E bujshme! AKU bllokon Red BULL, e pabesueshme çfarë zbuluan

Autoriteti Kòmbëtar i Ushqimit bën me dije se, gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në Pikat e Inspektimit Kufitar për garantimin e sigurisë së produkteve që importohen në Republikën e Shqipërisë, trupa inspektuese e PIK Kapshticë ka identifikuar dhe bllokuar një ngarkesë me pije energjike “Red Bull”.

​Nga kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, rezultoi se ngarkesa me peshë totale prej 6,480 kg nuk përmbushte kërkesat ligjore për import, pasi disponohej vetëm fatura e blerjes së produktit, ndërsa mungonin dokumentet esenciale që vërtetojnë sigurinë dhe gjurmueshmërinë, si:

​Certifikata e origjinës (EUR. 1);
​Certifikata e cilësisë;
​Certifikata e konformitetit;
​Certifikata e analizës së produktit.
​Për sa më sipër, në zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” (i ndryshuar), neni 16, pika 1, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi masën e menjëhershme administrative:

​Bllokimin e ngarkesës prej 6,480 kg pije energjike;
​Kthimin në origjinë të këtij produkti, duke ndaluar hyrjen e tij në tregun vendas.

​Ky kontroll dëshmon angazhimin maksimal të AKU-së në pikat kufitare për të parandaluar futjen e produkteve që nuk garantojnë standardet e kërkuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i palëkundur në misionin e tij për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore në çdo hap të zinxhirit tregtar.

Marta Kos: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE!

Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuąr në rrugën drejt BE-së.

Përmes një reagimi në X, Kos u shpreh se me mbylljen dje të një tjetri kapitulli të negociatave, totali i tyre është 14 tani.

Megjithatë, ajo theksoi se mbetet ende punë për të bërë, ndërsa theksoi rëndësinë për të mbajtur ritmin e reformave, me fokus sundimin e ligjit.

Marta Kos: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në

“Çmimi nuk është rritur aq shumë”, ministrja Delina Ibrahimaj thotë se litri i naftës në Shqipëri është normal: Grosistët e karburanteve kanë premtuar se do fitojnë pak këtë periudhë

Ministrja e Ekonòmisë, Delina Ibrahimaj është shprehur këtë të mërkurë se çmimi pak më shumë se 200 lekë për një litër naftë apo benzinë në Shqipëri, është brenda normales dhe tregu nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe nga lufta në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja theksoi se qeveria po monitoron përditë çmimet e zhdoganimit të karburanteve dhe çmimet e tabelave në tregun e shitjes me pakicë.

“Bursat ndërkombëtare që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme, me një çmim mesatar 700 dollarë për karburantet dhe deri në 1200 dollarë në ditët e pikut. Çmimet në Shqipëri nuk kanë pasur rritje të madhe, por 10-15%.

Gjykojmë që nuk jemi ende për të ringritur Bordin e Karburanteve dhe nëse do të shohim që ka luhatje apo abuzime me marzhet e fitimit, do të futet në fuqi.

Ne kemi ngritur një ekip nga tre ministri dhe përfaqësues të agjencive, të cilët monitorojnë çmimet e zhdoganimit dhe çmimet në tabela në tregun e pakicës. Bëhet fjalë për një marzh 8.5% nga tregu i furnizimit te shitja me pakicë, një marzh të kontrolluar”, u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

Ajo falenderoi grosistët e karburanteve në Shqipëri, sepse siç theksoi, ata kanë garantuar se nuk do të fitojnë shumë para këtë periudhë dhe do të mbajnë një marzh fitimi të ulët.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj garantoi qytetarët se edhe çmimet e produkteve të shportës, të cilat mund të reflektohen si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve, janë nën kontroll dhe deri tani nuk ka luhatje.

Ajo sqaroi se edhe rezervat e detyrueshme janë zbatuar nga grosistët e karburanteve, duke theksuar se nuk ka vend për panik, pasi rezervat e detyrueshme janë të garantuara për 100 ditë dhe linjat e furnizimit janë të paprekura.

“Shqetësimi ynë kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme, sepse edhe në krizat e mëparshme, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit do të kishte një bllokim të furnizimit. Por, nga një komunikim me furnizuesit, ata kanë garantuar rezervat e detyrueshme dhe vijueshmëri të furznimit.

Për çmimet, ne jemi të shqetësuar, por nuk jemi të përqendruar vetëm aty, sepse po analizojmë situatën e çmimeve në tërësi, për të garantuar që nuk do të ketë abuzim. Jo vetëm për karburantet, por edhe për ushqimet”, përmbylli ajo.

E trishtë! Mediat shqiptare në zi! Ndahet nga jeta gazetarja e njohur në moshë të re (foto)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllımin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, e cila u nda nga jeta në një moshë shumë të re.

Në një telegram ngushëllimi, AGK thekson se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universiteti i Prishtinës dhe gjatë karrierës së saj kishte punuar në media të ndryshme në Kosovë.

Në vitet e fundit ajo kishte shërbyer si zëdhënëse e klubit të futbollit KF Drita në Gjilan.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi. AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.

Ndarja e saj nga jeta ka tronditur komunitetin e mediave dhe sportit në Kosovë, ku Elife Sherifi njihej si një profesioniste e përkushtuar dhe e respektuar.

Nëna e 3 fëmijëve flet për varësinë nga …. ksi: As 5 h. erë në dίtë nuk më mjafton

Një nënë fëmijësh ka folur për var ësinë e saj ndaj s.e.ksit duke thënë se mar/rëdhëniet “pesë herë në ditë” nuk ishin të mjaftueshme.

Nëna e tre fëmijëve Rebecca Barker ka zbuluar se sjellja e pandreqshme e ka konsumuar atë që nga viti 2014 dhe ka shkat/ërruar një marrëd/hënie.

37-vjeçarja tha se ajo lutej vazhdimisht për s.e.ks. Ajo i tha BBC-së: “Në rastin më të keq madje edhe të bërit marrë/dhënie s.e.ksuale pesë herë në ditë nuk ishte e mjaftueshme. Ndjeja sikur i gjithë trupi im e dëshironte atë.

5 minuta më vonë e doja prapë”.Rebecca tha se ajo u ndje “e tu.rpëruar dhe vetmitare”, duke qëndruar në shtëpi, sepse ajo nuk mund të ishte rreth njerëzve të tjerë.

Etja për s.e.ks shka/tërroi marrëd/hënien e saj, sepse i dashuri i saj “nuk e kuptonte” sjelljen.

“Ai më aku.zoi për tra.dhëti, ai mendonte se duhet të isha ndjerë fa jtore për këtë dhe për këtë arsye kam dashur të bëj s.e.ks me të”, tha ajo.

Rebecca ishte di.agnostikuar me d.epresion pas lindjes së fëmijës së saj të tretë.

V/arësia nga se.ksi nuk njihet nga NHS, por shpejt mund të miratohet si një çrreg/ullim i dh.embshëm nga Or.ganizata Bo.tërore e Sh.ëndetësisë.

E Rebecca dëshiron që personat e varur nga s.e.ksi të marrin të njëjtën ndihmë si njerëzit të cilët janë të lidhur me alk.oolin.

Lajm i keq! Vendos Gjykata Kushtetuese e Italisë, miliona njerëz humbasin shtetësinë, kurse të tjerët do

Për më shùmë se 160 vjet, pasaporta italiane ishte një e drejtë e lindjes që kapërcente oqeanet. Por, një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Romë sapo ka mbyllur “portën e hapur” për miliona pasardhës të emigrantëve italianë në diasporë, duke shënuar fundin e një epoke të gjatë të identitetit kombëtar të bazuar thjesht te gjaku.

Gjykata ka vendosur të mbështesë ligjin e diskutueshëm të vitit 2025, i cili kufizon ndjeshëm njohjen e shtetësisë për ata që kanë lindur jashtë vendit. Ky vendim vjen si një goditje shkatërruese për komunitetet në Argjentinë, Brazil dhe SHBA, ku lidhja me “atdheun amë” konsiderohej e patjetërsueshme.

Çfarë ndryshon konkretisht?

Deri dje, një pasardhës mund të kërkonte shtetësinë italiane nëse vërtetonte se paraardhësi i tij nuk kishte hequr dorë kurrë nga shtetësia italiane. Me rregullat e reja, kufizimet janë drastike.

Shtetësia do t’u njihet vetëm atyre që kanë të paktën një prind ose gjysh të lindur në Itali. Stërgjyshërit nuk do të shërbejnë më si urë lidhëse për pasaportën e BE-së.

Prindi ose gjyshi duhet të ketë mbajtur vetëm shtetësinë italiane në momentin e lindjes së pasardhësit.

Gjykata argumentoi se ata që nuk e kanë kërkuar zyrtarisht shtetësinë deri në vitin 2025, kanë humbur të drejtën e tyre, duke e konsideruar lidhjen me Italinë si “fiktive” për shkak të mosdeklarimit në kohë.

Një kontradiktë kombëtare

Vendimi vjen në një moment paradoksal për Italinë. Ndërsa vendi po përballet me një krizë demografike dhe tkurrje të popullsisë, qeveria ka zgjedhur të shkëpusë lidhjet me miliona pasardhës që mund të shërbenin si forcë e re për vendin.

Në Siçili dhe rajone të tjera të shpopulluara, autoritetet lokale kishin nisur projekte për të joshur pasardhësit italianë (si mjekët argjentinas) që të ktheheshin dhe të punonin në qytetet e braktisura. Me ligjin e ri, këto projekte rrezikojnë të dështojnë plotësisht.

Ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë teorikisht të paapelueshme, avokatët e shtetësisë nuk po dorëzohen.

“Nëse je qytetar që në lindje, ke një të drejtë që askush nuk mund ta prekë. Nuk mund të thuash ‘po bëja shaka’,” thotë Marco Mellone, një avokat që planifikon ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Kasacionit dhe ndoshta në gjykatat e Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Për momentin, këshilla për miliona njerëz që ishin në proces aplikimi është të presin ose të kërkojnë shtyrje të seancave gjyqësore deri në vjeshtë, pasi arkitektura ligjore e këtij vendimi po shkakton një kaos të vërtetë brenda familjeve, ku një vëlla mund të ketë fituar shtetësinë, ndërsa tjetri jo.

Rafineria në Katar përfshihet nga flakët, Irani godet me raketë fabrikën më të madhe në botë të gazit (Video)

Një zjarr i madh shpërtheu në Ras Laffan, ku ndọdhet impianti më i madh i prodhimit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në botë, pas një sulmi të pretenduar nga Irani, njoftoi Ministria e Brendshme e Katarit.

Sipas autoriteteve katariote, pesë raketa balistike u lëshuan nga Irani, nga të cilat katër u neutralizuan nga forcat e armatosura, ndërsa njëra goditi qytetin industrial të Ras Laffanit, duke shkaktuar zjarr të madh.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke punuar për të kontrolluar flakët dhe për të minimizuar dëmet.

Video të publikuara në rrjetin social X tregojnë përmasën e zjarrit dhe dëmimet në impiant, i cili konsiderohet një nga më të rëndësishmit për furnizimin global me gaz të lëngshëm.

Ngjarja thekson tensionet e rritura në rajon dhe rrezikun që sulmet e tilla mund të kenë mbi tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Vik¤ima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçàri i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”./Insajderi

“Po iki, mos më kërkoni!”/ E RËNDË! E mitura në Durrës largohet nga shtëpia, prindërit bëjnë reagimin urgjent për shqiptarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhùr këtë mëngjes në Durrës, kur një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia rreth orës 6:40.

Sipas nënës së saj, Brikena Tusku, vajza ishte në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna ka rënë në gjumë, dhe kur u zgjua rreth orës 6:30, vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj. Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.

“Dëgjonim britmat deri në mesnatë/ Rasti tronditës i dhunimit të 5-vjeçarit, keqtrajtoheshin edhe 6 fëmijët e tjerë…

Lidhur me zhdukjen e vajzës, është bërë denoncimi përkatës në polici, ndërkohë që prindërit apeluan për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe apelojnë që kushdo që ka dijeni për vajzën ose e ka parë, të kontaktojë menjëherë në numrat: 0693367135 / 0695523151

Bllokohet integrimi i Shqipërisë, Marta Kos ‘tradhton’ Ramën: Moldavia po ecën përpara drejt BE

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllòkuar dhe mund të përfundojë në kalendat greke.

Një ditë më parë u konfirmua se vazhdon rezistenca e BE për të mos lejuar miratimin e raportit IBAR, që nënkupton hapjen e derës për të nisur mbylljen e negociatave.

Në krye të vendeve që nuk pranojnë miratimin e raportit IBAR është Gjermania.

Kjo është një goditje për Edi Ramën pas vendimit të tij për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi.

Por Rama duhet të ndjehet i zhgënjyer edhe nga Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit.

Kjo e fundit konfirmoi sot se në krye të rrugës drejt integrimit tashmë ndodhet Moldavia.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” tha Kos. Sot.com.al