Vetëm 12 MINUTA nga Tirana në RINAS, shikoni si duket traseja e HEKURUDHËS së re që do lidhë kryeqytetin me DURRËSIN (VIDEO)

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës së  bashku me drejtoreshën e BERZH, Ekaterina Solovova.

Balluku tha se projekti, të cilin e cilësoi si një “mentalitet të ri të të udhëtuarit”, do të kushtojë rreth 17 milionë euro dhe kohëzgjatja e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta.

Ky është një projekt i cili mbështetet me fondet e BE. BERZH ka dhënë një kredi dhe 50 e tij është grant. Flasim për rreth 17 milionë euro. Një projekt që ka nisur prej kohësh, ka dashur një kohë të gjatë që të vihet në jetë pasi procedurat janë ato që duhen respektuar dhe e kemi bërë me përpikmëri me partnerët tanë.

Kjo hekurudhë nuk është thjesht një mjet transporti, është një mentaliteti i ri i të udhëtuarit që ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur konsumin e automjeteve dhe duke nxitur qytetarët që të përdorin hekurudhat. Është dallëndyshja e parë në industrinë e hekurudhave që duam të nxisim.

Janë 39 km, 34 i përkasin hekurudhës ekzistuese Tiranë-Durrës që do të modernizohet dhe 5 kilometra janë gjurmë e re që nis te Megatek deri në aeroportin e Rinasit. Do të jetë vetëm 12 minuta nga qendra e Tiranës deri në terminalin e Rinasit. Nga Tirana deri në Durrës do të zgjasë 22 minuta.

Kemi tetë stacione që nuk kanë të përfshirë ndërtimin e vendqëndrimeve që do të jenë një paketë e dytë për të cilën ne jemi duke punuar. Do të aplikojmë sërish tek BERZH për një kredi e cila do të mbulojë të gjithë pjesën e ndërtimit të stacioneve”, u shpreh ministrja Balluku.

SHIKO VIDEON KËTU