Dikur t aIIej me Joe Biden, por e pësoi vetë! Ja çfarë i ndodhi Donald Trump-it

Një incident ka ndodhur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Donald Trump, ai që dikur “tallej” me Joe Biden, është penguar vetë teksa ishte duke hipur në bordin e avionit presidencial Air Force One, gjatë udhëtimit drejt Camp David.

Incidenti ndodhi pas një ndalese në Hagerstoën, Maryland, ku Trump zhvilloi një bisedë të shkurtër me gazetarët.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, më herët është tallur me ish-presidentin Biden për pengesat e tij gjatë ngjitjes së shkallëve. Por, si duket kësaj here e njëjta gjë i ndodhi vetë Trump dhe video e momentit kur ai pengohet është duke bërë xhiron e rrjetit.

“Tani është koha që Trump të pajiset me karrocë për të moshuar”, thotë një prej komentuesve në rrjetet sociale.

VIDEO

Porja: Erdhi i nxehti afrikan, ja qytetet më “të nxehta”

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës.

Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”,-tha Porja.

“1500 euro për një foto gishti” – Këngëtarja shqiptare zbulon sa fiton në ‘OnlyFans’ nga përmbajtjet in time

Këngëtarja Enca Haxhia, ka bërë një rikthim në vëmendjen e publikut, këtë herë duke zbuluar disa detaje interesante nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”. Pas një periudhe qetësie në muzikë, Enca ka shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo platformë për të krijuar burime të tjera të të ardhurave.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja nuk u kursye nga komentet e drejtpërdrejta dhe humoristike kur u pyet për shumat që ajo mund të fitojë për përmbajtje ekskluzive që ndan me ndjekësit e saj. Ajo u shpreh me shumë qetësi dhe pa u ndalur: “1500 euro është vetëm për një gisht”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe shuma më të mëdha për përmbajtje të tjera më të ndjeshme. Kjo përgjigje shpërtheu në të qeshura në studio dhe shpejt u komentua masivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe fansat e saj reaguan me habi për shumat që mund të fitohen në këtë platformë.

Gianni De Biasi rikthehet në Shqipëri, ja klubi i “Superiores” që pritet të drejtojë

Pas periudhës së lavdishme nën drejtimin e Kombëtares shqiptare, duket se Gianni De Biazi është drejt rikthimit në vendin tonë.

Këtë herë jo nën drejtimin e ekipit kombëtar, por si trajneri i një ekipi të kampionatit në Shqipëri. Sipas “Panorama Sport”, teknikut italian, që zotëron edhe pasaportën shqiptare, i është bërë një ofertë konkrete nga Flamurtari.

Ekipi vlonjat arriti të siguronte këtë sezon ngjitjen në kategorinë superiore, duke u renditur i dyti në kategorinë e parë. Pas kësaj, presidenti i klubit Sinan Idrizi duket se ka vendosur që ky rikthim në elitën e futbollit shqiptar të jetë i “vrullshëm” dhe me surpriza.

Raportohet se Idrizi ka zhvilluar një takim në fundjavë me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Taren, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë. Sipas “panorama Sport”, Tare ka ndërmjetësuar edhe një takim mes Idrizit dhe De Biazit, ku është diskutuar pikërisht për pankinën e Flamurtarit, pwr sezonin e ri 2025-2026.

Nuk dihet më shumë se çfarë është diskutuar konkretisht dhe se çfarë i ka thënë De Biasi, Idrizit.

Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.

Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes

Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.

Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.

Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.

Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar?

Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTO- t që ngrenë dyshimet

Së fundmi influencerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha është përfolur se ka nisur një histori të re dashurie, pas ndarjes me reperin Ledri Vula.

Fillimisht u aludua se influencerja ishte në një romancë me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës. Por së fundmi referuar postimeve të bërë në rrjet, është krijuar një ide se kush është djali misterizo që i vodhi zemrën Sarës.

Teksa kaloi fundjavën buzë detit, Sara Hoxha është parë shumë pranë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Ka qenë dyshja në fjalë ata që kanë lënë hapësirë për aludime të tilla pas Fullani publikoi një foto nga bregu i detit. E pak çaste pas tij, nga i njëjti vend ka postuar dhe Sara.

Për rrjedhojë në rrjet është përfolur se dyshja në fjalë mund të jenë në lidhje, por ata mund të jenë edhe pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë postimet e bëra së fundmi kanë dëshmuar se të shpeshta kanë qenë rastet kur dyshja në fjalë ka postuar nga i njëjti vend.

Kujdes/ Mos dilni nga shtëpia, nuk do ta besoni ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

10 Qershorit 2025 vjen me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do të jetë e qetë dhe e kthjellët, ndërsa pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave lokale në zonat malore dhe veriore.

Paraditja do të karakterizohet nga diell dhe temperaturë e lartë në të gjithë vendin. Qytetet e bregdetit dhe qendra urbane si Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Fier pritet të kenë mot të favorshëm për aktivitete në natyrë.

Pasditja, megjithatë, sjell reshje të përkohshme dhe ndonjë stuhi lokale në zona si Kukës, Pukë, Tropojë dhe Dibër. Ky destabilizim do të zgjasë vetëm disa orë dhe nuk do të ndikojë në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat:

Minimumet: 15°C – 22°C
Maksimumet: 28°C – 34°C
Më të larta në jugperëndim (Berat, Gjirokastër)
Më të freskëta në verilindje (Peshkopi, Kukës)
Parashikimi për qytetet kryesore:

Tiranë: Diell gjatë gjithë ditës – 22°C / 33°C
Shkodër: Vranësira pasdite, reshje të lehta – 20°C / 30°C
Durrës: Mot i kthjellët dhe i ngrohtë – 23°C / 32°C
Korçë: Freski dhe kthjellime – 16°C / 27°C
Vlorë: Mot ideal për bregdet – 24°C / 34°C

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

Sikur të mos mjaftonin shtullungat e mëdha të tymit që mbuluan qytetin për shkak të zjarrit tek fusha e mbetjeve, disa zona të Vlorës kanë mbetur edhe pa ujë dhe pa energji elektrike në mes të sezonit turistik.

Lajmin e ka bërë me dije vetë institucioni i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, e cila thotë se ditën e djeshme ka patur probleme me shpërndarjen e ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit.

Ndërkohë, gjatë mesnatës, bëhet me dije se ka patur një avari në sistem edhe tek stacionin kryesor nr.4 i Ujësjellësit dhe për këtë shkak raportohet se vlonjatët do ngelen pa ujë edhe ditën e sotme, deri në normalizimin e situatës, pasi do të ketë edhe stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre

NJOFTIMI

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe bizneset se gjatë ditës së djeshme ka patur stakime të energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit, të cilat kanë krijuar anomali në drejtim të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

Gjithashtu mesnatën e kaluar është stakuar Stacionin kryesor Nr.4 i Ujësjellësit për shkak të një avarie në sistem. Si rrjedhojë, qyteti i Vlorës nuk është furnizuar me ujë gjatë orarit të mëngjesit të sotëm.

Kjo anomali e krijuar, deri në normalizimin e situatës për vendosjen e Stacioneve në punë, do të shoqërohet gjatë ditës së sotme edhe me stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre për t’i dhënë akses furnizimit të depove.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë po punon me ritme për të përfunduar në një kohë të shkurtër këto ndërhyrje të domosdoshme.

9 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 9 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë.

Euro blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.5 lekë dhe shitet me 116.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Misteri që rrethon υ▪︎ekjen e 26-vjeçarit shqiptar: U aksidentua dhe ra poshtë urës, u gjet pas 8 orësh…

26-vjeçari Ideal Halabaku i gjet i vdekur pasditen e djeshme në Kosovë, pranë Urës së Kaçanikut.

Policia njoftoi se i riu ishte përfshirë në një aksident me makinë dhe gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendngjarja, kishte rënë nga ura, ku u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit. Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ndërsa tek në ora 13:15 ishte gjetur nga një qytetar.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë.

Megjithatë, e gjithë ngjarja është përfshirë ngas mister, pasi policia njoftoi më pas se vdekja e tij nuk kishte ardhur si pasojë e aksidentit. Policia pritet të japë të tjera detaje në vazhdim, ndërsa trupi i të riut u dërgua në morg, ku pritet t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

Për rastin reagoi ditën e djeshme dhe kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pasi Halabaku ishte banor i kësaj zone.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, tha Sokol Haliti