çdo sinjali për tre vite me radhë, Lala shtoi se beson se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë, duke e konsideruar rastin “shumë kompleks për shkak të figurës së tij, përplasjeve të shumta në botën e krimit dhe konflikteve që kishte me pushtetin para zhdukjes.”

“Fakti që Martinaj nuk ka dhënë asnjë shenjë jete për tre vite më bën të besoj se nuk është gjallë. Ai kishte ndikim të madh në botën e lojërave të fatit dhe përfshihej në përplasje të forta me grupe rivale, por edhe me njerëz të mazhorancës,” – tha Lala.

Në fund, gazetarja nënvizoi se informacionet që ajo disponon flasin për një person shumë të njohur të krimit, i cili ka kërkuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë gjithçka që di për fatin e Martinajt, por nuk u pranua nga SPAK për arsye që nuk janë bërë publike.

“Në informacionet që kam, ka patur një tentativë nga një person i rëndësishëm i botës së krimit për të marrë statusin e të penduarit, duke pretenduar se di për fatin e Martinajt. Nuk i është dhënë. Nuk di të them pse,” – përfundoi Klodiana Lala.

LAJM I FUNDIT/ Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, BeIinda Balluku flet nga Zvicra

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar publikisht për herë të parë pas raportimeve mediatike më herët sot, se është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Nga një udhëtim me tren në Zvicër, Balluku ka dhënë një prononcim për median, ku ka folur për axhendën e saj zyrtare dhe planet për zhvillimin e transportit hekurudhor shqiptar.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat,” – u shpreh Balluku.

Ajo ndodhet në Zvicër së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe të Hekurudhës Shqiptare, ku do të zhvillojë një takim bilateral me Ministrin Federal të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit të Zvicrës.

“Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin dhe efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, fillimisht me projektin e parë nga Tirana në Durrës,” – tha më tej Balluku.

Ky prononcim i zëvendëskryeministres vjen vetëm pak orë pasi u njoftua në media se SPAK ka regjistruar emrin e saj si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë, ministrja nuk ka dhënë asnjë koment direkt mbi hetimin, duke u fokusuar në agjendën ndërkombëtare të bashkëpunimit në infrastrukturë.

VIDEO

Furnizonte me drogë 800 kIientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi akuzohet se drejtonte një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit.

I arrestuari është Meltjan Isufi, me origjinë shqiptare, i cili, sipas hetimeve, shiste doza kokaine për rreth 800 klientë në ditë.

Sipas mediave britanike, Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas një hetimi të gjatë të policisë angleze. Hetimet nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine. Analizat laboratorike zbuluan ADN-në e Isufit në njërën nga pakot, duke çuar më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë sekuestrimit të telefonit të 34-vjeçarit, hetuesit zbuluan një bazë të gjerë klientësh, me mbi 800 kontakte që tregonin përmasat e aktivitetit të tij të paligjshëm.

“NATO do të godasë avionët rusë”/ ParaIajmërimi drithërues i Mark Rutte

NATO do të shënjestrojë avionët luftarakë rusë të dyshuar për shkelje të hapësirës ajrore të saj vetëm nëse ata konsiderohen kërcënim, tha Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte.

Tensionet midis Moskës dhe NATO-s u rritën muajin e kaluar kur Estonia bëri thirrje për konsultime të të gjithë NATO-s pasi pretendoi se tre luftëtarë rusë MIG-31 shkelën për pak kohë hapësirën e saj ajrore.

Moska tha se aeroplanët ishin në një fluturim rutinë drejt enklavës së Kaliningradit mbi ujëra neutrale. Polonia dhe Suedia paralajmëruan pas incidentit se janë të përgatitura të rrëzojnë avionë rusë nëse shkeljet e dyshuara vazhdojnë. Kremlini i përshkroi deklaratat si “shumë të pamatura dhe të papërgjegjshme”.

Në një intervistë me Fox News të mërkurën, Rutte pohoi se ndërhyrja e supozuar ruse në hapësirën ajrore të Estonisë “nuk ishte e qëllimshme, por gjithsesi ishte e pamatur”. Këto veprime janë “të papranueshme” dhe “duhet të ndalen”, tha ai.

I pyetur në lidhje me mundësinë e sulmit të NATO-s ndaj avionëve rusë, sekretari i përgjithshëm u përgjigj se “ka pasur disa keqkuptime në dy javët e fundit” lidhur me këtë çështje.

“Nëse është e nevojshme, NATO mund t’i rrëzojë këto aeroplanë nëse ato paraqesin kërcënim. Nëse nuk paraqesin kërcënim, ato do të interceptohen dhe më pas do të udhëhiqen butësisht jashtë [hapësirës ajrore të bllokut]”, shpjegoi ai.

Shefat e mbrojtjes të NATO-s kanë lobuar pas dyerve të mbyllura për të zgjeruar udhëzimet e angazhimit të bllokut për të lejuar që avionët rusë që mbajnë raketa sulmi tokësor të rrëzohen, raportoi Telegraph javën e kaluar.

Sipas kësaj agjencie, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka bërë thirrje privatisht për krijimin e një “sistemi të unifikuar dhe të vetëm mbrojtës nga ajri dhe raketat” për t’u përballur me aeroplanët rusë. Anëtarët individualë të NATO-s aktualisht kanë rregulla të ndryshme për synimin e avionëve mbi territorin e tyre.

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te viIa e …

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë.

Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.

“Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë. Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”– tha Dervishi.

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qýtetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn(Video)

Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës.

Gjatë daljes së sotme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët.

Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve dhe ndjeshmërisë ndaj mjedisit.

Teksa ai bashkëbisedonte, një qytetar iu afrua për një foto, e shoqëruar me thirrjen: “Votoni Florin.”

Mbështetja ka ardhur edhe nga të rinjtë, të cilët e kanë përshëndetur gjatë ecjes me fjalët: “E ke votën nga ne!”

Ndërsa në takimet me banorët në terren, qytetarët kanë ndarë edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre u shpreh se fëmijët i janë larguar jashtë vendit, duke kërkuar zgjidhje dhe duke theksuar se ndryshimi nis me votën.

https://www.facebook.com/share/r/19qn2Syjbm/

“Paqebërësi llafazan i ka shpallur Iuftë Rusisë”, ish-presidenti rus sulmon Trump pas sanksioneve: Është rreshtuar me Europën e çmendur

Dmitry Medvedev, zëvendësdrejtori i Këshillit të Sigurisë së Rusisë thotë se SHBA-të janë “rivali” i Rusisë dhe se “paqebërësi” Trump “tani e ka nisur plotësisht luftën kundër Rusisë”.

“Nëse ndonjë nga komentuesit e shumtë ishte ende nën ndonjë iluzion, ja ku është. Shtetet e Bashkuara janë rivali ynë dhe “paqebërësi” i saj llafazan tani e ka nisur plotësisht luftën kundër Rusisë”, shkruan Medvedev në Telegram.

“Por, ai nuk lufton gjithmonë në mënyrë aktive në anën e Kievit, por ky është konflikti i tij tani, jo i Bidenit të plakur! Ata do të thonë, sigurisht, se ai nuk mund të mos ushtrohej presion në Kongres, etj. Kjo nuk e ndryshon pikën kryesore: vendimet e marra janë një akt lufte kundër Rusisë. Dhe tani Trump është rreshtuar plotësisht me Europën e çmendur”, përfundon Medvedev.

Medvedev thotë se rruga e Rusisë drejt fitores është të shkatërrojë Ukrainën dhe të mos bëjë “marrëveshje pa kuptim”.

Top Channel

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyIIin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

Perceptimi i varfërisë nga shqiptarët afrohet më shumë me treguesin e varfërisë dhe përjashtimit social, që përfshin 40.5% të popullsisë, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

SHBA i jep autorizimin, gjenerali Wesley Clark do të dëshmojë në Hagë për Thaçin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë autorizimin që gjenerali Wesley Clark të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e Thaçit ka bërë të ditur se Clark ka marrë autorizimin për të dëshmuar në mbrojtjen e tij dhe pritet të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes.

Në parashtrimin e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiç, thuhet se Clark nuk mund të udhëtojë drejt Hagës përpara datës 17 nëntor 2025 dhe për këtë arsye pritet që dëshmia e tij të fillojë më 18 ose 19 nëntor.

Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe data 21 nëntor për seancë shtesë në rast se është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e listës së provave të dorëzuara, duke shtuar në të edhe deklaratën e Clark.

Në parashtrimin e saj, mbrojtja thekson se Clark do të dëshmojë për përpjekjet e NATO-s për zbatimin e marrëveshjes së tetorit 1998 midis Richard Holbrooke dhe Sllobodan Millosheviçit.

Përveç kësaj, ai do të flasë për dhunën pas kthimit të refugjatëve kosovarë dhe do të sqarojë shkaqet e saj gjatë verës së vitit 1999.

Në dokument thuhet se Clark do të përshkruajë edhe ndërveprimet e tij me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje dhe në veçanti me Hashim Thaçin, për të cilin ka deklaruar se “nuk kishte kontroll mbi UÇK-në”.

Sipas parashtresës, Clark do të japë vëzhgimet dhe përshtypjet e tij mbi mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, si dhe mungesën e çdo komandimi apo kontrolli funksional.

Ai gjithashtu thekson se Thaçi ishte një figurë politike pa përvojë ushtarake dhe se do të ishte e padrejtë t’i atribuohej atij keqadministrimi i veprimeve të të tjerëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.