‘Ç mendet’ moti/ I nxehti “pushton” Shqipërinë, nuk do ta be. soni ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Me ardhjen e datës 16 Qershor 2025, jeta nis me mot të kthjellët dhe diell, duke sjellë një atmosferë pozitive dhe një ndjenjë energjie të rinovuar për fillimin e javës.

Kjo ditë ka potencialin të jetë e veçantë – jo vetëm për atmosferës, por edhe për mënyrën si mund ta shfrytëzojmë për mirëqenie dhe rezultate reale.

Fillimi i së hënës me diell dhe temperatura optimale (16–32 °C) ndikon tek disponimi dhe nivelit i motivimit. Psikologët vlerësojnë se drita natyrale e diellit stimulon prodhimin e serotoninës – hormoni i lumturisë – duke na ndihmuar të jemi produktivë dhe të përqendruar që në mëngjes.

Kushtet ideale për punë në natyrë
Për ata që kanë mundësi të punojnë jashtë – në tarraca, kopshte apo kafe – moti i kthjellët dhe era mesatare krijojnë ambient ideal. Sipas meteorologëve, 15–25 km/h fryrje të lehta të ajrit janë të mjaftueshme për një ndjesi freskie, por pa krijuar trazim .

Aktivitete fizike me energji dhe rehati
Të hënat janë shpesh ditë e vullnetit të mirë për të filluar rutinën e fitnesit. Temperaturat duke luhatur nga 16°C në mëngjes deri në 32°C gjatë ditës, bëjnë të mundshëm aktivitetet në natyrë (ecje, vrap, yoga) me rehati, pa stresin e vapës ekstreme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 14 Qershor 2025

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa projekte të cilat duhet ti përfundoni sa më parë. Vështirësi do të ketë edhe në punë dhe familje, ndaj përgatituni që të përballeni me një periudhë aspak të lehtë.

Demi

Ky 7 shtator do të jetë mjaft i favorshëm për ju, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përgatituni për takime interesante. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ndaj përfitoni.

Binjakët

Pas një periudhe shumë të ngarkuar me stres, më në fund do të nisni të merrni frymë. Nëse jeni përballur me debate në familje apo me partnerin/en, mos u shqetësoni, pasi çdo gjë do të sistemohet. Këshillohet veçse që të bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Gaforrja

Gjatë kësaj fundjave më në fund do të mbusheni me frymë, pas problemeve profesionale dhe ligjore që keni pasur. Është momenti për tu rikarikuar, për t’iu përkushtuar njerëzve tuaj të zemrës dhe të mos bini pre e provokimeve.

Luani

Pas një fillim jave pozitive, do të përballeni me një sërë ndryshimesh. Bëni mirë që të dëgjoni të afërmit tuaj dhe ti mbështesni nëse ju kërkojnë ndihmë.

Virgjëresha

Pas disa ditëve të ngarkuara me stres, më në fund do të ndiheni më mirë. Nëse mundni dilni sa më shumë, pasi yjet janë në anën tuaj dhe premtojnë çlodhje.

Peshorja

Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të shmangni zënkat me njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni sa më të durueshëm, pasi situatat e ngarkuara do të kalojnë shumë shpejtë.

Akrepi

Karikohuni me energji këtë fundjavë, e meritoni. Pas javëve të vështira që keni kaluar, ka ardhur momenti që të qetësoheni. Sa i takon dashurisë do të ketë zhvillime premtuese.

Shigjetari

Ka ardhur momenti për tu përballur me disa situata të mbetura pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni projektet e reja, pasi është momenti për të vepruar, shkruan noa.al.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe do ju karikojë me energji. Për këtë arsye do të gjeni forcën për të bërë miqësi të reja dhe do të punoni për një projekt të cilin e keni shumë përzemër. Ju pret një fundjavë mjaft e favorshme.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Peshqit

Do të keni mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha mes fundjavës dhe fillimit të javës që vjen. E shtuna do të mundësojë rikuperim energjish, pasi më tej ju presin ditë të ngarkuara.

Mësuesja e “Petro Ninit” kërkon ndihmën e shqiptarëve: Po më shuhen djemtë para syve nga sëmundja e rrallë

Etleva Ruçi, një nënë dhe mësuese e përkushtuar në Gjimnazin “Petro Nini”, kërkon ndihmën e shqiptarëve. Pas humbjes së bashkëshortit, një oficer policie që i la mbi supe gjithë barrën e rritjes së dy djemve, Etleva sot po përballet me një sprovë të tmerrshme.

Djalin e madh, Tedi, 27 vjeç, e ka prekur një sëmundje e rrallë dhe që mund të ketë një fund tragjik, Adreno-Leuko Distrofi, që paralizon muskujt, dëmton sistemin nervor dhe nuk fal. Sikur mos mjaftonte kjo, para pak ditësh, ajo mori edhe goditjen tjetër, edhe djali i vogël, Noel 24 vjeç, është bartës i po këtij gjeni.

Në Shqipëri nuk ka kurim për këtë sëmundje. E vetmja shpresë mbetet jashtë vendit, në duart e mjekëve gjenetik dhe terapive me inxhinieri gjenetike që kushtojnë shumë. Noeli sapo ka mbaruar Universitetin me mesatare 9.8 dhe punon për të mbajtur familjen, ndërsa Tedi, i pamundur, përballet me një diagnozë që vetëm shpresën mund ta mbajë gjallë.

Ndërkohë, nëna e tyre, e mbetur e vetme dhe pa asnjë mundësi ekonomike, kërkon ndihmë nga shqiptarët për të shpëtuar djemtë e saj. Etleva nuk ka kërkuar kurrë asgjë. Ka jetuar me dinjitet dhe ndershmëri, ka dhënë dije brezave të rinj, por sot është në gjunjë përpara nesh.

U lutet shqiptarëve për ndihmë që të mos i shuhen dy drita e shtëpisë, të mos i marrë sëmundja djemtë e saj. JOQ Albania ka publikuar apelin e saj për ndihmë dhe i bashkohet thirrjes për shqiptarët, që të hapin zemrat dhe ta ndihmojnë.

Të dhënat për ndihmë: IBAN: AL64202111230000002800837768. Linku për të dhuruar në GoFoundMe (KLIKO KËTU).

MESAZHI I NËNËS PËR TË NDIHMUAR DJEMTË E SAJ:

I nderuar staf i redaksise! Ju shkruaj me shpirtin e renduar dhe zemren e plagosur. Jam Etleva Ruci, nene e dy djemve dhe mesuese ne Gjimnazin Petro Nini. Bashkeshorti (oficer policie) eshte ndare nga jeta dhe me eshte dashur te rrit e vetme djemte. Perpara nje viti djali i madh 27 vjec u semur. Pas nje kalvari te gjate dyerve te spitaleve,vetem perpara dy muajsh ju vu diagnoza e nje semundje shume te rralle gjenetike. Kjo semundje demton nervat, muskujt paralizohen dhe ka nje fund tragjik. Fatkeqesia per mua nuk mbaron ketu, sepse disa dite me pare mesova qe dhe djali tjeter 24 vjec eshte bartes i po ketij gjeni.

Djali sapo ka mbaruar Universitetin me mesatare 9.8 dhe punon per te me ndihmuar ne perballimin e kesaj situate

Kjo semundje qe kane djemte e mi Noel dhe Tedi nuk kurohet ne Shqiperi dhe kostot per mjekimin e saj jane shume te larta per mundesite tona. Me dhimbje dhe shpese ju drejtohem JU si ndihma e fundit. Kam Nuk kam kerkuar kurre me pare ndihme publike, kam punuar gjithe jeten me ndershmeri e dinjitet. Sot jam ne gjunje perpara jush, si nje nene qe po sheh gjithe jeten e saj te shuhet perpara syve

Kam hapur nje Go Fund Me. Dhe mbase ndonje mjek shqiptar qe punon ne bote si mjek gjenetist. Eshte semundje shume e rralle mjekohet me inxhinjeri gjenetike. Njeri djale eshte shume i semure por mos i iki dhe tjetri. Semundja quhet Adreno-Leuko Distrofi. Ju lutem me ndihmoni ta bej publik kete rast. Me shume besim e mirenjohje Etleva Ruci.

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon ashpër Izraeli

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, ka reaguar pas sulmeve të Iranit mbi Tel Aviv, duke theksuar së sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Katz tha se Irani “ka kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguajë një “çmim shumë të rëndë” për veprimet e tij.

Policia izraelite ka njoftuar se një municion iranian i kapur nga Izraeli, ka rënë në Distriktin Verior të vendit të premten në mbrëmje sipas kohës lokale.

“Në këtë fazë, nuk ka raportime për të lënduar, por janë raportuar dëme materiale”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia izraelite i ka kërkuar publikut të shmangë afrimin e vendeve ku kanë rënë raketat balistike iraniane.

“Njësitë e përforcuara dhe të trajnuara mirë të Policisë Izraelite, duke përfshirë ekipet taktike, skuadrat e reagimit ndaj emergjencave dhe vullnetarët, janë vendosur plotësisht në të gjithë vendin.

Këto ekipe do të mbërrijnë shpejt në çdo vendngjarje, do të sigurojnë zonën dhe do t’u mundësojnë ekspertëve të asgjësimit të bombave të neutralizojnë kërcënimet gjatë kryerjes së operacioneve të shpëtimit sipas nevojës”, tha në një deklaratë Njësia e Zëdhënësit të Policisë Izraelite, duke i bërë thirrje publikut të mos prekë municionet ose mbeturinat.

Sulmi mbi Tel Aviv, Khamenei: S’do të kemi mëshirë; Izraeli: Irani shkeli vijën e kuqe, goditi civilët

Rreth 150 raketa janë lëshuar nga Irani në drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi pas atij sulmi kirurgjikal të ushtrisë izraelite, që i mori jetën komandantëve kryesore të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarëve që çonin përpara programin bërthamor të vendit.

Sipas mediave në Izrael, IDF i ka njoftuar tanimë civilët se mund të largohen nga strehimoret.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se pas vlerësimit të situatës, Komanda e Frontit të Brendshëm lëshoi ??udhëzime se është e mundur të largohesh nga zona e mbrojtur dhe të vazhdohet të qëndrohet pranë saj në të gjitha rajonet e vendit.

“Ju kërkohet të vazhdoni t’i bindeni udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm dhe udhëzimeve që po ju shpërndahen”, shton deklarata.

Të paktën shtatë vende në dhe përreth Tel Avivit u goditën nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit këtë mbrëmje, tha një zyrtar ushtarak izraelit për The New York Times, pa specifikuar shkallën e dëmit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes në reagimin e parë pas kundërpërgjigjes së Teheranit tha se “Irani e ka shkelur vijën e kuqe duke guxuar të lëshojë raketa në qendrat e popullsisë civile në Izrael”.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët izraelitë dhe të sigurohemi që regjimi i ajatollahëve të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij kriminale”, tha Katz.

Ndërkohë, lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e paralajmëroi ofensivën hakmarrëse përkundrejt Izraelit përmes një postimi në platformën ‘X’ mbrëmjen e sotme, pak para se sulmi me raketa që goditën Tel Avivin dhe Jeruzalemin, të niste.

“Regjimi sionist ka bërë një gabim të madh, një gabim të rëndë dhe ka kryer një akt të pamatur. Me ndihmën e Zotit, pasojat e këtij veprimi do ta çojnë atë regjim drejt shkatërrimit. Kombi iranian nuk do të lejojë që gjaku i dëshmorëve të tij të vlefshëm të mbetet pa hakmarrje, dhe nuk do të injorojë shkeljen e hapësirës sonë ajrore”, tha Kahmenei.

Më tej lideri iranian shtoi se Forcat e Armatosura të vendit të tij janë të gatshme, dhe zyrtarët e lartë dhe i gjithë populli janë pas tyre.

“Sot, duhet t’i përgjigjemi fort identitetit të keq, të pështirë dhe terrorist sionist. Me ndihmën e Zotit, do të përgjigjemi me forcë dhe nuk do të tregojmë mëshirë ndaj tyre. Jeta me siguri do të bëhet e hidhur për sionistët. Regjimi sionist nuk do të shpëtojë i sigurt nga ky krim i tmerrshëm që ka kryer. Kjo është e sigurt: Forcat e Armatosura të Republikës Islamike do të japin goditje të rënda kundër këtij armiku të keq sionist. Populli iranian është me ne. Ata mbështesin Forcat e Armatosura, dhe Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin sionist, me vullnetin e Zotit”, shtoi në vijim Khamenei.

Sulmi i Izraelit natën e kaluar shkaktoi vdekjen e disa komandantëve të lartë iranianë, përfshirë Hossein Salami, komandantin e përgjithshëm të Gardës Revolucionare Islamike.

Teherani është një qytet që nuk ka parë luftë për dekada, që nga fundi i luftës Iran-Irak në fund të viteve 1980.

Ka pasur sulme të njëpasnjëshme midis Izraelit dhe Iranit, por këto nuk kishin në shënjestër qendrat kryesore të qyteteve apo ndërtesat e banimit.

Prandaj, ky është një moment shumë tronditës për miliona iranianë. Po godet shumë afër jetës së njerëzve.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian pretendoi se një pilote femër e Forcave Ajrore Izraelite u kap pasi avioni i saj luftarak u rrëzua gjatë operacionit, por Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e mohuan këtë.

Gjithashtu, Irani ka pretenduar se forcat e tij të mbrojtjes ajrore goditën dhe shkatërruan me sukses dy avionë F-35 si dhe një numër të madh dronësh të vegjël.

Putini fut duart në luftën Iran-Izrael/ Telefonata me Netanyahun: Jam gati që të…

Në bisedën e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti rus Vladimir Putin theksoi nevojën për të zgjidhur çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike, dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Kremlini zyrtar raportoi, duke shtuar se “u ra dakord që pala ruse do të vazhdojë të mbajë kontakte të ngushta me udhëheqjen e Iranit dhe Izraelit me qëllim zgjidhjen e situatës aktuale, e cila është e mbushur me pasoja katastrofike për të gjithë rajonin”.

Nga ana tjeter, në telefonatën e tij të me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti iranian Masud Pezeshkian tha se Irani “kurrë nuk do të kërkojë të pajiset me armë bërthamore”.
Kjo u raportua në një deklaratë nga presidenca iraniane.

“Republika Islamike e Iranit ka deklaruar gjithmonë se kurrë nuk do të kërkojë të pajiset me armë bërthamore dhe është e gatshme të ofrojë garanci në këtë çështje autoriteteve ndërkombëtare kompetente”, thuhet në deklaratë.

Përplasja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, “hyn në lojë” edhe SHBA

Ushtria amerikane po ndihmon Izraelin për t’i bërë ballë sulmeve të Iranit.

Shtetet e Bashkuara ndihmuan Izraelin të kapte raketat iraniane të premten në mbrëmje, thanë dy burime izraelite për CNN.

Një burim tha se edhe vende të tjera në rajon mbështetën mbrojtjen ajrore izraelite në një mënyrë të ngjashme me atë që kishin bërë në sulmet e mëparshme iraniane ndaj Izraelit.

Strukturat amerikane raportohet se po ndihmojnë në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, sipas zyrtarëve amerikanë. Përgjimet amerikane deri më tani janë kryer nga sisteme tokësore.

Raportohet se avionët luftarakë dhe anijet luftarake nuk janë përdorur deri më tani. Sipas Associated Press, si avionët luftarakë të Forcave Ajrore Amerikane ashtu edhe sistemet e mbrojtjes nga raketat me bazë në shkatërrues kanë kapur raketa në sulmet e mëparshme.

Pentagoni zhvendosi një numër asetesh ushtarake në rajon ditët e fundit, duke përfshirë shkatërrues të Marinës që do të pozicionohen pranë brigjeve izraelite për të ndihmuar në rrëzimin e raketave dhe sulmeve të tjera ajrore që priten pasi izraelitët nisën sulmin e tyre fillestar, raporton NBC News.

Në prill të vitit 2024, Irani lëshoi ​​më shumë se 300 predha – duke përfshirë rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike – drejt Izraelit, por “99%” e tyre u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe “partnerët” e tij, sipas ushtrisë izraelite.

49 aksidente ajrore që nga nisja e këtij viti, ish-piloti: Ja pse po rritet rreziku

Me plot 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima që nga fillimi i vitit 2025, një ish-pilot ka shpjeguar pse po rritet rreziku në transportin ajror.

Teksa janë regjistruar 250 viktima, ndër ngjarjet më të rënda janë përplasja e një avioni të American Airlines me një helikopter ushtarak dhe rrëzimi i fundit i një fluturimi nga India drejt Londrës. Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime te pasagjerët: A është ende e sigurt të fluturosh?

Shawn Pruchnicki, ish-pilot i Delta Connection dhe tani ekspert në hetimin e aksidenteve ajrore, thotë se nuk është i befasuar nga rritja e aksidenteve.

Ai, aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një incident të ngjashëm që e kishte përjetuar vetë në aeroportin JFK: “Refuzuam të kalonim në një pistë, edhe pse na ishte dhënë leje. Vetëm pak sekonda më pas, një Boeing 747 kaloi me shpejtësi përpara nesh. Po të kishim ndjekur udhëzimin, do ishim përplasur.”

Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: “Janë të rraskapitur dhe e dinë se një gabim i vetëm mund të kushtojë jetë.”

Si dhe unësimi i pilotëve me përvojë të pamjaftueshme: “Linjat ajrore po nxitin trajnimin e pilotëve me më pak orë fluturimi për të plotësuar boshllëqet. Kjo shton rrezikun.”

Megjithatë siguria në fluturim mbetet në nivele relativisht të larta.

“Na duhen investime në teknologji që e përforcojnë rolin e njeriut, jo që e zëvendësojnë atë”-sugjeron eksperti.

Ai thekson se rreziku nuk qëndron në një gabim të vetëm, por në një sistem të tërë nën presion: staf i pamjaftueshëm, trajnim i dobët dhe trafik ajror gjithnjë në rritje.

Gjendet zgjidhja! Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Me ardhjen e ditëve të ngrohta dhe rritjen e temperaturave, koha e kaluar jashtë në natyrë, në oborre, kopshte apo tarraca bëhet më e shpeshtë dhe më e këndshme. Por njëkohësisht, kjo periudhë sjell edhe një rrezik të fshehur që shpesh neglizhohet: shfaqjen e gjarpërinjve në ambientet rreth shtëpisë.

Në shumë zona të Shqipërisë, gjarpërinjtë janë pjesë natyrore e ekosistemit, por kur futen në ambiente të banuara apo rekreative, ato shkaktojnë panik dhe mund të përbëjnë rrezik, sidomos për fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Për fat të mirë, ka mënyra të thjeshta, natyrale dhe ekonomike për të mbajtur larg këta “mysafirë të padëshiruar”, pa përdorur pesticide të rrezikshme ose metoda të shtrenjta.


🧂 Soda e bukës – aleati i pazakontë nga kuzhina

Një nga truket më të përhapura kohët e fundit në rrjetet sociale, e mbështetur edhe nga disa praktikues të kopshtarisë, është përdorimi i sodës së bukës për të larguar gjarpërinjtë. Ky përbërës i zakonshëm që ndodhet pothuajse në çdo kuzhinë, nuk është vetëm për kuzhinë dhe pastrim – ai mund të përdoret edhe si një repelent natyral.

Sipas përdoruesve dhe disa ekspertëve të kopshtarisë, spërkatja e sodës së bukës rreth perimetrit të oborrit, në hyrje të garazhit, në bodrume apo hapësira të errëta, krijon një barrierë me aromë dhe teksturë që gjarpërinjtë nuk e pëlqejnë. Megjithëse nuk është një zgjidhje 100% e garantuar shkencërisht, kombinimi i saj me masa të tjera preventive e bën efektin shumë më të dukshëm.


🧹 Rregullsia në oborr – hapi më i rëndësishëm

Ekspertët bien dakord në një pikë: parandalimi është masa më efektive për të mos u përballur me gjarpërinjtë.

Ja çfarë duhet të bëni:

  • Kositni barin rregullisht dhe shmangni zonat me bar të gjatë ose të thatë.
  • Hiqni gurët, degët, copat e drurit apo mbeturinat e ndërtimit, sepse janë vende ideale ku gjarpërinjtë mund të fshihen dhe të ngrohen.
  • Kontrolloni strukturat prej druri ose paletat që mund të jenë të lëna pranë shtëpisë.
  • Mos grumbulloni ushqime për kafshët apo mbeturina që mund të tërheqin brejtës – një burim ushqimi për gjarpërinjtë.

🌫️ Naftalina – një “parfum” që i tremb

Një tjetër metodë shumë e përdorur, veçanërisht në zonat rurale, është naftalina. E njohur për përdorimin e saj kundër insekteve apo minjve, ajo ka një aromë shumë të fortë që gjarpërinjtë e perceptojnë dhe e shmangin.

Përdorimi më i mirë është duke:

  1. Vendosur disa topa naftaline në një shishe plastike të shpueshme me vrima të vogla,
  2. Vendosur shishen në pjesë strategjike të oborrit – nën strehë, pranë garazheve, murit të jashtëm ose pranë një fushe me bar të dendur,
  3. Ngritja e shishes nga toka në mënyrë që shiu të mos e shpërbëjë naftalinën, por aroma të përhapet gradualisht në ajër.

🌿 Truke të tjera natyrale

Përveç sodës së bukës dhe naftalinës, disa njerëz përdorin edhe:

  • Lëvozhgë hudhre apo spec djegës pluhur të shpërndarë në perimetër,
  • Vaj esencial të nenexhikut ose karafilit, të përziera me ujë dhe të spërkatura rreth shtëpisë,
  • Rrjeta metalike mbrojtëse për të mbyllur çdo hapësirë të vogël nga ku gjarpërinjtë mund të futen në bodrum, garazh ose kasolle.

🐍 Po nëse shfaqet një gjarpër?

Në rast se përballeni me një gjarpër në oborr ose në afërsi të shtëpisë:

  • Mos e provokoni dhe mos përpiquni ta largoni me forcë.
  • Mbani fëmijët dhe kafshët larg.
  • Njoftoni menjëherë shërbimet e emergjencës ose një ekspert të specializuar në trajtimin e kafshëve të egra.

✅ Oborri i pastër, mendja e qetë

Me masa të thjeshta, të lira dhe natyrale, ju mund të krijoni një zonë të sigurt në oborrin dhe kopshtin tuaj, ku të shijoni verën pa frikë nga gjarpërinjtë. Një përzierje e kujdesit të përditshëm, metodave tradicionale dhe trukeve të thjeshta, do t’ju ndihmojë të qëndroni një hap përpara këtyre zvarranikëve të padëshiruar.

Pra, mos prisni që të shfaqet rreziku – merrni masa sot për një ambient të sigurt nesër!

Thuajse të gjithë inj orantë, sa vite shkollë kishin anëtarët e PPSH që morën drejtimin e vendit në 1948

Shqipëria, një nga vendet më të izoluara të Europës për rreth gjysmë shekulli, kaloi përmes një prej diktaturave më të egra dhe më të gjata të kontinentit. Pushteti absolut që Partia e Punës e Shqipërisë (PPSh) ushtroi mbi popullin shqiptar nuk buronte vetëm nga dhuna, terrori dhe propaganda, por edhe nga një faktor tjetër thelbësor: nivel jashtëzakonisht i ulët arsimimi i atyre që e morën drejtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky realitet i dhimbshëm është konfirmuar edhe përmes të dhënave statistikore që janë risjellë në vëmendje nga faqja “Albanian Stats”, e cila ka publikuar shifra që flasin vetë për përbërjen arsimore të udhëheqjes komuniste në vitin 1948 – vetëm tri vite pasi Shqipëria u shpall republikë popullore dhe nisi ndërtimi i shtetit të centralizuar totalitar.

Shifrat që flasin për vetë natyrën e pushtetit

Sipas këtyre të dhënave:

  • 18% e anëtarëve të Partisë së Punës në atë kohë nuk kishin asnjë lloj arsimimi formal. Këta ishin individë që nuk kishin ndjekur as shkollën fillore – pra, nuk dinin as të lexonin e as të shkruanin.
  • 68% kishin vetëm shkollën fillore, çka tregon një nivel shumë bazik edukimi, mjaftueshëm vetëm për funksione mekanike, por absolutisht i papërshtatshëm për të kuptuar konceptet e administrimit shtetëror apo drejtimit ekonomik.
  • 12% kishin ndjekur 1 deri në 4 vite gjimnaz, por pa e përfunduar atë.
  • Vetëm 3% kishin ndonjë lloj shkollimi të mëtejshëm, përfshirë ndoshta edhe ndonjë trajnim teknik apo edukim profesional minimal.

Pushteti i paditurisë dhe pasojat që pasuan

Këto statistika nuk janë thjesht numra të thatë; ato përfaqësojnë një të vërtetë të dhimbshme: Shqipëria u drejtua për dekada nga njerëz pa dije, pa arsimim, dhe shpesh pa asnjë përvojë menaxheriale apo kulturore. Dhe kjo nuk ishte rastësi – ishte një politikë e vetëdijshme e sistemit, që u frikësohej elitave të vjetra, njerëzve me dije dhe mendim kritik, të cilët i përjashtoi, i internoi, dhe në shumë raste i eleminoi fizikisht.

Për pasojë, politika u mbush me militantë, komisarë, spiunë dhe njerëz të bindur, jo të aftë. Një brez i tërë u rrit në varfëri, frikë dhe injorancë të programuar, ndërsa arsimi u kthye në vegël propagande dhe jo në mjet zhvillimi.

Një trashëgimi e zymtë që ndikon ende

Pasojat e këtij orientimi vazhdojnë të ndihen edhe sot, në një shoqëri që ende përballet me pasojat e mungesës së trashëgimisë intelektuale, me institucione të dobëta dhe me një sistem arsimor që ka pasur nevojë për rikonstruktim të thellë që nga rrënjët. Elitat e shkatërruara, inteligjenca e përjashtuar dhe kultura e urrejtjes ndaj dijes që u mboll për dekada, krijuan një shoqëri të traumatizuar, e cila edhe sot vuan për të ndërtuar një klasë politike të mirëarsimuar dhe me integritet.

Përfundim

Në një kohë kur në vende të tjera europiane elitat politike formoheshin në universitete, akademi dhe qarqe shkencore, në Shqipëri drejtimin e merrnin njerëz që nuk kishin kaluar klasën e katërt. Ky realitet i hidhur nuk duhet harruar – jo për të nxitur përçmim, por për të kuptuar më mirë pse ndodhën kaq shumë padrejtësi, pse vendi u izolua dhe pse shoqëria shqiptare mbeti për dekada e mbyllur në errësirë.

Të rikujtosh këto fakte nuk është nostalgji për të kaluarën, por përgjegjësi ndaj së ardhmes.