“Erëra lufte” po fryjnë në Paqësor, një lojtar i ri po del në skenë, si Japonia po sfidon haptazi Kinën

Marsela SHYTIA

Lëvizjet e fundit nga Japonia, e cila prej disa vitesh ka filluar të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse (dhe jo vetëm) në një mënyrë gjithnjë e më të dukshme, i kanë shtyrë shumë analistë të pyesin veten se çfarë mund të ndodhë në Paqësor. Tokio në fakt do të blejë raketa të reja nga SHBA-të, po vendos disa sisteme mbrojtëse në ishujt e saj më të largët dhe ka forcuar marrëdhëniet me qeveri të ndryshme rajonale, mbi të gjitha ato të Tajvanit dhe Filipineve. Nuk mbaron me kaq, sepse duke filluar nga viti 2026, qeveria japoneze do të ndërtojë strehimore kundërajrore në territoret e vendosura pranë Tajvanit të lartpërmendur. Arsyeja është e lehtë për t’u thënë: frika se këto ishuj mund të bëhen një objektiv legjitim për raketat e Pekinit, nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të shkonin në luftë. Padyshim që këto zhvillime nuk janë të rastësishme, por pasqyrojnë një ndryshim të qartë në doktrinën e sigurisë së Japonisë, e cila historikisht ka qenë e lidhur ngushtë me një politikë pacifiste të imponuar nga Kushtetuta e pas Luftës së Dytë Botërore

Javorja amerikane Newsweek i ka kushtuar një mbulim të gjerë strategjisë ushtarake të Japonisë. Planet, për shembull, përshkruajnë një skenar të mundshëm në të cilin Pekini urdhëron sulme parandaluese kundër bazave kryesore të SHBA-së dhe aleatëve në Paqësor, përpara se të nisë një pushtim amfib nga deti dhe ajri përmes Ngushticës së Tajvanit për të arritur atë që strategët e quajnë një fakt i kryer. Ky do të ishte një problem i madh për Tokion, një aleat i SHBA-së që strehon numrin më të madh të trupave amerikane në botë jashtë Shteteve të Bashkuara, i cili nuk ka gjasa të shmangë pasojat e një konflikti superfuqie kaq afër brigjeve të tij.

Paralajmërimi i SHBA

Muajin e kaluar, në forumin kryesor të sigurisë në Azi në Singapor, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se një sulm ushtarak kinez ndaj Tajvanit “mund të jetë i afërt”. Pekini e ka akuzuar atë se po përpiqet të nxisë konfrontim. Ajo që është e sigurt është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë gjasa të fitojnë një luftë në Paqësor kundër Kinës pa ndihmën e Japonisë, territori i gjerë i së cilës me më shumë se 14,000 ishuj shtrihet 1,000 milje përgjatë zinxhirit të parë dhe të dytë të ishujve. Për sqarim, Forcat e Vetëmbrojtjes së Japonisë janë të pajisura në mënyrë të shkëlqyer, falë pjesërisht industrisë së rëndë historikisht të fortë të vendit dhe licencave të eksportit për platforma si avioni i fshehtë F-35 dhe përdorimit të ardhshëm të armëve si raketa lundruese Tomahawk.

Përgatitjet e Tokios

Qeveria japoneze do të subvencionojë ndërtimin e objekteve të evakuimit afatgjatë në komunat në arkipelagun Sakishima, në majë të zinxhirit të ishujve Nansei ose jugperëndimor, dhe në territorin më perëndimor të banuar të Yonaguni , më pak se 70 milje në lindje të Tajvanit. Streha shtesë kundër bombave, me objekte që lejojnë qëndrime deri në dy javë, do të ndërtohen në ishujt e afërt të Iriomote, Ishigaki, Tarama dhe Miyako deri në pranverën e vitit 2028, shtoi Nikkei Asian Review. Okinawa , më i madhi nga ishujt jugperëndimorë të Japonisë, është shtëpia e rreth 30,000 nga 54,000 personelit ushtarak amerikan në detyrë aktive në Japoni. Marina, Forcat Ajrore, Ushtria dhe Korpusi i Marinës Amerikane operojnë të gjitha baza në qendrën e Paqësorit, me ushtrime të përbashkëta stërvitore SHBA-Japoni që arrijnë deri në Yonaguni. Japonia kreu së fundmi provën e parë të raketave në tokën e saj. Tokio ka lëshuar një raketë tokë-anije me rreze të shkurtër veprimi Tipi-88 në poligonin kundërajror Shizunai në ishullin Hokkaido, shenja e fundit e një përgatitjeje të dukshme ushtarake në zhvillim e sipër.

‘Trondit’ Krisa Caushi: Babai im biologjik është ish banori i ‘BBVA’

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka trazuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram.

Teksa ka publikuar një video ku shfaqet krah aktorit Laert Vasili, Krisa shprehet: “O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”.

“Më në fund, u bëra me fëmijë“, ia kthen Laert Vasili. Sigurisht, e gjitha është një shaka mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

“Në 54 vite punë kam vetëm një apartament dhe 100,000 euro kursime”, Sali Berisha për dosjen “Partizani”: Fund e krye piramidë mashtrimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ardhur me një reagim menjëherë pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën për çështjen “Partizani”.

Në llogarinë e tij në “Facebook” lideri i të djathtëve e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij dhe dhëndrit të tij si një proces tërësisht politik, të orkestruar nga kryeministri Edi Rama me qëllim për ta goditur atë dhe familjen e tij përmes drejtësisë së kapur.

Ndër të tjera, Berisha e akuzon GJKKO dhe SPAK se janë vënë në shërbim të një skenari të ndërtuar nga vetë Rama që nga prilli i vitit 2022, kur sipas tij, kryeministri urdhëroi publikisht hetimet ndaj tij.“Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij”, shkruan Berisha, teksa më tej e cilëson dosjen “Partizani” si një “piramidë mashtrimi”, e ndërtuar mbi një kallëzim të rremë të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020.

Ai sqaron se prona për të cilët bëhet fjalë ka qenë gjithmonë private e pesë familjeve të Tiranës, përfshirë edhe atë të gjyshërve të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe se në asnjë moment ai nuk ka përfituar dhe nuk është favorizuar nga Berisha.

“Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit”, thotë Berisha i cili më tej rithekson se pas pesë vitesh hetime të nëj vettingu 30-vjeçar, kanë gjetur që ish-kryeministri së bashku me bashkëshorten e tij disponojnë gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktaturës.

Reagimi i plotë:

Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.

Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.

Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Prokurorët politikë u bazuan në kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:

1. Për akuzën e tyre per dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.

2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.

3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.

4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit

5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.

6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).

7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.

8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin.

Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.

Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:

1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali

2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.

3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.

4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.

Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.

Por drejtesia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ ndez rrjetin: Mos u laheni në det, ja arsyet

Pasditen e së dielës, dy persona humbën jetën tragjikisht ne plazhet shgiptare, duke tronditur pushuesit dhe opinionin publik.

Ngjarjet, të ndara në kohë dhe vend, vijnë në një periudhë ku frekuentimi i detit eshtë në rritje për shkak te temperaturave të larta.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau një bindje personale që ngjalli reagime të shumta.

“Në Itali një besim i vjetër thotë që më 29 qershor nuk duhet të lahesh në det. Po shihja sot që dy veta ishin mbytur në det në Shqipëri. Kishit degjuar më parë per këtë bestytni?”, shkruan ajo, duke lidhur rastet e ditës së djeshme me atë qe e cilëson si një datë “të mallkuar”.
Por përtej tragjedisë, ajo që ka ndezur rrjetet është një reagim i papritur nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Arsida Cerpja.

Shqiptari i dënuar 50 herë lejohet të qëndrojë në Britani. Argumenti i gjykatës do iu befasojë!?

Shqiptari Zenel Beshi, i dënuar afro 50 herë për vepra të ndryshme penale, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve britanike për ta deportuar.

Sipas dokumenteve zyrtare, Beshi ka pasur një historik kriminal të gjatë në Itali, ku është dënuar me gjashtë vite burg për grabitje me dhunë, vjedhje dhe mbajtje peng të paligjshme. Autoritetet britanike theksojnë se ai nuk i ka deklaruar këto dënime gjatë hyrjes në territorin britanik dhe për këtë arsye konsiderohet një kërcënim për sigurinë publike.

Pavarësisht kësaj, gjyqtarja Leonie Hirst nga Gjykata e Lartë e Imigracionit vendosi të mos e pranojë kërkesën e Ministrisë së Brendshme për dëbimin e tij, duke argumentuar se krimet e kryera “nuk janë të një natyre aq të rëndë sa të provokojnë një ndjenjë të thellë neverie publike”. Si rezultat, Beshi do të lejohet të qëndrojë ligjërisht në Britani.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga politika britanike. Chris Philp, sekretar për çështjet e brendshme në opozitë, kritikoi ashpër vendimin dhe deklaroi se “gjyqtarja është e shkëputur nga realiteti”. Ai e përshkroi Beshin si “një rrezik të qartë për sigurinë e qytetarëve britanikë” dhe kërkoi ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj të huajve me precedentë penalë.

“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime, brenda apo jashtë vendit, duhet të deportohen pa përjashtim. Duhet të mbrojmë të drejtat tona për siguri dhe jo të vendosim përpara të drejtat e kriminelëve,” u shpreh Philp, duke shtuar se një reformë e thellë ligjore do të jetë prioritet nëse ai merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’…, ja çfarë po ‘gatuhet’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të përjetojnë heshtjen e një muzg gjashtëminutësh mesditor.

Ky nuk është një skenar fantastiko-shkencor, por eklipsi total diellor më i madh i shekullit të 21-të, i cili pritet të ndodhë më 2 gusht 2027.

Astronomë profesionistë dhe amatorë po përgatiten me entuziazëm për këtë fenomenin unik, i cili nuk do të përsëritet në kushte kaq ideale deri në vitin 2114.

Eklipsi i 2 gushtit 2027 nuk është thjesht total, por për shkak të një përputhjeje të rrallë gjeometrike, kohëzgjatja e tij do të arrijë 6 minuta e 23 sekonda duke ja lënë pas atë të vitit 1991.

Oqeanit Indian.

Jashtë zonës së totalitetit, një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm në pothuajse gjithë Evropën, Afrikën Veriore dhe Lindore, si dhe pjesën më të madhe të Azisë Perëndimore.

Pse zgjat kaq shumë? Shpjegimi shkencor

Kohëzgjatja e eklipsit varet nga tre faktorë kryesorë:

-Distanca e Hënës nga Toka: Sa më afër të jetë Hëna, aq më e gjatë është hija.

-Distanca e Tokës nga Dielli: Sa më larg të jetë Toka nga Dielli, aq më i vogël duket diametri i Diellit.

-Gjeometria orbitale: Kur hija kalon ekuatorin, lëviz më ngadalë mbi sipërfaqen e Tokës.

Në vitin 2027, të tre këta faktorë përputhen në mënyrë pothuajse perfektë, Hëna është më afër, Toka është më larg Diellit, dhe hija kalon mbi rajonet ekuatoriale, duke siguruar një spektakël me kohëzgjatje dhe stabilitet të jashtëzakonshëm.

Luxori në Egjipt, duke u njohur si qyteti i faraonëve dhe tempujve të lashtë, pritet të jetë epiqendra globale e vëzhgimit atë ditë.

Agjencitë turistike kanë nisur rezervimet pranë tempujve të Ramsesit II dhe Hatshepsutit, duke e bërë vendin ideal për astrofotografi dhe dashamirës të astronomisë.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “MAT” në Ibiza?

Dy emrat më në zë të estradës shqiptare duket se nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave të tyre.

Ledri Vula dhe një vajzë misterioze, me fytyrë të mbuluar janë fotografuar në Ibiza në Spanjë.

Nuk ka një konfirmim 100% se vajza në foto është Xhensila Myrtezaj, por ajo që vihet re janë tatuazhet e vajzës në foto, që përkojnë me ato të këngëtares.

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania,

Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e pestë.

Sipas burimeve tona pranë produksionit, arsyeja lidhet me kohën dhe intensitetin që kërkon ky format, që e angazhon plotësisht për disa muaj dhe nuk i lë hapësirë për projekte të tjera.

Pas finales së sezonit të katërt, ku u shpall fitues Gjesti, Ledioni dhe partnerja e tij u tërhoqën për disa javë nga rrjetet sociale, duke i qëndruar larg vëmendjes publike.

Sa i përket emrit që mund ta zëvendësojë, aktualisht përfliten dy emra të njohur: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me to, ekziston mundësia që Ledioni të rikthehet sërish, por burimet thonë se gjasat janë të vogla.

Arbana Osmani u tërhoq nga drejtimi i formatit pas përfundimit të sezonit të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe projekteve të saj personale. Ndërkohë, Luana Vjollca ka mbyllur me sukses sezonin e dytë të Ferma VIP dhe është e gatshme për një sfidë të re në ekran.

Të gjitha këto mbeten ende në nivel diskutimesh, ndërsa vendimi final pritet të merret në javët në vijim.

Universi ka një “buton vetëshkatërrimi”? Shkencëtarët zbulojnë skenarin më të keq të botës

Shkenca ka parashikuar shumë mënyra sesi mund të vijë fundi i gjithësisë. Por tani, fizikanët kanë paraqitur një nga skenarët më shkatërrues të mundshëm: teorinë e asaj që quhet “shpërbërja e vakumit të rremë”, të cilin e konsiderojnë një lloj butoni vetëshkatërrimi i brendshëm i universit.

Universi mendohet se ndodhet në një “vakum të rremë”, që do të thotë se nuk është në gjendjen më të qëndrueshme të mundshme. Ashtu si qymyri, që ka shumë energji të fshehur (dhe mund të digjet), edhe universi mund të përmbajë energji potenciale të lartë. Pasi ajo energji të çlirohet, sistemi shkon në një gjendje më të ulët e më të qëndrueshme, pra në një “vakum i vërtetë”.

Sipas teorisë, nëse ndonjë pjesë e universit arrin këtë vakum të vërtetë, ajo do të krijonte një flluskë që do të zgjerohej me shpejtësinë e dritës, duke fshirë gjithçka në rrugën e saj: yje, planetë dhe vetë strukturën e realitetit.

Shkencëtarët besojnë se fusha Higgs, përgjegjëse për masën e grimcave elementare, mund të jetë aktualisht e bllokuar në një vakum të rremë. Nëse ajo kalon në një vakum të vërtetë, kjo do të shkaktonte një “fazë kalimi” masive dhe universale, që do të ndryshonte parametrat bazë të fizikës.

Kjo do të thotë se grimcat elementare do të ndryshonin masë. Si rezultat, atomet nuk do të formoheshin më dhe asgjë që njohim, yje, planetë apo jetë, nuk do të mund të ekzistonte.

A mund të ndodhë kjo?

Për të ndodhur, duhet një përqendrim ekstrem i energjisë në një pikë shumë të vogël, si ajo që ndodhte në momentet e para të Big Bang. Shkencëtarët dyshojnë se vrimat e zeza të formuara në sekondat e para të universit, mund të kenë qenë katalizatorë të tillë.

Disa teori sugjerojnë që mjafton një nga këto vrima të zeza për të nisur procesin e shkatërrimit total.

Një nga aspektet më të frikshme të kësaj teorie është se nëse një flluskë e vakumit të vërtetë ka nisur diku në univers, ajo mund të jetë duke udhëtuar drejt nesh me shpejtësinë e dritës dhe nuk do ta shihnim asnjëherë të vinte.

Megjithatë, siç shpjegojnë shkencëtarët, fakti që ende ekzistojmë mund të jetë provë se ky proces nuk ka ndodhur ose nuk do të ndodhë fare.

Po ashtu, ende nuk dimë çfarë roli mund të luajnë materia dhe energjia e errët në këtë proces. Ka teori që sugjerojnë se këto forca misterioze mund ta mbajnë universin të qëndrueshëm, shkruan Daily Mail.

Për sa kohë që kjo flluskë nuk na ka goditur, mbetemi në një pritje të qetë, por të paqartë. Fundi mund të mos vijë kurrë, ose mund të ndodhë në çdo çast.