Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

Për ish ambasadorin, Agim Nesho, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë drejt diktaturës, ndërsa vëmendja është përqendruar tek opozita se si ta kryqëzojnë atë.

Nesho tha se shanset për t’u rikthyer në diktaturën e mëparshme janë të mëdha, çka duket qartë edhe te autokracia elektorale e Ramës me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Neshos, pavarësisht se regjimi thotë se populli foli, në të vërtetë është krejt e kundërta. Për ish-ambasadorin, mbajtja e samiti të Komunitetit Politik Evropian, u përdor nga Rama për të certifikuar zgjedhjet farsë të 11 majit. Nesho është optimist për një reagim nga SHBA, lidhur me masakrën elektorale që ka ndodhu me procesin zgjedhor të 11 majit, duke shtuar se një deklaratë nga administrata amerikane do të prishë shumë ekuilibra në Shqipëri.

Ka një vrull për të kryqëzuar opozitën, që jemi në një regjim me tendenca të plotë për të rrëshqitur në dikaturë. Vuhet ideja për t’u kthyer në diktaturën e mërparshme. Janë reale, janë autokraci elektorale. Dje u votua edhe Maduro, mori mbi 80 % të votava, dhe këta kërkojnë legjitimitet jo të vlefshëm, por përmes presionit e blerjes së votave për t’u treguar se jemi demokracia.

Nëse shohim një autokraci elektorale siç u provua deri më tani. Kemi pasur një opozitë që qëllimisht është margjinalizuar, është çuar në procese të tejzgjatura, një opozitë që ka shkuar në absurd ku është mbajtur në arrest shtëpie liderit i opozitës me një akuzë qesharake. Është regjimi, që të ketë një pjesëmarrje të gjithanshme. Regjimi thotë ka folur populli, por në të vërtetë jo. S’është populli që ofron diktaturën, një regjim që ka përdorur të gjitha mjetet, ka vjedhur pronat publike, ka dhënë me PPP vende strategjike të Shqipërisë, Porti i Durrësit, Sazanit. Një regjim që e ka kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, dhe ka kthyer vendin në politikë për ta mbajtur veten sa më gjatë.

Samiti, kortezi e udhëheqësve evropianë të marrë përsipër nga Rama. Brenda një strategjie për t’i treguar se këto zgjedhje i certifikova me praninë tuaj.  Në shumë raste, edhe në këto momente gjeopolitike për BE, ideja për Ballkanin është një politikë e stabilokracisë që mos na hapni problem tjetër. Tregon mënyrën joefikase për t’u shmangur, është harruar. Që një autokrat si Rama jo vetëm që s’po jep llogari por bën show që pretendon të bëjë aleanca mes Evropës dhe Lindjes së Mesme. Bëjnë lëshim për protagonizmin e një njeriu, që Evropa në momente të caktuara që karakteri i tij i dobët, servilizmi dhe klientelizëm, mund ta përdorë një njeri të tillë, që s’ka asnjë interes për të ruajtur interesat e vendit të tyre.

SHBA është më objektive, kur ka paralelizëm në atë mënyrë që ka vuajtur administrata e tanishme në procesin elektoral. Dhe në Shqipëri sheh të njëjta mekanizma. Kemi interesa nga grupe presioni, si Soros bashkëpunon me Ballkanin se për çfarë nuk dihet dhe me projektet e tyre, e influencuar që në fillim duke bërë presion përmes Ramës për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri.

Do të ketë një deklaratë nga SHBA. Deklarata s’do të jetë e prerë, s’ka vende që të vendosin kudo në botë, do të jetë kritike dhe baza e OSBE-ODIHR që këto zgjedhje kanë qenë farsë dhe masakër elektorale që s’i shërbejnë gjeopolitikës së gjerë. Do të jetë deklaratë e fortë, që ndryshon balancën e raportit të OSBE-ODIHR. Deklarata e SHBA, do prishë shumë ekuilibra, ideja është që Shqipëria të kalojë në proces tranzicioni me qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje ku çdo qytetar edhe jashtë të ketë mundësi të votojë i lirë.

Meta i pandehur nga SPAK për CEZ-DIA/ Avokatja: E njohin si Like floriri, nëse provohen akuzat duhet dënim maksimal

Çifti presidencial është marrë sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Avokatja Alesia Balliu, e ftuar në një intervistë televizive komentoi temën më të ‘nxehtë’ aktuale politike. Balliu, u shpreh se nëse drejtësia provon akuzat që rëndojnë ndaj Metës atëherë ky i fundit duhet që të marr dënimin maksimal.

‘Çdo njeri që ka prekur paratë e popullit duhet që të marr ndëshkim maksimal. Çifti Meta-Kryemadhi thoshin ne kemi banjo edhe për macet, ndërkohë njerëzit vuajnë, çdo njeri duhet që të jetë i barabartë para ligjit. Iliri njihet si Like floriri, e njeh i gjithë populli kështu. Nëse ai thotë se është bërë një hetim i padrejtë atëherë ai ka të drejtë që të bëjë ankimim. Nëse Meta do jetë i pastër duhet që ta vërtetojë drejtësia, nëse nuk është atëherë ai duhet që të marr dënimin maksimal’, tha ajo.

Balliu u ndal edhe tek deklarata e Berishës për zgjedhjet, për të cilat tha se është i paqëndrueshëm në deklaratat që bënë. Ajo tha se PD duhet që pas humbjes në zgjedhje të bëjë një analizë brenda partisë.

‘Berisha ishte i bindur për fitoren dhe tani që humbi thotë nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Berisha tha nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike dhe hyri në zgjedhje. Deklarata që Berisha bënë në mëngjes nuk i bënë në darkë dhe krijon një pabesueshmëri tek publiku. Nëse ti nuk garanton një proces demokratik brenda partisë tende dhe ke hall personal, kjo s’të lejon ty që të shohësh më tutje. Problemi është Berisha, nuk është Rama, populli nuk kanë një mundësi dhe një alternativ tjetër që të zgjedh. Këta nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe Berisha u thotë demokratëve hani bar sepse unë kam hallin e fëmijëve të mi. A do bëjë analizë kjo parti, apo do të dal e dyta gjithmonë. Vetëm justifikime kanë’, tha ajo.

“Rrjeti i heshtjes në PL po thyhet?’, Karamuço paralajmëron: Dëshmitarët po zbërthehen nga frika, pritet…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se hetimi do shkojë drejt fundit.

Sipas Karamuço, personat në PL të përfshirë, do fillojnë të shesin njëri-tjetrin.

“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për një person që ka dëshmuar, por disa persona, përveç Kastriot Ismailajt. Është shtuar radha e personave që i janë bashkëlidhur dëshirës dhe thirrjes së SPAK për të dëshmuar dhe për të zbërthyer nga frika, se mos ishin edhe ata pjesë e hetimit, dhe për të dalë nga radarët e këtij institucioni. Ky hetim do të shkojë drejt fundit dhe do të marrë dënim, sepse tani jemi në fazën e komunikimit të akuzës. Ne bëjmë deduksione. Është rënduar opozita dhe ka filluar kundërofensiva. Mbase nuk janë të atij niveli që shiten”, theksoi ai.

“Një mas kara, një trad. htar…”, Meta hedh akuza ndaj Braimllarit: Dorëzoi te patronazhistët listën me 12 mijë emrat që do votonin për mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta ‘thumboi’ ish-numrin dy të LSI-së, Endrit Braimllarin, por pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Meta tha se Braimllari dorëzoi te “patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit”.

Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…”, tha Meta.

I dha leje Ukrainës për raketat, Moska kërcënon Gjermaninë: Do digjen si shkrepse, Berlini do zhytet thellë në gropën e…

Moska ka reaguar pasi Gjemrania i dha leje ushtrisë ukrainase të përdorë raketat gjermane “Taurus” për të qëlluar në thellësi të territorit rus.

“Nëse Gjermania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, ato do të digjen si shkrepëse, siç ndodhi me tanket Leopard, dhe Berlini do të zhytet më thellë në gropë në të cilën regjimi i Kievit që ajo mbështet ka qenë prej kohësh”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Zakharova.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov paralajmëroi vonesa dhe shtyrje në procesin e armëpushimit.

“Procesi i paqes është kompleks dhe, sigurisht, kërkon kohë”, u shpreh ai.

Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta TikTok: Mbi 200 mijë shkarkime në pak ditë!

Prej muajit mars, rrjeti social Tik Tok u bllokua nga qeveria shqiptare në të gjithë territorin e vendit.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në shoqëri; Pati nga ata që e duartrokitën e të tjerë që e kundërshtuan fort.

Megjithatë duket se Tik Tok nuk është i pakonkurrueshëm. Së fundmi në vendin tonë po funksionon një tjetër platformë, njësoj si Tik Tok

Fiber Al është një platformë shqiptare revolucionare që po bën bujë në botën e rrjeteve sociale duke arritur një rritje marramendëse, me mbi 200 mijë shkarkime në vetëm pak ditë.

Influencerë të njohur si Alex Visha, fenomeni i TikTok-ut Samy Dubai, Kozaku, Xheneta Fetahu etj tashmë janë zhvendosur në Fiber, duke tërhequr me vete mijëra ndjekës dhe mijëra euro dhurata virtuale.

Vetëm pak ditë më parë, Samy Dubai, një nga emrat më të ndjekur të TikTok-ut, fitoi 175,000 dollarë për vetëm 5 minuta gjatë një loje live në Fiber.

Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta

Ndryshe nga TikTok, Fiber integron edhe lojëra me shpërblime të vërteta gjatë daljeve live ku janë luajtur brenda një loje mbi 170,000 euro.

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionet janë identike me TikTok-un.

Përmes platformës mund të ndani foto, video dhe statuse në kohë reale. Por edhe të postoni përmbajtje që mund të shikohen me pagesë. Kështu mund të fitoni edhe para nga krijimtaria juaj.

Nga ana tjetër, përdoruesit mund të dërgojnë dhurata për të vlerësuar postimet e të tjerëve, me opsionin për t’i dërguar ato në mënyrë anonime.

 E pra, duket se mbyllja e Tik Tok nuk qenka ndonjë “hata” e madhe, për sa kohë kemi të rinj shqiptarë me ide inovative që nuk ngurojnë të hedhin hapin e madh drejt teknologjisë./VoxNews

Samy Dubai

“Shqipëria brenda vitit 2030 në BE”, Marta Kos lobon në Berlin, Paris dhe Kopenhagen

Komisionerja për zgjerimin e BE-së ka lobuar në Kopenhagen, Berlin e Paris për përshpejtimin e anëtarësimit të shteteve ballkanike në BE.

Në një intervistë me TV gjerman WELT, komisionerja e BE-së për zgjerimin Marta Kos tha se ka mundësi reale që Shqipëria të anëtarësohet deri në vitin 2030.

“Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, që po ecin shumë mirë me reformat e integrimit. Ata e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe fusha të tjera të jetës. Nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ne mund të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026 dhe më pas me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Kjo do të thotë se ka mundësi reale që të dyja këto shtete të bëhen anëtarët tanë të rinj deri në vitin 2030”, shprehet Komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos.

Kos vlerëson propozimin gjermano-slloven për heqjen e unanimitetit për vendimmarrjen në pranimin në BE të shteteve të reja.

“Vendimet finale i takojnë Këshillit Evropian, por Gjermania, së bashku me Slloveninë, ka bërë një propozim për të thjeshtuar rregullat me shumicë të kualifikuar. U takon shteteve anëtare që të vendosin se si të vazhdojë procesi, pasi ne t’i kemi përfunduar negociatat nga pikëpamja teknike. Ne u kemi premtuar shteteve kandidate se ato një ditë do të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së. Kur ato ecin në drejtimin e duhur dhe realizojnë kushtet e vëna, ne duhet që të tregojmë se jemi seriozë me ta”, shprehet Kos.

Kur bëhet fjalë për Ukrainën Kos iu referua Bankës Botërore, që parashikon se për rindërtimin e saj do të duhen më shumë se 500 miliardë Euro prandaj Bashkimi Evropian nuk mund ta menaxhojë atë vetëm pa ndihmën e SHBA-ve.

“Jam krenar”, Auron Tare mesazh pas emërimit të vëllait te Milani: Shqipëria nuk e angazhoi në asnjë projekt, ndaj kurseni urimet hipokrite

Auron Tare, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka falënderuar miqtë dhe dashamirësit e vëllait të tij, Igli Tare, pas marrjes së postit si drejtori i ekipit të Milanit.

Përmes një posti në rrjetin social Facebook, shprehet se ndihet krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierë.

Ndër të tjera u ndal te ‘urimet hipokrite’, për të cilat kërkon që ‘të kursehen’.

“Duke Falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të Futbollit, më duhet ti them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë Italian në vecanti.

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonjë fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe unë jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale.  Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë. Por më duhet të them se sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite.  Më duhet të them se  Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet  që ish Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.  Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please.”, shprehet Auron Tare.

Shqiptarët υr▪︎në noteren në Zakynthos! Arrestohet dy vëllezër dhe i biri që tentuan grabitjen tragjike të banesës së 69-vjeçares

Tre shtetas shqiptarë – baba, bir dhe xhaxha – janë arrestuar nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt.

Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë publikë, por lidhja e tyre familjare dhe origjina shqiptare janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait, banues në Nemea. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.

Sipas tij, një ditë para ngjarjes, kishte udhëtuar drejt ishullit ku banonte i vëllai, me të cilin ishin dakordësuar për të grabitur viktimën, për të cilën kishin dijeni se mbante para në banesë.

Të dy vëllezërit u strehuan në një ambient me qira të marrë nga djali – i cili kishte rolin e shoferit – dhe të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, i zunë pritë viktimës pranë banesës së saj. Sipas dëshmisë, kur ajo u përpoq të rezistonte, ndodhi përplasja fatale. Noterja u godit me thikë në kofshë dhe humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe.

Mjeku ligjor konfirmoi se plagët ishin shkaktuar nga armë e mprehtë dhe se vdekja kishte ndodhur brenda pak minutash.

Pas ngjarjes, babai dhe xhaxhai u larguan në këmbë për më shumë se një orë, deri sa djali i mori me makinë. Rrobat e përgjakura u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. Vetëm babai nuk ka pranuar autorësinë e goditjes, ndryshe nga djali dhe vëllai i tij, të cilët rrëfyen gjithçka.

Rama paralajmëron “fshesë” në qeveri, si do të spastrohen nga partia emra “VIP”, kandidatët për deputetë që ngelën…

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje sinjalin më të qartë të një ndryshimi të madh në qeveri dhe një spastrim të thellë në krye të Partisë Socialiste. Në një mbledhje në Pallatin e Brigadave, me fituesit e 11 majit dhe kandidatët që mbetën jashtë Kuvendit, Rama ka folur për nevojën e “lëvizjeve të domosdoshme” në emër të mandatit të katërt. Mesazhi është i qartë, se, partia duhet pastruar nga lodhja, nga hijet dhe nga figurat që nuk e kapën dot trenin e fitores. Emra të njohur si Gjonaj, Kodheli, Majko e Gjylameti mbetën jashtë dhe pritet të sistemohen në poste të reja, por jo në Parlament. Rama theksoi se humbja nuk është fundi i karrierës, por një mundësi e re për ata që “e shohin politikën si shërbim, jo si karrige”. Ndërkohë, goditja më e madhe pritet të bjerë mbi kabinetin qeveritar, teksa disa ministra janë në prag “largimi të butë”, ndërsa të tjerë mund të zëvendësohen nga fytyra të reja. Por e gjithë kjo panoramë tregon se brenda PS po ndizet motori i një rilindjeje të re, ku luajaliteti ndaj Ramës dhe efikasiteti do të jenë kriteri i vetëm.

Rama sinjale për ndryshime nw qeveri dhe parti

Konkretisht kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e djeshme, në Pallatin e Brigadave, ekipin e deputetëve fitues dhe kandidatëve të Partisë Socialiste të zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri. “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, deklaroi ai.

Kryesocialisti mesazh deputetëve që nuk i rikandidoi

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka tentuar të ngushëllojë emrat që dolën humbës në listën e hapur të PS. Gjonaj, Kodheli, Majko, Qefalia, Gjylameti, e shumë figura të rëndësishme mbetën jashtë. Por Rama, në festën e PS sinjalizoi se ata do të marrin detyra të reja. “Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, u shpreh ai.

Rama fitore si ajo e 11 majit është një barrë e stërmadhe

Nga na tjetër për kryeministrin Edi Rama një fitore e thellë si ajo e 11 majit me plot 83 mandate është një barrë e stërmadhe. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se me këtë mandat, 4 vitet që vijnë kthehen në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian. “Ti lemë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe ku do vazhdojnë të llokoçiten ku do përfundojnë poshtë e më poshtë. S’duhet të humbasim kohë e energji me ta, vese përballjes brenda jetës se mureve parlamentare se aty s’kemi ca bëjmë. Me mandatin e parë populli na dha privilegjin për një rrugë të re shtetbërje demokratike, por mbi të gjitha pavarësinë e drejtësisë, ne i hymë detit në këmbë dhe duke marrë edhe rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit mandatit të parë për shkak të kundërshtimeve të reformës në drejtësi.

Me mandatin e dytë populli na e dha provën e besimit të tij duke na dhënë mundësin e madhe të vazhdimit të qeverisjes por pa të tjerë në prehër. Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia e bën mandatin e dytë një mandat ekzistencial. Beteja për tu ringritur dhe për të rezistuar pa u rrëzuar përsëri në kushte e nejç izolimi marramendës. Më fund Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë. Me mandatin e tretë na e dha provën e besimit të tij për ta ngjitur Shqipërinë edhe më lart jo vetëm në sytë tanë, por edhe të europës dhe botës. Hapem negociatat dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në një destinacion europian. Mbledhja e Komunitetit Politik ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë. Por mandati i katërt që sapo kemi marrë është një histori më vete. Mandati i katërt duhet të marrë me barrën e stërmadhe të një përgjigje historike që populli shqiptar e hodhi mbi supet tona me peshën e jashtëzakonshme të plotë 83 mandateve. Janë 83 gurë në kurriz.

Dy ditë pas 11 majit, erdhi një gazetar i huaj tek selia e PS dhe po më shikonte si me çudi nuk dukesh tha i lumtur sikur ke fituar. Shyqyr i thash që ma the se më lehtësove se po të dukesha i lumtur akoma sot që ndeshja ka mbaruar, sido kisha kuptuar nga ajo që ka ndodhur dhe domethënia e një mandati të katërt me një mbështetje kaq masive. Ky nuk është nja mandat i radhës, është një mandat që vjen nga shumë larg dhe patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur dhe kemi privilegjin të na jepet mundësia të çojmë në vend, duke i kthyer 4 vitet që vijnë në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian”, nënvizoi dje Rama.