Virale në rrjet! Moment i ëmbël, ja çfarë ndodhi mes Grida Dumës dhe Ervin Salianjin live në studio

Emisioni “Top Story” ka nisur sezonin e ri këtë të enjte nën moderimin e Grida Dumës.

Në panelin e parë për këtë sezon ishin të ftuar Ervin Salianji, Lorenc Vangjeli, Anila Basha, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, të cilët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike.

Por momenti që mori vëmendjen në rrjet ishte përshëndetja e demokratit Ervin Salianji për moderatoren, të cilën e cilësoi si “kënaqësia ime e përjetshme”, duke shkaktuar reagime e komente të shumta.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë shtuar kuriozitetin e ndjekësve për raportin e dyshes në studio.

@bermetacuntirone1 Ja ku është lajmi i ditës: Grida Duma na habiti sot në ‘Top Story’ — jo vetëm si moderatore, por edhe… bashkudhëtare e përjetshme e Ervin Salianjit! 🥂 Politika ka pasari dhe dorë, por tani gjithçka është ‘bashkëjetesë e thellë’ në ekran. Kush thoshte se politika është e thatë? Jo kur e prekë dashuria partisane! 😏 #TopStory#Bashkudhëtari#PolitikaSeparatë♬ sonido original – 🅱️🅰️🅱️🅰️

Miliarda euro pasuri, kush do ta trashëgojë pasurinë marramendëse të Giorgio Armani?

Giorgio Armani, stilisti dhe sipërmarrësi, ka lënë pas një markë globale me mbi 8 mijë punonjës, 650 dyqane, për të mos përmendur hotelet, restorantet dhe lokalet, përfshirë ndërtesën historike Capannina di Forte dei Marmi, të cilën e përvetësoi gushtin e shkuar.

Kompania e mbylli vitin 2024 me të ardhura rreth 2,3 miliardë euro dhe nuk ka ndaluar kurrë së investuari.

Por Armani ka qenë gjithnjë një sipërmarrës i kujdesshëm, ‘alergjik’ ndaj borxheve dhe ka lënë pas një kompani të shëndetshme për fondacionin: në fund të vitit 2024, kishte 600 milionë euro asete likuide për vijueshmërinë e rritjes.

Siç është planifikuar prej kohësh, menaxhimi i kompanisë do t’i kalojë fondacionit që udhëhiqet nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i themeluesit, nipi i tij, Luca Camerana dhe Irving Belloti, CEO i Rothschild Italy i cili e ka shoqëruar gjithnjë stilistin në rrugëtimin e tij si sipërmarrës.

Vijimësia ishte planifikuar që në vitin 2016, me krijimin e fondacionit dhe një grupi personash të besuar dhe të aftë për ta udhëhequr kompaninë drejt shekullit tjetër të suksesit.

Misioni i fondacionit, i cili do të trashëgojë kontrollin e kompanisë, është për “të siguruar vëmendjen ndaj risisë, shkëlqimit, cilësisë dhe kërkimit të produktit”. Qasja ndaj përfitimeve do të jetë “e kujdesshme” siç kompania ka vepruar dri më tani dhe e fokusuar te zhvillimi i aftësive që nuk janë ende pjesë e saj.

Fondacioni do të duhet “të ndjekë një nivel të përshtatshëm investimesh për zhvillimin e markave, menaxhim të ekuilibruar financiar dhe përdorim i moderuar i borxhit si dhe një nivel të përshatshëm ri-investimesh të përfitimeve të Giorgio Armani”.

Gjithashtu është përcaktuar se fondacioni nuk do të shpërndajë përfitimet, asetet ose tepricat e menaxhimit që janë veprimtari “qartazi të ndaluara” edhe në mënyrë të tërthortë: “Çdo përfitim ose tepricë do të përdoret për aktivitete institucionale”.

I maskuar, momenti kur punonjësi i pyjores kapet mat duke u kujdesur për hashashin e mbjellë (Video)

Zef Lazri, një punonjës i shërbimit pyjor në fshatin Vig të Vaut të Dejës, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga efektivët e Policisë. Ai akuzohet se është pronari i një parcele me rreth 98 rrënjë bimë narkotike që është zbuluar në këtë fshat.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit, punonjësi i shërbimit pyjor shihet duke u kujdesur për bimët, që janë bërë “për lezet”, ndërsa në fytyrë mban një kapuç të zi. Operacioni është finalizuar në kohë dhe bimët janë asgjësuar.

VIDEO

Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat, çfarë diskutoi kreu i SPAK me Brendan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha një zyrtar i DASH në përgjigjen për Top Channel.

Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

V▪︎asjet dhe e shkuara kriminale e Nuredin Dumanit/ Flet i vëllai: U tradhtua nga grupi i vet, Talo Çela është υrarë…

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale.

Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.

Fitim Dumani thotë për MaShqip me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela.

Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.

Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në një restorant në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai nuk hedh një tullë më, jo të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Vëllai im e gjeti ku është Suel Çela nga burug. Tritoli të motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyje te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Ngjarja është ndryshe. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Talo Çela është vrarë. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrest vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.”

Koçibelli ishte një nga zërat më të veçantë të serenatës, duke i dhënë jetë këngëve që mbajnë frymën dhe shpirtin e traditës muzikore korçare.

Këngët e tij do të mbeten një kujtim i gjallë i dashurisë, artit dhe nostalgjisë së qytetit të serenatave.Astrit Koçibelli

Bie në kanal autobusi i kombëtares së Luksemburgut, lojtarët përfundojnë në spital!

Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e planifikuar të luhej sot, në Lorient, për kualifikueset e Europianit 2027, është shtyrë për në datën 3 tetor.

Vendimi u mor pas një incidenti të ndodhur me autobusin e delegacionit luksemburgas, ngjarje që bëri të pamundur zhvillimin e takimit.

Sipas njoftimeve zyrtare, pesë futbollistë të Luksemburgut U-21 përfunduan në spital, por fatmirësisht u lanë të gjithë të lirë pasi gjendja e tyre u vlerësua e mirë.

Autobusi, që po transportonte skuadrën nga stadiumi Stade du Moustoir drejt hotelit në Ploermel, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një problem shëndetësor i shoferit.

Shoferi, 53 vjeç, me nëntë vite shërbim, nuk kishte asnjë precedent aksidenti dhe ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt mjekësor. Kompania e transportit theksoi se ai kishte kaluar me sukses testet e alkoolit dhe drogës, duke përjashtuar këto si faktorë të mundshëm.

Federatat e të dy vendeve, në marrëveshje me UEFA-n, vendosën të shtyjnë ndeshjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e futbollistëve. Pavarësisht frikës fillestare, lajmi i mirë është se askush nga ekipi i Luksemburgut nuk pësoi lëndime serioze.

Çfarë ndodhi? Londra drejt bllokimit historik, qytetarët paralajmërohen për javën e ardhshme

Një grevë nga punonjësit e metrosë së Londrës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune do të fillojë të premten dhe mund të përshkallëzohet javën tjetër dhe të paralizojë shërbimet e metrosë në kryeqytetin britanik.

Sindikata e Hekurudhave, Detare dhe Transportit (RMT) njoftoi në fund të gushtit se anëtarët e saj në metronë e Londrës do të ndërmerrnin veprime në kohë të ndryshme duke filluar nga 5 shtatori, pasi menaxhmenti refuzoi t’i merrte seriozisht kërkesat e tyre në lidhje me pagën, oraret e ndërrimeve dhe një reduktim të javës së punës, e cila aktualisht është 35 orë.

Meqenëse kategori të ndryshme të stafit do të bëjnë grevë në faza, ndikimet më të mëdha priten javën e ardhshme midis të hënës dhe të enjtes.

Një zëdhënës i Transportit për Londrën (TfL), organizata ombrellë përgjegjëse për pjesën më të madhe të transportit publik në Londër, përfshirë Metronë (LU), tha se ata takohen rregullisht me sindikatat për të diskutuar të gjitha shqetësimet e tyre.

“Do të ketë pak ose aspak trafik midis të hënës, 8 shtator dhe të enjtes, 11 shtator“, paralajmëroi TfL në faqen e saj të internetit, duke parashikuar ndërprerje të trafikut të dielën, më 7 shtator.

Këto ndërprerje serioze nuk do të ndikojnë në linjën Elizabeth ose rrjetin Overground.

“Metroja e Londrës ka pasur 2,000 punonjës më pak që nga viti 2018 dhe anëtarët tanë po ndiejnë presionin e orëve ekstreme të punës, të cilat mund të çojnë në probleme shëndetësore”, tha për AFP një zëdhënës i sindikatës RMT.

Tfl, nga ana e saj, paraqiti një propozim për një rritje të pagave prej 3.4 përqind në fillim të kësaj jave, por beson se “shkurtimi i javës së punës nuk është as praktik dhe as i përballueshëm” për financat e kompanisë.

“Nuk mbyllet këtu”, gazetari amerikan paralajmëron: Rama nuk shpëton nga afera McGonigal, skandali shkon në Kongres

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler, deklaroi për gazetaren se Edi Rama mund të jetë i përfshirë në aferën McGonigal.

“Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë.

Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas zyrtarëve të FBI, ai mund t’i ndihmonte që të hiqeshin nga listat e sanksioneve, nga listat e zeza apo nga lista e telasheve që iu ishin hapur në Uashington. Mendoj se kjo ishte pjesë e asaj që quhej operacioni i shkundjes.

Sigurisht nga këndvështrimi amerikan, shitja e sekreteve amerikane e komprometon hetimin amerikan dhe kjo është pjesë e një ndjekje penale në SHBA. McGonigal e ka pranuar fajësinë dhe i është dhënë dënimi prej 50 muajsh në burg. Për mendimin tim ai meriton 50 vjet në burg, jo 50 muaj.

Raporti i kësaj jave thekson se McGonigal shkeli betimin e tij për detyrën që kishte marrë, shkeli besimin e popullit amerikan, shkeli po ashtu edhe besimin e FBI-së. Ai është një individ i kalbur dhe publiku amerikan të bëjë pyetjen nëse u korruptua në vitin 2016 apo më përpara? A vepronte vetëm apo kishte edhe zyrtarë të tjerë të korruptuar?” tha Schindler.

Sipas tij, për këtë çështje do ketë hetime të tjera, madje mund të përfshihet edhe Kongresi amerikan.

“Shpresoj që të jetë kështu. Problemi në këndvështrimin amerikan është se McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme, dhe kjo pjesë që i takon Shqipërisë mund të humbasë në këtë pazëll. Sepse pjesa që takon Shqipërisë nuk është kaq domethënëse se ajo që i takon Rusisë apo Kinës.

Shpresoj që do ketë edhe më tepër raporte nga Departamenti i Drejtësisë. Nëse nuk e bën Departamenti i Drejtësisë, atëherë Kongresi do bëjë pyetjet e drejtpërdrejta dhe nuk e di nëse Departamentit të Drejtësisë do i interesonte të publikonte se sa keq ka qenë kjo çështje. Në këtë rast të gjithë përgjegjësinë dhe të gjithë punën tjetër e zhvillon Kongresi,” theksoi Schindler.

Aksident i rëndë në Unazën e Re/ Prani e madhe ambulancash dhe makina policie, ja detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Paskuqanit. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe makina të policisë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për të plagosur, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen e tyre shëndetësore apo numrin e saktë të të lënduarve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Pritet njoftim zyrtar nga autoritetet në orët në vijim.