Hati ‘Tik-Tok-ut’ ndanë foto nga dhoma e saj luksoze, ja si duket

Hati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të vogël nga dhoma e saj e re, por aq sa u pa, mjaftoi për të bërë përshtypje të madhe. Me një dizajn modern, linja të pastra dhe ndriçim të sofistikuar, hapësira duket e kuruar në çdo detaj.

“Ta ju tregoj paaaak fare nga dhoma ime e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke e shoqëruar me një emoji, si për të treguar që surprizat e vërteta ende nuk janë zbuluar.

Nga ajo që shihet, dhoma premton të jetë një ambient i ngrohtë, funksional dhe estetikisht i mrekullueshëm – një dhomë ëndrrash për shumëkënd! Fansat mezi presin të shohin më shumë nga ky transformim i ri në jetën e saj.

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.

Ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.

Duke folur në institutin “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi reagimet e ngadalta të Perëndimit ndaj nevojave të Ukrainës. Ai tha se vonesat në dërgimin e tankeve Abrams, avionëve F-16 dhe armatimeve të tjera i kanë kushtuar shumë Ukrainës në fushën e betejës.

“Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.

Ai kritikoi si ish-presidentin Joe Biden për hezitimet në armatosjen e Ukrainës, ashtu edhe presidentin Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit. Petraeus tha gjithashtu se Britania duhet të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, pasi sipas tij, ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm parandalues.

“Mos i jep zemrës shpresa, si të vjen…”- Jozi vjen me një dedikim për Loredanën?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Jozi, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Dhimbje”, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale për shkak të mesazhit të dyshuar të fshehur.

Fansat kanë filluar të spekulojnë se kënga është një dedikim për Loredanën, me të cilën Jozi krijoi një lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Marrëdhënia e tyre përfundoi papritur dhe pa asnjë dalje publike në çift, pas incidentit ku Jozi goditi me shpullë Gjestin gjatë një debati të ashpër në BBVA4.

Një pjesë e tekstit që ka ngjallur më shumë reagime thotë:

“Mos i jep ksaj zemre shpresa,

i durova 1000 të zeza,

dhimbjen kaloje nga vetja,

si t’vjen me t’u kthy e njëjta.”

Për momentin, as Jozi dhe as Loredana nuk kanë reaguar në lidhje me spekulimet, por fansat mbeten të bindur se kënga është reflektim i ndjenjave të pathëna dhe zhgënjimit pas ndarjes.

Horoskopi i muajit qershor për të gjitha shenjat e horoskopit: Tensione, fillime të reja, por edhe dhurata për këto shenja

Çdo fillim muaji na bën kureshtarë për mesazhin e yjeve, paralajmërimet e tyre apo edhe surprizat që kanë rezervuar. Chrysanthi Kalogeri, astrologia e programit “Shije Shtëpie” është gjithnjë e gatshme për të na zbuluar se çfarë na pret çdo muaj e në këtë rast, në qershor.

Kjo është një periudhë ku do të shkojmë drejt vendimeve të mëdha dhe kapitujve të rinj. Do të ndiejmë ndikimin e bukur të Jupiterit, begatinë që sjell, forcimin e lidhjeve familjare dhe rritjen e financave. Rreth mesit të muajit nuk mungojnë tensionet, por gjithçka na çon drejt fillimeve të reja. Planetët kanë rezervuar dhurata dhe më poshtë mund të zbuloni tuajën.

Chrysanthi Kalogeri: Vera që vjen në vija të përgjithshme është pozitive. Nuk përjashtohen gjërat që do të na befasojnë në jetën sociale, politike, në gjëra që kanë të bëjnë me fenomene natyrore, bota është në ndryshim dhe në zhvillim. Fillimi i ri është bërë në 2020, por 2025 përbën një faktor vendimtar për zhvillimet tona ku do të mbyllim disa kapituj për fillime të reja. Edhe pse pritshmëritë tona mund të zhgënjehen, asgjë nuk na nxjerr nga rruga e zhvillimit dhe përparimit. Është një periudhë me zhvendosje të planetëve, ka ndryshuar Neptuni, Saturni ka kaluar në Dash në datën 25 dhe më 9 qershor kalon Jupiteri në Gaforre, në një vend shumë të mirë e të përshtatshëm. Jupiteri do të na bëjë shumë dhurata, por në momentin që hyn, ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që pritshmëritë dhe probleme me ligjet, pronën mund të dalin sërish në pah. Gjithsesi, do të na bëjë shumë dhurata pasi do të qëndrojë një vit aty nga qershori deri në verën 2026. Ndjenja e patriotizmit do të jetë shumë e theksuar, ka rëndësi që mos të kalojë në nacionalizëm. Do të kemi ndryshime në vlerën e pasurisë së patundshme dhe do të gjejmë mbështetje nga të afërmit, familja etj. Nuk është muaj i keq. Duhet të jemi të kujdesshëm në reagime, tensione në një situatë shpërthyese në mes të qershorit ku Marsi takon Uranin. Ka një hënë të plotë në datën 11, pozitive që do të na mbushë me vetëbesim e entuziazëm ku s’duhet të nxitohemi. Hëna e re në datën 25 në Gaforre do të ketë zhgënjime, por edhe gjëra pozitive dhe mund të vendosim jetën në themele të reja. Në qershor dhe gjatë verës, shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjave ose të 10-ditëshit të parë.

Dashi – Qershori është shumë i rëndësishëm sepse do të merrni vendime serioze për jetën personale e profesionale. Një kapitull i ri ka nisur për ju, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kjo do të përforcohet me hënën e re në Gaforre në datën 25. Përgjegjësitë do të jenë më të mëdha dhe rruga për realizimin e planeve kërkon disiplinë, diçka që do ju krijojë më shumë lodhje se herët e tjera. Me hënën e plotë më 11 qershor, hapen horizonte të reja. Favorizohen çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, dashurinë, të ardhmen e afërt. Një udhëtim do ju ripërtërijë dhe do ju japë atë që ju nevojitet. Jupiteri që hyn në Gaforre në datën 9 sjell fat në çështjet e lidhura me familjen, pasuritë e patundshme. Kujdesuni më tepër për jetën shpirtërore. Nga 17 qershori fillon një fazë shumë aktive, organizojeni sa më mirë përditshmërinë. Sektori financiar premton zhvillime, shmangni teprimet dhe përshtatuni me një filozofi të re jete.

Demi – Qershori në pjesën më të madhe të tij ofron shanse në jetën financiare. Prania e Afërditës në shtëpinë tuaj krijon mundësi për të arritur me lehtësi ato që dëshironi. Me hënën e re më 25 qershor, do të zgjidhni çështje që lidhen me pronat, pasurinë e patundshme, akomodimin dhe çdo gjë që ju shqetëson. Do të përfitoni në një shitblerje, favorizohen kontaktet, udhëtimet dhe veprimtaria juaj. Këto do të jenë fitimprurëse, por kujdes nga presioni që mund t’ju ushtrojë mjedisi dhe mos i ekzagjeroni shqetësimet brenda jush. Jupiteri në Gaforre do të bëjë që për një vit të keni ndihmë, mbështetje dhe mund të promovoni jetën. Do të nisë një periudhë shumë aktive, do të shijoni dashurinë, do të flirtoni dhe do të shpreheni përmes krijimtarisë. Shmangni prapaskenat.

Binjakët – Qershori kërkon përqendrim në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve për shkak të hënës së plotë përballë jush në Shigjetar. Do të keni shanse në fushën e marrëdhënieve dhe do të favorizoheni në jetën emocionale, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Me hënën e re më 25 qershor dhe Jupiterin në Gaforre, do të keni shanse në sferën financiare dhe përveç ndihmës, do të shpërbleheni për sakrificat që keni bërë. Kërkohet organizim në sektorin financiar që duhet t’i shërbejë qëllimeve dhe synimeve tuaja. Mbështetuni në forcat tuaja sepse mund të zhgënjeheni nga pritshmëritë. Nga 17 qershori e deri më 7 gusht është një periudhë që duhet të fokusoheni te jeta personale, të mos krijoni probleme dhe të realizoni ndryshimet që doni.

Gaforrja – Keni arsye të ndiheni të kënaqur, me vetëbesim të plotë, nga data 9 kur Jupiteri kalon në shenjën tuaj kështu që planeti i fatit, zgjerimit, bollëkut do të sjellë dhurata shumë të mira. Pjesa më e madhe e qershorit kërkon të përvishni mëngët, të përqendroheni në përditshmëri dhe të kujdeseni për shëndetin. Hëna e re në datën 25 ju fton të vendosni themele të reja edhe pse në jetën profesionale e sociale mund të zhgënjeheni. Merrni përsipër përgjegjësinë, siguroni disiplinën e duhur, veçanërisht në iniciativat personale.

Luani – Qershori fillon pozitivisht, edhe pse intensiv dhe tensioni mund të mbizotërojë rreth jush. Jini të kujdesshëm rreth datës 15 qershor, evitoni konfliktet me eprorët, prindërit, mos ekspozoni veten në rrezik, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Hëna e plotë në datën 11 është pozitive në jetën erotike, për një përparim, vendime që doni të merrni. Jeta sociale do të jetë shumë aktive. Me hënën e re në datën 25 jini më të tërhequr, rishikoni planet për të ardhmen, hapin e mëtejshëm. Lidhur me to, favorizoheni edhe pse disa nga pritshmëritë mund të mos jenë siç dëshironi. Rezistenca dhe këmbëngulja juaj do të jenë përgjigjja pozitive në këto fillime të reja që do të jenë pak të penguara. Shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjës.

Virgjëresha – Qershori ju gjen aktivë në sferën sociale, profesionale, diçka që ju mbush dhe pëlqen, por duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës personale, familjare, profesionale e sociale, sidomos me hënën e plotë në Shigjetar në datën 11. Prania e Afërditës në Dem krijon kushte shumë të mira financiare, për të udhëtuar, për jetën, planet e së ardhmes. Jupiteri në Gaforre do të sjellë shanse në zgjerimin e rrjetit social që do të mbështesin synimet tuaja. Hëna e re në datën 25 kërkon që në fillimet e reja për qëllimet tuaja, të mbështeteni në forcat tuaja dhe të ndani dëshirat dhe nevojat. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj në datën 17 dhe shënon një periudhë shumë aktive deri në gusht ku do të realizoni shumë gjëra. Mos jini impulsivë dhe mbroni marrëdhëniet e interesat tuaja duke mos u konfliktuar me të tjerët.

Peshorja – Keni hyrë në një fazë të re në aspektin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por Jupiteri në Gaforre shënon një cikël të ri shoqëror, me interesa të reja dhe plane të freskëta. Me hënën e re në datën 25, pritet ngritje, vlerësim i personalitetit tuaj, ndryshime në jetën tuaj sociale që do të jenë pozitive. Të ndikuar do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës që janë të detyruar për të ndërmarrë vendime për jetën sociale, profesionale dhe kjo ka ndikim, është e lidhur me bashkëpunimet dhe lidhjet personale. I gjithë qershori ofron fillime pozitive, sidomos me hënën e plotë që krijon kushte për promovimin e jetës dhe planeve. Do të takoni njerëz shumë të rëndësishëm që do ju ndihmojnë, nuk ka nevojë të nxitoheni.

Akrepi – Qershori nis me shanse në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, për shkak të Afërditës në Dem. Fusha e jetës së përditshme dhe punës do të jetë shumë kërkuese në përgjithësi e deri në vitet e ardhshme dhe duhet të siguroni një mënyrë jetese që i shërben shëndetit dhe mirëqenies. Shmangni konfliktet në punë, marrëdhënie e bashkëpunime që mund të sjellë çarje rreth mesit të qershorit. Kini kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re premtojnë zhvillime të reja e pozitive që do të hapin horizonte për jetën tuaj dhe një ripërcaktim të saj mund ta bëni, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Nga data 17 deri më 7 gusht do të keni një aktivitet të fortë shoqëror. Përdorni diplomacinë për realizimin e qëllimeve dhe synimeve.

Shigjetari – Qershori ju gjen me sytë drejt marrëdhënieve e bashkëpunimeve, por duhet të fokusoheni te vetja. Mos qëndroni në sipërfaqe të gjërave. Një cikël i ri, i këndshëm jete fillon për ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Jeta personale, dashuria, jeta krijuese hyn në një trajektore të re, edhe pse disa pritshmëri mund të mos shkojnë siç mendoni. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re më 25 qershor, sjell zhvillime pozitive, mbështetje financiare nëse s’bëni lëvizje të nxituara dhe iniciativa që ju ekspozojnë. Keni shanse e fuqi në sferën profesionale nga data 17.

Bricjapi – Qershori në pjesën më të madhe ju fton të vendoni një ekuilibër mes punës, përditshmërisë dhe çlodhjes në jetën private duke evituar gabimet. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 është një fillim i ri në marrëdhënie e bashkëpunime. Është momenti të vendosni për shtëpinë, familjen.

Ujori – Qershori fillon pozitivisht, veçanërisht në jetën erotike e krijuese do të favorizoheni. Kjo do të ndodhë me hënën e plotë më 11 qershor, ku do të jeni shumë socialë. Jupiteri në Gaforre më 9 qershor dhe hëna në datën 25 do të kontribuojë në një organizim më të mirë të jetës, sjell përmirësime në punë e shëndet. Nga data 17 qershor e deri në fillim të gushtit do të keni libido të fortë dhe duhet të përqendroheni në iniciativat financiare.

Peshqit – Qershori ju fton të përqendroheni në karrierë, jetën sociale por duke mos lënë pas dore familjen. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 krijon shanse për jetën personale, erotike, për krijimtarinë, për fëmijët. Prania e Jupiterit në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë fat për 1 vit. Mos nënvlerësoni situatat dhe kujdes me iniciativat në sferën financiare. Mund t’i lini për më vonë pasi do të përcaktojnë të ardhmen tuaj dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 17 e deri në gusht në bashkëpunimet e çdo lloji. Do të jeni shumë aktivë, por do të keni edhe provokime ku duhet të reagoni me takt e diplomaci që të mbroni interesat tuaja.

Moti i keq në Greqi, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe probleme me transportin.

Gjithashtu rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimet në rrugët problematike.

VIDEO

Pamje të aksidentit të rëndë në Itali ku dyshohet se humbën jetën dy shqiptarë

Një aksident mes dy kamionëve la të vdekur dy të rinj në Itali.

Klankosova.tv ka kuptuar se njëri nga viktimat është Driton Sadikaj nga Deçani.

Nga raportimet e para, dyshohet se viktima tjetër është nga Malisheva.

Mediat italiane kanë raportuar se aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 06:45 minuta.

Më poshtë gjeni pamje nga aksidenti tragjik, ku mbeti i lënduar rëndë edhe një person tjetër:

Rikthehet Covid-19/ Të njëjtat simptoma, përhapje më e shpejtë, çfarë dimë për variantin e ri

Një variant i ri i Covid i njohur si NB.1.8.1 është përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krahasim me variantin që dominon aktualisht në SHBA (LP.8.1) mediat amerikane shkruajnë se NB.1.8.1 ka një numër të vogël mutacionesh të reja në proteinën spike që mund të rrisin aftësinë e tij për t’u lidhur me qelizat tona.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dyshon se këto mutacione do të rrisin transmetueshmërinë e virusit dhe do të zvogëlojnë efektivitetin e antitrupave neutralizues që parandalojnë patogjenët të kapen në qelizat tona. Studimet thonë mediat amerikane sugjerojnë se varianti mund të jetë I aftë të shmangë disa prej mbrojtjeve imune.

Ndërkohë shenjat e NB.1.8.1 sipas një eksperti për sëmundjet infektive dhe studiuesi të lartë në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore të Universitetit Johns Hopkins janë pak a shumë të njëjta me ato që shihen me variantet e tjera të Sars CoV 2. Dy më kryesoret janë një kollë e thatë e lehtë, por e vazhdueshme dhe bllokim hundësh. Shumë njerëz që preken nga COVID preken gjithashtu nga lodhja dhe rraskapitja. Simptoma të tjera të zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura, dhimbje fyti dhe dhimbje muskujsh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka prova që sugjerojnë se varianti shkakton sëmundje më të rëndë ose një rritje të shtrimeve në spital ose vdekjeve . Sa i përket efektivitetit të vaksinave sipas specialisteve është ende herët për të folur pasi varianti është ende i ri dhe studimet janë të kufizuara. Megjithatë shkencëtarët sipas medias amerikane presin që vaksinat të reagojnë mirë dhe ndaj NB.1.8.1.

Vjen alarmi/ I nxehti pritet të thyejë sërish rekord në 5 vitet e ardhshme

Përgatituni për disa vite me nxehtësi edhe më rekordthyese që e shtyn Tokën drejt ekstremeve më vdekjeprurëse, më të zjarrta dhe më të pakëndshme, parashikojnë dy nga agjencitë më të mira të motit në botë.

Ka një shans prej 80% që bota të thyejë një tjetër rekord vjetor të temperaturës në pesë vitet e ardhshme, dhe është edhe më e mundshme që bota të tejkalojë përsëri pragun ndërkombëtar të temperaturës së vendosur 10 vjet më parë, sipas një parashikimi pesëvjeçar të publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, sipas medias së huaj.

“Temperaturat mesatare globale më të larta mund të duken abstrakte, por në jetën reale përkthehen në një shans më të lartë për mot ekstrem: uragane më të forta, reshje më të forta, thatësira”, tha shkencëtarja e klimës në Universitetin Cornell, Natalie Mahowald, e cila nuk ishte pjesë e llogaritjeve, por tha se ato kishin kuptim.

Me çdo të dhjetën e një grade që bota ngrohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, “ne do të përjetojmë ngjarje me frekuencë më të lartë dhe më ekstreme (veçanërisht valë të nxehti, por edhe thatësira, përmbytje, zjarre dhe uragane/tajfune të përforcuara nga njeriu)”, i dërgoi me email Johan Rockstrom, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës në Gjermani. Ai nuk ishte pjesë e hulumtimit.

Për herë të parë ekziston gjithashtu një shans – megjithëse i vogël – që para fundit të dekadës, temperatura vjetore e botës të kalojë objektivin e marrëveshjes së klimës së Parisit për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë Celsius dhe të arrijë një nivel më alarmues prej 2 gradë Celsius ngrohjeje që nga mesi i viteve 1800, thanë të dy agjencitë.

Ka një shans prej 86% që një nga pesë vitet e ardhshme të kalojë 1.5 gradë dhe një shans prej 70%, që pesë vitet në tërësi të jenë mesatarisht më shumë se ky moment historik global, menduan ata.

Projeksionet vijnë nga më shumë se 200 parashikime duke përdorur simulime kompjuterike të drejtuara nga 10 qendra globale shkencëtarësh.

Dhjetë vjet më parë, të njëjtat ekipe menduan se kishte një shans të ngjashëm të largët – rreth 1 përqind – që një nga vitet e ardhshme do të tejkalonte atë prag kritik prej 1.5 gradësh. Pastaj ndodhi vitin e kaluar.

Këtë vit, një temperaturë 2 gradë Celsius mbi vitin para-industrial hyn në ekuacion në një mënyrë të ngjashme, diçka që shefi i parashikimeve afatgjate të Zyrës Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, Adam Scaife, dhe shkencëtari i shkencës Leon Hermanson e quajtën “tronditëse”.

“Nuk është diçka që askush nuk dëshiron ta shohë, por kjo është ajo që shkenca po na thotë”, tha Hermanson.

Dy gradë ngrohje është pragu dytësor, ai që konsiderohet më pak i prirur të thyhet, i vendosur nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015.

Teknikisht, edhe pse viti 2024 ishte 1.5 gradë Celsius më i ngrohtë se kohërat para-industriale, pragu i marrëveshjes së klimës së Parisit është për një periudhë kohore 20-vjeçare, kështu që nuk është tejkaluar. Duke marrë parasysh 10 vitet e fundit dhe duke parashikuar 10 vitet e ardhshme, bota tani është ndoshta rreth 1.4 gradë Celsius më e nxehtë që nga mesi i viteve 1800, vlerësoi drejtori i shërbimeve klimatike të Organizatës Botërore Meteorologjike, Chris Hewitt.

“Me pesë vitet e ardhshme që parashikohen të jenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius më të ngrohta se nivelet para-industriale, kjo do t’i vërë më shumë njerëz se kurrë në rrezik nga valë të rënda të nxehtësisë, duke sjellë më shumë vdekje dhe ndikime të rënda shëndetësore, përveç nëse njerëzit mund të mbrohen më mirë nga efektet e nxehtësisë. Gjithashtu, mund të presim zjarre më të rënda ndërsa atmosfera më e nxehtë than peizazhin”, tha Richard Betts, kreu i hulumtimit të ndikimeve klimatike në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar dhe profesor në Universitetin e Exeter.

Akulli në Arktik – i cili do të vazhdojë të ngrohet 3.5 herë më shpejt se pjesa tjetër e botës – do të shkrihet dhe detet do të rriten më shpejt, tha Hewitt.

Ajo që tenton të ndodhë është që temperaturat globale të rriten si të hipësh në një shkallë lëvizëse, me cikle të përkohshme dhe natyrore të motit El Niño që veprojnë si kërcime lart ose poshtë në atë shkallë lëvizëse, thanë shkencëtarët. Por kohët e fundit, pas çdo rritjeje nga një El Niño, i cili shton ngrohjen në glob, planeti nuk ulet shumë, nëse bie fare.

“Temperaturat rekord bëhen menjëherë normaliteti i ri”, tha shkencëtari i klimës në Universitetin e Stanfordit, Rob Jackson.

“OSE Β ËJE ME MUA, OSE DO TË HEQlM NGA PUNA”, SI U D ETΥRUA E REJA TË K.RΥENTE **KS ME EPRORËT

Kërkimi i favoreve s*ksuale në këmbim të vendit të punës, është kthyer në një makth për femrat.

Ndonëse thuhet se ky fenomen po luftohet me të gjitha mënyrat, rastet e shumta të denoncuara duket se tregojnë të kundërtën.

Së fundmi, një skandal i rëndë është denoncuar në rrjetet sociale nga një pedagog, ku një vajze të re i kanë kërkuar të kryejë marrëdhënie, nëse donte të mbante vendin e punës.

Sipas pedagogut të Universitetit të Prishtinës, Ardian Gola, vajza është detyruar të kryejë aktin s*ksual, për të mbajtur vendin e punës.

Në postim ai shkruan se vajza në fjalë punon në një institucion shtetëror, ndërkhë që i cilëson personat që përfitojnë nga personat në nevojë, si njerëzit më të fëlliqur në rruzullin tokësor.

Ai vazhdon më tej duke thënë se disa femra janë pajtuar me këtë fat, duke u ofruar marrëdhënie s*skuale njerëzve në pushtet, qoftë për mbijetesë, qoftë për një jetë luksoze.

Postimi i plotë: Sot një shoqe me rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtëzohej me marrëdhënie s*ksuale.
Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte përtej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e me eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës.


Më tregonte se si disa femra tashmë janë pajtuar me këtë fat. Ato ofrojnë favore s*ksuale për njerëzit e pushtetit, qoftë për mbijetesë, qoftë për një jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në pr*stitucion modern.


Për “bosat” e sektorit privat, mos te flasim. M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt për këtë kategori njerëzish: jeni kategoria më e flliqtë n’rruzullin tokësor. Po t’kisha mundesinë, kisha me ua pre atë luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’atë goje, po ashtu t’gubavtë! Flliqësira! U turpërofshi!

G rυαja shqiptare: Pas 11 vitesh mα. rtesë, ΒURRl mbrëmë më kërkoi të b. ëja një gjë që dh. èmb shυmë

Mirëmbrëma të gjithëve! Pas 11 vitesh martese, burri më tha mbrëmë se dëshiron të ndahet me mua.

Thotë që nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie dhe se nuk gjen asnjë motiv brenda zèmrës së tij për të vijuar jetën me mua.

E pranoj, që kemi pasur disa pro.bleme dhe ke.qkuptime gjatë këtyre viteve, por kemi qenë besnikë ndaj njëri-tjetrit.

E këtu në Londër të jesh besnik është diçka e madhe dhe unë gjithnjë e kam vlerësuar faktin.