Video virale po bën namin në rrjet/ Presidenti Macron g. oditet me sh▪︎ ρΙakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.

Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare. Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht. Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentuesve, duke nxitur një valë diskutimesh mbi marrëdhënien e çiftit presidencial në publik.

Klikoni linkun për videon e plotë

26 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86 lekë dhe shitet me 87.2 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.6 lekë dhe shitet me 117 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Si u arrestua në Rinas i riu me 338 mijë € dr.ogë: Sinjali për çantën u dha nga Dubai

Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike përmes aeroportit të Rinasit.

Një 39-vjeçar është arrestuar teksa tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe me drogë.

Dhimitër Shehu udhëtonte nga Tajlanda drejt Shqipërisë dhe në valixhe kishte futur 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Ai është paguar nga një person tjetër për të kryer transportin e drogës, por para hetuesve ka refuzuar të jap emra.

Udhëtimi i Dhimitër Shehut ka qenë transit në Dubai dhe kanë qenë pikërisht autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe të cilët kanë pikasur lëndën narkotike dhe kanë bllokuar valixhen.

Më pas teksa kanë parë itenerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit që do të udhëtonte drejt Shqipërisë kanë komunkuar me autoritetet tona duke nisur valixhen për Shqipëri.

Policia arrestoi 39-vjeçarin, banues në fshatin Kras të Tepelenës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e cila në treg kap vlerën e 338 mijë euro.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Vjehrra go det me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe …

Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.

Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.

Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“-njofton policia.

Top Channel

Çfarë pο ndodh?/ Ushtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkojnë në Shqipëri

Ditën e nesërme, Shqipëria do të shndërrohet në qendër të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të dekadës në Evropë dhe Afrikë, me nisjen e manovrës shumëkombëshe “Defender Europe 25”.

E organizuar nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe partnerë strategjikë, kjo stërvitje do të shtrihet përtej Shqipërisë në disa vende të Ballkanit dhe të kontinentit.

Faza e parë e stërvitjes do të fillojë mëngjesin e të martës, më 27 maj, me nisjen e trupave nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen skenaret më intensive, përfshirë:

Operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira

Dislokime strategjike të trupave dhe pajisjeve

Testimi i gatishmërisë në kushte të simulimit të luftës

“Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe synon të rrisë:

Gatishmërinë e përbashkët ndërkombëtare

Ndërveprimin efektiv mes forcave aleate

Kapacitetin për të reaguar ndaj kërcënimeve reale në një ambient kompleks operacional

Stërvitja bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtje kolektive ndaj çdo vendi anëtar në rast sulmi.

Përveç Shqipërisë, një tjetër pikë kyçe do të jetë Kosova, ku do të trajnohen skenarë të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimit të pikave të imbarkimit dhe menaxhimit të logjistikës së avancuar.

Kjo stërvitje konfirmon edhe një herë rolin strategjik të Shqipërisë si një nyje thelbësore në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, si dhe besueshmërinë e saj si partnere ushtarake në rajon.

Nëna dhe tre fëmijët i dhanë fυ.nd jetës  në Ιumin Buna, dënohet me 4 vite burg bashkëshorti Erdgys Arrazi

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet se përmes dhunës fizike dhe psikologjike nxiti bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët ti jepnin fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

Ngjarja tragjike e një viti më parë tronditi mbarë opinionin.

Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u gjetën të mbytur në lumë, ndërsa fajtor dhe përgjegjës ishte vetëm një, kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

HETIMET

Me 3 shkurt te ketij viti, Prokuroria mbylli hetimet ku sqaroi se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre, Alma Arrazi, e cila vendosi t’i japë fund jetës bashkë me dy vajzat e moshës 9 dhe 8-vjeç, si edhe djalin 3-vjeçar, mbrëmjen e 2 Majit te vitit te kaluar duke u hedhur në lumin Bunë.

Organi i akuzës kërkoi dënimin me 6 vite burg për bashkëshortin e viktimës, shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së Alma Arrazit.

Sipas prokurorisë, bashkëshorti i viktimës ka kryer sjellje që diskreditojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës.

Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës, Alma Arrazi kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

NGJARJA

39-vjeçarja Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Tre ditë tragjedisë, një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërës prej vajzave. Më pas në vendngjarje shkuan polumbarët e forcave RENEA nga Tirana, të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të mbytur në ujë.

Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve. Erdgys Arrazi ka mohuar se është ai shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe për rrjedhojë edhe i tre fëmijëve të mitur duke thënë se dyshimet dhe akuzat se e ka keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht apo fizikisht gruan ishin të pavërteta.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 26 Maj 2025

DASHI

Shumë prej jush do të përjetojnë një ditë me energji të madhe. Puna? Mund të shfaqen mundësi të reja që do t’ju çojnë në avancim në karrierë. Do të jetë një kohë e mirë për të forcuar lidhjet emocionale.

DEMI

qetësia dhe reflektimi do të jenë të nevojshme në orët në vijim. Mund të ketë disa ngadalësime në punë, por asgjë që nuk mund të kapërcehet.

BINJAKËT

Java që po fillon do të jetë plot me lajme. Sa i përket punës, do të ketë mundësi të reja për t’i shfrytëzuar menjëherë. Gjatë orëve të ardhshme, do të jeni shumë të shoqërueshëm, por do të duhet të keni kujdes që të mos kompromentoni stabilitetin tuaj emocional.

GAFORRJA

Do të përjetoni një javë vetëanalize në fund të majit – fillim të qershorit, e dobishme për të sqaruar dëshirat dhe qëllimet tuaja. Puna: mund të keni disa vështirësi. Në dashuri, do të keni nevojë për më shumë qetësi. Bisedoni me partnerin tuaj.

LUANI

Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë orëve të ardhshme. Puna? Iniciativat tuaja në punë do të jenë të suksesshme, falë vendosmërisë dhe karizmës suaj.

VIRGJËRESHA

Do të përjetoni një javë në fund të majit plot me reflektime. Kjo do të jetë një kohë ideale për të rishikuar prioritetet tuaja të punës dhe për të vendosur udhëzime të reja për të ardhmen.

PESHORJA

Java që po fillon do të jetë shumë pozitive për ju. Sa i përket punës, do të ketë njohje. Në dashuri do të ketë vend për takime të reja.

AKREPI

Do të përjetoni një javë plot emocione, në disa raste edhe kontrastuese. Kapitulli i Punës: Mund të ketë disa ndryshime të papritura në fytyrë, por asgjë që nuk mund të bëhet me qetësi dhe me kokë të ftohtë.

SHIGJETARI

Ddo të keni një javë shumë dinamike në fund të majit. Nga orët e ardhshme të këtij 26 maji do të jeni energjikë dhe të gatshëm të përfshiheni në çdo mundësi që ju paraqitet. Punë? Do të vijnë sfida të reja, por do t’i përballoni ato me entuziazëm.

BRICJAPI

Ashtu si pjesa tjetër e javës, do të përqendroheni në durim dhe punë të vazhdueshme. Mundësitë janë aty, por duhet të jesh strategjik për t’i shfrytëzuar ato. Stabiliteti do të jetë çelësi për të ruajtur harmoninë.

UJORI

Do të përjetoni një periudhë ndryshimesh në të cilën do të duhet të jeni gati të rishpikni veten. Yjet favorizojnë kreativitetin dhe idetë tuaja të reja. Do të keni mundësinë të afroheni edhe më shumë me personin që ju intereson.

PESHQIT

Kjo është një periudhë intensive për ju, por edhe plot mundësi. Sa i përket punës, mund të ketë disa sfida për t’u përballur, por të gjitha do të jenë të kapërcyeshme falë intuitës suaj. Gjatë orëve të ardhshme, do të jeni më romantikë se zakonisht.

18-vjeçari ne Tirane kap  mamanë me dj. aΙin e tezes. Tr▪︎ ndit babai i djalit: Ja fala heren e pare kur shkoi me

Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes.

49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç. Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.

Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit. Por ajo që është më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.

49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes.

Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit.

Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes.

Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.

Djali: Para 6 viteve kam qenë 12 vjeç dhe gjithmonë më kanë mbajtur me mashtrime, duke më dhënë lekë që të ikja nga shtëpia e ata bënin punët e atyre. Sa herë shkonin motrat te shkolla, mua më jepnin lekë që të ikja nga shtëpia se isha i vogël.

Në një moment unë kuptova diçka, hyra nga penxherja dhe i kam gjetur brenda. Ishte nëna ime dhe kushëriri i saj. Isha i vogël, më bërtitën, më rrahën dhe më nxorrën jashtë. Kushëriri i nënës nuk më preku, mami më rrahu. I kam zënë disa qindra herë, nga vrima e çelësit i kam parë nudo. Motrat e mia e dinë të vërtetën, por bëjnë sikur nuk e dinë.

U largua nga politika prej vitesh! Nuk do e b▪︎ s oni si duket sot Ritvan Bode, ja cfare po ndodh ne jeten e tij (foto)

Dy figurat që shihni në ekran, janë dy nga ekspertët e ekonomisë, jo vetëm pranë Partisë Demokratike. 

Dorian Teliti Ritvan Bode

E kemi fjalën pikërisht për ish-ministrin e Financave, Ritvan Bode si dhe Dorian Teliti, koordinator i programit ekonomik pranë Partisë Demokratike. Dy burrat, mesa duket i lidh më shumë sesa profesioni si dhe bindjet djathtas.

Dorian Teliti Ritvan Bode4

Në një takim të rastësishëm, Bode dhe Teliti, kanë qëndruar për disa minuta së bashku, në një bisedë që duket tejet miqësore. Ajo që vumë re është fakti se ish-ministri shfaqej tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.

Me flokë të thinjura, ndryshe nga disa vite më parë, Bode mesa duket mban ende profilin prej zyrtari të lartë në veshje.

Dorian Teliti Ritvan Bode1

I veshur me një kostum formal, ai ka qëndruar në këmbë disa minuta me Telitin. Si dy ekspert të fushës, por edhe miq të mirë, jemi të sigurt që biseda mes tyre është vërtitur rreth politikës, ekonomisë, por pse jo edhe disa biseda private, si mes dy miqsh.

Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode eshte anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga Qeveria e majtë. Pra Bode  eshte vendosur nga Vetë Rama i cili gjatë fushatës elektorale të 2013 e akuzoi si ministrin që fshihej pas aferës korruptive të Lotarisë Kombëtare duke premtuar ndëshkimin e tij pas ardhjes në pushtet. Bode u padit gjithashtu nga ILDKPIK për fshehje pasurie dhe pastrim parash pas deklarimit të fundit si ministër ku rezultonte se ai posedonte rreth 1.2 miliard lekë pasuri, kryesisht në emër të gruas së dytë, e maskuar si investime në bono thesari. Gjithashtu ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas hyri në zyrën e Bodes bëri gati denoncimin të cilin më pas e tërhoqi. Cani paralajmëroi sistematikisht se do të çonte Ridvan Boden në prokurori për shkeljen e kufirit të borxhit të parashikuar në ligj, për fshehjen e borxhit, abuzimeve me rimbursimin e TVSH etj, për dëme ndaj shtetit që kapnin shifrën e 700 milion eurove.

Dorian Teliti Ritvan Bode
Dorian Teliti Ritvan Bode2
Dorian Teliti Ritvan Bode3

‘Baba Vanga japoneze’ tr▪︎n dit boten, në Korrik të 2025 do ndodhe fa tk▪︎qesia me e madhe e historise pritet qe

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar si “Baba Vanga e Japonisë”.

Baba Vanga, fallxhoreja e verbër bullgare që vdiq në vitin 1996, u bë e famshme për parashikimet e saj të kobshme, por të sakta, siç janë sulmet e 11 shtatorit dhe vdekja e Princeshës Diana. Sot, Ryo Tatsuki, e cila nga shumë njerëz quhet versioni japonez i Baba Vangës, po paralajmëron për një fenomen natyror që do të ndodhë në korrik të vitit 2025. Siç deklaroi ajo, “një çarje do të hapet nën shtratin e detit midis Japonisë dhe Filipineve, duke shkaktuar valë tre herë më të larta se ato të tërmetit të Tohoku-s”, sipas CNN.

Turistët po anulojnë udhëtimet e tyre jashtë vendit pasi një fallxhore e quajtur ‘Baba Vanga e Japonisë’ bëri një parashikim të tmerrshëm.

“Rezervimet për në Japoni u ulën me 50%”

Ndërsa afrohet data, mijëra udhëtarë që kishin planifikuar pushimet në Japoni për korrik po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre. CN Yuen, drejtor ekzekutiv i agjencisë së udhëtimit WWPKG në Hong Kong, tha se rezervimet për në Japoni ranë me 50% gjatë periudhës së Pashkëve.

Shqetësimi është më intensiv në Kinë dhe Hong Kong, burimi i dytë dhe i katërt më i madh i turistëve për Japoninë, ndërsa vende të tilla si Tailanda dhe Vietnami janë gjithashtu të prekura, ku mediat sociale janë mbushur me parashikimet e Tatsukit.

Situata u përkeqësua kur ambasada kineze në Tokio lëshoi ​​një paralajmërim zyrtar për qytetarët e saj në fund të prillit, duke u kërkuar kujdes kur udhëtojnë, studiojnë ose blejnë pasuri të paluajtshme në Japoni.

Autoritetet japoneze po përpiqen të kontrollojnë panikun e njerëzve, duke i përshkruar parashikimet si “thashetheme të pakonfirmuara”. “Do të ishte një problem serioz nëse përhapja e thashethemeve joshkencore do të ndikonte në turizëm”, tha guvernatori i Miyagit, Yoshihiro Murai. “Nuk ka arsye për t’u shqetësuar.” Japonezët nuk do të largohen nga vendi. “Shpresoj që vizitorët do t’i injorojnë thashethemet.”

Parashikimet më të famshme të “Baba Vangës japoneze”

Parashikimi më i famshëm dhe i saktë i Tatsukit ishte ai i tërmetit të marsit 2011, ku Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 9.1 dhe një cunami që vrau më shumë se 18,000 njerëz.

Thuhet gjithashtu se Tatsuki ka parashikuar:

Vdekjen e Freddie Mercury, të cilin ai e “pa” në ëndërr më 24 nëntor 1976, saktësisht 15 vjet para se këngëtari të vdiste në të njëjtën datë.

Vdekja e Princeshës Diana përmes dy vizioneve të ndryshme.

Tërmeti i Kobe-s i vitit 1995, i dyti më vdekjeprurës i shekullit të 20-të.

Në një fragment nga libri i saj, ajo shkroi se “25 vjet nga tani, një virus i panjohur do të shfaqet në vitin 2020, do të arrijë kulmin në prill dhe do të rishfaqet 10 vjet më vonë”, duke përforcuar pikëpamjen se ajo kishte parashikuar pandeminë Covid-19.

Vlen të përmendet se Japonia ndodhet në një nga rajonet më sizmikisht aktive në planet, të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit” dhe shkencëtarët vlerësojnë se ka një shans prej 80% që një tërmet i madh të ndodhë në zonën e Nankai Trough brenda 30 viteve të ardhshme.

Japonia ndodhet direkt në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një brez me aktivitet të fortë sizmik. Një nga rajonet më të rrezikshme është seksioni prej 900 kilometrash i njohur si Nankai Trough, i cili prodhon megatërmete një herë në 100 deri në 200 vjet.

Ajo nuk është e vetmja që po jep alarmin.

Ryo Tatsuki thotë se filloi të shihte ëndrra profetike në fillim të viteve 1980. Edhe pse shumë janë skeptikë ndaj saj, pasi ajo vetë ka pranuar se disa ëndrra janë simbolike, disa nga parashikimet e saj që janë bërë realitet kanë krijuar një valë globale shqetësimi.

Në fakt, edhe fallxhorët nga Hong Kongu dhe Japonia po paralajmërojnë për një ngjarje katastrofike në korrik 2025. Mësuesi i Feng Shui Qi Xian Yu, i njohur edhe si “Mjeshtri Shtatë”, ka parashikuar se viti i ri (i Gjarprit) do të sjellë tërmete, zjarre dhe rrëzime aeroplanësh. Në fakt, ai rekomandoi shmangien e udhëtimeve në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Siç duket, një profeci e thjeshtë mjafton për të prishur jo vetëm turizmin, por edhe psikologjinë e mijëra udhëtarëve.

Top Channel