Ja fatura që taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë për Bechetin dhe kompanitë që kanë fituar gjyqet, vendimet e…

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas Monitor, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final. Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Detajet

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh. Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre.

Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t. Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit. Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro. Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave. Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse: – Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. – Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. – Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit. Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative.

Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit. Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative. Monitor

Vëllai i Liridona Ademajt përballet me porositësin e υ▪︎ asjes së 30-vjeçares! Naim Murseli: A ju është ankuar motra juaj për mua? Trondit Leonardi: E trad htόυe me një të αfërme

Në seancën gjyqësore të së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Murseli — i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt — ka marrë në pyetje me ton të ftohtë Leonardin, vëllain e viktimës, duke adresuar çështje të ndjeshme nga martesa e tragjike.

Murseli ka kërkuar të dijë nëse motra e tij ka pasur ndonjë ankesë në marrëdhënien e tyre prej 12 vjetësh.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselin me një të afërme të saj.

Gjithashtu, Murseli ka pyetur për orën e vdekjes, duke marrë dijeni se Leonard kishte qenë në morg së bashku me Kushtrim Kokallën. Në përgjigjen e tij, Ademaj ka thënë se nuk mund ta përcaktojë saktësisht çfarë ore ka ndodhur ngjarja.

Pjesë nga intervistimi:

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj./Sinjali

VIDEO

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri, një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria e Fierit, pasi iu bllokua 2 milionë euro pasuri rreth një vit më parë, i ka sekuestruar shtetasit Arbër Muça edhe një “Lamborghini Urus Mansory”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Tërmeti me magnitudë 6.9 shkund tokën

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi rajonin e Ishujve Tanimbar në Indonezi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Deri më tani nuk është lëshuar asnjë kërcënim për cunami.

Ishujt Tanimbar janë një grup prej rreth 30 ishujsh të vendosur në Indonezinë lindore, brenda provincës Maluku. Ato shtrihen në Detin Arafura, midis Timorit në perëndim dhe Guinesë së Re në lindje.

Indonezia, një komb me më shumë se 270 milionë banorë të shpërndarë në një arkipelag, ndodhet përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit një zonë me aktivitet të fortë sizmik.

Vendi është shtëpia e 120 vullkaneve aktive dhe përjeton shpesh tërmete, shpërthime dhe cunami. Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale apo të lënduar.

E trishtë! Ndahet nga jeta gruaja e ish Drejtorit të Policisë

Një lajm i trishtë ka pllakosur këtë fillim jave familjen Rrumbullaku, duke sjellë një dhimbje të thellë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Bashkëshortja e tij, Elsa Rrumbullaku, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me një sëmundje të rëndë.

Burime për “Newsbomb.al” bëjnë me dije se ndarja nga jeta e saj ka ndodhur pas një kohe të gjatë kur ajo ishte nën trajtim mjekësor, duke luftuar me forcë dhe dinjitet kundër një sëmundjeje të pashpirt. Pavarësisht përpjekjeve të saj dhe të familjes për të përballuar sëmundjen, fatkeqësisht Elsa nuk mundi të dilte fitimtare.

Elsa ishte jo vetëm bashkëshortja e një prej figurave më të njohura të strukturave të sigurisë në vend, por edhe një nënë e përkushtuar dhe mbështetëse e palëkundur e familjes. Ajo dhe Muhamet Rrumbullaku kanë dy djem, Marvinin dhe Erlisin, të cilët i qëndruan pranë në çdo moment të sfidës që ajo përjetoi.

Ceremonia mortore u zhvillua këtë të hënë, mes lotëve, dhimbjes dhe heshtjes së thellë që mbizotëroi mes familjarëve, të afërmve dhe miqve të shumtë të familjes Rrumbullaku. Të gjithë i dhanë lamtumirën e fundit një gruaje që për shumë njerëz përfaqësonte fisnikëri, forcë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen.

Mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar, teksa shumë personalitete të njohura të jetës publike, përfaqësues të strukturave të sigurisë, miq të vjetër dhe bashkëpunëtorë të Muhamet Rrumbullakut kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të parakohshme dhe të thellë.

Prehsh në paqe, Elsa! Ngushëllime familjes Rrumbullaku.

Një lajm i trishtë ka pllakosur familjen e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.

Bashkëshortja e tij, shoqja e jetës dhe gruaja që i dhuroi dy engjëj ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se Elsa Rrumbullaku nuk ka mundur që të mposhtë sëmundje ne keqe nga e cila prej kohësh vuante. Pa çka luftës së saj dhe të familjarëve, ajo nuk arriti që të dilte triumfuese nga kjo betejë.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët e saj, bashkëshorti e dy djemtë e saj, Marvin dhe Erlisi i dhanë lamtumirën e fundit këtë të hënë.

Reagojnë Egli dhe Gjesti pas deklaratës së fortë të Anaid Kalotit

Pas postimit plot ironi të ish-banorit të “Big Brother Albania” Anaid Kaloti, i cili hodhi dyshime se Gjestit i kishte rrahur zemra për dikë tjetër menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP Albania dhe se puthjet publike me Eglin ishin vetëm një lojë për vëmendje, nuk kanë munguar as reagimet nga dy protagonistët kryesorë të kësaj historie.

Egli zgjodhi të reagojë në mënyrë të tërthortë. Në një Instastory, ajo ndau një foto me tekstin:

“Një mbretëreshë kurrë nuk zbret nga froni për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”

Ndërsa Gjesti u shfaq më i drejtpërdrejtë. Ai postoi një video në rrjete sociale, ku i drejtohej Anaid Kalotit me tone të qarta:

“E ke zemrën e prishur”, – u shpreh mes të tjerash Gjesti, duke lënë të kuptohet se për të, gjithë deklarata e Kalotit nuk ishte gjë tjetër veçse një shpërthim personal dhe negativitet i panevojshëm.

Të dy reagimet vijnë si përgjigje ndaj fabulës së gjatë të publikuar nga Kaloti, ku ai përshkroi një takim të pas-Big Brother-it mes Eglit dhe Gjestit në një hotel luksoz, dhe ku theksoi se Gjestit nuk i interesonte më Egli, pasi sipas tij, kishte ndjenja për dikë tjetër.

“Nga e Marta në të Shtunë do të kemi…”/ Meteorologia Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ja kur priten reshje shiu

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia LAJDA Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

“Drejtuesit nuk duhet të largohen nga automjeti”/ Zyrtari i Policisë Rrugore: Penalizime të ashpra, ja si do ndëshkohen

Rregullat për parkimin e automjeteve në Shqipëri po ashpërsohen, dhe shkeljet nuk do të ndëshkohen më vetëm me gjoba.

Ali Yzeiri, shef sektori për edukimin në Sektorin e Policisë Rrugore, ka deklaruar se drejtuesit që parkojnë në mënyrë të gabuar rrezikojnë tashmë edhe dënim me burg.

Yzeiri sqaroi se një nga elementët që shpesh keqkuptohet nga qytetarët është qëndrimi i përkohshëm i mjetit.

“Qëndrimi i përkohshëm lejohet vetëm për të marrë apo zbritur një pasagjer dhe për një kohë të kufizuar. Por drejtuesi i mjetit nuk duhet të largohet nga automjeti dhe duhet të jetë i gatshëm të lëvizë menjëherë nëse pengon qarkullimin,” tha ai.

Në raste të tilla, paralajmëroi Yzeiri, parashikohen penalizime të qarta dhe të ashpra, përfshirë masa ndëshkuese që mund të shkojnë deri në ndalimin e lirisë për raste të përsëritura apo të rrezikshme për qarkullimin rrugor, sidomos në bllokimin e mjeteve si ambulancat, zjarrfikëset apo automjetet e policisë.

Ai nënvizoi se synimi i këtyre masave është rritja e disiplinës rrugore, lehtësimi i trafikut dhe mbrojtja e sigurisë së qytetarëve në rrugë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 15 Korrik 2025

Dashi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas here do debatoni ashpër me te. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund. Ne planin financiar nuk do keni dëshirë te ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësoje gjendjen ne te cilën ndodheni.

Demi

Kjo dite do jete mjafte përshtatshme për te bere disa rregullime ne jetën tuaj ne çift ose për te marre vendime për te ardhmen. Te dy do jeni realiste dhe te qarte pe rate qe doni te bëni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Ne planin financiar merrini gjerat shtruar edhe sikur t’iu dalin vështirësi.

Binjaket

Kjo dite do jete mjaft romaneske për te dashuruarit. Gjithçka do ndodhe si me magji dhe here pas here do iu duket vetja sikur jeni vërtet ne një ëndërr te bukur. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për te njohur persona te rinj. Për një buxhet te qëndrueshëm shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo me tepër. Vetëm disa mund te përfitojnë ndonjë shpërblim nga puna.

Gaforrja

Dita do filloje me se miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dale jashtë kontrollit. Mos lejoni qe problemet ne pune apo ne familje te ndikojnë ne lidhjen tuaj. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te pranojnë ndonjë takim me persona qe sapo i kane njohur. Te ardhurat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Nuk keni perse te shqetësoheni.

Luani

Do jete dita me e favorshme sot për te zgjidhur te gjitha debatet dhe problemet ne çift. Do toleroni me shume se kurdoherë tjetër. Beqaret do jene ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjate kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim te përgjithshëm sepse kohet e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa te afërmve.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje do jeni me te ndjeshëm dhe me romantike gjate kësaj dite. Priten çaste te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi te mëdha.

Peshorja

Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme serioze ne lidhjen qe keni dertuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni te vështirë te kurseni duhet me doemos ta bëni këtë qe te mos keni vështirësi financiare.

Akrepi

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te sigurte dhe te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe do dëshironi qe t’i bëni gjerat me serioze. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dike. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk është ende momenti për ta lënë veten te lire.

Shigjetari

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen se ç’do ndodhe me tej. Beqaret duhet te gjejnë mënyrën e duhur për te joshur personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te mira për te gjithë. Ata qe kane pasur probleme do e kenë serish te vështirë te kryejnë ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mrekullueshme sot. Do flisni me hapur për gjithçka dhe nuk do mani me mëri për te kaluesen. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jene te shumta. Financat do jene me delikate se disa dite pa pare, prandaj duhen marre sa me shpejt masa strikte.

Ujori

Do jeni shume te qarte për ato qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve te fundit mund te merrni vendime drastike. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për t’u njohur me persona te rinj. Ne planin financiar do jene disa te afërm qe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqaret do jene pa fat kështu qe edhe sikur te kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni me fat. Do shpenzoni për gjithçka qe doni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Këmbimi valutor 14 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.3 lekë dhe do shitet me 98.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 112 lekë dhe do shitet me 113.2 lekë.