“Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito”/ Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Nuk e di arsyen

Dojna Mema ka zbuluar së fundmi se Kiara Tito e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ajo është shprehur se nuk e kupton arsyen dhe se sipas saj, nuk ka pasur asnjë problem mes tyre.

“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di se pse, kot”, ka thënë moderatorja në emsionin e Arbana Osmanit, “Mirmbrëma Yje”.

Ndonëse nuk e ka komentuar më gjatë, Dojna ka lënë të nënkuptohet që ka mbetur e zhgënjyer.

Ky veprim që moderatorja aludon të ketë bërë Kiara Tito, ka “ngjallur” reagime të shumta në rrjete sociale.

Fansat respektivë, kërkojnë të dijnë më shumë mbi këtë marrëdhënie të “krisur”.

Pasuria e frikshme e djalit 19-vjeçar të Donald Trump, zbulohet menyra si e ka krijuar

Mediat britanike raportojnë se djali 19-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, Barron Trump, ka arritur një pasuri prej 150 milionë dollarë, kryesisht falë suksesit në kriptovaluta.

Sipas “Daily Mail”, Barron është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.

Thuhet se ai i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump, dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë.

Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.

Ka lindur në Sofje! Kush është deputetja Brunilda Mersini që Edi Rama i besoi Vlorën, kush do ta zëvendësojë në Parlament

Për herë të parë, në garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një gruaje.

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.

Mersinit i zgjati vetëm një muaj mandati i deputetes.

Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri.

Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.

Që nga 1912, në Vlorë ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

Brunilda Mersini ka qenë drejtuese e Spitalit Rajonal Vlorë dhe me profesion mjeke obstetër gjinekologe.

Ajo është edhe pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Interesante është se në CV e saj bie në sy se Mersini ka lindur në Sofie të Bullgarisë.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” tokën

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e paqësorit veriperëndimor, duke shkaktuar panik dhe frikë për tsunami.

Rajonet dhe shtetet e goditura sot nga lëkundjet janë ato të kreolëve të Lae të Provincës Morobe, Papua Guinea e Re. Tërmeti pati një thellësi mesatare prej 107 km dhe u ndje gjerësisht në zonë.

Siç raportohet nga “Volcanodiscovery”, tërmeti cilësohet i shkallës së lartë dhe i rrezikshëm.

Madhësia, epiqendra dhe thellësia e saktë e tërmetit mund të rishikohen në orët ose minutat në vijim, së bashku edhe me dëmet apo viktimat e shkaktuara.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së lëshoi ​​një raport të dytë pasi Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë e vlerësoi tërmetin në magnitudë 6.8.

Agjenci të tjera që raportuan të njëjtin tërmet përfshijnë Qendrën Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ) me magnitudë 6.7 dhe rrjetin sizmograf qytetar RaspberryShake me magnitudë 6.7.

Për momentin nuk ka informacione për ndonjë tsunam të mundshëm apo viktima dhe të lënduar.

Merret vendimi për Cllevion, ky është fati që e pret!

Rep-artisti, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara në Dubai rreth 3 muaj më parë.

Sipas burimeve të Express, Cllevio ka nënshkruar që të ekstradohet në Shqipëri dhe të përballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij.

Ai pritet të ekstradohet  më datë 8 tetor në Tiranë nga Interpol, ku edhe do të zbulohet më shumë rreth situatës së tij. /Prive

E papritur! Arbana Osmani drejt rikthimit në Top Channel? Ky veprim po çmend rrjetin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një postim në rrjetet sociale që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ajo ka publikuar një moment nga emisioni “Portokalli”, ku shihet duke ndjekur miken e saj të ngushtë,

Xhemi Shehun teksa performon në skenën e “Top Channel”.

Ky veprim i Arbanës ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se, pavarësisht aludimeve të shumta, ajo nuk mban asnjë hatermbetje ndaj ish-televizionit ku punoi për vite me radhë.

Por a është kjo një shenjë e një rikthimi të mundshëm si moderatore në “Top Channel”? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Pas 23 ditësh në pritje, Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë! Autoritetet greke pranojnë kërkesën e tij për ekzaminimin e trupit të djalit

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruçi vendosi të ndalë protestën e tij pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh. Ai kishte kërkuar zhvarrosjen e djalit të tij, Denis Ruci, i cili humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes, si dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara.

Në një deklaratë të dhënë gjatë ditës së sotme, Ruci theksoi rëndësinë e transparencës së plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, për të cilat tashmë është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre.

Ai rrëfeu se 23 ditët e grevës i ka përjetuar me shumë dhimbje dhe lodhje, por falë durimit dhe mbështetjes së njerëzve ka gjetur forcën për të qëndruar dhe shpresuar.

“Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia,” tha Ruci, duke shtuar se do të vazhdojë luftën derisa qeveria të konfirmojë pranimin e tyre.

Avokatja e Pano Ruçit, Zoi Konstantopulu, deklaroi mbrëmjen e së martës nga Sheshi Sintagma se:

“Sot drita mposhti errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, Pano sfidon mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja dhe skemat për të mbuluar të vërtetën nuk triumfuan. Rikthimi në qarkullim i dosjes me 3,000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e tij nuk ishin të kota.”

Greqi/ Shembet ballkoni i një banese në qytetin e Lavrios

Pasditen e sotme është shembur ballkoni i një banese në Greqi, në një rrugë qendrore në Lavrio, konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Fokionos Negri” dhe “Agia Paraskevi”.

Sipas raportimeve, nuk ka të lënduar por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkaq për këtë ngjarje, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë verifikime për të gjetur persona të mundshëm të bllokuar nën rrënoja.

“Ndjej se do kemi probleme”, çfarë deklaroi gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës

“Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje te tjera gjyqësore me ta”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit.

Kanë deklaruar të afërmit e të plagosurit Rakip Kurtja për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje teksa ishte në krye të detyrës në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Të plagosur mbetën Rakip Kurtja dhe djali i tij, të cilët ishin pala tjetër e procesit gjyqësor.

Policia ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi dhe punonjësin e sigurisë të Apelit.

“S’është vetëm autori fajtor”, Vangjeli trondit me deklaratën pas vrasjes së Astrit Kalaja: Gjyqtarin e vranë për…

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt që trondit jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e shtetit.

Sipas Vangjelit, ngjarja nuk është një episod i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të deformuar, ku drejtësia është kthyer në peng të interesave politike dhe mungesës totale të funksionimit institucional.

Ai theksoi se armën që vrau gjyqtarin e kanë shkrepur shumë duar jo vetëm autori, por edhe ata që për vite me radhë kanë goditur gjykatat, i kanë politizuar, dhe i kanë braktisur qytetarët përballë padrejtësisë.

Pjesë nga deklarata:

Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt terrorist. Vrasja e një gjyqtari në detyrë, dhe aq më tepër në një moment dhënie vendimi, është shkallmimi i gjithçkaje një gjyqtar që duhet të ishte simboli i së drejtës, të pëlqen apo jo vendimi i tij.

Duke thënë vetëm këtë, kemi bërë fotografinë e situatës. Skaneri i saj shkon më thellë dhe unë guxoj të them se atë armë e kanë shkrepur shumë duar aktorë e faktorë madje në një kuptim ishte dhe vetëvrasje. Që do të thotë: duke filluar nga përplasjet e pushtetit politik kur them pushtet politik kam parasysh si PS, ashtu edhe PD të cilat mendojnë se kanë epërsi mbi gjykatat. Duke filluar me keqkuptimin e pafund që ka ekzekutivi, Rama që është gjykatës mbi gjykatës.

Ndërkohë, edhe në çështjet ku shteti është përballë individit, ai është thjesht palë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, kur nuk i pëlqen një vendim që duket i padrejtë dhe i palogjikshëm, është të bëjë një ankim një shkallë më lart.

KLGJ dhe KLP reagojnë ndaj Ramës dhe reagojnë sikur nuk e marrin seriozisht atë; kur dëgjojnë Berishën, thonë është normalitet. Reagojnë me një gjuhë pafuqie, me një gjuhë që herë pas here duket sikur thonë: “Mos na e merr për ters që duhet të reagojmë”, se kush e di çfarë thonë, si për KLGJ, ashtu edhe për KLP, që ngjajnë si zgjatime të një pushteti tjetër.

Pse vetëvrasje? Nuk e kam thjesht për individin. Në një proces pronash, gjithmonë pala që humb është e bindur se janë bërë manipulime dhe se gjyqtari është i blerë. Por, sa më shumë të vonohet qoftë edhe e drejta aq më tepër ajo nuk është më drejtësi.

Stoku i dosjeve është i frikshëm dhe pasqyron frustrimin e shoqërisë, e cila, nga çdo anë që kthen kokën, nuk gjen drejtësi, nuk sheh garanci në karrierë. Ndërton sot dhe sheh që 10 komshinjtë e tu kanë ndërtuar si ty. E gjithë kjo është pjesë e një kaosi që, nëse vendos gishtin tek drejtësia, duket se aty çalon më shumë se kudo.