V.αjza nga Shkodra: I das hυri qaηte kur…, si zbulova “ρisΙΙëkυn” që e liηte ρa frγmë…!!

Një vajzë e re tregon se si është tra.dhëtuar nga djali me të cilin po planifikonte të ndërtonte një familje. Historia e tr.ishtë është rrëfyer.“Ndihem tërësisht e shkatërruar.

Ndihem aq keq sa jam e sëmurë nga e gjitha kjo histori.Jam një vajzë nga Shkodra, por studioj në Tiranë. Kur nisa shkollën e lartë u njoha dhe u dashurova me një djalë.Bashkë kemi thuajse dy vite.

Kur u lidhëm, ishim në fillim miq dhe ai e hapi zemrën e tij dhe më tha që kishte patur një lidhje shumë të rëndësishme para meje, por që kishte përfunduar sepse të dy morën drejtime të ndryshme në jetë pas mbarimit të gjimnazit.

Normalisht që e besova. Edhe unë kam patur një histori, por jo diçka që të më lërë gjurmë. Kur qëndronim bashkë, ai madje ka qarë disa herë.

Djali është nga një qytet jugor i vendit.Qante dhe më thoshte që ishin lot gëzimi.Madje më ka bërë shumë premtime, të tilla si: ”Dua të plakem me ty…Dua të kem një të ardhme me ty…

Dua që ti të jesh e vetmja e jetës sime…”.Në fakt nuk ishin vetëm fjalë këto. Sepse gjatë lidhjes tonë ai u kujdes për mua shumë dhe po planifikonim jeten tonë bashkë.Aq sa kur vija në Shkodër të takoja familjen ai rrinte tërë kohën në telefon me mua.

Por krejt papritur, dy muaj para se të ndaheshim, ai nisi të sillej gjithnjë dhe më i ftohtë ndaj meje. Unë bëra gjithçka për të kuptuar çfarë kishte dhe ta rikthenim marrëdhënien siç e kishim.

Më në fund më pranoi që ishte kthyer tek ish e dashura, pa të cilën sipas tij nuk kishte më frymë.Qava dhe bërtita, edhe ai bërtiti që nuk ka dashur kurrë të më lëndonte.

Ajo që më bëri është gjëja më e pistë dhe e ulët në këtë botë.Tani e kuptoj pse ai qante, thjesht më ka mashtruar sepse paska vuajtur gjithmonë për atë tjetrën.

Ideja e atyre të dyve së bashku është dukë më vrarë, madje edhe fizikisht…Qaj dhe vuaj…Çfarë duhet të bëj që ta kaloj këtë tm.err?”, shkruan ajo.

“Unë dhe shόqja ime b. ëmë …. ks me kυηatin e saj, por mυa ai ma b. ëri më… tani nuk di si ta rregulloj”

Një 29 vjecare ka rrë/fyer një histori të çud/itshme personale që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Shoqja ime na solli për darkë në shtëpi kunatin e saj, burrin e motrës.

Në fillim ai erdhi me pretekstin se do e sillte në shtëpi pasi kishte mbaruar punë dhe ishte vonë që të kthehej me këmbë.

Unë dhe shoqja ime jetojmë bashkë, dhe për mirësjellje e ftuam të qëndrojë dhe të pimë një gotë verë.

Por nga një gotë përfunduam në dy shishe. Më pas ai filloi të flirtojë me mua dhe…përfunduam duke e bërë të tre në dhomën time të gjumit.

Por ai me mua duket se u fiksua më shumë. Tani edhe pse kanë kaluar ditë, vazhdon më kërkon, por unë nuk dua sepse nuk dua t’i prish punë motrës së shoqes…Si tia bëj?

Αrtes i ρubΙikohet υideοja e dytë, duke b. ërë “t werk”

Pak ditë më parë, aktorja Arta Elezaj pushtoi rrjetet sociale me një video duke bërë twerk.

E duket se ajo video nuk ka qenë e vetmja. Që prej mesnatës, në rrjete sociale po qarkullon një tjetër video e ngjashme.


Këtë herë, Arta është e veshur me rombdeshambër teksa në prapavijë, ambienti kuptohet se

është një hotel i njohur në Prishtinë në të cilin bukuroshja duket të mos jetë vetëm, por e shoqëruar nga mikesha të saj.

As këtë herë nuk ka ndonjë reagim nga vetë Arta, e cila duket të mos e çajë kokën për videot që po i rrjedhin.

 SHIKO VIDEON

FOTOT H0T/ Të ρasmet dhe g j▪︎ ksi i madh e ρenalizuan si futbolliste, por tani bën namin në “0nΙγFans”!

Abigail Ratchford e nisi karrierën në botën e sportit, si lojtare në futbollin amerikan, por karriera e saj mori një kthesë 180 gradë, duke kaluar krejtësisht në një tjetër fushë.

Vite më parë ajo ishte shprehur se gjoksi i madh dhe të pasmet e penalizonin të jepte më të mirën në fushë, por këto asetet i hapën dyert, duke e shndërruar në një nga modelet më të ndjekura të rrjetit.

Me miliona ndjekës në “Instagram”, Abigail Ratchford është gjithashtu pjesë në platformën “OnlyFans”, aty ku tregon pa censurë për fansat hiret e saj.

Galeria fotografike (

1 / 6

)

EMRI/ Shqiptari MISTERIOZ mes CIA-s, xhihadistëve dhe një të kaluare kriminale!

Tucker Carlson në podkastin e tij ka folur me të ftuarin e tij, Shawn Ryan për një histori që duket e dalë nga faqet e një romani spiunazhi, por nuk është trillim.

Bëhet fjalë për Blerim Skoron, një njeri që CIA e rekrutoi menjëherë pas 11 Shtatorit, për ta futur në mesin e terroristëve dhe për të krijuar një rrjet që do të shtrihej nga Maqedonia deri në Pakistan, Afganistan, Siri, Irak, Iran dhe madje edhe në Rusi.

Ai pretendon se ka qenë një hap larg Bin Ladenit, i ka mbijetuar një atentati dhe ka parë nga afër operacione të errëta që përfshijnë edhe uraniumin rus.

Por çfarë ndodh kur një njeri me këtë histori të ulet përballë kamerës dhe flet?

A është ky një dëshmitar i së vërtetës, apo një instrument i narrativave që disa duan t’i shtyjnë për ta çuar botën drejt një lufte të re?

Kjo është një pjesë e intervistës:

Tucker Carlson: A ke pasur ndonjëherë një të ftuar ku ke menduar, “Ky person mund të jetë duke vepruar në emër të ndonjë agjencie inteligjence”?

Shawn Ryan: Kam pasur disa. Sapo bëra një intervistë shumë të mirë me njëfarë Blerim Skoro, i cili ishte një agjent. Ai u rekrutua në burg nga CIA menjëherë pas 11 Shtatorit për t’u bërë mik i të gjithë terroristët që ishin aty. Dhe kur doli nga burgu, agjencia u lidh sërish me të dhe i tha: “Do ta përdorësh këtë rrjet. Mbulimi yt do të jetë se po ndërton një qelizë të al-Kaedës në Maqedoni.” Dhe kështu ai ngriti bazën në Maqedoni, dhe pastaj shkonte në Pakistan, në Afganistan, në Siri, Irak, Iran, në të gjitha këto vende, edhe në Rusi. Ai nuk u takua drejtpërdrejt me Bin Ladenin, por ishte një hap larg.

Tucker Carlson: Një punë shumë e rrezikshme.

Shawn Ryan: Pa dyshim. Pastaj pati një përpjekje për ta vrarë. CIA i bëri dalje. Pastaj filloi të më tregonte për nxjerrjen e uraniumit nga Rusia. E pyeta: “Çfarë do të bënin me të?” Dhe ai tha se donin ta fusnin në SHBA dhe se do të vriste gjysmë milioni njerëz. Por kjo nuk përkonte me intervistën. Sepse po flisnim për gjëra të tjera.

Tucker Carlson: S’e besoj fare këtë.

Shawn Ryan: Pastaj, papritmas, arrijmë tek Rusia. Dhe e pyeta menjëherë. I thashë: “E di çfarë më shkon në mendje? Kur ka qenë hera e fundit që ke pasur kontakt me CIA-n?”

Tucker Carlson: Këtë po mendoja edhe unë.

Blerim Skoro: Në janar të vitit 2022. Me 6 ose 7 janar.”

Shawn Ryan: E dinte datën ekzakte dhe u acaruar. I thashë: “E di çfarë më shkon në mendje? Po sikur dikush të të kontaktonte, duke e ditur që do vije në këtë emision për të thënë që ti po sillje uranium për al-Kaedën për ta futur në vendin tonë e për të na hedhur në erë? Shumë njerëz duan të na shohin në luftë me Rusinë.”

Blerim Skoro: Shon, nëse është kështu, ti e pe historinë. Më pe mua. S’e fsheh atë që mund të bëj.

Shawn Ryan: Mendova, “Dreq, e humba mundësinë ta fus këtë në intervistë.” Dhe më erdhi menjëherë një ide.

Po sikur të të kenë kontaktuar që të m’i thuash këto në këtë emision?”

Shawn Ryan: Për të krijuar një narrativë?

Blerim Skoro: Kurrë. Nuk e kisha planifikuar kurrë të vija në emisionin tënd.

Shawn Ryan: Ka shumë njerëz në pozicione të larta që na duan në luftë.

Doja ta thosha me zë të lartë, sepse nëse ata po shikojnë, dhe me shumë gjasë po na shohin, atëherë ata e dinë që unë e di që jam shënjestër.

Blerim Skoro është një kosovar me një të kaluar të ngatërruar mes krimit të organizuar, burgut në

SHBA, pretendimeve për bashkëpunim me CIA-në dhe përpjekjeve të dështuara për të fituar azil politik.

E kaluara kriminale

Në fillim të viteve ’90 largohet nga Kosova dhe shkon në SHBA, ku përfshihet në trafik droge e pastrim parash. Arrestohet në vitin 2000 dhe dënohet me 84 muaj burg, por dënimi i ulet pasi bashkëpunon me autoritetet amerikane.

Pretendimet për CIA-në

Skoro thotë se gjatë vuajtjes së dënimit u rekrutua nga CIA për t’u infiltruar në grupe islamike, me premtimin për lirimin e parakohshëm dhe leje qëndrimi të përhershme. Sipas tij, marrëveshja u respektua vetëm pjesërisht: u lirua para kohe, por u dëbua në Kosovë.

Kërcënimet nga xhihadistët

Në vitin 2010 ai pretendon se militantë nga Kosova tentuan ta vrisnin pasi e kishin zbuluar si spiun. Pas kësaj u largua në Kanada ku kërkoi azil, por kërkesa iu refuzua.

Problemet e fundit

Pas refuzimit në Kanada, ai shkoi sërish në SHBA. Në shkurt 2025 u arrestua në metronë e Brooklyn-it, pasi përdori kartelën e vajzës së tij dhe nuk kishte dokumente të rregullta qëndrimi. Aktualisht pret vendimin e gjykatës nëse do të dëbohet përsëri në Kosovë.

Strategjia e fundit

Përmes intervistës në The New York Times, ai po mundohet të forcojë versionin e tij si ish-spiun i infiltruar i CIA-s, duke pretenduar se jeta e tij është ende në rrezik nga ISIS.

SKANDALI i specave me PESTICIDE nga Shqipëria, REAGON Bashkimi Europian!

Pas një kompania e tregtimit të produkteve ushqimore në Slloveni bëri thirrje për tërheqje nga tregu të specave shqiptare me përmbajtje pesticidesh, alarmi është ngritur edhe “RASFF”, agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore.

Në njoftimin e bërë publik së fundmi, Agjencia e BE për Sigurinë Ushqimore e konsideron serioze situatën, teksa sqaron se nga analizat ka rezultuar që në specat e Shqipërisë u gjetën 3 lloje pesticidesh; Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Pas evidentimit të pesticidive, Agjencia e BE ka njoftuar Shqipërinë si vend i origjinës, si dhe Austrinë e Kroacisë si vende ku do të eksportoheshin specat shqiptare.

Në këtë listë është edhe Slloveni, por ishte pikërisht ky shtet që ngriti i pari alarmin duke kërkuar tërheqjen nga tregu të specave shqiptare

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Gazeta greke Kathimerini: 700 mijë grekë bënë pushimet në Shqipëri

“Ndonëse plazhet e tyre rankohen ndër më të bukurit në botë, grekët kanë nisur të kërkojnë destinacione të reja për të kaluar pushimet, e ku riviera shqiptare është në listën e më të preferuarve.”

Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini” në një artikull të saj, teksa flet për 700 mijë grekë që kaluan pushimet përgjatë vitit 2024 në vendin tonë.

Dikur, toka e panjohur, sot Shqipëria është kthyer në një atraksion të vërtetë turistik për fqinjët tanë jugorë.

Mikpritja, natyra e bukur, plazhet e mrekullueshme të Adriatikut e Jonit thonë se janë edhe arsyeja që i bënë të kthejnë sytë nga bregdeti shqiptar.

Mikonos, një ndër ishujt më të vizituar grekë, për ta ishte i papërballueshëm, por të ngjashmin e tij thonë se e kanë gjetur në Sarandë, ku janë mrekulluar teksa panë në vend të një fshati një qytet të mbipopulluar me turistë italianë, me plazhe të pastra e ujëra të kristaltë dhe çmime shumë të përballueshme.

Himara e Gjirokastra janë një tjetër destinacion që i ka bërë të mrekullohen.

Bregdetin e Durrësit për nga zhvillimi e krahasojnë me atë të Halkidhikisë, me plazhe të mbipopulluara nga turistët e huaj, kafene e ristorante të organizuara dhe pastërti e rregull si në plazhe, ashtu edhe në qytet.

Ajo që duket se u ka lënë më shumë mbresa janë rrokaqiejt në Tiranë dhe ndërtesat e larta.

Pas nuk qëndron edhe siguria dhe mikpritja që gjetën në vendin tonë, për të cilin thonë se i bëri të hedhin poshtë stereotipin se mes shqiptarëve e grekëve ka armiqësi.

Noizy i gatshëm të drejtojë Ministrinë e Kulturës: Mbase nuk flas bukur, por mbaj premtimet!

Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë në emisionin Inside Albania me moderatore Alice Taylor.

Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.

Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale. Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.

Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?

Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.”

Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet kur 23-vjeçarja ukrainase mas akrohet me th▪︎ kë në SHBA

Pamje të tmerrshme kapën momentin kur një person goditi për vdekje një refugjate ukrainase nga pas, ndërsa ajo ishte ulur në një tren në Karolinën e Veriut, SHBA.

Sulmi barbar ndodhi më 22 gusht, menjëherë pasi 23-vjeçarja Iryna Zarutska hipi në një tren në South End në Charlotte.

Policët e identifikuan sulmuesin me thikë si një i pastrehë, Decarlos Brown Jr., 35 vjeç, i cili ka një dosje të gjatë për akuza penale, përfshirë një arrestim për sulm ndaj motrës së tij.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ai shihet në pamjet duke e vëzhguar Zarutskën për disa sekonda pasi ajo u ul në sediljen përpara tij, duke nxjerrë atë që dukej si një thikë nga xhepi i tij.

Pastaj ai u ngrit dhe u afrua mbi 23-vjeçaren, duke e drejtuar thikën drejt saj ndërsa ajo ishte ulur me telefonin e saj. Ai e qëlloi 7 herë me thikë.

Brown u pa duke lënë një gjurmë gjaku në të gjithë trenin, ndërsa pasagjerët e tjerë dukeshin se nuk e kuptonin vrasjen që kishte ndodhur.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ai u arrestua menjëherë pas kësaj dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë. Lirimi me kusht i tij u refuzua më pas nga një gjykatës dhe ai mbetet në paraburgim. Familja e zemërthyer e Zarutskës tha në një faqe GoFundMe se ajo kishte mbërritur në SHBA vetëm në vitin 2022 ‘duke kërkuar siguri nga lufta’ në vendin e saj të lindjes dhe ‘duke shpresuar për një fillim të ri’ para vrasjes.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ajo u qëllua për vdekje nga pas shpine, pa komunikuar apo pasur njohje me autorin. Motivet e krimit monstruoz janë të paqarta.

Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Çfarë po ndodh?! Qindra automjete luftarake dhe ushtarë gjermanë mbërrijnë në Lituani

Më shumë se 1,000 automjete ushtarake gjermane kanë mbërritur në Lituani për stërvitje në shkallë të gjerë në krahun lindor të NATO-s, raportoi të shtunën agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Dy anijet mallrash transportuan automjete luftarake, automjete të blinduara, kamionë ushtarakë dhe pajisje e personel tjetër nga porti gjerman i Rostockut përmes Detit Baltik në Lituani, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Pas mbërritjes në portin e Klaipëdës, një karvan i Brigadës së 37-të të Këmbësorisë së Blinduar u drejtua për në Pabrade dhe baza të tjera ushtarake lituaneze, tha të shtunën një zëdhënës i Bundeswehr-it gjerman.

Në Lituani, ushtria dhe automjetet do të marrin pjesë në stërvitje në shkallë të gjerë të quajtura Quadriga 2025, të përqendruara në mbrojtjen e rajonit të Baltikut në kushte krize dhe lufte.

Lituania do të bëhet fokusi i përfshirjes ushtarake të Bundeswehr-it në vitet e ardhshme, thekson dpa.

Në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë dhe sjelljes agresive të Rusisë, Brigada e 45-të e Blinduar, e quajtur Lituani, po krijohet ngadalë në këtë shtet baltik. Duhet të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2027 dhe të ketë 5000 ushtarë.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.