Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit Facebook-un pasi rrjeti social ia ka mbyllur vazhdimisht faqen, duke pretenduar se ai po imitonte shefin e kompanisë, Mark Zuckerberg.
Mark Stephen Zuckerberg, avokat në shtetin amerikan të Indianës, thotë se ka shpenzuar mijëra dollarë duke promovuar shërbimet e tij në Facebook, por faqja e tij është bllokuar vazhdimisht nga rrjeti social.
Zuckerberg thotë se jeta e tij është përmbysur pasi ai ndan një emër me njeriun e tretë më të pasur në botë, duke përfshirë marrjen e kërcënimeve me vdekje dhe telefonatave të pandërprera të mbështetjes teknike.
“Nuk është qesharake,” i tha ai kanalit lokal të lajmeve WTHR. “Jo kur më marrin paratë.”
Ai tha se e kishte pasur emrin Mark Zuckerberg “shumë më gjatë” se Marku tjetër dhe po vuante pas viteve të mbylljes së padrejtë të llogarisë së tij.
Ai tha se kishte shpenzuar më shumë se 11,000 dollarë në reklama në Facebook për të promovuar praktikën e tij ligjore, por se si faqet e tij të biznesit ashtu edhe ato personale ishin hequr vazhdimisht për “imitim të një personazhi të famshëm”.
Zuckerberg tha se shpesh duhen muaj për të rikthyer llogarinë e tij, duke çuar në humbje të biznesit, dhe se kompania kishte shkelur ligjet e “marrëveshjeve të drejta”.
“Do të preferoja të mos zihesha me ta, por nuk di si t’i ndaloj”, tha ai. “Nuk di si tjetër t’ua tërheq vëmendjen.”
Zuckerberg ka ushtruar profesionin e avokatit për 38 vjet, kur Zuckerberg, më i ri dhe më i pasur, ishte tre vjeç.
Kompania Meta tha: “E dimë që ka më shumë se një Mark Zuckerberg në botë dhe po ia dalim ta zbulojmë këtë çështje.”
Zuckerberg tha se do të ishte i kënaqur nëse miliarderi i Metës do t’i ofronte një javë në superjahtin e tij. “[Nëse ai] do të më lejonte të kaloja një javë në varkën e tij për të kërkuar falje, ndoshta do ta merrja përsipër këtë,” tha ai.
Dy avionë luftarakë venezuelianë F-16 fluturuan mbi një destrojer të Marinës Amerikane në Karaibe të enjten, tha një zyrtar amerikan për Reuters, duke shkaktuar një paralajmërim të ashpër nga SHBA ndaj Venezuelës kundër ndërhyrjes në intensifikimin e operacioneve ushtarake amerikane në Karaibe.
Incidenti, të cilin Pentagoni tha se ndodhi në ujëra ndërkombëtare, rrit më tej tensionet vetëm dy ditë pasi një sulm amerikan vrau 11 persona në bordin e një anijeje nga Venezuela që Presidenti Donald Trump tha se po transportonte narkotikë të paligjshëm.
Ekspertët ligjorë kanë ngritur pyetje në lidhje me sulmin, pavarësisht argumenteve të administratës Trump se ajo ka autoritetin për të goditur anëtarët e dyshuar të bandës kriminale Tren de Aragua që trafikon drogë në Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni e shpalli atë një organizatë terroriste në fillim të këtij viti.
Në një deklaratë të shkurtër, Pentagoni e barazoi qeverinë e Presidentit Venezuelian Nicolas Maduro me një kartel trafikimi narkotikësh, akuza që Karakasi i mohon. Trump e ka akuzuar Maduron për drejtimin e kartelit Tren de Aragua.
“Sot, dy avionë ushtarakë të regjimit Maduro fluturuan pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujëra ndërkombëtare”, tha Pentagoni në një deklaratë, duke e quajtur atë një “veprim shumë provokues”.
“Kartelit që drejton Venezuelën i këshillohet fuqimisht të mos ndërmarrë asnjë përpjekje të mëtejshme për të penguar, ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane.”
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se avionët ushtarakë venezuelas ishin F-16 dhe se ata fluturuan mbi USS Jason Dunham.
Dunham është një nga të paktën shtatë anijet luftarake amerikane të vendosura në Karaibe, duke transportuar më shumë se 4,500 marinarë dhe marinarë.
Fitim Dumani, vëllai i vogël i Nuredin Dumanit, rrëfen vrasjet e vëllait të tij, duke dhënë detaje dhe emra për ngjarje të caktuara, për të cilat ai është penduar dhe ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë nën mbrojtjen e SPAK. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.
Në episodin e tretë të MaShqip, gazetari Flamur Vezaj publikon edhe foto ekskluzive të deklaratës personale të Nuredin Dumanit, ku ai tregon të kaluarën e tij, si punëtor ndërtimi, mirëmbajtës shezlongësh, shitës i fruta-perimeve, grabitës dhe më pas vrasës me pagesë. Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.
Në dëshminë e tij, ai ka përfshirë edhe vëllain tjetër, Dashnor Dumanin, i cili sipas Fitimit, ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Vetë Fitimi tregon për njohjen e tyre me Talo Çelën dhe krimet që kanë kryer bashkë, duke mohuar kategorikisht se kanë qenë “ushtarë” të tij. Ai sjell raste ku Talo Çela ka kryer vrasje për llogari të tyre, si ekzekutimin e një gruaje në Durrës. Nga ana tjetër, rrëfen arsyet e armiqësisë mes tyre dhe deri te vrasja e Talo Çelës, duke akuzuar vëllezërit Hajdar e Franc Çopja për këtë ngjarje, “ata e vranë Talo Çelën duke ngrënë bukë, pasi nuk vrau vëllain tim dhe nga frika se mos fliste nëse kapet nga policia,” – thotë Fitim Dumani për zhdukjen e Talo Çelës.
Sipas tij, edhe vëllai tjetër ishte vrarë nga Talo Çela pasi përdorej për lëvizjet e tij dhe kishte numrin e tij kryesor. Fitim Dumani jep detaje edhe për pritën që Suel Çela i bëri vëllait të tij në bashkëpunim me vëllezërit Çopja.
Ai shton gjithashtu se Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta përdorë, sepse ai vetëm ka dëgjuar dhe tregon me thashetheme ngjarjet. Fitimi flet edhe për vendosjen e tritolit ndaj motrave në Elbasan, duke pretenduar se këtë atentat e ka kryer Suel Çela me njerëzit e tij, të cilët ende lëvizin lirshëm në qytet, ndërsa SPAK, sipas tij nuk po reagon, duke bërë “drejtësi selektive”. Sipas Fitimit, vëllai i tij përdorte drogë vetëm gjatë atentateve dhe ka punuar për të gjitha grupet kriminale në vend. Ai thotë se SPAK po bën “show” dhe çdo gjë e shpërndan me regji.
Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.
Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime. Ai shton gjithashtu se i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta përdorë, sepse ai vetëm ka dëgjuar dhe tregon me thashetheme ngjarjet.
Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.
Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.
PJESË NGA INTERVISTA:
Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.
Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.
Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?
Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.
Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai im tani nuk hedh një tullë, jo më të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Tritoli te motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyjë te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.
Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrestuar vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.
Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?
Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.
Në episodin e radhës, MaShqip do të sjellë serinë e dytë, ku Fitim Dumani flet për politikanët e përfshirë në ngjarje kriminale, kush zyrtar i lartë i Partisë Socialiste mbron Suel Çelën dhe kush nga të fortët i ka ofruar para Nuredin Dumanit për të heshtur.
Megjithëse kryeministri shqiptar u tregua i rezervuar në intervistën e tij për Blendi Fevziun, përsa i përket emrave që do zënë karriget ministrore burime pranë tij kanë nxjerrrë një listë me emra. Nëse për Belinda Ballukun nuk pritet fletë arresti nga SPAK, pritet të emërohet në krye të dikasterit të Mbrojtjes ku zëvendëson Pirro Vengun, në të kundërt në këtë ministri shkon Iglli Hasani.
Në krye të transporteve shkon Blendi Gonxhe, i cili do të jetë njëkohësisht edhe zëvendësi I parë I Edi Ramës. Ministër i Arsimit mësohet se do të shkojë Edvin Demo i cili do i zërë vendin Manastirlliut, e cila pritet të shkojë në krye të teknologjisë dhe informacionit ku do të jetë brenda dhe Ministria e Ekonomisë.
Ministër i shëndetësisë shkon deputeti Vasil Llaho, i cili do të zëvendësojë Albana Koçiun. Llaho është një personalitet në fushën e shëndetësisë dhe një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e laboratorëve. Ministre Kulture shkon Besiana Kadare e cila do të shkojë pas ndarje së ekonmoisë me kluturën. Ministri i Brendshëm ndahet ndërmjet Blendi Çucit dhe Romina Kuko.
Blendi Klosi kalon te ministria e Turizmit e cila do marrë disa sektorë të fuqishëm, përveç mjedisit licencat dhe Pushtetin Lokal. Ministria e Drejtësisë pritet të ketë një surprizë me Etilda Gjonaj. Financa ka një dualitet midis Ervin Metes dhe Delina Ibrahimit. Ministria e Bujqësisë diskutohet për disa emra si Anila Denaj, Blendi Çuçi dhe Arjan Jaupllari. Në krye të diplomacisë Edi Rama pritet të emërojë një personalitet të njohur të cilës i ka propozuar postin e ministres së jashme dhe zëvendëskryeministres, e cila mund të jetë Lea Ypi.
Të gjithë këta emra janë diskutuar nga një grup deputetësh pranë Ramës, të cilët kanë bërë një skelet të qeverisë në bazë të pëlqyeshmërisë së kryeministrit për figurat qe janë brenda mazhorancës.
Malësi e Madhe- Një familje është zbuluar në kultivimin e plantacioneve me hashash në zonën e thellë pyjore të Malësisë së Madhe, teksa dy persona janë arrestuar, u shpallën në kërkim dy vëllezër dhe nën hetim në gjendje të lirë po hetohet një grua.
Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës bënë sot me dije se finalizuan fazën e radhës të operacionit të koduar “Koordinata”, ku u zbuluan 5093 bimë narkotike të kultivuara, në fshatin Alijaj.
Në pranga ranë Ermir Shabaj dhe Kadri Shabaj, 47 dhe 74 vjeç, të afërm mes tyre. Gjetja e parcelave u bë nëpërmjet mbikëqyrjes së territorit duke përdorur edhe dronët, përveç informacioneve të marra në rrugë operative.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.
Gjatë operacionit në terren, u zbuluan afër banesave të tyre parcelat e mbjella me kanabis satiova. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore për të thelluar hetimet që janë ende aktive dhe zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Nje automjet i braktisur me 9 femije brenda eshte gjetur ne autstraden Tirane-Durres.
Policia tha se behet fjale per nje rast kalimi te paligjshem te kufijve ndersa ka proceduar penalisht nje 37 vjecar.
Ai dyshohet se ka ndihmuar hyrjen ilegalisht te 9 femijeve nga Egjipti ne Shqiperi me qellim kalimin ne vendet e BE.
Njoftimi :
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë.
Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”. Punohet për kapjen e shtetasit D. P.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në Essen të Gjermanisë. Një 18-vjeçar, që sipas mediave vendase dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova, goditi me thikë mësuesen duke e lënë atë të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një kolegj profesional, ku ai ishte student. Sipas asaj që raporton Bild, 18-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia. Sa i takon mësueses, ajo ka marrë një plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për momentin nuk është e qartë nëse ngjarja ndodhi gjatë orës së mësimit, apo i riu erdhi nga jashtë në klasë. Por dëshmitarë thanë se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sulmi ndodhi rreth orës 09:30. Menjëherë forcat policore rrethuan kompleksin, me qëllim kapjen e autorit.
Rreth orës 11:00, studenti u pikas në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur forcat speciale tentuan t’i afroheshin, ai vrapoi drejt tyre me thikë në dorë. Autoritetet gjermane u kundërpërgjigjën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.
Sipas Bild, përveç mësueses e cila mbeti e plagosur rëndë, disa persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së shokut.
Një balenë është parë në brendësi të gjirit të Vlorës gjatë ditës së sotme.
Balena në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit
Ajo është parë në afërsi të gadishullit të Karaburunit shumë pranë bregut, ku mund të zbarkojnë edhe privatisht pushuesit.
Kjo specie e cila është e rrallë për brigjet dhe ujërat në Vlorë, është filmuar nga pushues të cilët kryejnë udhëtime në drejtim të këtyre atraksioneve turistike, citon a2.
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sri Lanka, pasi një autobus pasagjerësh doli nga një shkëmb 300 metra i lartë. Një zëdhënës i policisë tha se 16 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë pesë fëmijë.
Aksidenti ndodhi në një rrugë malore pranë qytetit Wellawaya, rreth 280 km në lindje të kryeqytetit Colombo, të enjten në mbrëmje.
Zëdhënësi tha se një hetim fillestar i policisë ka zbuluar se autobusi po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur shoferi i tij humbi kontrollin. Ai shtoi se autobusi u përplas me një automjet tjetër dhe me kangjellat mbrojtëse të rrugës, përpara se të rrëzohej nga shkëmbi, shkruan Sky News.
Pamjet televizive lokale treguan autobusin e dëmtuar rëndë në fund të greminës, ndërsa ekipet e shpëtimit, përfshirë ushtarë, oficerë policie dhe vullnetarë , nxorën të plagosurit gjatë gjithë natës.
Aksidentet vdekjeprurëse me autobusë janë të zakonshme në Sri Lanka , veçanërisht në rajonet malore të vendit ishullor, shpesh për shkak të rrugëve të ngushta dhe të mirëmbajtura dobët, si dhe drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.