Moti i keq në Greqi, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe probleme me transportin.

Gjithashtu rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimet në rrugët problematike.

VIDEO