“Jam gjyku se kom dashuru me zemër”, Egli thyen heshtjen për raportin me Gjestin!

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako pak minuta më parë ka publikuar këngën e saj.

Ajo në këtë projekt është bazuar mbi situatën e saj në ‘BBVA’ për dashurinë me Gjestin.

Disa nga vargjët e Eglit ishin se ‘sa fort jamë gjyku vec se kom dashuru me zemër’.

Andaj rrjeti ka shpëthyer në komënte të shumta se këto vargje ishin një dedikim për Gjestin.

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara “kreu i mafies shqiptare” në Ekuador

Një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar shqiptar, Dritan Gjika, është arrestuar sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, me mbështetjen e homologëve të saj në Abu Dabi dhe Spanjë. Arrestimi u bë i mundur falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAcCTO 2.0.

Gjika, shqiptar 47-vjeçar, është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit, dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për aktivitetin e tij të gjerë kriminal në Ekuador, Spanjë dhe vendet e tjera të Europës dhe Amerikës Latine.

Dritan Gjika kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, por më pas ndërtoi një strukturë të sofistikuar kriminale, që vepronte si rrjet ndërkombëtar për trafik droge drejt vendeve si Holanda, Belgjika, Spanja, dhe Amerika Qendrore.

Organizata e drejtuar prej tij kishte një strukturë të ndarë në nivele, përfshirë drejtimin ekzekutiv, logjistikën dhe bashkëpunëtorët. Kjo rrjetë përdorte kompani të regjistruara ligjërisht për të pastruar paratë dhe për të fshehur gjurmët e aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë, disa punonjës të porteve detare vepronin si informatorë, duke lehtësuar futjen e drogës nëpër kontejnerë përmes metodës së njohur si “grepi i verbër”.

Më 6 shkurt 2024, Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit identifikoi zyrtarisht Dritan Gjikën si drejtuesin e mafias shqiptare në vend, pas një bastisjeje në një banesë luksoze në Guayaquil. Që atëherë, ai ishte në arrati, deri në arrestimin e sotëm në Abu Dabi.

Aktualisht, Dritan Gjika mbetet në pritje të ekstradimit, ndërsa autoritetet ndërkombëtare theksojnë se ky operacion është një goditje e madhe për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe strukturat e krimit të organizuar me rrënjë shqiptare në Amerikën Latine.

Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja: Kam marre atë që ti e ke pasur në…

Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.

Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?

Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.

Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë,

Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…

Rudina Magjistari: Në Elbasan?

Oriana Cama: Po.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.

Rudina Magjistari: Si e ka emrin?

Oriana Cama: Julian Baxho.

Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

Cili është tërmeti më i fuqishëm në histori?

Teksa sot lexojmë që një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka tronditur banorët e Kretës në Greqi, në të njëjtën datë, por 65 vite më parë është regjistruar tërmeti më i fuqishëm në histori.

A2 CNN raporton se më 22 maj të vitit 1960, në Kili u shënua tërmeti më i fuqishëm i regjistruar nga instrumentet sizmike, i cili shkaktoi dëme të shumta jo vetëm në Kili por dhe më gjerë, humbje të konsiderueshme jetësh, zhvendosje dhe shkatërrime, si edhe një cunami masiv që përshkoi Oqeanin Paqësor.

Me një magnitudë prej 9.5 ballë, tërmeti i njohur si tërmeti i Valdivias ose Bío Bío goditi bregdetin qendror-jugor të vendit.

Epiqendra ishte e vendosur pranë qytetit të Valdivias, por preku rreth 900 km përgjatë zonës së subduksionit ku pllaka Nazca rrëshqet nën pllakën e Amerikës së Jugut.

Tërmeti u shkaktua nga rrëshqitja e papritur midis dy pllakave tektonike, me një lëvizje mesatare prej rreth 15 metrash deri në 40 metra.

Ky çlirim gjigant energjie gjeneroi jo vetëm një dridhje të zgjatur dhe shkatërruese, që zgjati mbi 10 minuta, por edhe një cunami masiv.

A2 CNN shkruan se dallgët mbi 20 metra të larta përgjatë bregdetit kilian, më pas arritën pothuajse në të gjitha brigjet e Oqeanit Paqësor: Haëaii, Japoni, Filipine, Zelandë e Re dhe shumë të tjera.

Një cunami pasoi disa orë pas tërmetit

Dëmi ishte shkatërrues. Më shumë se dy milionë njerëz mbetën pa strehë vetëm në Kili. Tërmeti vrau afërsisht 3,000 njerëz, por numri i të vdekurve u përkeqësua me mbi 50 të vdekur në Haëaii dhe më shumë se 100 në Japoni për shkak të cunamit.

Valët arritën në brigjet e huaja shumë orë më vonë, në kohë teorikisht të mjaftueshme për të lëshuar paralajmërime efektive.

Megjithatë, në atë kohë ende nuk kishte një sistem ndërkombëtar paralajmërimi për cunami, raporton A2 CNN.

Tërmeti i Kilit i vitit 1960 frymëzoi sistemin e parë të paralajmërimit për cunami në Paqësor

Në përgjigje të kësaj tragjedie, sistemi i parë i paralajmërimit të Paqësorit, me seli në Honolulu, u lançua në vitin 1965. Kjo ngjarje përfaqëson një moment historik në historinë e sizmologjisë dhe zbutjes së fatkeqësive natyrore.

Ai mësoi se sa thelbësor është monitorimi global dhe ofroi të dhëna thelbësore mbi dinamikën e tërmeteve të subduksionit.

Tërmeti i Valdivias, së bashku me ato të Sumatrës në vitin 2004 dhe të Japonisë në vitin 2011, ndryshuan thellësisht kuptimin tonë për ngjarjet e mëdha sizmike dhe treguan se, pavarësisht përparimit shkencor./A2

Do të shkojë në grevë urie? Berisha për aksionin opozitar: Jam i bindur, kjo betejë do të fitohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për aksionin opozitar të paralajmëruar në shtator, teksa u shpreh se është i gatshëm ta udhëheqë deri në fitore.

Ish-kryeministri nuk përjashtoi opsionin e grevës së urisë, duke theksuar “rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë”.

Ndërsa shprehu bindjen se “kjo betejë do të fitohet, ndryshe s’do e nisja”.

“Jam i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal tu rikthej shqiptarëve votën e lirë”, tha Berisha.

“A është greva e urisë opsion?”, u pyet ai.

“Nuk përjashtohet asnjë variant, rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë. Me Edi Ramën s’ka zgjedhje.

Kushdo është i mirëpritur, një betejë që nuk besoj se do të fitohet nuk do e nisja. Jam i bindur kjo betejë do të fitohet”, deklaroi Berisha.

“Temperatura tipike vere”/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për muajin Qershor, ja çfarë pritet të ndodhë

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin për këtë fillim jave teksa shpjegon se do kemi të bëjmë me një mot mjaft të qëndrueshëm, ku pjesën më të madhe do kemi prezent diellin. Porja nënvizon se këto temperatura të larta do ndjehen më së shumti gjatë fundjavës nga ku do startojë dhe muaji qrshor me temperature tipike vere. Ndërsa sa i përket rajonit, ajo sqaron se do jetë një mot disi më i paqëndrueshëm.

“Në javën e fundit të pranverës, nuk do të kemi thyerjen e menjëhershme të temperaturave. Gjatë kësaj jave do përjetojmë më shumë diell sepse javën që lamë pas ka patur një prezencë të jashtëzakonshme të reshjeve. Sot do kemi diell në pjesën më të madhe të territorit, por dhe me kthjellime dhe vranësira gjatë pasditeve, reshje të përkohshme dhe kalimtare, të cilat do kryesojnë më shumë në zonat malore.

Fundjava do përmirësojë dukshëm kushtet atmosaferike, duke bërë që të kemi më shumë mbizotërim të diellit. Sa i përket vlerave termike sot presim të jetë 25 gradë Celsius, nga nesër dhe në vijim pritet të ketë një rritje të lehtë graduale. Por maksimumi në fundjavë pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Qershori do të startojë me vlera akoma më të larta, tipike të verës.

Rajoni do jetë disi më i paqëndrueshëm, kryesisht Kosova, por temperaturat do kulmojnë në fundjavë me 25 gradë Celsius. Maqedonia e Veriut do ketë një mot disi më të kthjellët. Fundjava do mbyllet me temperature tipike vere për të nisur kështu qershori me diell dhe temperatura të larta”, tha Ilajda Porja.

Befason Egli Tako, provokon me setin e fundit çfarë po sjell këngëtarja…?

Egli Tako, këngëtarja dhe trajnere e njohur e fitnesit, ka postuar në Instagram një fotografi që ka marrë vëmendjen e madhe të ndjekësve të saj.

Ajo duket e provokuese, veshur me një bikini të zezë dhe pantallona të zeza, që theksojnë format e saj perfekte.

Me një stil të veçantë dhe një energji magnetike, Egli ka arritur të bëjë një ndikim të madh në rrjetet sociale, duke inspiruar shumë të rinj që të ndjekin pasionet e tyre.

Kjo fotografi vjen pas lidhjes së saj të njohur me Olsi Bylykun dhe eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes.

A duhet bërë aplikim? Si do fshihen gjobat e papaguara dhe çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime?

Ka vetëm pak ditë që ka hyrë në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave të apekzekutuara të dhjetë viteve të fundit. Por çfarë duhet të bëjnë konkretisht qytetarët që kanë detyrime të papaguara ndër vite?

Vendimi i qeverisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve qendrore shfuqizon masat administrative të vendosura në harkun kohor midis 1 janarit të 2015-ës dhe 30 nëntorit të 2024, të cilat kanë mbetur të paekzekutuara nga një gamë e gjerë institucionesh inspektuese dhe zbatuese.

Kjo nismë synon lehtësimin e barrës administrative dhe financiare për individët dhe subjektet ekonomike, kryesisht në zonat rurale, në kontekstin e një qasjeje më pajtuese dhe zhvillimore. Me këtë vendim qytetarët përfitojnë konkretisht fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim. Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme, por edhe mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.

Ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është të verifikojnë nëse janë përfitues automatikë, pra nuk nevojitet asnjë aplikim. Në këtë rast janë institucionet përkatëse, ato që do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025. Pas konfirmimit të përfshirjes, masat hiqen edhe nga sistemet e taksave dhe tarifave vendore, duke u reflektuar në situatën financiare të subjektit. Por nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj..) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026. “Altax” ka hartuar listën me hapat që duhet të ndjekin qytetarët rast pas rasti.

Së pari, këshillon kontaktin me bashkinë ose inspektoratin që ka vendosur masën dhe informacioni nëse jeni përfshirë në listë. Së dyti, verifikoni nëse masa është e paekzekutuar dhe e përputhshme me përshkrimet e vendimit. Nëse nuk jeni në listë, paraqisni një kërkesë për përfshirje pranë institucionit përkatës, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës.

Gjatë kësaj kohe këshillohet të monitoroni afatet, pasi lista dhe fshirja duhet të bëhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe listat të dorëzohen për trajtim si dhe mbani komunikim me drejtorinë e tatimeve vendore, për t’u siguruar që masa është fshirë nga sistemi dhe nuk reflekton më në detyrimet tuaja. Fshirja e masave referuar vendimit të qeverisë përfundon deri më 15 janar 2026.

KUSH PERFITON

ÇFARË PËRFITOJNË QYTETARËT

-Fshirje nga regjistrat financiarë dhe tatimorë të

detyrimeve të mbetura pa efekt.

-Lehtësim për aplikime në legalizim, kredi, projekte,

ose fonde shtetërore.

-Pastrim i historikut administrativ dhe ligjor.

VENDIMI FAL GJOBAT PËR KËTO RASTE:

a) Ndërtime pa leje për:

-Banim individual në zona rurale.

-Aktivitet bujqësor, grumbullim dhe ruajtje produktesh.

-Tregti dhe shërbime në mjedise të vogla ekonomike.

-Objektet që nuk cenojnë pronën publike, parqet kombëtare apo interesin publik.

b) Gjobat administrative të paekzekutuara nga:

-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Punës, Mjedisit etj..

-Drejtoria Tatimore (për tatimet vendore dhe qendrore).

-Bashkitë dhe njësitë administrative.

-Policia e Shtetit.

-AKU dhe institucionet e tjera të kontrollit.

-Autoritete për pandeminë COVID-19.

c) Shkelje të rregullave gjatë pandemisë COVID-19, të vendosura në vitet 2020–2021, për:

-Qarkullim pa leje.

-Mosmbajtje maske.

-Ushtrim aktiviteti jashtë orareve të lejuara.

-Mosrespektim të karantinës.

Kompensim për fëmijët nën 18 vjeç, por kujdes: Ruani faturat për çdo…

Të gjithë çiftet më fëmijë nën 18 vjeç, duke nisur nga ky vit do të kenë disa procedura të reja tatimore, në mënyrë që të përfitojnë ribursimet që parashikon ligji i tatimit të mbi të ardhurat.

Konkretisht prindi më të ardhurat më të larta në familje do t’i rimbursohen 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Po kush ka të drejtë të përfitojë këtë rimbursim?

“Të gjithë ato familje apo individë që do të plotësojnë në DIVEN në 2026, për llogari të vitti 2025 do të duhet të bëjnë dhe një aplikim në tatime për rimbursim. Ky aplikim shoqërohet me një certifikatë familjare. Nëse ka dy fëmijë, familja do të përfitojë rimbursim 48.000 x 2. Për këtë procedurë prindërit nuk kanë asnjë detyrim shtesë, përveç plotësimit të deklaratës. Duke qenë se përfitues janë gati 300 mijë familje, do të shihet në vitin e ardhshëm se si do të reagojë administrata tatimore, sa e shpejt do të jetë ajo në menaxhimin e këtij procesi”, sqaron Armand Hysko, kontabilist.

Por ligji parashikon dhe një tjetër kompensim për fëmijët në shumën 100 mijë lekë në vit, vetëm për qëllim arsimi. Kushti është nëse të ardhurat janë më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit.

“Ky lloj përfitimi është me kusht. Nuk e përfitojnë të gjithë familjet Vetëm ata me të ardhura më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit. Edhe për këtë procedurë aplikon prindi me të ardhuart më të larta, mes të dyve”, u shpreh Hysko.

Por që të përfitohet ky kompensim, prindërit që sot duhet të ruajnë faturat e shkollës apo fatura e kursve për arsimim.

“Do të njihen edhe faturat e kurseve për arsimim, siç janë kurset për gjuhët e huaja, kurse për shkollim privat, por nuk njihen kurset për qëllime artistike”, sqaroi ai.

Pavarësisht se sa janë shpenzimet vjetore për fëmijët, kompensimi për arsim është vetëm 100 mijë lekë. Por, nëse prindërit nuk e dokumetojnë me fatura shpenzimesh, ata do të përfitojnë aq fatura sa do të dorëzojnë kur të kryejnë aplikimin.

Macron reagon pasi e qëlloi gruaja: Qetësohuni! Nuk është fundi i botës

Presidenti francez Emmanuel Macron është përpjekur të minimizojë një video që tregon gruan e tij, Brigitte Macron, duke e goditur në fytyrë ndërsa mbërrijnë në Vietnam, duke shkaktuar reagime negative në mediat sociale pas fillimit të turneut të çiftit në Azinë Juglindore.

Në video, e cila është bërë virale, Brigitte shihet duke goditur burrin e saj pak para se ai të zbresë nga avioni presidencial të dielën në mbrëmje. Macron bën një hap prapa, qartësisht i habitur, përpara se të rifitojë qetësinë dhe të përshëndetë kamerat që e presin në pistë. Ndërkohë, Brigitte qëndron për një moment pas derës së avionit, duke shmangur shfaqjen menjëherë para kamerave, me shumë mundësi për të shmangur zbulimin e më shumë sesa donte përmes gjuhës së trupit. Çifti, i martuar që nga viti 2007, përfundimisht zbriti shkallët e avionit së bashku, me Brigitte që shmangte mbajtjen e dorës së Macron.

Kur u pyet për incidentin, Emmanuel Macron u përpoq ta portretizonte atë si një incident të pafajshëm midis bashkëshortëve. “Ndoshta po bënim shaka, siç bëj shpesh me gruan time, dhe papritmas kjo video u paraqit si një katastrofë globale”, tha ai. “Në botën ku jetojmë, nuk kemi kohë të merremi me gjëra të tilla”, shtoi ai.

Duke folur për rrjetin televiziv francez BFMTV, presidenti francez mohoi se kishte pasur ndonjë “skenë familjare” dhe foli për reagime të ekzagjeruara: “E gjithë kjo është paksa absurde. Njerëzit po thonë shumë budallallëqe. Të gjithë duhet të relaksohen.”

Macron theksoi se kjo nuk është hera e parë që përmbajtja e videos në të cilën ai shfaqet është keqinterpretuar, duke iu referuar skenave të mëparshme nga udhëtimi i tij me Friedrich Merz dhe Keir Starmer me tren për në Kiev, të cilat u komentuan gjithashtu gjerësisht në media.

Vizita e Macron në Vietnam, e para nga një president francez në pothuajse një dekadë, merr një rëndësi të veçantë pasi është pjesë e përpjekjeve të Parisit për të forcuar praninë dhe ndikimin e saj në Azinë Juglindore, dhe veçanërisht në një ish-koloni franceze.