Βefαson gαzetari ρolak: Në grυpin tonë duhej të kυαlifikohej vetëm Shqipëria!

Shqipëria po arrin rezultate shumë të mira nën drejtimin e Silvinjos, duke iu dhënë një ‘dozë’ të madhe euforie tifozëve. Jemi në kushtet që sipas llogarive kërkohet edhe një pikë në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë që komentatori në Poloni, Sebastian Chabiniak i ka surprizuar të gjithë me komentin që ka bërë.

Pavarësisht se të gjithë polakët kanë shpresa për kualifikimin, Sebastian deklaroi se nëse do të ishte në zgjedhjen e tij, në grupin tonë, do të jepte vetëm një biletë për kalimin më tej dhe ajo do t’i shkonte Shqipërisë.

“Shqipëria është i vetmi ekip në grupin tonë që e meriton kualifikimin në grupet e Europianit të Gjermanisë. Polonia, Cekia dhe Moldavia janë Kombëtare të cilat unë nuk do t’ia jepja një biletë për të shkuar në fazën e grupeve, pavarësisht rezultateve që ato do të marrin deri në fund”, u shpreh Sebastian Chabiniak.