“SPAK ka mbështetjen amerikane”/ Lala zbulon çfarë u diskutua në takimin mes Altin Dumanit dhe përfaqësuesit të DASH

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi dhe politikë, duke theksuar se SPAK ka rifituar mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një moment kritik për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lala u shpreh se asnjë informacion konkret nga takimi mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe zyrtarit të DASH në Uashington nuk ka dalë, megjithatë ajo përmendi disa çështje të mundshme që mund të kenë qenë në fokusin e diskutimeve.

“Dukej sikur SHBA-të kishin tërhequr vëmendjen nga politika shqiptare dhe se SPAK kishte humbur mbështetjen e tyre. Por ky takim i thirrur në këtë moment kaq të ndjeshëm tregon qartë se SPAK shihet si partneri kryesor dhe strategjik i SHBA në Shqipëri,” u shpreh Lala.

Klodiana Lala: Kryeministri Rama ka dështuar për të patur takim me zyrtarë të lartë të SHBA, duket se ka pasur një heqje të vëmendjes të SHBA nga politika shqiptare dhe u duke sikur SPAK kishte humbur mbështetjen e tyre por thirrja e Dumanit pak kohë para krijimit të kabinetit të ri qeverisës, kur flitet shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka pasur disa goditje në nivelet e larta, SPAK mesa duket shihet si partneri kryesor dhe strategjik I SHBA.

Kushdo që pretendon se ka të dhëna në lidhje me atë që është diskutuar në takim po jep një lajm të rremë, pasi në takim ka qenë vetëm Dumani dhe përfaqësuesi i DASH.

Një ndër çështjet që e shoh është ajo e McGonigal, SPAK ka dërguar një letërporosi në SHBA që deri tani nuk ka ardhur, ndoshta ka qenë pjesë e diskutimit. Ka një sërë çështjesh që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Është çështja e LSI.

Sa i përket krijimit të kabinetit të ri, një ndër pikat që media ka raportuar në përzgjedhjen e ministrave të rinj, është që Rama dërgon në poste kryesore njerëz që nuk kanë probleme me SPAK. Pra ai në një farë mënyrë është i interesuar se cilët nga ministrat aktualë jkanë nën hetim nga SPAK”, u shpreh ajo.

Zbardhen detaje nga ρ▪︎rd hυnimi i turistes në Durrës, autori baba i 3 fëmjëve! 26-vjeçari i ofroi dr▪︎ gë, më pas e ftoi te shezlongët dhe… (Video)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një 18-vjeçare, shtetase e huaj, ka raportuar se është abuzuar seksualisht me dhunë nga një 26-vjeçar.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, i dyshuari Leonard Preza, me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, fillimisht ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike vajzës së re.

Pas refuzimit të saj, ai e ka ftuar të zhvendoseshin drejt zonës së shezlongëve në afërsi të bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi seksual.

Preza, baba i tre fëmijëve, është arrestuar nga forcat e rendit dhe ndaj tij është ngritur akuza për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, vepër penale që parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg, sipas Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të jetë i përfshirë.

Bashkia e Peqinit rrethon udhën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, Auron Tare jep alarmin: Z. Kryeministër ndal masakrën!

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës historike Egnatia nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe “kërcënon” me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë.

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson se asfaltimi i 2 anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të “Via Egnatia”.

“Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit! Po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Kjo rrugë nuk është thjesht infrastrukturë, por një xhevahir i trashëgimisë kulturore të Peqinit dhe Shqipërisë”,- shkruan Maçi në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga masakra në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

Studiuesi Tare i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin, që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.

“Z. Kryeminister

Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.

Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.

Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e Kryqëzatave që vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku Sulltanët hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë. Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”,- thuhet në apelin e studiuesit drejtuar kryeministrit. Më tej, Tare përpiqet të edukojë Bashkinë Peqin, duke sjellë shembullin e vendeve ku kalon Rruga Egnatia dhe se si është ruajtur me fanatizëm nga këto vende.

“Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.

Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.

Via Egnatia është Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj”,- përfundon Tare.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbukurosh.maci%2Fposts%2Fpfbid0uuZGc9i5RD5H1vrQtpv8dy8ws6FJbZp7fD9b6m5zNUatT3DPp5xab68qYverzQx8l&show_text=true&width=500

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fauron.tare.9%2Fposts%2Fpfbid07cBxpkXmjo6ck9auqP7o3aYKTekAzEDn6jfxf66rEKBoW75s7z1AvC4mEX43oqZYl&show_text=true&width=500

Motra e 34-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër e prekur: Babën se lanë me pa trupin (Video)

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer ekskluzivisht për Euronews Albania, në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana, dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas kësaj ngjarjeje tragjike.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

EMRAT / V▪︎asje me armë zjarri, υ▪︎k tima dhe aυtori ndodheshin brenda të njëjtës makinë

Kosova është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale, ku një vrasje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasi Arif Spahiu, rreth 43 vjeç, ndërsa si autor i dyshuar i krimi është shtetasi Arbër Havolli, rreth 32 vjeç, i cili vijon të jetë ende në arrati.

Ata kanë qenë brenda një automjeti tip “Opel”, ku kanë zbilluar një bisedë së bashku dhe duket se situata ka degraduar, duke bërë që gjatë konfliktit, Havolli të nxjerrë armën dhe të qëllojë për vdekje Spahiun.

Ende nuk dihen motive, por dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje pas një konflikti të çastit.

Policia e Kosovës po ushtron kontrolle në terren për të bërë të mundur kapjen e autorit, ku ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij, por deri më tani pa rezultat.

“Kina po ndërton anije luftarake detare 200 herë më shpejt”, shefi i NATO-s paralajmëron SHBA-në: Pekini tani ka më shumë anije se ne

Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Kina po ndërton marinën e saj ushtarake e saj me një shpejtësi marramendëse, gati 200 herë më shpejt se SHBA-të.

Sekretari i përgjithshëm tha se Kina, në veçanti, po ndërton anije të pajisura me armë të sofistikuara shumë më shpejt se SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë, gjë që e ka alarmuar atë.

Këto shqetësime të Rutte vijnë pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, organizoi një paradë të madhe ushtarake, ku morën pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Gjatë një samiti të mbrojtjes të NATO-s të mbajtur sot në Pragë, Rutte paralajmëroi se SHBA-të duhet të jenë shumë më të përgatitura ushtarakisht.

“Kur bëhet fjalë për ndërtimin e anijeve dhe marinën tonë dhe në veçanti për Marinën e SHBA-ve jam vërtet shumë i shqetësuar. Kina tani ka më shumë anije në det sesa SHBA-të, dhe ndërtimi i anijeve në SHBA nuk është në një nivel që mund të arrijë dot atë që po bën Kina për momentin”, tha Rutte.

Nick Childs, studiues i lartë për forcat detare dhe sigurinë detare në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, që po organizon konferencën, e mbështeti shqetësimin e Rutte.

“Kapaciteti i Kinës për ndërtimin e anijeve është rreth 200 herë më i madh se ai i Shteteve të Bashkuara”, tha Childs për BBC-në, duke shtuar se industria amerikane e ndërtimit të anijeve po përballet me kosto të larta dhe vonesa të shumta.

Edhe pse tregu i ndërtimit të anijeve në Evropë është në zgjerim, Rutte tha se “na duhet shumë më tepër nëse duam kolektivisht të mbushim atë boshllëk.”

Marina e SHBA-ve është një forcë dominuese detare në Perëndim, por aktualisht është e shpërndarë në shumë fronte dhe ka shpenzuar shumë për të mbajtur flotën funksionale, të pajisur mirë dhe stafin e trajnuar.

Në dhjetor, Pentagoni bëri të ditur se marina kineze është më e madhja në botë, me një “forcë luftarake prej mbi 370 anijesh dhe nëndetësesh, përfshirë më shumë se 140 mjete të mëdha luftarake sipërfaqësore.”

Sipas Pentagonit, shumica e flotës së Kinës përbëhet nga anije moderne që janë të afta të kryejnë misione të ndryshme, përfshirë edhe ato nënujore. Kina pritet gjithashtu të shtojë në flotën e saj këtë vit një aeroplanmbajtëse të tretë.

Si përgjigje ndaj rritjes së fuqisë ushtarake kineze, SHBA-të kanë vendosur të fokusohen më shumë në rajonin Indo-Paqësor.

“SHBA-të po prioritizojnë parandalimin e luftës me Kinën në Paqësor. Së bashku, mund të krijojmë një ndarje pune që maksimizon përparësitë tona krahasuese në Evropë dhe Paqësor”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, për aleatët evropianë më herët këtë vit.

FOTO/ “20 milion lekë trendafila për Luana Vjollcën”, moderatori i njohur shpërthen me mesazh për vajzat e showbiz-it shqiptar: Jetë koti…

Jehona e surprizës për ditëlindjen e moderatores Luana Vjollca, ku vila ku ajo qëndronte u mbush me trendafila, ka zgjuar reagime të shumta në rrjet.

Njëri prej tyre ka ardhur nga moderatori Ronaldo Sharka, i cili ka vendosur t’i bëjë edhe llogaritë. Në një postim në Instagram, Sharka ka shkruar: “Luana mori 10 mijë trendafila dhuratë për ditëlindje. 10 mijë x 2 mijë lekë trendafili = 20 milionë lekë.

Shto këtu koston e dërgimit në Palasë. Nëse mendon që po bën një jetë shumë koti, do e besosh akoma më shumë pasi more vesh këtë informacion.”

Moderatori nuk është ndalur me kaq. Me ironi, ai ka lëshuar edhe një thirrje për vajzat e showbiz-it: “Nëse herës tjetër që merrni lule nuk janë më shumë se 10 mijë trendafila, as mos i postoni fare ato buqetat e lodhura. Faleminderit.”

Ky reagim ka bërë që ndjekësit të nisin valë diskutimesh.

Galeria fotografike (

1 / 15

)

Berisha, thirrje FBI-së dhe Departamentit Drejtësisë në SHBA që të vazhdojnë hetimet për ‘McGonigal’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë sërish thirrje FBI-së dhe Departamentit Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara që të vijojnë hetimet në lidhje me dosjen “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në të.

Berisha është shprehur se PD-ja është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, prova dhe fakte në vërtetimin e veprimtarisë kriminale që lidhet me këtë dosje.

“Duke vlerësuar, duke përshëndetur raportin e inspektorit të përgjithshëm, ftoj FBI-në, Departamentin e Drejtësisë, të vazhdojë hetimin ndaj kësaj organizate të tmerrshme kriminale”, ka thënë ai.

“PD-ja është e gatshme të japë kontributin e saj me dëshmitarë, me prova dhe fakte në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale në Shqipëri të marrë dënimin e gjithanshëm, njohjen e gjithanshme dhe dënimin e gjithanshëm”, tha kryedemokrati.

Berisha tha se Rama ka takuar tre herë Charles McGonigal dhe ka kryer me të disa veprimtari kriminale në luftë kundër opozitës.

Sipas tij, Rama kreun përdorimin e forcës së institucionit më të fuqishëm hetues në botë kundër kundër pluralizmit politik në Shqipëri.

“Inspektori i Përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri 2 herë dhe në Neë York dy herë me Ramën, për të cilën miqësia me McGonigal ishte krenari, në terma anglisht, mik. Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Ramën në pagesat për luftën kundër opozitës shqiptare, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave marramendëse, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetimet private për llogari të Ramës dhe Doshit në Vjenë”.

“Të përdorësh FBI kundër opozitës, ke kryer një krim të rëndë anti-kushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri. McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se Ramaduro që mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini”, shtoi Berisha.

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë Big Brother VIP Albania 5. Surpriza të mëdha

“Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.

Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.

Kush thuhet se do të bëhet pjesë e “BBVA 5”?

Loré, këngëtare

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Hilda Kërtalli, influencuese

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Kleoniki Delijorgji, moderatore

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Roerd Toçe, aktor

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Kostana Morava, gazetare

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Vitmar Basha, këngëtar

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Renee Reffo, influencuese

Kush janë emrat që përfliten se do të jenë pjesë

Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

Çfarë ndodhi në darkën e Trump-it me bosët e teknologjisë: Pse Zuckerberg dhe bosi i Google u ndjenë në siklet

“Faleminderit që jeni një president që mbështet biznesin dhe inovacionin. Është një ndryshim thelbësor që do të na mundësojë të ruajmë për një kohë të gjatë rolin udhëheqës në botë, gjë që nuk do të ndodhte pa lidershipin tuaj.” Këto ishin fjalët e Sam Altman, drejtuesit të OpenAI, gjatë një darke me Donald Trump-in.

Ndërsa për Tim Cook, drejtues i Apple, presidenti kishte luajtur një rol thelbësor për “të nxitur investime të reja në SHBA, për të rikthyer prodhimet strategjike në vend. Dhe kjo thotë shumë për lidershipin e tij dhe përqendrimin tek inovacioni.”

Dikur, më të fuqishmit në botë ishin drejtuesit e bankave dhe bursave në Wall Street. Pas krizës ekonomike të vitit 2008, ky rol kaloi tek kompanitë e teknologjisë si Apple, Google, Facebook (Meta) dhe Microsoft.

Mbrëmjen e kaluar, drejtuesit e këtyre kompanive morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, të vetëdijshëm se Trump do ta shfrytëzonte si mundësi për t’u lavdëruar.

Është e habitshme të shohësh drejtues të cilët zakonisht janë afër ideve progresiste, të ulen pranë një presidenti konservator që po ndryshon mënyrën se si funksionon kapitalizmi në Amerikë, me më shumë ndërhyrje të shtetit.

Sundar Pichai, drejtuesi i Google, një kompani tradicionalisht pro-demokrate është dorëzuar përballë realitetit dhe mori pjesë në darkë, ndonëse me siklet. Pichai është me origjinë indiane, dhe India së fundmi u godit me tarifa të larta nga SHBA-të, jo sepse blen naftë nga Rusia (që edhe Kina e bën), por sepse kryeministri indian Narendra Modi nuk pranoi të mbështeste kandidaturën e Trump-it për Çmimin Nobel për Paqe.

Gjatë fjalës së tij, Trump ia “shpërbleu” praninë Pichai-t duke i kujtuar që shpëtoi nga një vendim i rëndë në gjyqin për monopol ndaj Google-it, duke lënë të kuptohej se ai vetë ndikoi që kompania të mos ndëshkohej rëndë. Pastaj iu drejtua Pichai-t: “E di që ishe në telashe për një nismë të administratës Biden…”.

Edhe pse ishte e vërtetë që Biden rihapi çështjen antitrust, Trump harroi të përmendte se edhe administrata republikane kishte vazhduar hetimin e Google-it.

Në darkën që fillimisht ishte planifikuar të mbahej jashtë për inaugurimin e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë (por u zhvendos brenda për shkak të shiut), Trump e kishte ulur në krahun e tij Mark Zuckerberg-un, drejtuesin e Facebook-ut, të cilin vetëm një vit më parë e kishte kërcënuar me burg nëse përdorte rrjetet sociale për të ndihmuar Kamala Harris-in në fushatë.

Zuckerberg e kishte pranuar situatën dhe e kishte vizituar Trump-in menjëherë pas zgjedhjeve, dhe gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së mandatit të ri presidencial.

Trump, në mes të darkës, i tha: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike”, gjë që e vuri Zuckerberg-un në siklet. Ai u përpoq ta mohojë me një buzëqeshje të zbehtë dhe tha: “Jo, nuk është kështu.”

Dëshira për të marrë favore ose për të shmangur ndëshkime, i ka shtyrë këta drejtues të mëdhenj të teknologjisë të harrojnë krenarinë e tyre.

Në darkë ishin edhe drejtori i IBM-së, Arvind Krishna, ajo e Oracle, Safra Katz, dhe vetë Bill Gates, që përfaqësonte Microsoft-in. Trump i “shpërbleu” me një koment: “Jam i lumtur që kam mbledhur përreth kësaj tavoline një grup njerëzish me koeficient inteligjence shumë të lartë.”

Kush mungoi

Dy mungesa të rëndësishme u vunë re: Elon Musk, i cili pas një përplasjeje të madhe me Trump, nuk i kanë të mira marrëdhëniet dhe tashmë sheh se si rivalët e tij Altman dhe Zuckerberg, janë më afër presidentit. Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia, gjithashtu nuk ishte i pranishëm, por jo për arsye politike. Trump i ka lejuar së fundmi të shesë çipet e tij në Kinë, në këmbim të një përqindjeje nga fitimi. Por me fuqinë që ka Nvidia sot, Huang duket se nuk ka nevojë të jetë i pranishëm në darka të tilla, ai preferon takime personale me presidentin./ Corriere della Sera