U qëllua me gotë kartoni? Ja si u shtir lojtari serb, filmimet e nxjerrin zbuluar (VIDEO)

Serbia doli me një pikë nga Tirana në ndeshjen ndaj Shqipërisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kamerat kanë kapur një moment gjatë ndeshjes, teksa lojtari serb Strahinja Erakovic bën sikur goditet nga tifozët, edhe pse shihet qartë që asnjë send nuk niset në drejtim të tij.

Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha kuptoi gjithçka dhe i kërkoi Erakovicit që të ngrihet. “Ngrihu”, i tha Hoxha atij. Ndeshja Shqipëri-Serbi u zhvillua në “Arenën Kombëtare”.

Sfida në Tiranë, Federata serbe: FSHF na priti shumë mirë, tifozët një njollë e madhe, lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

Federata serbe ka reaguar në lidhje me ndeshjen e së shtunës ku Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare”, për sfidën e tretë të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndërsa falënderojnë FSHF-në dhe Dukën për pritjen, thekojnë se sjellja e tifozëve shqiptarë ishte e shëmtuar

Deklarata e plotë:

Përpara të vërtetës së shëmtuar me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, dëshirojmë të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, u pritën jashtëzakonisht mirë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti i saj, Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ju treguat respekt për ne.

Fatkeqësisht, skena nga tribunat që bota e futbollit nuk do të donte t’i shihte, skena që UEFA i ka luftuar prej vitesh përmes organeve dhe rregulloreve të saj, kanë hedhur një njollë të madhe në lidhje me sjelljet e tifozëve. Shoqata e Futbollit e Serbisë dënon fuqimisht shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve ndaj organizatave terroriste.

Kur fjalët nuk mjaftonin, lojtarët tanë të futbollit u kërcënuan edhe fizikisht. Monedha, gota dhe shishe fluturuan nga tribunat, gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen në disa raste dhe spiker-i zyrtar bëri gjithashtu njoftimin e tij, por të gjitha pa rezultate.

Kjo situatë filloi me fishkëllimat dhe vazhduan me brohoritje që jo vetëm që shkelin frymën e sportivitetit dhe atmosferën e lojës, por gjithashtu kërcënojnë drejtpërdrejt parimet e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli supozohet të promovojë.

Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, dënojmë gjithçka që mund të dëgjohej dhe shihej nga tribunat e Stadiumit Kombëtar.

Së fundmi, do të donim të trajtonim tekstet që u japin një kontekst negativ deklaratave nga konferenca për shtyp e trajnerit Dragan Stojkovi?, të cilat bien ndesh me atë që u tha.

“Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.

Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për “mbështetje të ekstremistëve” dhe “lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë”. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner, tha trajneri i ekipit tonë kombëtar.

Shqipëri-Serbi/ Modelja befason: Biletën e ndeshjes ma siguroi Armando Duka, i bëra një…

Probleme të shumta u regjistruan me shpërndarjen e biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku u la jashtë tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, duke u justifikuar me faktin se biletat do të shpërndaheshin me shorte, për ta patur mundësinë çdo kush që të merrte.

Në shkallët e stadiumit kamera filmoi shumë vajza të showbizit shqiptar si Erjola Doçi, Rike Roçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura, po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari, prokurorët e SPAK, drejtorët e drejtorive, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, ministret e Edi Ramës, që zor të besohet se shorteu kishte përcaktuar si fitues të gjitha këta “VIP-a”, por biletat duket se janë përdorur thjesht si qoka.

Këtë gjë e ka nxjerrë zbuluar vetë një prej protagonisteve, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura, e cila teksa u pyet mbrëmjen e djeshme në një emision në Kosovë, ajo nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën e kishte siguruar pas një telefonate.

FSHF është shndërruar prej vitesh në një biznes privat i Armando Dukës, i cili po ashtu edhe kombëtaren shqiptare e trajton si të tillë.

BISEDA

Bylbyl Sokoli: Si e keni siguru biletën?

Xhuli Nura: Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem

Bylbyl Sokoli: Sepse dihet publikisht, mënyra se si janë ble biletat, kanë qenë më short

Xhuli Nura: Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri.

Bylbyl Sokoli: Edhe Gëzimin pyeteni a ka mundur të sigurojë biletë apo s’ka mundur

Gëzimi nga tifogrupi “Tifazat Kuqezi”: Jo Gëzimi s’ka ça me fol, edhe vetë e tha që i ka telefon Armando Dukës dhe e ka marrë, tash pa dash me të nënçmu as ty as një shqiptar, prej A deri në ZH. Është shumë zhgënjyese edhe për mua edhe për ata tifozë që janë si unë edhe tifogrupi jonë që 21 vjet shkojmë dhe e përkrahim kombëtaren edhe dënohemi edhe jemi jashtë, edhe ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe, më mirë mos e kisha dëgjuar.

Xhuli Nura: Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjznaf që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty./Boldnews

Ronaldo zyrtarizon të ardhmen e tij, ja ku do të luajë ylli portugez sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij duke fituar për herë të dytë Ligën e Kombeve të UEFA-s, këtë herë pas një finaleje dramatike kundër Spanjës, e fituar nga Portugalia me penallti.

Ylli portugez, i cili shënoi një tjetër gol në këtë sukses, ka arritur në kuotën e 938 golave në karrierë dhe ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

Në përfundim të finales në Mynih, Ronaldo sqaroi çdo paqartësi për të ardhmen e tij. I pyetur nëse do të vazhdojë te Al-Nassr, ai u përgjigj prerazi: “Po”, duke shtuar: “Praktikisht, asgjë nuk ndryshon”.

Megjithëse është në moshën 40-vjeçare, “fenomeni portugez” synon të arrijë 1000 gola në karrierë dhe të vazhdojë të luftojë për trofe si protagonist. Ai theksoi se për momentin pensionimi nuk është në axhendën e tij: “Ju tashmë e dini sa vjeç jam, padyshim që jam më afër fundit sesa fillimit, por duhet të shijoj çdo moment. Nëse nuk dëmtohem rëndë, do të vazhdoj”.

CR7 kishte dhënë sinjale për të ardhmen disa ditë më parë, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në versionin e ri të Kupës së Botës për Klube, pavarësisht interesimit dhe ofertave të shumta.

Gjatë finales ai pësoi një dëmtim në minutën e 88-të, por kjo nuk e pengoi të ndihmonte ekipin drejt suksesit.

“E ndjeva dëmtimin që nga ngrohja, më kishte shqetësuar për një kohë. Por për Portugalinë, edhe nëse do të thyeja një këmbë, do ta bëja. Duhej të luaja dhe i dhashë gjithçka”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes.

Një tjetër titull për koleksionin e një prej legjendave më të mëdha të historisë së futbollit, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë tifozësh në mbarë botën.

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor.

Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike. Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën.

Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

“70 lekë kilja e domates, 40 kastraveci”, produktet shqiptare “mbysin” tregun bullgar! Revoltohen fermerët vendas

Pas breshërëve të fundit që dëmtuan rëndë të korrat e shumë fermerëve vendas, një fluks perimesh shqiptare dhe greke ka hyrë në tregun bullgar, sipas Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave.

Shoqata bullgare raporton se prodhimet e importuara po përzihen me mallra të rritura në vend dhe shiten si produkte vendase në tezgat e tregut. Sipas Nova TV, shoqata ka shprehur gatishmërinë për të organizuar protesta nëse mbikëqyrja e tregut nuk forcohet.

Marin Genurov, kryetar i shoqatës, theksoi një trend në rritje të importimit të prodhimeve me kosto më të ulët, veçanërisht domateve dhe kastravecave të rritura në sera. Ai vuri në dukje se ka informacione që sugjerojnë se perimet po rieksportohen nga Shqipëria përmes Greqisë dhe shiten në Bullgari me çmime të ulura. “Domatet po mbërrijnë me çmime deri në 1.50 leva (77 lekë) për kilogram, dhe kastravecat midis 0.80 dhe 1.20 leva (40-60 lekë),” deklaroi Genurov. “Në të kundërt, prodhime të ngjashme të rritura në Bullgari kushtojnë të paktën 1 leva më shumë.”

Ivan Kaburov, nënkryetar i shoqatës, shtoi se perimet e importuara shpesh janë me cilësi më të ulët dhe më pak tërheqëse nga ana vizuale, me avantazhin e tyre kryesor konkurrues që është çmimi i tyre më i ulët. Ai shpjegoi se kostoja e prodhimit për perimet bullgare të serrave është afërsisht 1.23 euro për kilogram. Në krahasim, ato aktualisht shiten për rreth 0.72 euro, duke rezultuar në humbje financiare për prodhuesit vendas. Ai i bëri thirrje Agjencisë Bullgare të Ushqimit dhe Bujqësisë të marrë një rol më aktiv në rregullimin e importeve, tregjeve dhe panaireve për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe për të mbrojtur prodhimin vendas.

Pasi fshiu këngët nga YouTube, Fifi ndërmerr një tjetër hap ndaj Eglit – Reagon edhe Egli (FOTO)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi ndërtuan një raport të afërt që u reflektua si në jetën private ashtu edhe në bashkëpunimet artistike.

Këngët “Shuj shuj” dhe “Ku je nis” u publikuan si pjesë e një projekti të përbashkët që mori vëmendje të madhe nga publiku.

Por miqësia e tyre duket se ka marrë fund. Fillimisht “Loki Magazine” vuri re se bashkëpunimet muzikore janë fshirë nga platforma YouTube pa asnjë shpjegim. Tani, situata ka marrë një tjetër kthesë.

Fifi ka fshirë të gjitha fotografitë me Eglin nga profili i saj në Instagram, përfshirë edhe ato nga prapaskenat dhe promovimet e projekteve muzikore të përbashkëta.

Po të njëjtin veprim ka bërë edhe Egli, duke larguar çdo gjurmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënies me Fifin nga rrjetet sociale.

Ky hap vjen mes raportimeve se krisja mes dy artisteve lidhet me ndarjen e fitimeve nga kënga, ku mësohet se Fifi kishte investuar vetë në videoklipin muzikor, duke çuar në një përplasje financiare dhe prishje të marrëdhënies.

‘Te nderuara k*rνa…’ G Bani trondit femrat me sinqeritetin e tij prej 12 pikash

G Bani ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërthyer me një mesazh që ka tronditur ndjekësit. Në një postim të papritur në Instagram Story, ai ka listuar 12 pika të detajizuara për të gjitha femrat që mund të bien në dashuri me të, duke u paraqitur si i sinqertë, brutal dhe pa filtra. Mesazhi i tij fillon me fjalët e forta:

“Të nderuara k*rva! Para se të bi sërish në dashuri me ndonjëren prej jush…”

Por ç’ka pason nga kjo fillim do të ngrejë sigurisht disa pyetje. G Bani ka bërë një përmbledhje të hapur që zbulon disa detaje që shumë do t’i konsideronin të rrezikshme për reputacionin e tij. Ai shprehet se:

– Nuk ka para, nuk ka pasuri, as në bankë e as cash. Një deklaratë tronditëse që reflekton një realitet të vështirë ekonomik, i cili ndikon në perceptimin që femrat mund të kenë për të.

– Është pa punë dhe nuk merr rrogë. Një tjetër detaj që e vendos atë në një pozicion të vështirë, duke nënkuptuar se është një person që është në kërkim të identitetit personal dhe profesional.

– Nuk pi drogë, por pi duhan. Kjo formë e vetë-identifikimit e bën atë më të afërt dhe ndoshta më të besueshëm për ata që e ndjekin.

– Ai është tepër xheloz, aq sa të bllokon vetëm për ndjenja. Kjo ndjenjë sugjeron një anë të errët të karakterit të tij, e cila mund të shkaktojë telashe në marrëdhëniet e tij.

– Sipas tij, nuk godet femra, por nëse situata përshkallëzohet, ai largohet. Ky aspekt mund të jetë ndihmesë për ata që e ndjekin, por gjithashtu ngre pikëpyetje mbi menagjimin e emocioneve.

– Ai krekoset se dashurinë nuk e tradhton kurrë, një premtim që duket në kontradiktë me xhelozinë e tij të deklaruar. Kur nuk ndjen më, ai thekson se nuk luan me fjalë, duke nënkuptuar një ndjesi të qartë të etikës.

– Ai përmend se pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-të dashurat ditë e natë, dhe shpesh, fiksimi ndaj dikujt i zgjat me vite. Ky detaj rrit thellësinë e karakterit të tij dhe ndihmon të kuptohet se ai nuk është një person i thjeshtë.

Një nga shprehjet më të diskutueshme nga postimi i tij është: “Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua.” Kjo formë e sinqeritetit mbase mbase i duket shumë e drejtpërdrejtë për ndjekësit.

Sinqeriteti mbase pak i tepruar i G Bani në këtë postim ka ngritur pikëpyetje nëse është i qëlluar si postim publik apo jo. Kjo lëvizje e tij mund të interpretohet si një përpjekje për të rikuperuar imazhin e tij në një shoqëri që shpesh është kritike ndaj sjelljeve personale por gjithashtu e joshur nga ato që ofrojnë transparencë.

Autobusi me studentë përρΙaset me një fυrgon, hυmbin jetën Ι5 ρ. esrona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte studentë nga Universiti Pendidikan Sultan Idris është përplasur në një autostradë malajziane në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:10 të mëngjesit në Autostradën Lindje-Perëndim, pranë Tasik Banding në qytetin Gerik, në shtetin Perak, sipas raportimeve të mediave lokale.

Autobusi po udhëtonte nga Jerteh, në shtetin Terengganu drejt kampusit kryesor të universitetit në Tanjung Malim, Perak.

Sipas autoriteteve, në autobus ndodheshin 48 persona, 42 studentë, një shofer, një shoqërues dhe katër persona të tjerë në një automjet tjetër tip MPV.

Një ekip prej katër zjarrfikësish nga Stacioni i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gerik mbërriti në vendngjarje rreth një orë më vonë dhe gjeti autobusin të përmbysur.

Ndihmës drejtori i operacioneve të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Perakut, Sabarodzi Nor Ahmad, tha se 13 studentë humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Gjithashtu, 33 persona të tjerë mbetën të plagosur, duke pësuar thyerje në këmbë, duar dhe dëmtime të tjera të lehta.

Në jug të Shqipërisë, roboti zëvendëson kamarierin /VIDEO

Duket se bizneset në jug të vendit, në nisje të sezonit turistik, kanë gjetur zgjidhje për mungesën e punëtorëve.

Në një video të kapur në një nga baret në bregdet, shihet se në vend të një kamerieri është një robot, i cili u shërben klientëve pa fjalë.

Roboti lëviz mes tavolinave dhe shpërndan porositë pa komunikim verbal, duke sjellë një mënyrë të re shërbimi në zonat turistike. Kafeneja ndodhet në një nga qytetet bregdetare dhe kjo është hera e parë që përdor një robot për të ndihmuar në shërbim.

Video Player