December 6, 2023
Lajme

Τjetër “gόditje” e fortë ndaj Sali Berishës, SHBA shυan shpresat për rehabilitim ndërkombëtar të ish-krγeministrit

Tjetër goditje e fortë nga SHBA për Sali Berishën.

Pas deklaratave të forta të ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, se nuk e njohin Sali Berishën si kryetar të PD-së, paçka se ka zaptuar selinë dhe është votuar nga anëtarësia demokrate, pa pritur ende përgjigjen e gjykatës, ka ardhur edhe “shuplaka” e radhës për Plakun “Non Grata” nga përtej Atlantikut.

Ka qenë anëtari i Kongresit të SHBA-së, i cili gjatë një vizite zyrtare këtë fundjavë Tiranë, në takimin me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës ka zgjedhur të ulet në tryezë me deputeten Jorida Tabaku, duke i shuar çdo shpresë për rehabilitim ndërkombëtar kryefoltoristit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shprehet se anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, gjatë vizitës në Shqipëri u takua me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefin e Shtabit, Arben Kingji, deputetet Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, vizitoi dje Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe mori pjesë në një darkë me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Arben Kingji, Mimi Kodhelin (deputete) dhe Jorida Tabakun (deputete). Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Kryediplomatia amerikane në Tiranë, Yuri Kim njeh për kryetar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, i cili sipas saj është ‘kryetari në detyrë’, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Berisha dhe çeta e batakçinjëve që e shoqëron, të vetëquajtur Rithemelimi, nuk ekzistojnë për Yuri Kim si drejtues të PD-së. Në Twitter, Kim ka theksuar pozicionin e Alibeajt në PD, duke shtuar se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të shohin para.

Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet.

SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim pas takimit.

Vetë Berishës i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA si person “i përfshirë në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë, si dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *