Befason deputetja e PS, shkon me foshnjën në Komisionin Parlamentar

Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare, por edhe për publikun shqiptar! Deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi është paraqitur në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, bashkë me foshnjën e saj.

Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar që marrë pjesë në diskutim. Kryetarja e këtij komisioni, Anila Denaj, i uroi mirëseardhje deputetes, ndërsa theksoi se prania me fëmijën, mund të ishte një ogur i mirë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri.”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, familja e 25-vjeçares: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi! Një fëmijë po rritet pa nënë, na djeg shpirti dhe na dhemb zemra

Familja e Doriana Hakës, gruas së ish-portierit Alban Hoxha e cila ndërroi jetë vetëm 2 javë pasi solli në jetë djalin e tyre, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës.

Nëna e 25-vjeçares së ndjerë u shpreh se kanë 11 vite që presin drejtësi, duke theksuar “një fëmijë po rritet pa nënë”.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”, tha Hamide Haka.

Enveri, babai i Dorjanës, thekson se gjykatat po e zvarrisin çështjen prej vitesh, megjithatë theksoi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga gjykata e apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet, po na sorollatin, shty seanca, po bëhet 3 vjet tek Gjykata e Apelit.

Dua vetëm drejtësi dhe nuk do ti ndahem këmba këmbës derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë, nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi asgjë tjetër shikoj nga gjykata hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin se 11 vite”, pohoi Enver Haka.

Avokati i familjes Haka, Bashkim Sulstarova deklaroi për News 24 se trupa gjykuese në Apel dëgjoi ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.

“Nga gjykata ne presim drejtësi ashtu siç pretendojnë edhe familjarët dhe kemi besim se trupi gjykues bazuar në provat që do të shqyrtojnë në një analizë të përgjithshme do të dalin në një përfundim të drejtë të bazuar në prova dhe ligj”, tha Bashkim Sulstarova.

Doriana Haka, bashkëshortja e ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, humbi jetën nëntorin e viti 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e të dashurës së Laert Haxhiut

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.

“Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet…”/ Kryeministri Rama ka një njoftim të rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë njoftimin se nga dita e sotme pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet online.

Kreu i qeverisë shprehet se pagesa do të bëhet në e-Albania, ndërsa ka publikuar edhe një video ilustruese.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”, shkroi kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

VIDEO

Alarm/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm, godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit. Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.

Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm. Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.

Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:

“CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT?”

Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, s’ka më vula në pasaportë. Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.

“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMPBQKMK%2Fposts%2Fpfbid0BxNLmmQQXkf9jDjTRgGGqD7KCLg8A7S6i9AoeFkmcLbKUA7cQTVgcDCtpuwECSa6l&show_text=true&width=500

Zegjine Çaushi mban fjalën e parë në Parlament, i drejtohet opozitës: Si Gazi do përfundoni dhe ju!

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.

Çaushi u shpreh se opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila sipas saj “mezi po pritej nga deputetët e rinj”, por më pas u kthye në kaos.

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri dhe vila luksoze, flet noterja: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë

Sipas prokurorisë së Tiranës dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

E kontaktuar nga Top Channel noterja tha se vijon punën normalisht dhe se do të shprehet kur gjykata dhe prokuroria të kenë thënë fjalën e tyre. Sipas saj e shkuara e bashkëshortit nuk mund ta prekë dhe se të ardhurat si notere i ka të gjitha të ligjshme.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri dhe vila luksoze, flet noterja: Vijoj

Vila e sekuestruar

Por pavarësisht këtyre dyshimeve noterja 35 vjeçare këtë të hënë e kishte një ditë të zakonshme pune në zyrën e saj noteriale në Tiranë duke pritur e përcjellë klientë.

Galeria fotografike (

2 / 2

)