Sarah konfìrmon ndarjen nga DJ PM: Nuk jemi më bashkë, u bënë disa muaj

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale, ndërsa prej disa javësh kishin nisur edhe dyshimet se mes tyre diçka nuk po shkonte. “Fakti” që ndezi më shumë aludimet ishte fakti që Sarah dhe PM nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ndarjen e ka konfirmuar vetë Sarah. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe DJ PM ishin ende bashkë“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Sarah sqaroi se e ndiente të nevojshme ta ndante këtë me publikun për shkak të njerëzve që i kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, që nga ditët e “Big Brother VIP” e deri më sot.

Megjithatë, duket se kjo është e gjitha sa i përket historisë së ndarjes. Sarah nuk ka dhënë detaje mbi arsyet që çuan në fundin e lidhjes dhe nga mënyra si është shprehur, duket se preferon ta lërë këtë pjesë pas.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Sarah dhe PM vazhduan lidhjen larg kamerave, por edhe me momente të shumta publike, nga eventet dhe udhëtimet e përbashkëta te postimet në rrjete sociale. Por, pas disa vitesh bashkë, duket se rrugët e tyre janë ndarë.