Imagjinoni pak: të përfundosh universitetin, të shkosh me pushime në Europë dhe me dëshirën për të njohur familjen e të dashurit dhe më pas pa e kuptuar të gjesh
veten të tradhtuar nga personi që dashuron, të bllokuar në një bordello rreth 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyrohesh të ushtrosh pro/stitu/cionin.
Kjo është ajo që ndodhi me Natashën, e cila ka treguar për Independent historinë e saj duke përcjellë mesazhin se vajzat duhet të tregojnë shumë kujdes që mos të mas/htrohen e mos të bien pre e tra/kantëve që mani/pulojnë e shtiren sikur dashurojnë.
Dy vjet më parë, në moshën 21 vjeç, ishte në fund të shkollimit në Shqipëri. Ajo ishte takuar me një student tjetër “Pjetri”, me të cilin pati një lidhje prej disa muajsh.
Ishte shumë e emocionuar pasi të dy kishin planikuar të shkonin në një udhëtim në Belgjikë (gjasme për të takuar familjen e Pjetrit). Ishte hera e parë që Natasha
u largua nga Shqipëria dhe plani ishte që të qëndronte një javë në Europë, në shtëpinë e prindërve të tij në Belgjikë, e pas njohjes të finalizonin dashurinë e tyre.
Por Natasha nuk e dinte se çfarë e priste jashtë Shqipërisë. U izolua në një bordello dhe u detyrua të pro/stitu/onte. Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë.
Ka mijëra vajza të tjera të cila bien pre e trakimit. Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të vitit 2017.
Ky raport tregoi se në vitin 2016, 40 milionë njerëz ishin viktima të skllavërisë moderne, me rreth 25 milionë njerëz të detyruar të punonin. Gratë dhe vajzat përbënin 71 % të vikt imave moderne të skllavërisë.
Tashmë Natasha arriti të largohej dhe sot ndodhet në Britani prej më shumë se një viti.
Ajo është më e qetë por ende i dalin lot kur kujton historinë e saj dhe tmerret që ka kaluar. Me gjysmë zëri dhe me një lodhje sikur të kishte ngritur shkëmbinj, ajo tregon:
Kam tentuar të fshij nga kujtesa atë kohë, por ndonjëherë më kthehet gjithçka para syve. Kur mbërriti në Belgjikë, Pjetri e kishte dërguar në shtëpinë e një shoku. “Ai më tha:” Unë nuk do të kthehem më tek ty. Ti do qëndrosh këtu dhe do shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë”.
Pjetri u largua nga shtëpia dhe kurrë nuk e pashë më. Atë natë, ajo u çua nga gjumi me një burrë që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Kështu, u bë klient i saj i parë. Natasha përjetoi shok e më pas lloi të vua/nte nga dep/resioni.
Ajo u përpoq të merrte kontrollin e situatës duke refuzuar të kujdeset për veten, kështu që burrat nuk do ta zgjedhin atë ndër vajzat e tjera. Muaj më vonë, Natasha zbuloi se ishte shtatzënë.
E tmerruar, ajo ishte shumë vonë për ta abo/rtuar fëmijën dhe tu/torët e saj i thanë se do i kthehej punës sapo të lindte fëmija. “Më duhej të bëja diçka për të dalë nga kjo situatë.E vetmja gjë që qëndroi në mendjen time ishte të dilja nga ky vend”.
Dhe një mbrëmje vere, kur ende nuk kishte lindur, Natasha gjeti mundësinë për të ikur. Tutorët e saj ishin të hutuar dhe nuk e kishin mendjen, kështu Natasha shpëtoi.
Duket ecur nëpër rrugë për rreth një orë, pa një shofer kamioni dhe e bindi që ta ndihmonte. Pas shumë orësh, dera e kamionit u hap dhe Natasha kuptoi se ndodhej në Angli.
Ajo nuk e pati idenë se ku ndodhej tamam, por kur e kujton thotë se ishte vendi më me fat që mund të ekzistonte. Foshnja e saj lindi në mënyrë të sigurt dy muaj pas mbërritjes në Angli.
Tashmë ajo është pjesë e Hestia, një organizatë që kujdeset për viktimat e trakuara apo viktimat e skllavërisë moderne. Megjithatë, ajo ka frikë të ribashkohet me familjen e saj në Shqipëri, pasi mund të gjykohet apo të mohohet nga familja. Natasha është në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, kështu që e ardhmja e saj është ende e paqartë.