“A u sikletose?” – Mateo e pyet ‘në sy’ Brikenën për surprizën, ajo habit me shpjegimin: “Kam frikë…”

Pas surprizës me arushin që u komentua gjerësisht për reagimin e saj të ftohtë dhe gjuhën e trupit refuzuese, Mateo ka vendosur t’i kërkojë llogari Brikenës drejtpërdrejt.

Në një bisedë në oborr, ai e ka pyetur hapur rreth sjelljes së saj, duke marrë një shpjegim sa të sinqertë, aq edhe të ‘çuditshëm’.

Brikena është justifikuar duke thënë se reagimet e saj (si shikimi anash apo prekja e thonjve) vijnë nga pasiguria dhe frika se mos surpriza nuk është për të.

Ajo solli si shembull rastin e surprizës së Gretës, duke treguar se ka gjithmonë frikë nga një situatë e sikletshme publike.

“Thashë mos ka gabuar personi… mos më thonë ‘Brikena hyr brenda se nuk është për ty’ dhe qeshin dikush tjetër,” u shpreh ajo, duke treguar se kompleksi i një “refuzimi” publik e bën të reagojë ashtu.

Ajo këmbënguli se këto janë tik-e të sajat dhe nuk kanë lidhje me personin:

“Kështu kam bërë, po unë i kam thjesht reagimet e mia, nuk do të thotë gjë,” sqaroi Brikena.

Nga ana tjetër, Mateo u tregua mirëkuptues dhe i prerë ndaj zërave të shtëpisë që e cilësuan Brikenën si mosmirënjohëse apo të ftohtë.

“Unë pyes vetë. Të merresha me mendimet e këtyre unë…” tha ai duke qeshur, duke lënë të kuptohet se i beson asaj dhe jo thashethemeve.

“Kam dhimbje zemre…”/ Selvije Jao prek me dedikimin emocionues për Shpat Kasapin!

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapi, ka publikuar së fundmi një InstaStory ku shpreh dhimbjen e mungesës për këngëtarin. “Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet. Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”.

Rikujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë në muajin nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ishte në Itali. I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten Selvije dhe djalin, Roelin. Shpat Kasapi nuk ishte vetëm një këngëtar i dashur për publikun shqiptar, por ishte edhe një burrë i përkushtuar dhe kishte një prani të ngrohtë për familjen dhe miqtë e tij.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh, të ndjeshëm, jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale të atyre që e donin.

U zhduk 3 javë më parë, turisti gjendet COΡA COΡA!/

Autoritetet në Tajlandë kanë konfirmuar se mbetjet mortore të një turisti të zhdukur prej rreth tre javësh janë gjetur në një varr të cekët pranë qytetit turistik të njohur për jetën e natës, Pattaya.

Viktima është identifikuar si Mikhail Emelianov, 30 vjeç, shtetas rus. Zbulimi u bë më 1 shkurt, pasi policia u njoftua nga një banor lokal.

Mbetjet ishin varrosur në disa pika të një zone të braktisur dhe po i nënshtrohen ende verifikimeve përfundimtare, megjithëse policia thotë se ka bindje të fortë për identitetin, bazuar në veshje dhe shenja dalluese.

Drejtori i policisë rajonale deklaroi se ekzaminimet paraprake sugjerojnë se vdekja ka ndodhur të paktën dhjetë ditë më parë dhe se plagët janë në përputhje me dhunë fizike.

Hetuesit dyshojnë se motivi lidhet me një borxh rreth 120 mijë dollarë, i dyshuar i lidhur me aktivitet kriminal.

Sipas familjes, Emelianov u zhduk në fillim të janarit, pasi kishte takuar dy persona të tjerë rusë në Pattaya.

Gjatë ditës së zhdukjes, ai kishte ndarë vazhdimisht vendndodhjen me nënën e tij dhe i kishte dërguar një mesazh të fundit mbrëmjen e asaj dite.

Policia njoftoi se dy shtetas rusë, Iaroslav Demidov, 34 vjeç dhe Dmitrii Makalev, 37 vjeç, janë arrestuar dhe mbahen në paraburgim.

Ata akuzohen për vrasje me dashje, fshehje të trupit dhe ndalim me dhunë që ka çuar në vdekjen e viktimës.

Zbardhet identiteti/ Kush është “Isida” agjentja private që tentoi t’i zbulojë përgjuesat e policisë në banesën e Erjon Llapushit!

Isida Kipi është dedektivja private që ka tentuar të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur në banesën e personit në kërkim, Erjon Llapushi.

Kipi, ka kryer veprime me paisje elektronike dedektorë për të gjetur vendin ku ishin vendosur paisjet përgjuese.

Tashmë ajo është proceduar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe rasti po ndiqet nga prokuroria e Korçës.

Mes personave të proceduar është dhe një person lidhje familjare e Erjon Llapushit, i cili rezulton të ketë kontraktuar Isida Kipin me qëllim, zbulimin e përgjuesit.

Pavarësisht kontrolleve, mësohet se dedektivja private nuk ka mundur të gjejë paisjen përgjuese që policia besohet se kishte futur në banesën e personit në kërkim./syri

6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin, AKPA: Mundësi për të gjitha nivelet arsimore

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët në të gjithë vendin.

Sipas AKPA, ofertat e punës përfshijnë qindra pozicione në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, nga arsimi bazë deri te arsimi i lartë dhe ai profesional.

Qindra pozicione në fusha të ndryshme profesionale janë të hapura, duke përfshirë pozicione, si: ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, civilë dhe të elektroteknologjisë, si edhe nëpunës zyre dhe finance, drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike.

Krahas këtyre, tregu ka nevojë edhe për zanatçinj si dhe një sërë profesionesh të tjera që nuk kërkojnë një nivel të lartë arsimor, si punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, si dhe pozicione të tjera në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se portali puna.gov.al ofron një proces aplikimi të thjeshtë, të shpejtë dhe transparent, duke u mundësuar qytetarëve të krijojnë profilin e tyre, të ngarkojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të aplikojnë online për pozicionet që përputhen me kualifikimet dhe interesat e tyre profesionale.

Përmes këtij portali, punëkërkuesit kanë mundësi të informohen në kohë reale për ofertat e reja të punës. Ndërkohë, bizneset dhe institucionet përfitojnë nga një databazë e gjerë kandidatësh, duke lehtësuar procesin e rekrutimit.

Për individët që hasin vështirësi gjatë aplikimit ose kanë nevojë për orientim, AKPA njofton se mund të drejtohen pranë zyrës së punës më të afërt, ku specialistët ofrojnë asistencë dhe këshillim të personalizuar.

Kjo nismë synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në tregun e punës dhe të lidhë kërkesën e bizneseve me ofertën e fuqisë punëtore.

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros, ja arsyeja

Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum.

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Të dyja ministritë kanë qenë nën drejtimin e Mirela Kumbaros.

Alba del jashtë shtëpisë së BBVK-së dhe fotografohet teksa puthet me Limin

Një situatë mjaft e papritur ka ndodhur së fundmi jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, e cila ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.

Banorja Alba është fotografuar jashtë ambienteve të shtëpisë, pikërisht në momentin kur po përshëndetej me Limin, ish-banorin e BBVK-së i cili u largua nga gara me vetëdëshirë, shkruan InfoKosova.

Në fotografitë e publikuara, dyshja shihet mjaft e afërt, madje duke u puthur, gjë që ka habitur jo pak ndjekësit e formatit.

Ky moment ka ngritur menjëherë dyshime te publiku, pasi rregullat e Big Brother VIP parashohin që banorët të jenë të izoluar dhe pa kontakt me botën e jashtme.

Fakti që Alba është parë jashtë shtëpisë dhe në shoqërinë e një ish-banori, ka bërë që shumë ndjekës të besojnë se ajo ka privilegje të veçanta.

Komentet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, ku një pjesë e madhe e publikut shprehen se Alba duket si banorja që shumë lehtë mund të dalë dhe të rikthehet sërish në shtëpi, pa asnjë problem.

Sipas tyre, kjo situatë vë në pikëpyetje transparencën dhe seriozitetin e formatit.

Deri më tani, produksioni i BBVK-së nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo situatë do të trajtohet edhe gjatë prime-it të radhës.

Një gjë është e sigurt – Alba dhe Limi kanë arritur sërish të jenë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar debat të madh mes fansave të Big Brother VIP Kosova./InfoKosova/

Rogerti plas “bombën” për Mirin dhe Selinën: “Keni bërë … ρoshtë jorganit” (Video)

Një debat me tone shumë të larta ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Rogerti ka lëshuar një lumë akuzash ndaj dyshes Miri dhe Selin, duke pretenduar se ka parë skena intime mes tyre që banorët e tjerë nuk i dinë.

Pa doreza dhe me një fjalor të koduar por mjaft të qartë, Rogerti i është drejtuar Mirit duke bërë gjeste me duar dhe duke përsëritur frazën: “Gyp gyp, gyp gyp… me duar nën jorgan”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur gjatë netëve të para të qëndrimit të tyre, më pas është ndërprerë për pak ditë, dhe ka rifilluar sërish.

“Sa netë? Tre ditët e para, pastaj pushim, pastaj prapë… Unë kam ardhur nga jashtë dhe e di shumë mirë se si shiheni ju të dy,” deklaroi Rogerti me bindje të plotë.

Këtu ndërhyn Selin, e cila shprehet:

“Mos shpif! Se njerëzit për shpifje përfundojnë ku përfundojnë. Edhe unë kam ardhur nga jashtë dhe i di të gjitha, kështu që mos shpif”.

Miri nga ana tjetër, e ka kaluar situatën me qetësi, duke e pyetur “sa netë” kanë bërë sipas tij, ndërsa Rogerti vazhdonte të imitonte skenën me duar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2333505087122399%2F&show_text=false&width=267&t=0

Si e priti surprizën e tij? Brikena i tregon Mateos: Nuk e prisja, mendova se …

Gjatë Prime-t të së martës, Mateo i bëri një suprizë shumë të bukur Brikenës, të cilës i kërkoi dhe një mundësi për t’u njohur me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede, Mateo e pyeti banoren nëse u vendos në siklet për surprizën që i bëri. Brikena u shpreh që nuk e priste, duke qenë se nuk kanë patur ndonjë afrimitet aty brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Ajo shtoi se në një moment ka menduar se e kanë nxjerrë thjesht për të parë reagimin e saj dhe se surpriza do ishte për një tjetër banore.

Pjesë nga biseda:

Mateo: A u vure në siklet?

Brikena: Nuk e prita me të treguar të drejtën se nuk është se kemi patur afrimitet, nuk kemi qëndruar bashkë. Se para një jave ashtu surprize me trëndafila i erdhi Gretës, ishte surprizë, i dha një unazë. Unë kur dola jashtë mendova se kanë ngatërruar person, mos më nxorën pa dashje. Tani do më thonë Brikena hy brenda dhe do nxjerrin dikë tjetër. Vetëm për të parë reagimin

Mateo: E kur dola unë the prapë ky

Brikena: Thjesht kam reagimet e mia, nuk është se bëra me shikimin ndonjë gjë

Mateo: Kështu më thanë, po nuk është se i dëgjoj, vij të pyes ty.

Brikena: Ti e di aty.

Gazetari shqiptar trondit me paralajmërimin: Do të shkunden themelet e shteteti dhe jo vetëm

Elton Tozaj ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas një paralajmërimi alarmues për publikimin e një serie investigimesh që, sipas tij, pritet të “trondisin themelet e shoqërisë”.

Në një postim të fundit, Tozaj njofton se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, foto dhe materiale video, të cilat pretendohet se dokumentojnë lidhje të mundshme mes botës së showbizit, politikës dhe strukturave të krimit të organizuar. Paralajmërimi i tij është shoqëruar me sloganin e drejtpërdrejtë: “Së shpejti!”

Ky reagim vjen në një klimë të rëndë presioni dhe kërcënimesh. Vetëm pak ditë më parë, banesa e gazetarit u sulmua, ku persona ende të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt i rëndë intimidimi që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në vend.

Ngjarja pason një tjetër incident të rëndë: rreth një muaj më parë, Tozaj u dhunua brutalisht, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë dhe duke rrezikuar seriozisht humbjen e shikimit. Sulmi u interpretua gjerësisht si tentativë për ta heshtur zërin e tij.

Pavarësisht kërcënimeve, gazetari duket i vendosur të vijojë punën e tij, duke paralajmëruar se ‘materialet do të hedhin dritë mbi anën e errët të disa personazheve publikë, të cilët dyshohet se kanë ndërtuar karrierën dhe imazhin e tyre përmes lidhjeve me rrjete kriminale dhe interesa të fuqishme politike’.

Autoritetet kanë konfirmuar se sulmi ndaj banesës së Tozajt është ende nën hetim, ndërsa opinioni publik dhe mediat presin me tension zbulimet që pritet të publikohen në ditët në vijim.

Mbetet për t’u parë çfarë faktesh konkrete do të nxjerrë në dritë gazetari dhe se si do të reagojë shoqëria, institucionet dhe personazhet e përfshirë ndaj këtyre pretendimeve që rrezikojnë të hapin një kapitull të errët të realitetit shqiptar.