Μ▪︎ sakroi me th. ikë ish-bashkëshorten në mes të parkut, shqiptari pret i ulur në stol policinë!

“E bëra atë që duhej”, kështu është shprehur shqiptari i cili masakroi me thikë ish-gruan e tij mbrëmjen e sotme në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës në Itali, në sy të dhjetëra kalimtarëve.

Siç shkruajnë mediat italiane, autori, pasi kreu krimin makabër nuk u largua, por qëndroi i qetë i ulur në një stol aty pranë, deri sa u vu në pranga nga policia.

Kur mbërritën forcat e karabinierëve, nuk bëri asnjë përpjekje për t’u arratisur apo për të rezistuar. Përkundrazi, dëshmitarët thonë se ai e priti policinë i qetë dhe është dëgjuar të deklarojë: “E bëra atë që duhej.”

Sipas rekonstruksioneve të para hetimore, autori ka mbërritur në vendin e ngjarjes me monopatinë. Ai e ka ndjekur dhe më pas e ka sulmuar brutalisht me thikë, duke e lënë të pajetë në tokë.

Viktima është Gentiana Hudhra, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare.

Ajo po shkonte në punë, kur u sulmua papritur në parkun e Viale Benadduci, pak pas orës 20:00, nga ish-bashkëshorti i saj, një 55-vjeçar shqiptar me të cilin ishte e ndarë prej tre vitesh.

Burime të para nga autoritetet italiane bëjnë të ditur se autori dyshohet të ketë pasur probleme të natyrës psikike, edhe pse nuk kishte pasur më parë asnjë denoncim për dhunë apo precedent penal.

Ai aktualisht mbahet nën kontroll nga policia, në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes dhe formalizimit të masës së sigurisë.

Tronditëse! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja ρërd’h υno het përpara sγve të djalit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella. Ajo kishte shkuar që të shihte nga afër se si po shkonin punimet në banesën e saj, së bashku me djalin 4-vjeçar.

Por në momentin e mbërritjes, muratori egjiptian që kishte punësuar, mbylli derën dhe kërcënoi se do ta vriste.

Më pas, siç raportojnë mediat italiane, ai e përdhunoi brenda në apartament. Gjithsesi viktima arriti ta bindte emigrantin egjiptian që të dilte dhe të blinte ushqim për djalin e saj, teksa më vonë tërhoqi vëmendjen e një roje sigurie dhe kërkoi ndihmë. Më vonë u bë i mundur dhe arrestimi i egjiptianit.

Prokurori publik, së bashku me policinë, dëgjoi rrëfimin e viktimës dhe menjëherë i kërkoi gjyqtarit masën paraprake të arrestit në burg, e cila u miratua.

U h▪︎ dh në Iυmin Arakhtos për të shρëtuar dy të miturit grek, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit

Gëlltitje të forta dhe probleme me frymëmarrjen ka shfaqur Goga Levian, burri nga Shqipëria, i cili pa hezitim u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.

Goga Levian ka pasur një kollë të fortë dje dhe është paraqitur tek një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital.

Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte Levian dhe ta dërgonte në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Goga Levian është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze.

Po ashtu, është konfirmuar se për aktin heroik të tij, Goga Levian do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.

Kush është “Leo i fshatit”, emigranti që hodhi veten në Arakhtos për të shpëtuar dy fëmijët?

Goga, ose “Leo” si e quajnë të gjithë në Neohori të Arta-s, nuk është shpëtimtar profesionist dhe nuk është dikush që kërkon vëmendje. Ai nuk kërkoi asgjë, nuk priste as një “falënderim”.

Në një bisedë telefonike me mediat greke, ai foli vetëm për fëmijët që kishte shpëtuar: “Fëmijët. Vetëm ata mendoj,” ishin fjalët e tij të para.

Historia e heroizmit

Goga Levian është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai erdhi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Goga tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka.

Goga Levian kishte qenë në kafene kur një djalë i ri erdhi me motor dhe bërtiste se dy fëmijë po mbyteshin në lumin Arakhtos. Pa hezituar, ai vrapoi, mori makinën dhe u drejtua në vendin e ngjarjes. Pasi u fut në vegjetacion dhe kërkoi me shpejtësi, ai nuk pa asgjë. U ngjit në një varkë me disa të tjerë dhe u hodh në ujë.

Pas dy përpjekjesh pa sukses, në herën e tretë ai shkoi thellë në ujë dhe gjeti një fëmijë të shtrirë, i cili ishte i palëvizshëm dhe kishte fytyrën të errësuar. E shpëtoi dhe e nxori jashtë. Sapo nxori fëmijën, mori vesh që dhe fëmija tjetër ishte gjetur dhe shpëtuar.

“Ai fëmijë ishte në moshën e vajzës sime. Nuk kishte rëndësi kush ishin, çfarë etnie apo feje. Unë jam një i huaj, por jam njeri. I bëra atë që do të bëja çdo baba,” tregon ai për mediat me një zë të dridhur.

Goga Levian është një njeri i thjeshtë që nuk kërkon asnjë shpërblim për veprën e tij heroike. “Uroj që ata të jetojnë, të zgjohet dhe të jetojnë jetën e tyre,” thotë ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 16 qershor 2025

♈ Dashi
E hëna nis me ngarkesë emocionale pozitive. Do ndiheni energjikë dhe të gatshëm për të nisur një projekt të ri. Në punë, jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ju jep një mundësi për të bërë ndryshim. Fokusohuni tek detajet dhe shmangni vendimet impulsive. Në dashuri, një bisedë e hapur me partnerin do të krijojë stabilitet dhe do forcojë lidhjen mes jush.

♉ Demi
E hëna sjell mundësi interesante financiare, veçanërisht nëse zgjidhni të merrni hapin drejt bashkëpunimeve të reja. Vëmendje: mos nxitoni, analizoni me kujdes. Energjia juaj do të jetë e përqendruar tek stabiliteti personal. Një këshillë e dhënë nga një mik më i vjetër mund t’ju ndihmojë për një investim të zgjuar.

♊ Binjakët
Ky fillim jave është fantastik për ju: komunikimi luan rol kyç dhe ju jep mundësi për të zgjidhur situata komplekse. Një bisedë me një koleg mund të përcaktojë një rrugë të re për një projekt. Mos nënvlerësoni intuitën – ajo do t’ju orientojë drejt zgjedhjes së duhur.

♋ Gaforrja
Në këtë fundjavë të shkurtër, ndjeni se ndjeheni më emocionalë. Mund të lindë një çështje familjare që kërkon vëmendje. Mos e shtyni këtë ndjenjë — folini me gjakftohtësi dhe vendosni kufij të qartë. Një moment relaksimi jashtë do të rikthejë ekuilibrin psikologjik.

♌ Luani
Mëngjesi i hënës sjell energji të fortë dhe vëmendje nga të tjerët. Përdoreni këtë moment për të ndërtuar lidhje dhe për të nxitur projekte të reja. Nëse keni një partner, një situatë surprizuese do të intensifikojë emocionet. Kujdes me ego më vonë gjatë ditës nëse përplaseni me ide të kundërta.

♍ Virgjëresha
Roli juaj në punë bëhet thelbësor këtë fillim jave, falë organizimit dhe syrit të hollë për detaje. Financat kërkojnë kujdes – shmangni shpenzimet impulsive. Një bisedë me një koleg mund të sjellë ide për kursime efektive. Në dashuri, komunikimi i hapur do të forcojë marrëdhënien.

♎ Peshorja
E hëna është dita juaj për harmoni dhe kreativitet. Ide të reja po sjellin energji pozitive – mos i lini të kalojnë pa vepruar. Një gjetje estetike ose kreative do t’ju përfshijë emocionale. Në dashuri, një surprizë e vogël nga partneri do të sjellë buzëqeshje nën fytyrë.

♏ Akrepi
Fillimi i javës me intensitet emocional; është koha për të vepruar me vendosmëri në projektet afatgjata. Mbani parasysh se ndjeshmëria e tepërt mund të pengojë vendimmarrjen. Një bisedë e hapur me një mik të besuar do t’ju ndihmojë për ta vendosur gjithçka në vendin e duhur.

♐ Shigjetari
E hëna lind me dëshirë për larmi dhe udhëtime. Një projekt i ri ose një ide për të ndryshuar stilin e jetës do t’ju emocionojë. Mos lejoni që entuziazmi të largojë vëmendjen nga detajet praktike. Një takim me miqtë do t’ju ngrohë shpirtërisht dhe do u japë motivim për të vazhduar.

♑ Bricjapi
Ky fillim jave sjell një sfidë profesionale që kërkon strategji dhe fokus. Mos ngurroni të kërkoni ndihmë, por mbani përgjegjësitë të qarta. Koha për reflektim në mbrëmje do t’ju ndihmojë të përcaktoni hapat e radhës. Në dashuri, një fjalë mbështetëse nga partneri do të ndihmojë për të forcuar lidhjen.

♒ Ujori
Balancimi midis punës dhe jetës personale është i rëndësishëm sot. Një ide kreative do të sjellë progres në një iniciativë. Mos e neglizhoni partnerin – një bisedë e sinqertë mund të forcojë marrëdhënien. Energjia juaj mendore është e lartë, përdoreni për projektet që ju sjellin kënaqësi.

♓ Peshqit
Intuita është aleatja juaj më e fortë këtë fillim jave. Njohje të reja ose rikthim tek pasionet e vjetra mund t’ju sjellin kënaqësi. Mbani kontakt me realitetin dhe planifikoni një moment relaksimi në natyrë për t’u rigjeneruar.

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i ρre sin gjγmtγrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë në Vlorë, ku një turist gjerman është goditur nga helikat e një gomoneje.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Policia thotë se mjeti lundrues që ka shkaktuar incidentit është me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Turisti gjerman ka mbetur i plagosur, ku dyshohet se ka pësuar prerje të gjymtytyrëve dhe është dërguar me urgjencë në spital. Burime bëjnë me dije se ka qenë drejtuesi i gomonoes, ai i cili e ka nxjerrë fillimisht në breg të plagosurin.

Policia thotë se ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje, teksa shton se vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sirena alarmi në Izrael, IDF: Irani ka lëshuar më shumë raketa

Sirenat e sulmeve ajrore po bien në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa ushtria izraelite raporton se raketat po shkojnë drejt Izraelit.

“Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Me marrjen e një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm”, ka njoftuar ushtria izraelite.

Mediat shtetërore të Iranit gjithashtu pohojnë se raketat balistike janë lëshuar drejt Izraelit. Kjo është hera e parë që Irani ka qëlluar raketa gjatë kësaj të diele.

Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit, pjesë e IDF-së përgjegjëse për mbrojtjen civile, ka udhëzuar njerëzit në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen. Pas marrjes së një alarmi, hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe qëndroni atje derisa të lëshohet një përditësim zyrtar”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

Bënte drift në plazhin e Velipojës, bllokohet mjeti! Shoferi gjobitet me shumë të majme

Një 43-vjeçar është ndëshkuar me masë administrative 40 mijë lekë të rinj në Velipojë pasi qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar.

Mësohet se i riu me iniciale B.M., pas kësaj mase ka dethrim që të ndjekë kursin për rimarrjen e lejes së drejtimit.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet duke lëvizur në bregdet, pranë pushuesve në Velipojë, ju informojmë se:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë identifikuar drejtuesin e mjetit. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas qarkullonte me leje drejtimi të pezulluar. Ndaj tij u vendosur masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj dhe Heqja përfundimtare e lejes së drejtimit;

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Velipojë, ka detyrimin për ndjekjen e kursit për rimarrjen e lejes së drejtimit. Policia e Shkodrës fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital. Garantojmë se çdo rast do të trajtohet me reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Këmbimi valutor sot/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.2 lekë.

Pamje të rralla: Shfaqet balena pranë gadishullit të Karaburunit

Një pamje e rrallë është regjistruar në ujërat shqiptare, pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është filmuar duke notuar qetësisht. Videoja u publikua në rrjetet sociale nga arkitekti dhe ambientalisti Artan Shkreli, i cili ndau momentin emocionues me ndjekësit e tij.

“BALENË … sot në drekë, në Meksokanal, pranë Karaburunit. Nga helikopteri mund t’i jepje dorë”, shkruan Shkreli në postim, shoqëruar me pamjet ajrore ku gjitari detar shihet qartë në ujërat e kristalta të Jonit.

Kjo është hera e parë pas pesë vitesh që një balenë raportohet të jetë parë në këtë zonë. Sipas të dhënave, hera e fundit kur balenat u vunë re në Karaburun ishte në vitin 2020, kur një grup u filmua nga një peshkatar duke lëvizur pranë brigjeve.

Balenat janë vizitorë të rrallë të detit shqiptar, dhe prania e tyre ngjall interes dhe shqetësim njëkohësisht për ekosistemin detar, që është nën presion të vazhdueshëm nga aktiviteti njerëzor, ndotja dhe ndryshimet klimatike.

Pamje të tilla janë një sinjal pozitiv për biodiversitetin në zonat detare shqiptare dhe një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbrojtjes së këtyre habitateve të ndjeshme.

Tron ditet Teherani, valë shpërthimesh me makina b▪︎ mbë

Disa makina-bomba kanë shpërthyer në Teheran pasi sulmet ajrore izraelite goditën kryeqytetin iranian.

Pesë bomba shpërthyen në vende të ndryshme, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve IRNA e Iranit, me raportime të pakonfirmuara se ato shpërthyen njëkohësisht pranë ndërtesave qeveritare.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga një makinë në flakë dhe dritaret e shkatërruara nga ndërtesat përreth. Disa sugjerojnë se ky sulm ka targetuar shkencëtarë bërthamorë.

Media iraniane raportoi se selia e policisë së Teheranit u godit gjithashtu të dielën dhe një numër objektivash të tjerë u qëlluan ndërsa bombardimet izraelite hynë në ditën e tretë.

Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga fillimi i konfliktit të premten, përfshirë dy me makina-bomba, sipas burimeve në Gjirin Persik.