“Burrat shqiptar s’bëjnë”, Hygerta Sako shpërthen ndaj Kreshnik Spahiut: Boll, është e turpshme

Moderatorja Hygerta Sako, ish Mis Shqipëria, ka reaguar për postimet e bëra në rrjetet sociale për deklaratat që ajo thote se nuk i ka bërë për burrat shqiptarët.

“Burrat shqiptar s’bëjnë”, Hygerta Sako

Sipas Kreshnik Spahiu ka keqpërdorur imazhin e saj, duke perdorur fotot dhe duke cituar deklarata te cilat Sako nenvizon se nuk i ka bere.

Sapo me nisen kete postim. Deri tani nuk kam folur per perdorimin e fotove te mia se jane publike.

Por te merrni persiper te me percaktoni si jam, e vetmar apo e shoqeruar, apo edhe te me vini ne goje fjale qe nuk i thenne, kjo eshte e tepert.

Une nuk kam ose behem objekt i komenteve te uleta te injoranteve vetem se doni ju ca klikime. Boll se eshte e turpshme!!!-shkruan ajo.

Prindërit në alarm! Dedektivja: Vaj zat frekυentohen me më të rritυr, djemtë në botën e dr▪︎gës

Në një intervistë për “Ora News”, dedektivja private Shkendë Lili ngre alarmin për situatën shqetësuese të adoleshentëve sot. Ajo tregon se gjithnjë e më shumë prindër kërkojnë ndihmë për të zbuluar rrethin shoqëror dhe sjelljet e fëmijëve të tyre, ku vajzat shpesh lidhen me meshkuj më të rritur, ndërsa djemtë bien pre e lëndëve narkotike.

” Ne punojmë me rastet e njerëzve tv humbur, me rastet e adoleshentëve që prindi kërkon për të investiguar fëmijën e tyre, që është në moshë delikate. Këto raste i kam shumë të shpeshta.

Duan të shikojnë se çfarë rrethi shoqëror ka fëmija i tyre, çfarë konsumon fëmija i tyre. Këto janë raste që ne përfshihemi dhe është masive pjesa e problematikave të adoleshentëve në kohën e sotme dhe më vjen mirë që prindërit drejtohen në një zyrë investigative për të parë dhe për të kuptuar rreth fëmijës, vajzë apo djalit të tyre në moshë delikate.

Rastet e fëmijëve janë dramatike sepse ne shikojmë shumë gjëra që prindi preket shumë. Jetojmë në një kohë ku lëndët narkotike janë hapur dhe vajzat e reja, 16-17 vjeç frekuentohen me njerëz të rritur se vetja e tyre, që bëjnë një jetë pak të shthurur. këtu janë raste dramatike.

Mosha më e vështirë fillon nga 14-vjeç deri në 17-18 vjeç që ka një ndryshim të madh”, u shpreh Lili.

Kompania e kontraktuar nga PD, “Continental Strategy” letër drejtuar DASH: Hiqni non-gratën e Berishës, është e motivuar politikisht

Kompania lobuese amerikane “Continental Strategy”, e kontraktuar nga Sali Berisha përpara zgjedhjeve të 11 majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të rishqyrtojë dhe të heqë shpalljen “non grata” për kreun e Partisë Demokratike.

Në dokumentin e saj, kompania argumenton se shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj Berishës ishte e motivuar politikisht, e pabazuar në fakte dhe ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon.

“Përderisa Sali Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e kësaj shpalljeje do të ndihmonte në rikthimin e neutralitetit dhe besueshmërisë së SHBA-së në Ballkan”, thuhet në kërkesën e Continental Strategy, ku gjithashtu përmendet se situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe po përshkruhet nga kritikët si një “shtet-narkotik”.

Kompania e lobimit thekson se vendimi për shpalljen e Berishës “non grata” ka ndikuar negativisht në klimën politike në Shqipëri dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit për ta korrigjuar.

Reshje dhe ulje temperaturash/ Meteorologia zbulon ‘surprizat’: Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha se nuk priten temperatura shumë të larta,

apo në vlera 40 gradë. Sipas saj, në muajin gusht do të ketë temperatura të larta, por edhe ditët e nxehta mund të jenë një apo dy ditë, por jo si gjatë muajit korrik.

“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin.

Temperaturat minimale të premten në bregdet 21 gradë-31 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat gjatë së premtes do të jenë 18-33 gradë, në zonat malore 13-28 gradë.

Gjatë gushtit temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë. Mund të ketë dhe reshje lokale, ndërkohë që nuk pritet situatë shqetësuese nga era.”, tha ajo.

Misteri: Baza bërthamore e nëndetëseve të Putinit e dëmtuar nga tërmeti?

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi bregdetin e gadishullit Kamchatka të Rusisë të mërkurën, më 30 korrik, duke goditur një zonë afërsisht 120 kilometra nga Vilyuchinsk-u, shtëpia e bazës kryesore të nëndetëseve bërthamore të Marinës Ruse në Paqësor.

Vilyuchinsk-u shërben si porti i vetëm lindor rus i pajisur për të mbështetur vendosjen dhe mirëmbajtjen e nëndetëseve bërthamore të klasit Borei, të cilat janë të armatosura me raketa balistike ndërkontinentale RSM-56 Bulava. Nëndetëset janë një komponent kyç i pengesës bërthamore të Rusisë në det në rajonin e Paqësorit.

Objekti përfshin doke në ujë të thellë, infrastrukturë komunikimi, pajisje për trajtimin e raketave dhe sisteme të specializuara mbështetëse të nevojshme për të operuar flotën strategjike të nëndetëseve të Rusisë.

Asnjë bazë alternative në pjesën lindore të vendit nuk besohet të ketë aftësi ekuivalente.

Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar shkallën e dëmtimit të bazës.

Megjithatë, të dhënat sizmologjike nga qendrat rajonale të monitorimit treguan se epiqendra ishte në det të hapur, pranë bregdetit lindor të Kamchatka-s, gjë që e vendos Vilyuchinsk-un në zonën e ndikimit si për goditjen sizmike ashtu edhe për cunamin.

Videot që qarkullojnë në rrjetin social Telegram të Rusisë tregojnë dëme të qarta nga cunami në portin e afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, duke i bërë analistët të spekulojnë se Vilyuchinsk-u aty pranë, i cili është më afër epiqendrës dhe më thellë në gji, ka të ngjarë të ketë pësuar një dëm të madh.

Aftësitë bërthamore të Flotës së Paqësorit konsiderohen thelbësore për pozicionin strategjik të Moskës në Azi, veçanërisht mes tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike në Indo-Paqësor.

Ndërprerjet në Vilyuchinsk mund të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të projektuar fuqi strategjike detare në rajon.

Zhvillimi vjen pas raporteve të mëparshme për degradimin e infrastrukturës së Flotës së Detit të Zi të Rusisë, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve të përsëritura ukrainase me dronë dhe raketa që nga viti 2022, përfshirë fundosjen e anijes së saj kryesore Moskva, raportoi Kyiv Post.

Autoritetet në Petropavlovsk-Kamchatsky dhe zonat përreth kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe protokolle për evakuimin e civilëve.

Ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë vendosur në të gjithë rajonin për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë.

Shteti hap thesin për bebet/ 10 mijë lekë në muaj deri në 5 vjeç, ja kur hyn ne fuqi

Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mund të ndikojë në shtimin e lindjeve

Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndryshojë krejtësisht forma.

Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.

Pagesat nisin nga 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijen e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.

-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)

-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)

-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)

“Të gjithë e dinë sa kushton të rrisësh një fëmijë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbulonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzimet minimale mujore për një fëmijë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja. Ndaj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështetje mujore është një hap pozitiv.”-tha Klodian Muça.

Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Në vend u regjistruan vetëm 4.662 lindje.

“E vetmja paqartësi mbetet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fëmijët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe ndikimi në buxhet.”-vijon Muça.

Megjithatë për ekspertët ky ndryshim mund të përmirësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të krijojnë familje.

Hiqeshin si policës përmes call center-ave, si u zbulua gripi kriminal nga SPAK! Ja si u mashtruan qytetarët

SPAK ka zbardhur skemën si mashtronte grupi kriminal, gjermanët përmes call ceneterave. Ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kripotomonedhave dhe forex duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.

“U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex.

Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova.

Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori Eneid Nakuçi.

Hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.1 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.6 lekë dhe shitet me 113 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.8 lekë, ndërsa në shitje me 62.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, procedohet penalisht 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht, pasi parkoi automjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Himarë vendosën gjithashtu masë administrative 20 000 lekë, për shkelje të nenit 159 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë

Himarë

Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, procedohet penalisht 22-vjeçari.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht të mjeteve të emergjencës, ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip “BMË” ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të ngjashëm që pengon lëvizjen e lirë, veçanërisht të mjeteve të emergjencës.

Po saldonte portën, bie nga lartësia dhe ndërron jetë!

Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Divjakë, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e Sopës, ku 68-vjeçari ishte duke punuar për saldimin e portës në pronësi të një tjetër personi.

Por aksidentalisht, ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.