Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të,. Rusia dhe Kina.
Turqia renditet në vend të 11.
Sa i përket rajonit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 113 mes 139 shteteve. Këtë vit Shqipëria renditet disi më lartë krahasuar me një vit më parë, ndërsa Serbia renditet në vend të 61 me një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Kujtojmë se Serbia ka marrë avionë Mig-19 dhe tanke të avancuar nga Rusia, ndërsa ka një marrëveshje për t’u pajisur me dronë të armatosur nga Turqia, raporton albeu.com.
Ndërkohë, Greqia renditet në vendin e 29 dhe po ashtu si Serbia është ngjitur në renditje. Greqia ka investuar po ashtu gjatë këtij viti për të përballuar prezencën e fuqishme turke në Egje.
Bosnja dhe Mali i Zi renditen në vendet 121 dhe 123, ndërsa Maqedonia e Veriut, edhe më poshtë, në vendin e 133.
Në rajon spikat rritje e madhe e fuqisë ushtarake e Serbisë dhe Greqisë, të cilat kanë nisur një program të mirëfilltë armatimi me avionë, fregata, tanke, dronë si edhe pajisje për këmbësorinë. /albeu.com
1-Greqia
Buxheti: 6.5 mld USD
Popullsia: 10 775 643
Fuqia punëtorë: 5 000 000
Forca aktive: 180 000
Rezervistë: 280 000
2-Bullgaria
Buxheti: 700 milionë USD
Popullsia: 7 186 000
Fuqia punëtorë: 3 300 000
Forca aktive: 35 000
Rezervistë: 302 500
3-Kroacia
Buxheti: 958 000 000 USD
Popullsia: 4 464 844
Fuqia punëtorë: 2 100 000
Forca active: 21 500
Forca rezerviste: 102 700
4- Serbia
Buxheti: 830 000 000 USD
Popullsia: 7 176 000
Fuqia punëtorë: 3 500 000
Forca aktive: 52 000
Rezervistë: 170 000
5-Shqiperia
Popullsia: 3 029 278
Buxheti: 110 000 000 USD
Fuqia punëtorë: 1 515 000
Forca aktive: 14 550
Rezervistë: 5 000
6-Maqedonia
Avionë, total: 20
Avionë gjuajtës: 0
Avionë transporti:0
Helikopterë: 14
Helikopterë luftarakë: 4
7- Bosnja
Popullsia: 3 867 055
Buxheti: 250 000 000
Fuqia punëtorë: 2 400 000
Forca aktive: 15 000
Rezervistë: 7 000