Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 7 Shtator 2025

Dashi

Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift do jetë më e bukur. Ndjenjat shprehini edhe më shumë. Ju beqarët, sado që të mundoheni, nuk do arrini dot ta bëni për vete personin e ëndrrave dhe do mbeteni të vetmuar. Në punë do jeni kreativë dhe të pandalshëm derisa të arrini objektivat. Shumë shpejt për ju do fillojë një etapë edhe më e bukur, por që duhet të dini ta shfrytëzoni. Në planin financiar do vazhdoni të keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Shëndeti: Do ndiheni paksa të lodhur nga vrulli i ditës. Pushoni më shumë dhe mos e teproni me aktivitetet mendore.

Këshilla e ditës: Mos e humbni besimin, edhe ditët e vështira kalojnë më shpejt kur ruani qetësinë dhe shpresën.

Demi

Në punë do vendosni rregull dhe do gjeni metoda të reja për të arritur atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë shumë e ekuilibruar dhe pa probleme. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë më të forta se asnjëherë. Ju beqarët jo vetëm që do afroheni më shumë me personin që pëlqeni, por mund të merrni edhe aprovime për propozimet që do bëni. Në punë do ju duhet akoma më shumë përqendrim për të arritur atje ku dëshironi. Mos u ndalni për asnjë lloj arsyeje në rrugën që keni nisur. Financat do fillojnë të normalizohen dalëngadalë.

Shëndeti: Do keni energji të bollshme dhe gjendja fizike do jetë e qëndrueshme. Kujdesuni për ushqimin që të ruani ekuilibrin.

Këshilla e ditës: Ruani durimin, hapat e vegjël do iu çojnë drejt rezultateve të mëdha.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni etje për të zbuluar gjëra të reja dhe nuk do iu trembeni as sfidave. Ju të dashuruarit do keni vetëm momente të gëzuara dhe emocionuese. Gjithë kohës do ndiheni për mrekulli. Do buzëqeshni pafund dhe mezi do prisni të takoni partnerin. Nëse jeni beqarë do keni dashuri me shikim të parë dhe do futeni në etapën më të bukur të jetës tuaj. Në punë dita do jetë mjaft premtuese. Do dini t’i bëni gjërat me rregull dhe nuk do ju dalin të papritura. As kolegët ziliqarë nuk do ua prishin dot planet. Me çështjet financiare duhet të merreni më shumë sepse situata do jetë vërtet e trazuar.

Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e mirë, por mbajeni nën kontroll stresin që mund të sjellë vrulli i ditës.

Këshilla e ditës: Mos e lini pas dore menaxhimin e financave, është momenti i duhur për të vendosur kufij të qartë.

Gaforrja

Do jeni paksa kritikë gjatë kësaj dite, por këtë do e bëni për të mirën e të gjithëve. Ligësi nuk do keni në shpirt. Ju të dashuruarit do arrini çdo gjë që doni. Edhe nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje të forta do zgjidhni gjithçka me qetësi dhe do ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi disa persona do kërkojnë thjesht të luajnë dhe të përfitojnë prej jush. Në punë nuk do pranoni të jeni nën urdhrat e dikujt që nuk di aspak për fushën ku punoni dhe mundet të jepni edhe dorëheqjen nëse nuk ju pranohen kërkesat. Në planin financiar do jetë Merkuri që do ju bëjë të logjikshëm dhe do ju ndihmojë të arrini të zgjidhni çdo problem.

Shëndeti: Për shkak të nervozizmit të lehtë, sot mund të ndjeni lodhje mendore. Kujdesuni për ushqimin dhe gjumin, shmangni konfliktet që ju prishin ekuilibrin.

Këshilla e Ditës: Tregohuni diplomatë, jo të ashpër, në këtë mënyrë do arrini shumë më tepër.

Luani

Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën për t’iu qëndruar larg konflikteve dhe do bëni gjithçka për të pasur një jetë sa më të qetë. Ju të dashuruarit do përjetoni çdo emocion që keni dëshiruar sepse partneri do përkujdeset për gjithçka dhe do ju mbajë në pëllëmbe të dorës. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe jeta juaj do marrë drejtimin e shumëpritur. Zemra do rrahë aq fort sa asnjëherë më parë. Në punë do ju konkretizohen shumë ëndrra. Nga përpjekjet e mëdha që keni bërë do merrni frytet e dëshiruara. Financat do jenë mjaft delikate kështu që kujdesuni për çdo hap që do hidhni.

Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por mund të shfaqet stres nga përgjegjësitë. Kushtojini rëndësi aktivitetit fizik dhe relaksimit.

Këshilla e Ditës: Ruani qetësinë dhe mos shpenzoni më shumë seç duhet, në këtë mënyrë do mbani balancën në çdo fushë.

Virgjëresha

Tregohuni më të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do iu ecin gjërat. Për ju të dashuruarit vijimësia e të sotmes do varet plotësisht nga sjellja që keni pasur së fundmi. Nëse keni pasur komunikim dhe tolerancë do kaloni një dite të kënaqshme, në të kundërt përgatituni për debate edhe më të forta. Ju beqarët nuk do e keni aspak mendjen tek dashuria sepse për ju ka gjëra edhe më të rëndësishme. Në punë do negocioni me shefat për disa ndryshime të mëdha. Mendoni për të shkuarën e vështirë dhe bëni të pamundurën për të mos qenë më në të njëjtën situatë. Financat do mbeten delikate dhe duhet patjetër të shpenzoni sa më pak.

Shëndeti: Kujdesuni për tretjen dhe shmangni ushqimet e rënda. Një shëtitje e gjatë do ju ndihmojë të qetësoni mendjen.

Këshilla e Ditës: Mësoni nga e shkuara dhe mos përsëritni gabimet e njëjta, kështu do arrini më shumë stabilitet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do bëni aspak gabime dhe jeta do ju ecë për mrekulli. Për ju të dashuruarit, kjo e sotmja do jetë shumë e favorshme. Do e mbani gjithë kohës mendjen tek tjetri dhe do bëni edhe surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni kështu që nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Në punë mos mendoni se do jetë çdo gjë fushë me lule. Do kaloni edhe vështirësi, por nëse nuk dorëzoheni keni për të arritur shumë lart. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta menaxhoni kështu që nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.

Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e qëndrueshme, por shmangni lodhjen mendore duke pushuar më shumë. Aktiviteti i lehtë fizik do ju bëjë mirë.

Këshilla e Ditës: Shikoni gjithmonë përpara dhe mos u ndalni tek pengesat e vogla, ato janë pjesë e rrugës drejt suksesit.

Akrepi

Sot do reflektoni më shumë dhe do e kuptoni se çfarë duhet të bëni për të mirën tuaj dhe të atyre që iu rrethojnë. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të qetë, pa pasion të madh, por edhe pa debate e konflikte. Ju beqarët do takoni një person shumë inteligjent dhe pjesë e elitës së qytetit ku jetoni. Atë nuk duhet ta humbisni nga duart për asnjë lloj arsyeje. Në punë do jeni më të besueshëm se më parë dhe shefat do iu japin mundësi të reja për ta treguar veten. Sektori i financave, për shkak të gjithë gabimeve që keni bërë së fundmi, do vazhdojë të jetë delikat dhe aspak i qëndrueshëm.

Shëndeti: Sot do ndiheni më të qetë shpirtërisht, por trupit duhet t’i kushtoni më shumë kujdes. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe shtoni hidratimin.

Këshilla e Ditës: Përdorni reflektimin si mjet për të marrë vendimet e duhura dhe jo si arsye për të qëndruar në vend.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do e shihni gjithçka me pozitivizëm dhe nuk do jeni më të stresuar si më parë. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do vazhdojë të jetë prioritare. Do lini çdo gjë tjetër pas dore që të kaloni më shumë kohë me partnerin dhe të dashuroheni si të çmendur. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm fillimin e një lidhjeje, por pritet që për ju të ndodhin gjëra shumë interesante. Në punë keni për të marrë disa lajme shumë të mira, të cilat do iu shtyjnë të shtoni përpjekjet. Nuk do përtoni për asgjë. Me financat bëni kujdes që ta ruani qëndrueshmërinë. Po gabuat do vuani shumë në të ardhmen.

Shëndeti: Energjia do jetë e bollshme, por kujdesuni të mos e shpërdoroni. Aktiviteti sportiv dhe ajri i pastër do ju mbajnë në formë të shkëlqyer.

Këshilla e Ditës: Besoni tek vetja dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, edhe pengesat do ju çojnë drejt suksesit.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni më spontanë dhe më origjinalë se më parë. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur për dialog dhe bashkëpunim në çift. Do flisni më qetësisht me partnerin dhe do ia shprehni më ëmbëlsisht ndjenjat. Ju beqarët do jeni shumë të sjellshëm me çdo person që do takoni dhe do merrni goxha ftesa e propozime. Në punë mundohuni të mbani larg vetes personat xhelozë sepse ata mund t’ua prishin planet atëherë kur nuk e prisni. Qëndroni më mirë vetëm dhe bëni atë që keni në mendje. Buxheti nuk do jetë i keq, por po bëtë gabime dhe po investuat çdo para që do keni, shumë shpejt do mbeteni duarthatë.

Shëndeti: Do ndiheni mirë, por lodhja mendore mund të jetë e pranishme. Mos i merrni çdo gjë kaq seriozisht dhe gjeni kohë për relaksim.

Këshilla e Ditës: Mos u ndikoni nga zilia e të tjerëve, rrini në rrugën tuaj dhe suksesi do jetë i sigurt.

Ujori

Sado që të mundoheni ta bëni jetën tuaj sa më të mirë sot. Nëse keni një lidhje, e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme kështu që bëni kujdes me çdo gjë që do thoni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos prekni pikat e dobëta. Ju beqarët do keni një ditë më aktive nga më parë dhe do realizoni takimet që keni ëndërruar. Në punë do jeni të aftë të fitoni më tepër besim tek shefat dhe ata do iu lejojnë të bëni edhe gjërat që ju mendoni. Me pak fjalë do jeni si shefa të vetes. Me shpenzimet mos bëni gabime sepse shumë shpejt situata mund të marrë tatëpjetën dhe do ndiheni keq.

Shëndeti: Luhatjet emocionale mund t’ju lodhin, ndaj merrni frymë thellë dhe ruani ekuilibrin. Kujdes me gjumin, është çelësi i qetësisë suaj.

Këshilla e Ditës: Mbajeni nën kontroll temperamentin, sepse qetësia është arma juaj më e fortë.

Peshqit

Edhe pse do bëni çdo gjë që keni në dorë sot për ta ndryshuar sa më parë situatën, nuk do ja dilni gjithmonë. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë aspak ashtu si e keni ëndërruar. Shpesh do lindin edhe debate e mosmarrëveshje me partnerin, të cilat do ju nxitin të qani me dënesë. Ju beqarët mirë është të mos pranoni çdo lloj ftesë që do ju bëhet, por të hiqeni sikur nuk jeni shumë të interesuar. Do bëheni më interesantë. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha. Mos u tregoni të paduruar sepse do jeni ju që do dilni më të humburit. Situata financiare do përmirësohet goxha vetëm falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve.

Shëndeti: Do jeni emocionalisht të ndjeshëm dhe kjo mund të ndikojë në gjendjen fizike. Shmangni lodhjen e tepërt dhe gjeni kohë për aktivitet të lehtë fizik.

Këshilla e Ditës: Mos i merrni dramat e vogla si fundi i botës, çdo gjë është kalimtare.

Ditëlindja që rrëmbeu vëmendjn e rrjetit, gazetari zbulon sa kushtuan 10 mijë trëndafilat që Luana Vjollca mori dhuratë!

Jehona e surprizës për ditëlindjen e moderatores Luana Vjollca, ku vila ku ajo qëndronte u mbush me trendafila, ka zgjuar reagime të shumta në rrjet.

Njëri prej tyre ka ardhur nga moderatori Ronaldo Sharka, i cili ka vendosur t’i bëjë edhe llogaritë. Në një postim në Instagram, Sharka ka shkruar: “Luana mori 10 mijë trendafila dhuratë për ditëlindje. 10 mijë x 2 mijë lekë trendafili = 20 milionë lekë.

Ditëlindja që rrëmbeu vëmendjn e rrjetit, gazetari zbulon sa

Moderatori nuk është ndalur me kaq. Me ironi, ai ka lëshuar edhe një thirrje për vajzat e showbiz-it: “Nëse herës tjetër që merrni lule nuk janë më shumë se 10 mijë trendafila, as mos i postoni fare ato buqetat e lodhura. Faleminderit”.

Ditëlindja që rrëmbeu vëmendjn e rrjetit, gazetari zbulon sa

Ky reagim ka bërë që ndjekësit të nisin valë diskutimesh.

Miratohet BUXHETI, ja ç`ndodhi me pensionistët

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028.

Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti.

“Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028.

Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të këtij projekt buxheti.

Tavanet buxhetore për vitin 2026 shkojnë 204 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025”, – citohet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Duke rritur tavanet buxhetore për vitin 2026 në nivelin e 204 miliardë lekëve ISSH dërgon një sinjal të qartë se nevojat e pensionistëve dhe përfituesve të tjerë socialë po marrin një hapësirë më të gjerë financiare, duke ofruar siguri se skema e sigurimeve jo vetëm do të mbulojë detyrimet ekzistuese, por edhe do të ketë kapacitet për të përballuar rritjet e ardhshme të shpenzimeve.

Për pensionistët, ky zhvillim përkthehet në një garanci më të fortë për pagesat mujore, në një kohë kur rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni kanë prekur ndjeshëm fuqinë blerëse të tyre.

Rritja e fondit buxhetor krijon terren për indeksime të mundshme të pensioneve, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit ekonomik të kësaj shtrese.

Çdo vendim i tillë pasqyron përpjekjen e shtetit për të mos lejuar që pensionistët të mbeten të pambrojtur përballë sfidave të tregut dhe zhvillimeve ekonomike.

Për më tepër, vendimi tregon se sistemi i sigurimeve po ndërton rezerva të nevojshme për t’u përballur me sfidat afatgjata që lidhen me plakjen e popullsisë, një fenomen i cili në mënyrë të pashmangshme do të rrisë numrin e pensionistëve dhe do të kërkojë më shumë burime financiare.

Këshilli Administrativ ka theksuar se ky projektbuxhet nuk është vetëm një instrument i pagesave të sotme, por edhe një vizion për të nesërmen, duke krijuar kushtet që pensionistët e ardhshëm të kenë të njëjtën siguri financiare si ata të sotmit.

Ky fakt është jetik për ruajtjen e besimit të qytetarëve në sistemin e sigurimeve shoqërore, sepse çdo dobësim i këtij besimi do të vinte në pikëpyetje gjithë arkitekturën e mbrojtjes sociale.

Përfitimi kryesor që sjell miratimi i këtyre tavaneve buxhetore për pensionistët është stabiliteti afatgjatë dhe garancia se pavarësisht sfidave, pagesat e tyre mbeten të sigurta.

Në një vend ku shumë familje mbështeten kryesisht te pensionet e gjyshërve dhe prindërve të moshuar, kjo është më shumë sesa një çështje financiare; është një çështje sociale që prek drejtpërdrejt mirëqenien dhe dinjitetin e mijëra qytetarëve. Në fakt, pensionet nuk janë vetëm një detyrim formal i shtetit, por një prioritet i pandashëm në politikën sociale.

Në këtë mënyrë, tavani i ri buxhetor nuk është thjesht një numër i ftohtë financiar, por një reflektim i kujdesit që institucioni po i kushton shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, duke i dhënë pensionistëve më shumë siguri për të ardhmen dhe duke forcuar ndjesinë e mbrojtjes sociale në një kohë kur ajo është më e nevojshme se kurrë.

Vëllai i Nuredin Dumanit flet për krimet: Talo Çela është υ▪︎arë në Elbasan! Ja kush e ekzekυtoi duke ngrënë bukë

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.

Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime. Ai shton gjithashtu se i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta përdorë, sepse ai vetëm ka dëgjuar dhe tregon me thashetheme ngjarjet.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.

Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai im tani nuk hedh një tullë, jo më të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Tritoli te motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyjë te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrestuar vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.

Në episodin e radhës, MaShqip do të sjellë serinë e dytë, ku Fitim Dumani flet për politikanët e përfshirë në ngjarje kriminale, kush zyrtar i lartë i Partisë Socialiste mbron Suel Çelën dhe kush nga të fortët i ka ofruar para Nuredin Dumanit për të heshtur.

“Do ta mbush avionin me kriminelë”, Farage provokon sërish Ramën: Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.

Ai tha se do shkojë të drekojë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa shtoi se mund të rezervojë një avion shumë të madh dhe ta ngarkojë me kriminelë shqiptarë, që sipas deputetit janë rrezik për vajzat, gratë në rrugët e Britanisë.

“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën”, u shpreh Farage para anëtarëve të Reform UK.

Pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner, ai u tha se duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja”, tha Farage.

Ai theksoi se një qeveri e Reformuar e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë kalimin ilegal me anije dhe do të deportojë menjëherë migrantët e paligjshëm.

Kujtojmë që pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, nisi edhe përplasja verbale me kryeminsitrin Rama, i cili ka cilësuar si të pavërteta dhe fyese.

Kod i ri etik për mësuesit/ Që nga veshja deri te rrjetet sociale, ndryshojnë rregullat në arsim

Çdo mësues i sistemit arsimor parauniversitar do të duhet të zbatojë rregulla të reja gjatë punës në institucionet arsimore si dhe jashtë shkollës.

Ministria e Arsimit ka hartuar Kodin e ri të etikës që detyron stafin mësimor të kenë rol me integritet, përgjegjshmëri dhe maturi edhe në rrjetet e tyre sociale.

Në paraqitje publike, ju kërkohet që postimet si foto dhe video të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cenohet imazhin edukativ

“Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në një realitet arsimor që transformohet me ritme të shpejta nga teknologjia. Mësuesi kujdeset që ndërveprimi në rrjete dhe platforma sociale të mbështetet gjithmonë në standardet etike të komunikimit në publik. Mësuesi ruan figurën e tij si model edukues, edhe jashtë mjedisit të punës, nxit etikën dhe sjellje të përgjegjshme në mjediset e institucionit arsimor paraunversitar, jashtë tij si edhe në internet, duke i mësuar dhe edukuar nxënësit rreth përdorimit të sigurt të platformave”, sipas Kodit të Etikës së Ministrisë të Arsimit.
Kujdes ju kërkohet edhe për veshjen në punë. Mësuesit duhet të shfaqen në mjediset arsimore në zbatim të Kodit të etikës me një veshje të rregullt, të pastër dhe profesionale në përputhje me normat e shkollës, ku do të ndalohen aksesorët që bien në sy e bëjnë zhurmë.

“Përdorimi i stolive (bizhuteri) dhe elementeve shtesë në veshje duhet të jetë i kujdesshëm dhe i përshtatshëm për mjedisin shkollor, duke shmangur stolitë (bizhuteritë) e mëdha, me ngjyra të forta ose që shkaktojnë tinguj, të cilat mund të tërheqin vëmendjen apo shpërqendrojnë nxënësit gjatë procesit mësimor”, sipas Kodit të Etikës së Ministrisë të Arsimit.
Në nenin 5 të kodit të etikës përcaktohet që mësuesi gjatë komunikimit me nxënësit duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve dhe të jetë model i sjelljes dhe i zgjidhjeve paqësore në marrëdhëniet me nxënësit dhe të gjithë të tjerët. Gjithashtu mësuesit me përvojë në arsim do të duhet të mbështesin mësuesit e rinj dhe t’i trajnojnë.

Me 800 mijë lekë rrogë quhesh i pasur apo i varfër?! Plas debati në studio: Nuk është rrogë mesatare…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë mbi tendencën e studentëve për të përdorur ChatGPT, por duke ngritur dhe një debat mbi çështjen e suksesit dhe parave…

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Edukimin financiar nuk besoj se ka mundësinë që ta japë një mësues me 800 mijë lekë rrogë.

Helena: 800 mijë lekë është mirë…

Ronaldo: Jo, nuk është mirë, është varfëri. A do të flasim hapur? 800 mijë lekë në kohërat që jetojmë, është një rrogë e një të varfri.

Helena: Ne duhet të flasim se si kemi ndryshuar, se e dimë shumë mirë që rrogat e mësuesve kanë qenë shumë më pak. Kjo është rrogë mesatare.

Ronaldo: Jo, nuk është rrogë mesatare. Me 800 mijë lekë në Shqipëri, je i varfër.

Helena: Atë që ti e quan varfëri, të tjerët e quajnë gjendje normale.

Ronaldo: Çfarë bëhet sot në Shqipëri me 800 mijë lekë? Do paguash qira, vendin e parkimint, faturat e celularit, gjobat e makinës?

Helena: Gjobat e makinës nuk i merr, mund të udhëtosh dhe me autobus, jo me makinë… Edhe progresiviteti ekonomik nuk është aq i lehtë edhe tek vendet e tjera.

Ronaldo: Faturat që paguajmë kanë pasur hapa galopantë, rrogat tona jo.

Helena: Ne kemi dëshirën ta bëjmë kalimin nga student direkt me Benz, me Porsche, të shkojnë në një vend pune ku të kenë luks.

Ronaldo: Më dhimbsen mësuesit, sepse është një nga profesionet bazë. Një shoqëri që të zhvillohet, arsimin duhet ta ketë pikë të fortë për një të ardhme të mirë. Të shohësh mësues që marrin 800 euro në muaj, realisht më dhimbsen.

Helena: Ka mësues që marrin më shumë, në varësi të viteve dhe formimit. Kanë pasur dhe specializime të tjerë që kanë shtuar vlerësimin ekonomik.

Bankieri i fuqishëm rus sulmon “Zonjën e Hekurt” të Putinit/ Paralajmëron se Rusia është në prag të …

Ekonomia e Rusisë ka hyrë në fazë stanjacioni teknik gjatë tremujorit të dytë të vitit, sipas kreut të Sberbank, German Gref. Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, ai paralajmëroi se politika e shtrënguar monetare e Bankës Qendrore po e afron vendin me recesion të plotë. Të dhënat e korrikut dhe gushtit tregojnë se rritja ekonomike pothuajse ka arritur në zero.

Politika monetare dhe inflacioni

Gref vuri në dukje se shkaku kryesor është norma bazë e interesit, e cila pritet të mbetet rreth 14% deri në fund të vitit. Ai sugjeroi se rimëkëmbja e ekonomisë është e mundur vetëm nëse norma bie në 12% ose më pak. Pas rritjes në 21% në vitin 2024, banka qendrore e ka ulur normën në 18%, por kjo mbetet “ndër më të lartat në botë”.

Alarmi i qeverisë

Edhe zyrtarë të tjerë pranojnë ngadalësimin. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Maxim Reshetnikov, tha se ekonomia “po ftohet më shpejt se parashikimet”, ndërsa ministri i Financave, Anton Siluanov, informoi Putinin se rritja për vitin e ardhshëm ka zbritur nga 2.5% në rreth 1.2–1.5%.

Presioni mbi buxhetin

Nga janari në korrik, deficiti buxhetor arriti 4.88 trilionë rubla (61.1 miliardë dollarë), duke tejkaluar objektivin vjetor. Rënia e çmimeve globale të naftës, një rubël më e fortë dhe sulmet e Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike kanë tkurrur ndjeshëm të ardhurat nga eksportet. Vetëm në gusht, të ardhurat nga nafta dhe gazi ranë 36%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga mesi i vitit.

Një ekonomi në kufi

Inflacioni ka rënë në 8.8% në korrik – niveli më i ulët që nga tetori 2024 – por burimet që kanë mbajtur ekonominë në këmbë pas pushtimit të Ukrainës po shterojnë. Sipas guvernatores së Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, situata është e përkeqësuar nga normat e larta të interesit, borxhi i korporatave, çmimet e ulëta të naftës dhe dobësimi i monedhës kombëtare.

23-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për një “budallallëk”, nëna nis fushatë për ndihmë ligjore

Mia O’Brien, një 23-vjeçare nga Huyton, Liverpool, është dënuar me burgim të përjetshëm në Dubai për një “gabim shumë të papjekur”, sipas familjes së saj.

Ajo po mbahet në burgun qendror të qytetit, ndërsa nëna e saj e shpreh dëshpërimin dhe ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe udhëtimet për të vizituar vajzën.

“Mia ka marrë një dënim të përjetshëm dhe tani ndodhet në burgun qendror,” shkroi Danielle McKenna, 46-vjeç, në faqen e GoFundMe që më pas u fshi. “Siç mund ta imagjinoni, si nënë jam absolutisht e shkatërruar. Nuk e kam parë vajzën time që nga tetori i kaluar.”

McKenna përshkroi të bijën si një vajzë të zakonshme, e cila studionte drejtësinë dhe kishte rënë në shoqërinë e gabuar: “Ajo është vetëm 23 vjeç dhe nuk ka bërë kurrë ndonjë gjë të keqe. Për fat të keq, u përfshi me disa shokë të gabuara dhe bëri një gabim shumë të papjekur, për të cilin tani po paguan çmimin.”

Nëna e saj shtoi se fondet e mbledhura do të përdoren për shpenzimet ligjore dhe për të vizituar Mia-n. Fushata, me objektiv 1,600 paund, kishte mbledhur pak më pak se 700 paund para se të fshihej.

Dënimi me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara zakonisht do të thotë 15-25 vjet në burg. Familja nuk ka zbuluar krimin për të cilin Mia është dënuar, por autoritetet lokale zakonisht japin këtë dënim për trafik droge, vrasje, trafikim njerëzish dhe aktivitete terroriste.

Këshillat e Ministrisë Britanike për Punët e Jashtme (FCDO) paralajmërojnë turistët se “nuk ka tolerancë për shkelje të lidhura me drogë” dhe se edhe sasi të vogla mund të sjellin gjoba të mëdha ose dënim me burg.

Një zëdhënës i FCDO-së tha për The Sun se autoritetet britanike “po mbështesin familjen e një gruaje britanike të mbajtur në Emiratet e Bashkuara dhe janë në kontakt me autoritetet lokale”.

“Do pranoje nëse Rama do të ftonte për tu bërë ministër?”, Noizy befason me përgjigjen

Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë.

Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.

Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.

Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?

Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.”

Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.