Vdekja e Presidentit iranian Rais, aksident apo vrasje? Irani: Rrëzimi i helikopterit u shkaktua nga…

Rrëzimi i helikopterit në të cilin mbeti i vdekur presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte shkaktuar kryesisht nga kushtet e motit që përfshinin mjegull të dendur, tha televizioni shtetëror i Iranit të dielën, duke cituar raportin përfundimtar të hetimit mbi incidentin.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, një i linjës së ashpër që shihej si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në maj në një rajon malor pranë kufirit me Azerbajxhanin .

“Arsyeja kryesore e rrëzimit të helikopterit ishin kushtet e ndërlikuara të motit në rajon”, përfundoi raporti përfundimtar, sipas televizionit shtetëror të Iranit.