Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta TikTok: Mbi 200 mijë shkarkime në pak ditë!

Prej muajit mars, rrjeti social Tik Tok u bllokua nga qeveria shqiptare në të gjithë territorin e vendit.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në shoqëri; Pati nga ata që e duartrokitën e të tjerë që e kundërshtuan fort.

Megjithatë duket se Tik Tok nuk është i pakonkurrueshëm. Së fundmi në vendin tonë po funksionon një tjetër platformë, njësoj si Tik Tok

Fiber Al është një platformë shqiptare revolucionare që po bën bujë në botën e rrjeteve sociale duke arritur një rritje marramendëse, me mbi 200 mijë shkarkime në vetëm pak ditë.

Influencerë të njohur si Alex Visha, fenomeni i TikTok-ut Samy Dubai, Kozaku, Xheneta Fetahu etj tashmë janë zhvendosur në Fiber, duke tërhequr me vete mijëra ndjekës dhe mijëra euro dhurata virtuale.

Vetëm pak ditë më parë, Samy Dubai, një nga emrat më të ndjekur të TikTok-ut, fitoi 175,000 dollarë për vetëm 5 minuta gjatë një loje live në Fiber.

Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta

Ndryshe nga TikTok, Fiber integron edhe lojëra me shpërblime të vërteta gjatë daljeve live ku janë luajtur brenda një loje mbi 170,000 euro.

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionet janë identike me TikTok-un.

Përmes platformës mund të ndani foto, video dhe statuse në kohë reale. Por edhe të postoni përmbajtje që mund të shikohen me pagesë. Kështu mund të fitoni edhe para nga krijimtaria juaj.

Nga ana tjetër, përdoruesit mund të dërgojnë dhurata për të vlerësuar postimet e të tjerëve, me opsionin për t’i dërguar ato në mënyrë anonime.

 E pra, duket se mbyllja e Tik Tok nuk qenka ndonjë “hata” e madhe, për sa kohë kemi të rinj shqiptarë me ide inovative që nuk ngurojnë të hedhin hapin e madh drejt teknologjisë./VoxNews

Samy Dubai