Inside Story/ Rrëfimi i υ▪︎asësit: Fatmira Deda jepte 800 mijë euro për hapjen e dosjes së djalit, Talo e goditi derisa…

Pas disa ditë ndjekjesh të itinerarit të Fatmira Dedës, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, kishin vendosur 14 shtatorin e vitit 2013, për eliminimin e gruas.

Rolet ishin ndarë qartë, Dumani do të drejtonte mjetin, Talo Çela do ishte ekzekutori. Automjeti ishte siguruar nga Dorian Shkoza.

Të sigurt që në atë zonë nuk kishte kamera sigurie, u pozicionuan pranë hyrjes së pallatit ku banonte Fatmira. Kishin informacione të sakta për orarin e mbërritjes së saj, pasi informoheshin nga i pandehuri Agron Qoli, kushëri i porositësit.

“Më përpra ka qenë jo e shkruar, por prokurorët dhe gjyqtarët kanë mundur që të bëjnë për vetë qoftë dëshmitarë apo të pandehur, të cilët tregonin, jepnin elementë të domosdoshëm dhe nevojshëm për hetimin dhe kjo ndikonte në uljen e dënimit të tyre, pra quheshe si rrethanë lehtësuese.” u shpreh Alfred Balla, avokat.

“Të jetë një deklarim i bashkëpunotrorit të drejtësisë i vlefshëm, është edhe një nga kriteret për të lidhur marrveshjen e bashkëpunimit me të penduarin që deklarimet e tij të mëbshteten edhe në prova të tjera që të tregojnë vërtetësinë e deklarimit të tij” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge

Rreth orës 13:00, sinjali nuk vonoi, Agron Qoli dërgoi mesazhin “erdha unë”. Pas pak, u shfaq edhe makina e viktimës. Dumani e ndoqi menjëherë nga pas. Sa hyri ajo në garazh, ai manovroi me kujdes dhe ndaloi në pikën e përcaktuar më parë.

Pas këtij momenti, Talo Çela zbret nga makina dhe futet në garazh, Dumani mbeti në makinë, në pozicion vëzhgues. Fatmira sapo kishte ndaluar automjetin dhe po përgatitej të zbriste. Në atë moment Talo iu afrua dhe nisi sulmin brutal.

“Ajo po dilte nga garazhi, garazhi po mbyllej se e kishte me telekomandë edhe garazhi, ra në kurriz të Talo Çelës, se donte ta vriste në garazh, ta tërhiqte brenda, ajo nuk pranoi të hynte, edhe ky nuk e tërhoqi dot, se ishte edhe e rëndë ajo. Edhe garazhi, u shtrembërua ngeli shtremër, pra qepeni i garazhit. Ai e shtriu në tokë edhe i ra me shkelma shumë, shumë shkelma, edhe e pash që i ka gjujatur pastaj fiks fare, nuk e pashë edhe ja nguli asaj viktimës.”

Referuar dëshmive dhe dosjes penale, pas ekzekutimit të Fatmira Dedjas, pagesa për Nuredin Dumanin u mbyll nga Petrit Qoli, vëllai i Festimit. Ai i dorëzoi shumën e mbetur prej 30 mijë eurosh. Sipas Dumanit, ai nuk foli me të ashtuquajturin “Festa” për ngjarjen. Porositësi e mësoi vrasjen përmes lajmeve. Me Dumanin u takua vetëm pas 10 ditësh.

“Më ka falenderuar shumë, më ka thënë këtej e mbrapa ti je vëllai im. Më ka thënë që këtej e mbrapa, nuk kam më Petritin vlla, por të kam edhe ty. Të jam shumë mirënjohës, e ça do kemi tani e mbrapa e kemi të dy bashkë”.

Premtimet nuk munguan. Nga karburanti i familjes Qoli që ishte në shitje, Festimi i ka thënë se do i jepte 200 mijë euro. Por sipas Dumanit, kur karburanti u shit, asnjë cent nuk mori…

Top Channel

SPAK e çoi për gjykim, Veliaj bën veprimin e papritur

Kryebashkiaku në largim i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.

Relatore e çështjes është caktohet Albana Boksi, e cila pritet që ne ditët në vijim të caktojë datën për zhvillimin e seancës.

Veliaj përmes mbrojtjes se tij, kërkon prishje të vendimit të dhënë nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO, të cilët kanë lënë këtë të fundit në masën shtrënguese “arrest në burg.”

Një ditë më parë, SPAK njoftoi se kishte përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa

Ndërsa sot, kryeministri Edi Rama njoftoi se Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut dhe kandidat do të jetë Ogerta Manastirliu.

LAJM I FUNDIT/ Serbi-Shqipëri mund të mos luhet në Beograd, zyrtari i FSS: Po mendojmë që të shkojmë në …

Serbia pësoi një humbje të thellë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke u mposhtur në Beograd nga Anglia me rezultatin e rëndë 5-0.

Skuadra serbe mori një goditje të rëndë në garën për vendin e dytë që po zhvillon me Shqipërinë, ku sigurohet një vend në play-off.

Përballja me Kombëtare tonë, e cila mund të vendosë fatin e Serbisë në këto kualifikime, është parashikuar të zhvillohet pas një muaji.

Fillimisht ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, por Federata e Futbollit të Serbisë po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjes në stadiumin e Leskovcit.

“Për tri javë kemi grumbullimin për ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikime, përballjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë se kush do të shkojë në play-off. Kjo është prioriteti ynë absolut. Kemi lojtarë që aktivizohen në klube e liga të forta, lojtarë që dinë të kënaqin kombin dhe besoj se do ta bëjnë edhe kësaj radhe”, tha Branko Radujko, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, për Tanjug.

Ai shtoi se dëshira e Federatës është që ndeshja të luhet në Leskovc, një qytet ku Serbia shpesh është përgatitur në qetësi: “Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”. /Koha Jonë/

“Edi Rama më ndihmoi shumë”, Zhegrova prezantohet te Juventusi: Krenari, e kam dashur gjithmonë këtë

Edon Zhegrova bëri një hap të marr në karrierën e tij, duke u transferuar te Juventusi nga Lille, në ditën e fundit të merkatos.

Sulmuesi i Kosovës ka bërë prezantimin e parë, si një lojtar i bardhezinjve.

Në fjalët e para, ai u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe duket gati për të dhënë kontributin e tij.

Zhegrova zbuloi se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit, për shkak se po punon për tu rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

“Jam shumë i lumtur që jam te Juventusi. Ndihem shumë krenar. Këto ditët e para kanë qenë fantastike. Gjithmonë kam dashur të arrija në një klub të madh. E njoh mirë David që më parë. Mendoj se kjo skuadër ka shumë cilësi, jam i bindur se mund të jap kontributin tim”.

Si është nga gjendja fizike – “Kam kaluar një periudhë jo të lehtë për shkak të dëmtimit. Kam rifilluar të punoj fort me stafin. Shumë shpejt do të jem gati”.

Përballja ndaj Juventusit te Lille – “Për ne ajo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për t’u treguar. Ajo periudhë ka mbaruar, tani mendoj për Juven. Të gjithë po më ndihmojnë të përshtatem. Mezi pres të luaj.

Mendoj se kjo skuadër ka shumë cilësi të fitojë çdo ndeshje. Do të përpiqemi të fitojmë, të shohim çfarë do të ndodhë.

Sapo kam filluar stërvitjet. Duhej të mbaroja gjithë dokumentacionin, nisa të martën. Kam folur me Tudor, do të shohim ku do të luaj”.

Mesazhet me kryeministrin Edi Rama – “Është një tifoz i madh i Juventusit. Ishte shumë i kënaqur dhe krenar që erdha këtu, më ka ndihmuar shumë me pasaportën shqiptare. Me shumë mundësi do t’i jap një fanellë timen të Juventusit”.

Juve-Inter? “Kam folur me trajnerin, nuk do të jem ende pjesë e ndeshjes. E di rëndësinë e saj. Interi dhe Juventusi janë dy klube të mëdha”, tha Zhegrova.

Për kartonin e sulmuesit, Juventusi pagoi rreth 20 milionë euro në arkat e Lille.

Vrasja e aleatit të Trump në Utah, ja ku ishte fshehur snajperi! Turma tregoi me gisht autorin e atentatit ndaj Kirk

Ndërsa hetimet dhe kërkimet për gjetjen dhe kapjen e snajperit që ekzekutoi aktivistin aleat të presidentit amerikan Donald Trump po vijojnë me intensitet nga autoritetet, detaje të reja dalin ngja atentati vdekjeprurës në Utah.

Autori ishte fshehur në çatinë e një godine në distancë jo shumë të largët nga vendi i atentatit. Madje disa prej të pranishmëve e pikasën atë në lëvizje, por ishte vonë.

Charlie Kirk , 31 vjeç, një aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i Donald Trump, u vra gjatë një aktiviteti universitar në Salt Lake City. Dëshmitarët përshkruan të shtëna të qëlluara nga maja e një ndërtese, të cilat shkaktuan një rrëmujë midis studentëve dhe pjesëmarrësve.

Trump e quajti atë “një amerikan të madh” dhe akuzoi retorikën e së majtës radikale për nxitje të urrejtjes dhe dhunës. Hetimi mbetet i pasigurt: FBI dhe guvernatori po raportojnë një arrestim, por policia lokale pohon se i dyshuari është ende në arrati.

Pesë të mitur sυΙmojnë me t.hika një grup të rinjsh në Tiranë, arrestohen pas ngjarjes/ Përfundojnë në spital tre të tjerë

Pesë të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë tre të rinj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, ku gjatë një konflikti fizik, u goditën me thikë shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Të plagosurit morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u sekuestruan dy armë të ftohta, të dyshuara si mjetet e përdorura në ngjarje.

“U arrestuan 5 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi më datë 10.09.2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, dyshohet se kanë goditur me armë të ftohta, shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u gjetën në vendngjarje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë të ftohta, të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit“, thuhet në njoftim.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

V▪︎ ekja e 43-vjeçarit në Durrës, DETAJE t ragjike: Vi▪︎t ima tentoi të mbahej në shtyllën e tensionit të lartë por…

Dalin detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit, ku një person humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas burimeve, viktima është Bardhyl Kaloshi, 43 vjeç, banor i zonës, i cili dyshohet se është goditur nga rryma elektrike teksa kalonte në një rrugë të përmbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në një segment rrugor që ishte mbuluar nga uji për shkak të reshjeve të natës.

Kaloshi dyshohet se ka tentuar të mbahet te një shtyllë elektrike, por aty ka pasur shkarkim të rrymës, e cila ka rezultuar fatale për të.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e incidentit, nivelet e ujit në rrugë ishin të konsiderueshme, duke rritur rrezikun e kontaktit me instalime elektrike.

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.6 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.3 lekë dhe do shitet me 112.6 lekë.

Rama paralajmëron reformimin e Kuvendit: Do të ulet numri i deputetëve, me më pak se 101 ligjvënës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të ulet numri i deputetëve në Parlament në më pak se 101 ligjvënës.

Edi Rama: Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve.

Vijon…