/ΡΙas mes Ilir Metës dhe Lorenc Vangjelit: Dilema Ιëkundej! Shkove në protestë për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën

ΡΙas mes Ilir Metës dhe Lorenc Vangjelit: Dilema Ιëkundej! Shkove në protestë për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën

Ilir Meta ka folur në Kontrast për protestën e mbajtur më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt në Tiranë edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. Meta tha se ishte një protestë paqësore që përçoi vetëm zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi.

“Protestën duhet ta kuptojmë si qytetarë të një vendi vërtetë europiane. U mirëkuptua nga të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për protestë pavarësisht vështirësive të eventit. BE thanë se protesta janë e drejtë demokratike që duhen ushtruar lirshëm. E kishin të qartë që s’kishte të bënte me eventin, por me problemet që kanë opozita dhe qytetarët me qeverinë këtu. Ajo ka qenë një iniciativë e Berishës dhe PD dhe ka gëzuar mirëkuptimin tonë. Ishte paqësore dhe demokratike”, tha Meta.

Analisti Lorenc Vnagjeli komentoi edhe heshtjen e Metës në kohën që ende nuk kishte bërë publike nëse do të merrte pjesë apo jo në protestë. Vangjeli tha se Meta ka pasur dilema, ndërsa sipas tij në një farë mënyre ishte i detyruar të shkonte në protestë për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën në këtë fazë.

“Dilema lëkundej në skajet e faktit, që një protestë është e panegociushëm dhe çdo ndarje me vullnetin e Berishës do ishte e gabuar dhe llogarinë gjakftohtë për të parë se çfarë të mire do i sillte opozitës kjo protestë. Meta anonte nga kjo pikëpamje e dytë. Meqë doktori është si mur betoni, për metën nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të ishte atje dhe me zemër të thyer, ndoshta duke pritur momentin e tij. Unë mendoj se momenti i Metës nuk ka ardhur ende në Tiranë”, tha Vangjeli.

Por Meta tha se opozita është në harmoni të plotë dhe nuk ka ndarje.

“Mendoj se protesta u zhvillua. Tregoi se ishte tërësisht paqësore nga ana e opozitës. Pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zëri i opozitës u dëgjua dhe ky ishte zëri më evropian që erdhi nga Shqipëria më 6 dhjetor. Në opozita nuk ka ndarje. Ka vetëm harmoni”, tha Meta.