HYN në fuqi rregullorja për këmbimin valutor, jo më këmbime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë

Pikat e këmbimit valutor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas disa rregullave të reja, të hyra në fuqi më 15 shtator.

Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, këto subjekte nuk mund të kryejnë veprime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë.

Transaksionet mbi këtë vlerë duhet të kryhen përmes llogarive bankare.

“Kjo ndërhyrje ka ardhur edhe si pjesë e një politike dhe strategjie për të ulur përdorimin e cash-it. Në morinë e institucioneve apo kufizimeve, ishte e dukshme që do të vinte edhe ky kufizim ndaj zyrave të këmbimit valutor.

Ky kufizim në një ekonomi me përdorim të lartë të cash-it mund të ketë probleme, mund të kërkojë kohë nga ana operacionale për t’u adoptuar, por besoj që do të edukohen klientët, zyrat e këmbimit valutor”, tha Dritan Vakaj, nga shoqata e agjencive të këmbimit valutor.

Po ashtu jane forcuar rregullat per licensimin e zyrave te këmbimit valutor, duke e rritur kërkesën për kapital fillestar nga 2.5 mln lekë në 5 mln lekë.

“BSH synon ta forcojë sektorin edhe më tej, të sigurohet që zyrat e këmbimit valutor mbështeten në fondet e veta.

Është kërkuar që kapitali minimal të jetë 5 mln lekë. Kjo është një kërkesë në rritje në drejtim të burimit të këtyre fondeve, për të shmangur aktorë të këqinj apo kërkesave që vijnë në funksion të parandalimit të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.

Janë kërkesa që mirëpriten dhe ne si shoqatë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Më parë kapitali minimal për t’u licencuar si zyrë e këmbimit valutor ka qenë 1.5 mln lekë të reja ose 15 milionë lekë të vjetër”, tha Vakaj.

Në rregullore përcatohet gjithashtu se pikat exchange nuk mund të mbajnë në arkë më shumë se 5 milionë lekë cash./vizionplus

Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.

Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.

Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.

Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.
Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:

Në pranverë ora shkon përpara (mars)

Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)

Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.

S herr masiv në rrugët e Milanos, 32-vjeçari nga Egjipti masa krohet me t h▪︎ kë nga një grup me shqiptarë e afrikanë

Një sherr masiv që degradoi në përdorimin e thikave është regjistruar rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotmën në Via Monte Rosa në Milano.

Të përfshirë në përleshje ishin një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një egjiptian. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe nga 2 persona të tjerë.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 30-vjeçari nga Egjipti u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Arsyet e konfliktit ende nuk janë të qarta ndërsa kanë qenë disa persona, shqiptarë dhe afrikanë të cilët kanë sulmuar 32-vjeçarin.

Në momentin që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, agresorët ishin larguar ndërsa aty u gjet i plagosuri dhe 2 personat e tjerë që e shoqëronin.

Këta të fundit janë marrë në pyetje nga autoritetet ku dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes ndërsa ka filluar dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të sulmit.

Tronditëse! Biznesmeni gj endet i υ▪︎e kυr, dγshohet qe e kane υ▪︎ arë

Alexander Tyunin, një biznesmen rus dhe i raportuar si drejtues ekzekutiv në Khimprominzhiniring, pjesë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom, u gjet i vdekur në vendbanimin Kokoshkino në rajonin e Moskës, raportoi gazeta amerikane The Sun.

Trupi i Tyunin thuhet se u gjet i shtrirë në tokë me një plagë plumbi dhe një pushkë u gjet aty pranë. Mediat shtetërore ruse e kanë quajtur incidentin një vetëvrasje. Sipas raportimeve, autoritetet gjetën një shënim vetëvrasjeje në vendngjarje, i cili përfshinte një mesazh që besohet të jetë shkruar nga Tyunin. Shënimi thuhet se gjithashtu rendite numrin e telefonit të gruas së tij.

“E bëra vetë — jam lodhur duke luftuar depresionin për pesë vjet. Vazhdon të përkeqësohet. Nuk kam më forcë”, shkruhej në shënim, sipas medias.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për vdekjen e Tyunin. Vdekja e Alexander Tyunin është e fundit në një seri vdekjesh misterioze që përfshijnë figura të njohura të biznesit dhe politikës ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në korrik, Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, thuhet se vdiq nga një plagë me armë zjarri, me disa kanale Telegram të lidhura me forcat ruse të sigurisë që gjithashtu përmendën vetëvrasjen si shkak zyrtar. Në mars, ish-deputeti Buvaysar Saitiev, 49 vjeç, thuhet se ra nga një dritare në Moskë. Ai u gjet në gjendje kritike dhe më vonë vdiq.

ARKEOLOGJI – Qytet i dytë i fshehur 600 metra nën piramidat e Gizës

Një ekip arkeologësh italianë ka njoftuar për një zbulim të jashtëzakonshëm: një qytet i dytë i fshehur nën piramidën e Menkaure në Giza, rreth 600 metra nën tokë, sipas “The Times”

Sipas tyre, ky zbulim mund të provojë ekzistencën e një kompleksi gjigant nëntokësor që lidh tre piramidat kryesore të Gizës. Më parë është raportuar për struktura të ngjashme edhe nën piramidën e Khafres.

Studiuesi Filippo Biondi nga “Universiteti i Strathclyde” në Glasgou shpjegoi se radarët kanë treguar me 90% siguri shtylla të ngjashme me ato të Khafres, duke forcuar idenë e një rrjeti tunelesh dhe shtyllash të mëdha nëntokësore.

Ai shtoi se këto struktura, të cilat sipas tyre datojnë rreth 38 000 vjet më parë, mund të jenë ndërtuar nga një civilizim i humbur.

Por jo të gjithë janë të bindur për këtë.

Egjiptologu Zahi Hawass dhe ekspertë të tjerë e cilësojnë të pamundur këtë pretendim, duke theksuar se radarët nuk mund të depërtojnë në thellësi kaq të mëdha dhe se hulumtimi nuk është botuar ende në revista shkencore.

Ndërkohë, ekipi italian këmbëngul se piramidat janë vetëm “maja e ajsbergut” të një strukture kolosale që lidhet me elementët natyrorë, ajrin, ujin, zjarrin dhe tokën.

Deri atëherë, mbetet vetëm një mënyrë për të vërtetuar zbulimin: një gërmim i drejtpërdrejtë poshtë piramidave.

Bëri bujë me daljen pranë këngëtarit të martuar, kush është motra simpatike e Saimir Kodrës, dhe“zhdukja” e papritur

Jo të gjithë e dinë, por brunja bukuroshe e cila rrëmbeu vëmëndje të madhe në videoklipin e Elgit Dodës është motra e gazetarit Saimir Kodra.

Ajo është Dona Kodra. Në kohën e publikimit të “Fatal Love”, ku Dona ishte protagniste, u fol shumë për të.

Ajo foli edhe në dalje televizive ku tha se hera e dytë por e quajti të fundit që del në një videoklip. E pyetur se si ishte të luante në klip me një burrë të martuar si Elgiti, Dona tha se ai është shumë modest, i mirë dhe punëtor.

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit edhe pse është i martuar.

Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor.”- tha ajo në një intervistë.

Mafiozi turk u υ ra nga shqiptari për një video erot. ike, dinamika e ngjarjes

Në një ngjarje tronditëse të ndodhur më 23 korrik në Sesto San Giovanni, Milano, u vra Hayati Aroyo, një 62-vjeçar me origjinë turke, i cili kishte lidhje të forta me botën kriminale.

Aroyo, i cili ishte mik i ngushtë i një grupi të dyshuar të lidhur me trafikun e drogës, u sulmua me thikë dhe u godit tridhjetë herë përpara se të digjej për të fshirë gjurmët e krimit.

Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur krimin, hetimet e autoriteteve italiane zbuluan se vrasja ishte orkestruar nga Valentina Peroni, bashkëshortja e Aroyo-s, dhe partneri i saj Emanuele Paganini, përfshirë edhe shqiptarin Elvis Simoni.

Sipas hetimeve të prokurorisë, shkak për këtë akt brutal u bë një video erotike e shoqes së Aroyo-s, e cila u vodh nga një tablet që viktima e mbante në pronësi. Aroyo kishte ruajtur këtë video, e cila e lidhte Valentina-n me të, dhe ky veprim i tij çoi në një hakmarrje të dhunshme. Pasi sulmoi viktimën, Elvis Simoni e hodhi trupin e Aroyo-s në shtrat, i hodhi zbardhues dhe e digjte në një përpjekje për të fshirë çdo gjurmë të lidhur me krimin.

Hetuesit zbuluan se ky akt i rëndë ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që përfshinte festa të mbushura me drogë dhe pastrim parash.

Valentina, bashkëshorti i saj dhe Elvis Simoni dyshohen të kenë qenë pjesë e këtij rrjeti, i cili përdorte lidhjet dhe informacionet për të kryer aktivitete të paligjshme.

Ky krim ka tronditur komunitetin e krimit dhe ka nxjerrë në pah një realitet të errët që ndikon në shoqërinë italiane dhe marrëdhëniet mes individëve të lidhur me botën e krimit.

“Pika e dobët e NATO-s: Ja vendi nga ku Rusia mund të sulmojë Europën”

Në fund të gushtit, zyrtarë të Pentagonit zhvilluan një takim me diplomatë evropianë, ku përcollën një mesazh të prerë: Shtetet e Bashkuara planifikonin të shkurtonin një pjesë të ndihmës së sigurisë për Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë – tre vende anëtare të NATO-s që kufizohen me Rusinë. Sipas një burimi të njohur me diskutimet, zyrtari amerikan David Baker theksoi se Evropa duhet të reduktojë varësinë nga SHBA, pasi administrata e Presidentit Donald Trump synon të përqendrojë vëmendjen e saj në çështje të tjera prioritare, përfshirë mbrojtjen e territorit amerikan.

Hiiumaa, pika e padukshme strategjike

Në këtë kuadër, ishulli estonez Hiiumaa po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi për strategët e NATO-s. I pozicionuar mes Gjirit të Rigës dhe hyrjes në Gjirin e Finlandës, ai shihet si një “hendek detar” i ngjashëm me Hendekun e Suwalkit – korridori tokësor i ngushtë mes Bjellorusisë dhe Kaliningradit që konsiderohet pika më e dobët e aleancës. Në rast konflikti, një zbarkim i shpejtë rus në Hiiumaa do t’i jepte Moskës mundësinë të vendoste radarë dhe sisteme mbrojtjeje ajrore, duke kontrolluar hyrje-daljet detare dhe duke bllokuar lidhjet e shteteve baltike me pjesën tjetër të NATO-s.

Ekspertët paralajmërojnë se pushtimi i Hiiumaa-s do t’i jepte Rusisë avantazh të menjëhershëm, pasi aktualisht sistemet e saj mbrojtëse në Kaliningrad e në Distriktin Ushtarak Perëndimor nuk mbulojnë plotësisht Detin Baltik.

Rritja e tensioneve

Këto shqetësime janë shtuar nga shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore estoneze. Vetëm këtë vit, avionë luftarakë rusë kanë hyrë katër herë ilegalisht në qiellin e vendit, ndërsa javën e kaluar tre MIG-31 fluturuan për 12 minuta pranë ishullit Vaindloo. Estonia, Letonia dhe Lituania nuk disponojnë avionë luftarakë dhe siguria e hapësirës ajrore mbrohet në rotacion nga aleatët e NATO-s.

Ishulli dhe popullsia

Hiiumaa është i mbuluar kryesisht me pyje me pisha dhe bredha, me disa zona kënetore që e bëjnë terrenin të vështirë për manovra ushtarake. Kryeqyteti i vogël Kärdla, me rreth 3,000 banorë, mbështetet ekonomikisht në industrinë e drurit dhe peshkimin. Në ishull ndodhet edhe një bazë e Forcave Mbrojtëse të Estonisë, e komanduar nga majori Tamel Kapper, e cila luan një rol kyç në mbikëqyrjen e kësaj zone me rëndësi strategjike.

Rusia “ndez sërish gjakrat”/ Ja cilët shtete europiane janë “pretë” e preferuara të Putinit

Rusia po vazhdon të sfidojë hapur NATO-n me provokime të përsëritura, duke rritur tensionet në kufijtë lindorë të aleancës. Ditën e djeshme, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan aty për 12 minuta.

Ministria e Jashtme e Estonisë e cilësoi incidentin si një veprim “të paturpshëm”, ndërsa NATO reagoi menjëherë duke interceptuar avionët. Zëdhënësja e aleancës, Allison Hart, e quajti këtë “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur të Rusisë dhe dëshmi të aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur pa vonesë”.

Sipas mediave estoneze, avionët rusë kishin fikur transponderët dhe u futën në hapësirën ajrore të vendit pranë Ishullit Vaindloo. Ministria e Jashtme thirri të ngarkuarin me punë rus për të dorëzuar një protestë zyrtare, ndërsa kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e përshkroi shkeljen si “një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, deklaroi se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë që nga fillimi i vitit 2025 dhe se “agresiviteti i saj në rritje duhet të përballet me më shumë presion politik dhe ekonomik”.

Reagimet ndërkombëtare ishin po aq të forta. Kallas shkroi në X se BE-ja do të mbështesë më tej vendet anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre, duke theksuar se Vladimir Putin po teston vendosmërinë e Perëndimit. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “çdo provokim rus do të ketë një përgjigje të vendosur” dhe se BE-ja do të investojë në një krah lindor më të fortë.

Ky incident është pjesë e një serie provokimesh të vazhdueshme nga Rusia, e cila, që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ka shkelur hapësirën ajrore të vendeve si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike. Sipas analistëve, veprime të tilla lidhen me përpjekjet e Moskës për të ruajtur ndikimin e saj historik në Europën Lindore, duke parë zgjerimin e NATO-s dhe afrimin e ish-shteteve sovjetike me Perëndimin si një kërcënim direkt për pushtetin e saj. Estonia, Polonia dhe vendet e tjera të rajonit, që tashmë janë pjesë e NATO-s dhe të strukturave evropiane, janë bërë shënjestra kryesore të këtyre provokimeve, duke u konsideruar nga Rusia si vijë e parë e humbjes së kontrollit mbi ish-sferat e saj të ndikimit.

Në këtë mënyrë, ndërhyrjet ruse nuk janë thjesht provokime ajrore, por edhe një sinjal politik që synon të testojë unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s dhe BE-së në mbrojtjen e kufijve lindorë të Europës.

LAJM I FUNDIT/ Ky shtet i rëndësishëm njeh shtetin e Palestinës

Kanadaja e ka njohur shtetin e Palestinës.

Kryeministri Mark Carney tha: “Kanadaja njeh shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për shtetin e Palestinës ashtu edhe për shtetin e Izraelit.”

Kjo e bën Kanadanë vendin e parë të G7 që njeh zyrtarisht Palestinën.

Ky vendim vjen mes rritjes së presionit ndërkombëtar për një zgjidhje me dy shtete dhe përfundimin e dhunës në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë palestinezë kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit.

Njohja zyrtare nga Kanadaja pritet të ndikojë edhe në qëndrimet e vendeve të tjera të fuqishme

Ndryshe, sot pritet që shtetin palestinez ta njohin edhe Britania e Madhe dhe Portugalia.

Ky veprim ka tërhequr kritika të ashpra nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve dhe disa konservatorë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë tha se një veprim i tillë “shpërblen terrorin”.

Raportohet se operacioni i fundit tokësor i Izraelit në Qytetin e Gazës, i përshkruar nga një zyrtar i OKB-së si “katastrofik”, ka detyruar qindra mijëra njerëz të largohen.

Më parë këtë javë, një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, të cilin Izraeli e denoncoi si “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Në anën tjetër, të paktën 64,905 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.

Shumica e popullsisë është zhvendosur gjithashtu vazhdimisht; më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar; sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur; dhe ekspertët e sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja kanë shpallur “zi buke” në Qytetin e Gazës. /Telegrafi/