Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Përveç Ziza Pajazitit ja dy vajzat e tjera të showbizz-it që morën takim me anëtarët e “Bajrave”

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve Shqiptare, është kthyer në një ritual të zakonshëm, ku vajzat e reja që shpesh herë frekuentojnë emisionet televizive dhe rrjetet sociale, janë të pranishme në takime speciale me të dënuar dhe paraburgosur.

Pas skandalit të publikuar në “Ora News” të takimit special në burgun e Drenovës mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Reçit në Shkodër.

Pikërisht në këtë burg gati dy muaj më parë rezultojnë të kenë hyrë në javë të ndryshme, dy vajza të njohura të “Show Bizit” Shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, të cilat pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Burime pranë burgut të Reçit, thanë për “Ora News” se takimet janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”, që mbahet i izoluar në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Mësohet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

Leonard Mardoda, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Komanduar në burgun e Reçit. Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./oranews

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 16 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një kohë dhe të përpiqeni të mos lini hije dyshimi mbi partnerin tuaj. Beqarët gjithashtu do jenë pak të acaruar për shkak të disa projekteve që janë rritur në tym.

Puna: Dita e punës do të ndikohet nga gjendja shpirtërore e ndryshuar dhe për pasojë do të jetë pak produktive.

Demi

Dashuria: Një ditë pajtimi, nëse keni patur një luftë me dikë afër jush, partnerin tuaj ose një anëtar të familjes, ai do të vijë duke kërkuar për ju me qëllime të mira. Do të jetë një rast i përshtatshëm për të sqaruar një keqkuptim të mundshëm. Beqarët do bëjnë miq të rinj.

Puna: Nuk ka mundësi që të humbisni për të bërë një hap cilësor, për të cilin keni aspiruar shumë kohë.

Binjakët

Dashuria: Me ndihmën e Venusit, çiftet tani mund të dalin nga kriza dhe të forcojnë bashkimin. Shumë do të kenë dëshirën për të krijuar së bashku një të ardhme. Njohje të reja për shumë beqarë në horizont, Marsi disponon takime dhe njohje intriguese.

Puna: Jini më reflektues, por në të njëjtën kohë veproni nëse nuk dëshironi mundësi që t’ju fryjnë nën hundë!

Gaforrja

Dashuria: Ata që janë së fundmi bashkë dhe po përjetojnë një dashuri të re nuk do të jenë pjesë e asaj kategorie që lënë kohën të ikë kot, do të bëjnë gjithçka për të thelluar këtë marrëdhënie! Beqarët mund të fillojnë diçka për argëtim dhe më pas … ta merrni seriozisht!

Puna: Nëse duhet të mbështeteni vetëm në forcën tuaj, sigurohuni të dini se çfarë duhet për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Luani

Dashuria: Çiftet që kanë përjetuar kohë të vështira sot do të jetojnë një ditë të qetë. Retë janë zhdukur dhe ju mund të shijoni zemrën tuaj të dashur! Beqarët do të shohin një ndjesi të bukur që nuk e kishin parashikuar për dikë afër tyre.

Puna: Zilia dhe xhelozia në punë sot do të shkaktojnë probleme dhe do të krijojnë probleme. Jini të qetë dhe të matur në këtë drejtim.

Virgjëresha

Dashuria: Një diskutim me të dashurin tuaj do të prishë marrëveshjen, por për fat të mirë pasioni do të bëjë gjithçka të kalojë. Mbrëmje intriguese gjatë rrugës! Për beqarët, do të ketë një dashuri të shpejtë që do ta ndryshojë jetën, por vetëm nëse e dëshironi!

Puna: Qëllimi për të arritur është afër, më shumë sesa mendoni, por keni nevojë për këmbëngulje dhe një shpirt sakrificash për të arritur atje.

Peshorja

Dashuria: Kushdo që ndjen ndjenja shumë të forta për partnerin gjithashtu do të tolerojë një situatë të paqartë, por nuk do të jetë për shumë kohë. Ardhja e tërheqjeve të reja për beqarët, bërja përshtypje ndaj dikujt që ka pëlqyer prej kohësh do të jetë qëllimi i kësaj dite!

Puna: Kontakte dhe bashkëpunime të reja për shumë nga të lindurit e kësaj shenje, axhenda e kësaj dite është e mbushur me emërime.

Akrepi

Dashuria: Një ditë e ndërlikuar nga pikëpamja sentimentale, qëndrimet tuaja do të ngjallin xhelozi tek partneri juaj dhe do të jeni gati të detyruar të justifikoni veten. Nga ana tjetër veqarët do jenë mjaft magjepsës dhe të gatshëm për të bërë përparime!

Puna: Detyrat e reja që vijnë, ju do të tregoni aftësi të mëdha në menaxhim, të gjithë do t’ju japin lëvdata dhe komplimente.

Shigjetari

Dashuria: Nuk ka parashikime të mira për një histori që nuk jep më shumë stimulim, dikush do të dëshirojë të insistojë, por mbase nuk ia vlen. Në këto raste, ndryshoni më mirë ambjentin! Beqarët gjithmonë do të kërkojnë gjëra që janë të vështira për tu zgjidhur, të jenë të qetë për këtë!

Puna: Dita e kënaqshme, lajmet që vijnë në sferën e punës janë të mira.

Bricjapi

Dashuria: Çiftet e konsoliduara do të gjejnë guximin të shkojnë më tej dhe të marrin përgjegjësi të caktuara. Projektet sfiduese të jetës po vijnë! Dashuritë e mëdha vijnë madje edhe për beqarët që duan të takojnë shpirtin e tyre binjak, tërheqjet fatale dhe pasionin për yjet!

Puna: Ju po vendosni një rend në sferën e punës, ka kaq shumë gjëra që duhet të lihen mënjanë. Ndryshimet në horizont.

Ujori

Dashuria: Venusi nuk duket larg nga jeta juaj private dhe sot mund të mbështeteni në një dialog me një partner shumë intensiv. Ju duhet të bëni gjëra të caktuara. Edhe beqarët do jenë shumë komunikues dhe do të jenë në gjendje të magjepsin me fjalët e tyre.

Puna: Përqendrohuni në strategjitë fituese për tu vërejtur. Ata do të jenë trampolina për suksesin tuaj.

Peshqit

Dashuria: Një nostalgji e vogël vazhdon herë pas here për të përgjuar në zemrën tuaj dhe për të shtyrë emocionet e përjetuara. Ndoshta e tashmja nuk është ajo që ju dëshironi, por ka mundësi të mira për ta ndryshuar atë. Vijnë histori të reja për beqarët dhe flirtet emocionuese.

Puna: Ju keni një ide të qartë për atë që dëshironi, ju po bëni gjithçka për të arritur qëllimin tuaj. Shumë shpejt do ta arrini!

TRAGJlKE/ Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhërmi, 20-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 14 korrik në bregdetin e Dhërmiut, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën papritur teksa po luante volejboll me shoqërinë.

Viktima është identifikuar si Anid Samir Hoxha nga Rahoveci, i cili kishte shkuar për pushime në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Anid Hoxhës është bërë i ditur edhe nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve… Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi Latifi.

15 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.2 lekë dhe do shitet me 98 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 113 lekë.

Kryebashkiaku i Konispolit s’i bindet Ramës: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk i është përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Dule deklaroi se drejtorët në bashkinë që ai drejton janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë.

Sipas tij, kërkesa e kryeministrit Edi Rama është keqkuptuar në media.

Ndërkohë, në Sarandë është shënuar një valë dorëheqjesh, ku nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë kanë lënë detyrat e tyre.

Kjo lëvizje vjen në një situatë ku në disa bashki të vendit janë regjistruar dorëheqje në strukturat drejtuese, pas ultimatumit të dhënë më herët nga kryeministri Rama për riorganizimin e administratave lokale.

“Ja ku janë ro b q▪︎ rat, shkreρe o babe…”/ DOSJA E PLOTË e ⁰ me armë në “Ali Dem”!

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit./OraNews

“Xhiroja jonë e fundit”/ Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e 10 korrikut në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në vendin e njohur si “Tuneli” pranë fshatit Piskupat, i ka marrë jetën 34-vjeçarit Alfons Bleta.

Mjeti që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke rezultuar fatal për drejtuesin e makinës.

Alfonsi ishte bashkëshorti i Ejona Bletës, e njohur në rrjetet sociale si Ejona Vlogs, e cila njihet për videot mbi jetën familjare dhe bukuritë natyrore të zonës së Pogradecit, ku çifti jetonte së bashku me djalin e tyre të vogël, rreth 3 vjeç. Familja Bleta ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2024 pas disa vitesh qëndrimi në Zvicër, duke zgjedhur të jetonin në Pogradec, pranë të afërmve dhe në vendlindje.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Alfonsit ka prekur shumë ndjekës të Ejonës, pas një postimi të saj në Instagram, ku shkruan:

“Xhiro jonë e fundit… pusho në paqe gjysma ime… humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nuk ndjehej mirë teksa po notonte në Ksamil/ 37-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranë

Një turist turk 37-vjeç, raportohet se është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar.

Turisti i identifikuar si Ismail Yavuz Koz, mësohet se u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Sipas informacioneve, bashkëshortja e tij ka deklaruar se 37-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.

Turisti është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur drejt Tiranës.

Nafta nën kontroll të ri, Qeveria pritet të ndërhyjë në furnizim dhe çmime

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po bashkëpunohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë.

Qëllimi është të vendoset një mekanizëm më i fortë transparence dhe mbikëqyrjeje për çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në tregun vendas.

“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave.

Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

Laert Vasili “shp▪︎rthen” sërish ndaj Gjestit: Ka tre klasë shkollë dhe shpallet fitues

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format. Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – u shpreh ai me ironi.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – tha Vasili me tone të forta